Praktikisht, në të gjithë botën po përballemi me izolimin për shkak të Korona-virusit, i njohur gjithashtu si COVID-19. Shumë njerëzve, ose madje shumicës prej nesh u thuhet të qëndrojnë në shtëpi larg të tjerëve për të parandaluar përhapjen e këtij virusi që ka vrarë kaq shumë njerëz në të gjithë botën.

Në disa zona, njerëzit nuk mund të mblidhen për studime biblike në shtëpi me familje të tjera të krishtera, ose të marrin pjesë në shërbesat e kishës nëpër ndërtesa. Nëse nuk jeni i krishterë, mund të mendoni: “Kujt i bëhet vonë nëse shkoni në kishë, ose jo? Përdorni të dielat tuaja për argëtim, hobi, ose relaks.”

Por njerëzit në përgjithësi kanë natyrë sociale dhe kanë nevojë të jenë me të tjerët në një lloj mbledhjeje, ose grupi. Në shumë zona, restorantet janë mbyllur dhe të krishterët nuk shkojnë në bare, ose taverna. Edhe para se të na godiste COVID-19, të krishterët natyrshëm KANË DASHUR të jenë në kishë, jo vetëm për shoqëri, por për të adhuruar dhe nderuar Zotin.

Romakëve 12: 4-6 shpjegon këtë aspekt të miqësisë: “Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, kështu edhe ne, megjithse jemi shumë, jemi një trup në Krishtin dhe secili jemi gjymtyrë të njeri tjetrit. Dhe tani, duke pasur dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha, nëse kemi profecinë, të profetizojmë sipas masës së besimit.”

Në disa vargje të tjerë të Romakëve 12, lexova këtë: “Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin. Mos u tregoni të përtuar në zell; jini të zjarrtë në frymë, shërbeni Perëndisë, të gëzuar në shpresë, të qëndrueshëm në shtrëngime, këmbëngulës në lutje; ndihmoni për nevojat e shenjtorëve, jini mikpritës.”

1 Gjonit 1: 7 thotë këtë: “Por, po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi njeri me tjetrin, dhe gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.”

Gjithashtu në 1 Gjonit, në kapitullin 1 ne lexojmë: “Atë që ishte nga fillimi, atë që dëgjuam, atë që pamë me sytë tanë, atë që vështruam dhe që duart tona e prekën lidhur me Fjalën e jetës.” Ajo që kemi parë dhe dëgjuar jua shpallim edhe juve, në mënyrë që të keni shoqëri me ne (dhe në të vërtetë shoqëria jonë është me Atin dhe me Birin e tij Jezu Krisht.)

Kur të krishterët e parë takoheshin së bashku nuk kishte ndërtesa kishash për të adhuruar dhe për të pasur shoqëri.  Veprat e Apostujve 2: 46-47 shpjegon se si historikisht filloi model i të shoqëruarit me njëri-tjetrin: “Dhe ngulmonin me një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe, duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me gëzim dhe me thjeshtësi zemre, duke lavdëruar Perëndinë dhe duke gëzuar simpatinë e gjithë popullit. Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë ata që ishin shpëtuar.”

Asnjë i krishterë i rilindur, i shpëtuar me të vërtetë nuk detyrohet kurrë të shkojë në kishë. Ne kemi nevojë për inkurajimin e të tjerëve, të cilët gjithashtu e dinë se çfarë do të thotë të na falen mëkatet me anë të hirit të Zotit, përmes besimit në Jezu Krishtin. Ne duhet ta ndajmë jetën tonë me ata që kanë besim të njëjtë. Unë, personalisht, takohem me të krishterë të tjerë të mërkurën dhe të dielën dhe dy herë në muaj të shtunave, për studim të thellë të biblik me një grup të vogël burrash të krishterë.

Mund t’ju them me sinqeritet – KAM NEVOJË PËR KËTO KOHË- për t’u mbledhur së bashku me të krishterë të tjerë.  Askush nuk më detyron të takohem ta. Unë kam dëshirë të takohem me të krishterë të tjerë! Unë kam nevojë për ata që ndajnë me mua besimin e tyre tek Perëndia dhe ata kanë nevojë për atë që unë ndaj me ta. Dashuria e ndërsjellë është thelbësore për të krishterët.

Kjo nuk do të thotë se unë nuk i pëlqej jo të krishterët.  Ne të gjithë takohemi në jetën e përditshme me njerëz të besimeve të ndryshme, si dhe ateistë, që pretendojnë se nuk besojnë. Unë e transmetoj këtë program çdo javë me shpresën që dëgjuesit e mi jo-të krishterë të dëshirojnë të njohin Zotin dhe Birin e Tij të Vetëm Jezus Krisht dhe me ndihmën dhe fuqinë e Zotit të pendohen dhe t’i dorëzojnë jetën e tyre Perëndisë, duke shpëtuar me anë të besimit. Unë i dua dhe lutem për jo-të krishterët, së bashku me bashkëbesimtarë të tjerë që i takoj shpesh.

Në mënyrë që të kuptojmë rëndësinë e shoqërisë së krishterë, së pari duhet të kuptojmë se çfarë është shoqëria e krishterë dhe çfarë nuk është. Fjala greke për “shoqëri” në Dhjatën e Re, në thelb nënkupton një partneritet për të mirën e ndërsjellë të atyre që janë përfshirë në këtë marrëdhënie. Bashkësia e krishterë është marrëdhënia e ndërsjellë e dobishme midis të krishterëve, të cilët nuk mund të kenë marrëdhënie të njëjtë si me ata jashtë besimit.

Rëndësia e shoqërisë së vërtetë të krishterë është se ajo i përforcon këto gjëra në mendjen tonë dhe na ndihmon të përqendrohemi te Krishti, dëshirat dhe qëllimet e Tij për ne. Ndërsa hekuri mpreh hekurin, në bashkësinë e vërtetë të krishterë, të krishterët mprehin besimin tonë dhe nxitin njëri-tjetrin për të ushtruar besimin me dashuri dhe vepra të mira për lavdinë e Perëndisë.

2 Korintasve 1:20 shpjegon më shumë rreth të krishterëve që i japin lavdi Perëndisë: “Sepse të gjitha premtimet e Perëndisë janë në atë “po” dhe në atë amen,” për lavdi të Perëndisë nëpërmjet nesh.”

 Veprat e Apostujve  2:42 mund të konsiderohet një deklaratë për kishën: ” Ata ishin ngulmues në zbatimin e mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në lutje.” Sipas këtij vargu, qëllimet, aktivitetet e kishës duhet të jenë: 1) mësimi i doktrinës biblike, 2) sigurimi i një vendi shoqëre për besimtarët, 3) mbajtja e darkës së Zotit dhe 4) lutja.

Kisha duhet të mësojë doktrinën e shëndoshë biblike, që të mund të mbështetemi në besimin tonë. Efesianëve 4:14 na thotë, “Që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrineje, nga mashtrimi i njerëzve, nga dinakëria e tyre nëpërmjet gënjeshtrave të gabimit.” Kisha duhet të jetë një vend miqësie, ku të krishterët mund t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe të respektojnë njëri-tjetrin (Romakëve 12:10), të udhëzojnë njëri-tjetrin (Romakëve 15:14), të jenë të mirë dhe të dhembshur me njëri-tjetrin (Efesianëve 4: 1) 32), të inkurajojnë njëri-tjetrin (1 Thesalonikasve 5:11) dhe më e rëndësishmja, ta duan njëri-tjetrin.

Në letrën e parë të Gjonit, kapitulli 3, lexojmë : “Shikoni ç’dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë.Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në të, le ta pastrojë veten, siç është i pastër ai.”

Kisha është vendi ku besimtarët mund të kremtojnë Darkën e Zotit, të quajtur gjithashtu Kungim, duke kujtuar vdekjen e Jezu Krishtit dhe gjakun e Tij të derdhur për ne (1 Korintasve 11: 23-26). Koncepti i “thyerjes së bukës” (Veprat e Apostujve 2:42) mbart idenë e ngrënies së bashku. Është gëzim për mua të ndaj një vakt çdo të mërkurë në mbrëmje në takimin tim të miqësisë së krishterë me besimtarë të tjerë.  Në të vërtetë, vetë emri i kishës ku unë marr pjesë quhet “Kisha e Bashkimit Kristian”.  Kjo tregon se sa shumë e vlerësojnë themeluesit e grupit tonë të qenit së bashku në mënyrë që të mund t’u shërbejmë nevojave të njëri-tjetrit.

Një qëllim tjetër i kishës,  sipas Veprave të Apostujve 2:42 është lutja. Kisha duhet të jetë një vend që promovon lutjen, mëson lutjen dhe praktikon lutjen. Filipianëve 4: 6-7 na inkurajon: “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.

Gjithashtu, kisha duhet të shpallë publikisht ungjillin e shpëtimit përmes Jezu Krishtit (Mateu 28: 18-20.)

Veprat e Apostujve 1 tregon për shfaqjen e Zotit Jezus të ringjallur prej së vdekurish.

“Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?.” Por ai u tha atyre: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.  Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.” Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre. Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre, dhe thanë: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell.”

 Të krishterët duan të jenë dëshmitarë të mesazhit të ungjillit të shpëtimit të Jezusit me anë të hirit përmes besimit.

Të krishterët e vërtetë duhet të bëjnë gjërat që Jezu Krishti do të bënte nëse Ai do të ishte këtu, fizikisht në tokë. Kisha duhet të jetë “e krishterë”, që do të thotë “e ngjashme me Krishtin” dhe ndjekëse e Krishtit.

Tani, nëse dëgjuesit e mi jo të krishterë më kanë ndjekur deri në këtë çast, ju falënderoj që vazhdoni të dëgjoni. Nëse ndjeni një dëshirë – në këtë çast – të bëheni një prej nesh – një besimtar i vërtetë në dashurinë dhe fuqinë e Jezu Krishtit, Birit të Zotit, ju mund ta bëni këtë gjë tani, pa ndonjë ritual, ose ceremoni. Ju duhet të pendohni per jetën mëkatare – të jetuarit në mënyrën tuaj – dhe në vend të kësaj të filloni të jetoni ashtu siç Zoti i udhëheq ndjekësit e Tij në Bibël.

Romakëve 12:10: “Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; në nderim tregoni kujdes njeri me tjetrin.”

Tagged as

Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Continue reading

Current track

Title

Artist