I zhgënjyer me Perëndinë

Krijuar nga në 19/10/2021

Zhgënjimi me Perëndinë nuk është domosdoshmërisht i gabuar, ose mëkatar; përkundrazi, është një pjesë e gjendjes njerëzore. Fjala ‘zhgënjim’ do të thotë “një ndjenjë pakënaqësie, kur shpresat, dëshirat dhe pritshmëritë tona nuk arrijnë të realizohen”. Kur Zoti nuk arrin të përmbushë shpresat tona, ose nuk i përmbush pritshmëritë tona, zhgënjimi vjen në mënyrë të pashmangshme. Nëse Zoti nuk vepron në mënyrën që ne mendojmë se duhet të veprojë, ne zhgënjehemi nga Ai dhe jemi të pakënaqur me performancën e Tij. Kjo është arsyeja që nxjerrin disa njerëz për mungesën e besimit te Perënida dhe për dyshimin në sovranitetin dhe mirësinë e Tij.

Kur Zoti nuk vepron siç mendojmë se duhet të veprojë, kjo nuk ndodh për shkak se Ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë gjë. Përkundrazi, Ai thjesht nuk zgjedh ta bëjë këtë gjë. Ky mund të duket një veprim arbitrar, ose kapriçioz nga ana e Tij, por e kundërta është e saktë dhe e vërtetë.

Zoti zgjedh të veprojë, ose të mos veprojë, sipas vullnetit të Tij të përsosur dhe të shenjtë, në mënyrë që të zbatojë qëllimet e Tij të drejta.  Asgjë nuk ndodh jashtë planit të Zotit.  Ai ka kontroll mbi çdo molekulë që qarkullon përreth në univers, dhe Vullneti i Zotit mbulon çdo veprim dhe vendim të marrë nga çdo person në të gjithë botën në çdo kohë.

Ai na thotë në Isaia 46:11:  “Duke thirrur nga lindja një zog grabitqar dhe nga një tokë e largët njeriun që do të zbatojë planin tim. Po, kam folur dhe do të bëj që të ndodhë; kam bërë planin dhe do ta realizoj.”

Edhe zogjtë janë pjesë e planit të Tij të paracaktuar. Për më tepër, ka raste kur Ai zgjedh të na tregojë planet e Tij (Isaia 46:10), dhe raste kur Ai nuk e bën këtë gjë.

Ndonjëherë e kuptojmë se çfarë po bën Ai; ndonjëherë nuk e kuptojmë (Isaia 55: 9). Një gjë që ne e dimë me siguri: nëse i përkasim Atij është se gjithçka që Ai bën do të jetë për të mirën tonë, pavarësisht nëse e kuptojmë këtë gjë.

Besimtarit e vërtetë në Jezu Krishtin, u është dhënë ky premtim nga Zoti në Romakëve, kapitulli 8 dhe vargu 28: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.”

Çelësi për të shmangur zhgënjimin me Perëndinë është që vullnetet tona të përputhen me vullnetin e Tij dhe t’i nënshtrohemi vullnetit të Tij në të gjitha gjërat. Duke bërë vullnetin e Tij jo vetëm që do të shmangim zhgënjimin me Zotin, por gjithashtu do të evitohen edhe ankesat për ngjarjet që ndodhin në jetën tonë. Izraelitët në shkretëtirë në disa raste e dyshuan Perëndinë, megjithëse kishin parë shfaqje të mrekullueshme të fuqisë së Tij, ndarjen e Detit të Kuq në mes, sigurimin e manës qiellore dhe mishit të zogjve në shkretëtirë.  Lavdia e Perëndisë i kishte ndjekur në formën e një kolone zjarri (Eksodi 15–16; Numrat 14: 2-37). Edhe pse Zoti ishte vazhdimisht besnik ndaj popullit të Tij, ata u ankuan dhe u zhgënjyen me Perëndinë, sepse Ai nuk veproi ashtu siç menduan ata. Në vend që t’i nënshtroheshin vullnetit të Tij dhe t’i besonin Atij, ata ishin në një gjendje të trazuar dhe konfuzioni të vazhdueshëm.

Kur zgjedhim ta bëjmë vullnetin e Zotit, ai përputhet me vullnetin tonë personal. Kur ne i themi Jezusit, “Mos u bëftë vullneti im, por yti” (Luka 22:42), atëherë gjejmë kënaqësinë për të cilën foli Pali.

1 Timoteut 6:6-10: Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete; por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq. Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim. Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.”

Tek Filipianëve 4:11-12  Apostulli Pal thotë: “Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse unë jam mësuar të kënaqem në gjëndjen që jam. Unë di të jem i përunjur dhe di të jetoj edhe në bollëk; në çdo vend dhe për çdo gjë jam mësuar të nginjem dhe të kem uri, të kem me tepri dhe të vuaj në ngushticë.”

Pali kishte mësuar të ishte i kënaqur me gjithçka që Perëndia vuri në rrugën e tij.  Ai i besoi Zotit dhe iu nënshtrua vullnetit të Tij, duke e ditur që Zoti është i shenjtë, i drejtë, i përsosur, i dashur dhe i mëshirshëm dhe bën që të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për të mirën e tij, sepse kjo është ajo që premtoi. Kur e shohim Zotin në këtë vështrim, nuk mund të zhgënjehemi me Të. Përkundrazi, ne i nënshtrohemi me dëshirë Atit tonë qiellor, duke e ditur se vullneti i Tij është i përsosur dhe se gjithçka që Ai sjell në jetën tonë do të jetë për të mirën tonë dhe lavdinë e Tij.

Tani, disa nuk pranojnë të besojnë në Jezusin për shkak të vuajtjeve dhe ligësive në këtë botë. Këta njerëz e shohin botën si mizore, të padrejtë dhe jo-dashamirëse – që nëse Zoti do të ekzistonte,  Ai do të ishte i mirë për ta çliruar botën nga këto probleme të urrejtjes, së keqes dhe luftës.

Është e vërtetë që ne jetojmë në një botë dhimbjesh dhe vuajtjesh. Nuk ka asnjë që nuk preket nga realiteti i ashpër i jetës dhe që nuk bën pyetjen: “Pse u ndodhin gjëra të këqija njerëzve të mirë?” është një nga pyetjet më të vështira në të gjithë teologjinë. Zoti është sovran, kështu që gjithçka që ndodh duhet të jetë së paku e lejuar nga Ai, nëse nuk është shkaktuar drejtpërdrejt nga Ai. Në fillim, ne duhet të pranojmë që qeniet njerëzore, të cilat nuk janë të përjetshme, të pafundëm, ose të gjithëdijshëm, nuk mund të presin të kuptojnë plotësisht qëllimet dhe mënyrat e Zotit. Gjithashtu, ne mund të mendojmë se jemi “të mirë” dhe me të vërtetë mund të jemi duke vepruar më mirë se shumë njerëz përreth nesh, por Zoti vendos standardet për përkufizimin e asaj që është “e mirë”. Në terma biblikë, vetëm Zoti është me të vërtetë i mirë dhe asnjë person i arsyeshëm nuk pretendon të jetë Zot!

Ne duhet të marrim parasysh këto katër gjëra, për gjërat e këqija që ndodhin në botë:

  • Gjërat e këqija mund t’u ndodhin njerëzve të mirë në këtë botë, por kjo botë nuk është fundi. Të krishterët kanë një perspektivë të përjetshme: “Ne nuk e humbasim zemrën. Megjithëse nga jashtë ne jemi duke humbur, por përbrenda ripërtërihemi dita ditës. Për problemet tona të lehta dhe të çastit ne do të kemi një lavdi të përjetshme që i tejkalon të gjitha. Pra, ne i drejtojmë sytë tanë jo në atë që shihet, por në atë që nuk shihet, pasi ajo që shihet është e përkohshme, por ajo që nuk shihet është e përjetshme.”(2 Korintasve 4: 16–18). Do të kemi një shpërblim një ditë dhe do të jetë i lavdishëm.
  • Gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë, por Zoti i përdor ato gjëra të këqija për një të mirë përfundimtare, të qëndrueshme.
  • Gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë, por ato gjëra të këqija i pajisin besimtarët për një shërbesë më të thellë. “Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i të mëshirëve dhe Perëndia e çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi. Sepse, ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, nëpërmjet Jezu Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë.”(2 Korintasve 1: 3–5). Ata që kanë marrë plagë beteje mund t’i ndihmojnë më mirë ata që kalojnë betejat.
  • Gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë dhe gjërat më të këqija i ndodhën personit më të mirë. Jezusi ishte i vetmi njeri me të vërtetë i drejtë, megjithatë, Ai vuajti më shumë nga sa mund ta imagjinojmë. Ne ndjekim gjurmët e Tij: “Sepse çfarë lavdie do të ishte po të duronit në qoftë se ju rrahin sepse keni bërë faje? Ndërsa, po të bëni të mirë dhe të duroni vuajtje, kjo është hir para Perëndisë. 21 Sepse për këtë ju u thirrët, sepse edhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij.  “Ai nuk bëri asnjë mëkat dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të tij.” Kur e fyenin, nuk e kthente fyerjen, kur vuante, nuk kërcënonte, po dorëzohej tek ai që gjykon drejtësisht.” (1 Pjetrit 2: 20–23). Jezusi e njeh dhimbjen tonë.

Romakëve 5: 8 shpall: “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Pavarësisht nga natyra mëkatare e njerëzve të kësaj bote, Zoti ende na do. Jezusi na deshi aq sa të vdiq për të marrë ndëshkimin për mëkatet tona (Romakëve 6:23). Nëse e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtar (Gjoni 3:16; Romakëve 10: 9), ne do të marrim falje dhe do të kemi premtimin për një shtëpi të përjetshme në qiell (Romakëve 8: 1).

Zoti lejon që gjërat të ndodhin për një arsye. Pavarësisht nëse i kuptojmë ose jo arsyet e Tij, duhet të kujtojmë se Zoti është i mirë, i drejtë, i dashur dhe i mëshirshëm (Psalmi 135: 3). Shpesh, gjëra të këqija na ndodhin dhe ne thjesht nuk mund t’i kuptojmë. Në vend që të dyshojmë në mirësinë e Zotit, reagimi ynë duhet të jetë t’i besojmë Atij. “Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”(Fjalët e Urta 3: 5–6). Ne ecim me besim, jo ​​me të parë.

Ky është program nga Tim Teilor! Bekimet e Zotit, gëzimi dhe paqja e Tij qofshin mbi jetën tuaj, ndërsa përqafoni Jezu Krishtin me një besim personal shpëtues.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist