Blanca publikon “The Healing” në bashkëpunim me Dante Bowe
Krijuar nga Kristina Bogdani në 09/03/2022
Vokalistja e Word Entertainment, Blanca, publikon muzikë të re me një këngë të titulluar “The Healing” me artistin e nominuar pesë herë për Grammy, Dante Bowe.
“Te them jam mirenjohese, nuk mjafton për të përshkruar emocionin që ndjej për këtë këngë të re,” ndan Blanca për këngën. Të kesh Dante Bowe në kengë, është padyshim një privilegj. Muzika e tij dhe këngët e Maverick City Music kanë qenë disa prej k𡞱ngeve më të dashura dhe më ndikuese për mua gjatë muajve të fundit. Ato ishin pjesë e shërimit tim. Dhe ja ku jam, po tregoj per sherimin tim përkrah këtij artisti! Zoti është i mirë.”