7 këngë për vjeshtën tuaj nga Radio Emanuel

Krijuar nga në 19/10/2022

Është vjeshtë! Koha për të veshur pulovrën tuaj të preferuar, dhe për të parë gjethet të ndryshojnë në të gjitha ato ngjyra të bukura. Pavarësisht nëse jeni jashtë duke punuar ose në shtëpi pranë oxhakut me librin tuaj të preferuar, ne kemi për ju një listë të kuruar, të përkryer të këngëve që e dimë se do ti japin ngjyra vjeshtes suaj!

 

1.A Thousand Hallelujas – Brooke Ligertwood

Mirësia dhe lavdia e Perëndisë nuk mund të përmblidhen në një frazë të vetme dhe as të gjithë falenderimet tona ndaj Tij nuk mund të shprehen me të vërtetë në një moment të vetëm. Në “Një mijë Hallelujahs”, Brooke Ligertwood na jep një baladë të bukur lavdërimi që na kujton se sa i mirë ka qenë Ai dhe sa shumë e meriton lavdërimin tonë.

 

2. If The Lord Builds The House – Hope Darst

Me “If The Lord Builds The House”, Hope Darst na kujton se asgjë nuk mund të rrëzojë atë që Perëndia ngre lart. Kur vijnë telashe, duhet të kujtojmë se Perëndia punon në mënyra misterioze dhe mund të sjellë diçka edhe më të mirë nga situata. Darst na kujton se asgjë nuk mund të ndalojë kurrë atë që Perëndia ka planifikuar.

 

3. Greater Still – Brandon Lake

Kur shikojmë të gjitha gabimet dhe mangësitë tona, ato mund të duken kaq të mëdha; sikur janë shumë të mëdhaja për të falur apo harruar. Ndërsa mëkati ynë mund të na duket i madh, ne harrojmë se dashuria e Perëndisë është e pakufishme. “Greater Still” e Brandon Lake na kujton këtë të vërtetë mahnitëse, duke deklaruar se dashuria dhe hiri i Tij do të jenë gjithmonë më të mëdha se te gjitha gabimet tona.

 

4. Coming Back – Thrive Worship

Secili prej nesh është larguar nga Zoti në një moment në jetën tonë. Edhe pasi ne kemi gjetur shpetimin tone te Krishti, ne mund ta gjejmë veten duke u larguar nga Perëndia ndërsa vëmendja jonë përqendrohet më shumë në gjëra të tjera. Në “Coming back”, Thrive Worship ofron një baladë të bukur për t’u rikthyer në gjunjë përpara pranisë së Krishtit.

 

5. Yahweh (No One) – Chris Tomlin ft. Elevation Worship

Në të vërtetë, askush nuk është si Perëndia ynë. Përmes shekujve, njeriu u ka dhënë vlerë idhujve dhe është përpjekur të krijojë perënditë e tyre për t’i adhuruar, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë ndonjëherë i denjë për lavdërim të vërtetë.  Në “YAHWEH” Chris Tomlin dhe Elevation Worship bashkohen për të nxjerrë në dritë natyrën e pakrahasueshme të Zotit. Asgjë nuk mund të krahasohet me mirësinë dhe lavdinë e tij.

 

6. I Can’t Get Away – Naomi Rain eft. Melissa Helser

Shpesh mendojmë se Perëndia do të zhgënjehet ose do të hakmerret kur kemi bërë diçka të gabuar, por kur ikim prej Tij, në fakt po ikim nga dashuria e Tij e pafund për ne. Fatmirësisht, siç zbulojnë Melissa Helser dhe Naomi Raine në “I Can’t Get Away”, nuk ka asnjë distancë që mund të vrapojmë për t’i shpëtuar dashurisë së Zotit. Pavarësisht se ku shkojmë apo sa shpejt ikim, Zoti nuk do të na braktisë kurrë. Ai është ende i njëjti Zot, pavarësisht se ku shkojmë.

 

7. Reason to Praise – Cory Asbury ft. Naomi Raine

Në “Reason to Praise”, Cory Asbury dhe Naomi Raine na kujtojnë se gjërat që mund të luftojmë për t’i kapërcyer fitohen lehtësisht për Perëndinë tonë. Me Të në krah, ne ende mund t’i ngremë një britmë fitoreje kur gjërat duken të pamundura. Me Zotin çdo gjë është e mundur. Shpëtimi mund të jetë gjithmonë afër. Pra, në çdo situatë, ne kemi ende një arsye për t’i dhënë lavdërim Atij.

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist