E mërkura e adhurimit – Chris Tomlin Christmas

Krijuar nga në 01/12/2021

Për të startuar programin tonë të parë të Krishtlindjeve, ne do te shohim dy këngë te reja Krishtlindje nga Chris Tomlin.

Chris Tomlin ka shitur miliona albume dhe ka fituar disa çmime GRAMMY, Dove, American Music dhe Billboard Music. Ai është gjithashtu një nga vetëm katër artistët në historinë e muzikës se krishtere që ka grumbulluar mbi një miliard transmetime radio te kengeve tij. Ai ka nxjerre shumë hite të suksesshme gjatë viteve duke përfshirë “Good Good Father”, “Our God” dhe “How Great is Our God”.

Tomlin prodhon muzikë për më shumë se 20 vjet tashme dhe këngët e tij tani luhen në kisha anembanë botës. Projekti i tij më i fundit është Emmanuel: Christmas Songs of Worship. Më poshtë i hedhim një vështrim dy këngëve nga ky album, të cilat janë të disponueshme edhe për ne në Shqipëri.

 

E RE: “A Christmas Alleluia (ft. Lauren Daigle & Leslie Jordan)”

Qiejt gjëmojnë, Engjëjt këndojnë

Gjithë lavdia Zotit dhe Mbretit tonë!

O natë hyjnore përgjithmonë, Haleluja

Më pëlqejnë harmonitë në këtë këngë, sepse ato i bëjnë të gjithë zërat të kombinohen kaq bukur. Është një bashkëpunim spektakolar mes Tomlin, Lauren Daigle dhe Leslie Jordan. Pjesa më e bukur është padyshim refreni sepse këndohet me kaq pasion.

Ne kemi një Shpëtimtar të veçantë dhe këtë muaj kemi një arsye shtesë të veçantë për ta lavdëruar Atë. Jemi ne sezonin kur duhet t’u tregojme njerëzve se sa shumë rëndësi kanë për ne. Momentet e mirënjohjejes dhe dashurisë duhet ti kthejmë në momentet kryesore të diteve që kalojmë përgjatë vitit. Nëse kemi arsye ta bëjmë këtë me njerëzit, mendo sa më shumë vlen ta bëjmë këtë me Jezusin. Ai është i përsosur në çdo mënyrë. Ai është Perendia vete dhe na konsideroi te denje te vdiste per ne. Këndoni dhe kërceni sepse Ai është më se i merituar për lavdërimin tonë!

 

NEW: “Christmas Day (ft. We the Kingdom)”

Errësira ishte e thellë

Por asnjëherë pa shpresë

Shpëtimi erdhi

Dhe emri i tij është Jezus

Kjo këngë u realizua vitin e kaluar, por Chris e ka ripublikuar atë në këtë album të Krishtlindjeve. Që nga xhirimi i kësaj videoje, popullariteti i We the Kingdom ka shpërthyer absolutisht dhe ja vlen. Dinamika me Chris është qartësisht spektakolare.

Në këtë pikë, është pothuajse e tepërt të thuhet se kemi harruar arsyen e Krishtlindjes, por është e vërtetë. Mos lejoni që te shpërqendroheni nga ngarkesa me afrimin e festës. Është dhjetor dhe po, kjo do të thotë dhurata, pazar dhe festa, por do të thotë gjithashtu ditëlindja e Jezusit. Ju jeni të lirë! Errësira nuk të ka në dorë, sepse në emrin e Tij, ti je shpëtuar. Ai është shpengimi ynë! Kjo është festa jonë e vërtetë!


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist