Sa e vështirë është të jesh i krishterë

Krijuar nga në 19/10/2022

Fuqia për të besuar Jezusin vjen nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë. Fuqia për t’i rezistuar mëkatit është e mbinatyrshme – nga Zoti – ashtu si fuqia për të pasur besimin për t’u rilindur – domethënë, për t’u bërë i krishterë. Askush nuk shpëtohet përjetësisht nga forca e tij, duke mbajtur një jetesë morale. Të kesh fuqi të mbinatyrshme nga Zoti, që do të thotë të kesh një varësi e vazhdueshme në Perëndinë me anë lutjesh, duke lexuar Biblën dhe duke u shoqëruar me të krishterë të tjerë që mund t’ju inkurajojnë si të jetoni, ashtu siç Krishti dëshiron që ne të jetojmë.

Satani për fat të keq është gjithmonë gati të pëshpëritë gënjeshtra keqdashëse për Perëndinë dhe për ty. Satani gjithmonë dëshiron të gënjejë. Ai vret të vërtetën.

Tek Gjoni 8:44 Jezusi tha këtë për Satanin: Ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.”

Në jetën time, unë kam mësuar që njerëzit besojnë gjëra që nuk janë të vërteta në lidhje me Parajsën, Ferrin, seksin e pamoralshëm, drogërat e paligjshme dhe shumë gjëra si këto. Unë jam i sigurt që këto gënjeshtra për Zotin dhe Birin e tij Jezu Krisht vijnë nga Satani, i cili u thotë atyre se nuk ka Parajsë, Ferr, Perëndi, apo Ditë Gjykimi dhe se ata duhet të “shijojnë ato gjëra që mund të marrin tani” në KETE jetë dhe se KJO jetë është gjithçka që ekziston. Kjo jetë në tokë është një periudhë relativisht e shkurtër, rreth 80 vjet. Gjatë këtij harku të shkurtër kohor, njerëzit duhet të marrin vendime të rëndësishme për të besuar, ose jo, Jezu Krishtin për shpëtimin e tyre të përjetshëm.

Njerëzit shpesh dekurajohen, ose dëshpërohen kur ju rezitojnë takimeve seksuale me këdo që i eksiton, pasi ata e dinë që të krishterët nuk duhet të jetojnë në këtë mënyrë dhe përjashtojnë mundësinë, ose dëshirën për t’u bërë të krishterë. Ata nuk mendojnë se është e mundur për ta të zbutin dëshirën e tyre seksuale, ose etjen e tyre për pije alkoolike dhe drogëra.

Vetë seksi është një drogë e fuqishme për trurin dhe seksi i pamoralshëm robëron miliona njerëz në të gjithë botën, në tregtinë e seksit, skllavërinë seksuale dhe varësinë seksuale; që përfshin joshjen nga pornografia.

Kontrolli i impulsit nuk është kurrë i lehtë. Të gjithë ne luftojmë për të mundur impulset mëkatare. Jakobi thotë, “Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.” (Jakobi 1:14). Ne jemi njerëz jemi impulsivë, por duke qënë të krishterë ne duhet t’i kontrollojmë ato.

Kontrolli i impulsit ka qenë një luftë për ne që nga rënia. Eva pa që fryti ishte “i dëshirueshëm” (Zanafilla 3: 6) dhe ajo zgjodhi ta merrte atë, në vend që të kontrollonte impulsin e saj. Sot, ne ende luftojmë. Shpesh, impulset duken aq të forta sa mposhtin dhe arsyen e shëndoshë. Ne mendojmë se dorëzimi është opsioni ynë i vetëm.

2 Korintasve 5:17 thotë: “ Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja. (Romakëve 6: 17-18) Ne jemi në proces shenjtërimi. Diçka e re zakonisht kërkon kohë dhe disiplinë. Edhe besimtarët e pjekur luftojnë me kontrollin e impulsit (Romakëve 7: 18-25), por Bibla na jep shpresë që ne mund t’ia dalim.

Lavdi Zotit, Fryma e Shenjtë prodhon vetëkontroll tek ata që i dorëzohen Atij (Galatasve 5:23)! Na është dhënë fryma e vetë-disiplinës (2 Timoteut 1: 7). 1 Pjetrit 1:13 dhe 15 na nxit që të: “Ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit. Por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj.” Vetëkontrolli ynë nuk është thjesht një akt i vullnetit; ne duhet të mbështetemi në hirin e Jezusit. Duke e ditur se jemi thirrur nga Zoti, ne luftojmë për të kontrolluar impulset tona duke pasur dashuri për Perëndinë.

Ne gjithashtu punojmë duke u bazuar tek e vërteta. Kur e njohim të vërtetën, ne mund t’i largojmë më lehtë impulset që kërkojnë të na çojnë drejt gënjeshtrës (Gjoni 8:32). Meqenëse kemi mendjen e Krishtit (1 Korintasve 2:16), kur një impuls mëkatar na vjen në mendje, ne mund ta dallojmë që nuk është prej Tij dhe ta largojmë atë.

Impulsi vjen nga natyra mëkatare, ne nuk jemi më skllevër të saj (shih Romakëve 6). Ne mund të veprojmë sipas 2 Korintasve 10: 5. Kur e dimë të vërtetën – ne jemi shpallur të shenjtë (Romakëve 5: 1-2), ne kemi mendjen e Krishtit dhe kemi fuqinë e Frymës së Shenjtë dhe jemi në gjendje të sfidojmë mendimet tona dhe të zgjedhim veprimet tona.

Bibla i quan të krishterët “fitimtarë” me anë të besimit (1 Gjonit 5: 4). Ne nuk jemi në mëshirën e impulseve tona. Ne mund t’i kontrollojmë ato përmes fuqisë së Zotit që është në ne (Efesianëve 3:20). Ndërsa mësojmë t’u themi “jo” impulseve tona mëkatare, mund të përjetojmë dhimbje dhe ndienja privimi, megjithatë ne besojmë premtimit e Hebrenjve 12:11, se përfundimisht do të kemi “një korrje drejtësie dhe paqeje“.

Në luftën për të kontrolluar impulset, shumë njerëz përfitojnë nga partnerë, ose këshillues. Ndonjëherë, kontrolli i impulsit bëhet më i vështirë për shkak të ankthit, ose ndonjë lloj anomalie të trurit. Tejkalimi i një impulsi ka të bëjë më njohjen e Perëndisë në mënyrë që të përdorim mjetet funksionale të modifikimit të sjelljes. Pavarësisht nga metodat e sakta që përdorim për të kontrolluar impulset tona, ne themi ashtu si Pali: “Po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus.” (Filipianëve 3:14)

Atëherë, çfarë do të thotë Bibla kur thotë se jemi të vdekur për mëkatin?

Fraza ‘i vdekur për mëkatin’ gjendet tek Romakëve 6:11: “Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Këtu, shohim kontrastin e të qenit “i vdekur për mëkatin” dhe “i gjallë për Perëndinë në Krishtin Jezus“. Ata që kanë besuar në Jezusin nuk lejojnë mëkatin të kontrollojë jetën e tyre. Në vend të kësaj, ne i ofrohemi Zotit që t’u shërbejë qëllimeve të Tij.

Pali e zgjeron këtë koncept te Romakëve 12: 1-2: “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”. Shprehja “fli i gjallë” është një paradoks – sakrificat nuk “jetojnë”; ato vdesin. Por këtu na jepet një përmbledhje e jetës së krishterë, pasi ne kemi vdekur për mëkatet dhe jemi të gjallë për Zotin. Theksi këtu është të jetosh një jetë ndryshe, si rezultat i shpëtimit të Zotit. Ne nuk ndjekim më modelin e botës, por jetojmë sipas vullnetit të Zotit.

Të jesh i vdekur për mëkatin nuk do të thotë se jemi pa mëkat. Pali e thekson shumë qartë se vazhdonte të luftonte me tundimin dhe mëkatin: “Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj. Edhe, në qoftë se bëj atë që nuk dua, s’jam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua.”(Romakëve 7: 19-20). Nëse Pali mund ta quante veten “më të keqin e mëkatarëve” (1 Timoteut 1:16), atëherë sigurisht që edhe ne duhet të vazhdojmë konfliktin tonë me mëkatin, derisa të shkojmë në parajsë.

Por nëse nuk jeni i krishterë, mos lejoni që kjo t’ju pengojë, ose t’ju dekurajojë të besoni në Krishtin dhe të bëheni i krishterë. Jeta e krishterë nuk është e lehtë, por me ndihmën e Zotit, është e mundur që seksin ta kesh vetëm me bashkëshortin dhe askënd tjetër për gjithë jetën tënde. Me ndihmën e Zotit është e mundur të jetosh pa u dehur, pa përdorur drogë për t’u ndier mirë. Beteja e jetës së kritsherë do të përfundojnë dhe ne nuk do të kalojmë një përjetësi në ferr.

 

Mos dëgjoni zërin eSatanit që flet në veshin tuaj, duke ju thënë gënjeshtra për Perëndinë dhe shpëtimin në Krishtin. Satani shpreson t’ju mashtrojë dhe t’ju mbajë si një nga skllevërit e tij në mundimin e Ferrit. Mos e lejoni Satanin t’ju mashtrojë!

Jakobit 4:7 thotë: “Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!

1 Pjetrit 5:8-9: Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.”

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Current track

Title

Artist