Kush është TAYA? Historia e vokalistes së Hillsong United

Krijuar nga në 20/10/2022

E njohur për këngët hit si “Touch the Sky” dhe “Oceans (Where Feet May Fail), vokali i jashtëzakonshëm i Taya Smith eshte renditur ne majat e top-listave më shumë se një herë. Ndërsa ne vazhdimisht mund të dëgjojmë zërin e dikujt në radio, ka shumë më tepër në historinë e tyre për të cilat ne mund të mos dime. Me suksesin e hitit të fundit të TAYA-s, “For All My Life”, ne po shikojmë udhëtimin e adhurimit të TAYA-s, që nga ditët e saj të hershme si anëtare e UNITED deri në publikimin e albumit të saj solo.

E rritur në Uells, Australi dhe shpesh duke kënduar në kishën e saj lokale, Taya Smith filloi të njihet për talentin e saj të adhurimit. Pasi ndërroi kishen u bë pjesë e grupit UNITED. Grupi ishte formuar zyrtarisht në vitin 1998 dhe këndonin këngët e tyre origjinale, si dhe sillnin nje fryme te re ne kenget origjinale te adhurimit. Në vitin 2003, ata filluan ta quajnë veten UNITED pas një shfaqjeje të suksesshme në një kamp veror.

Pas inkurajimit nga dëgjuesit për të regjistruar albumin e tyre, UNITED filloi regjistrimin e EP-së së tyre të parë dhe përfundimisht albumin e tyre debutues, “Everyday”. Ky album pati sukses të madh në të gjithë vendin. Taya Smith iu bashkua grupit në 2013 pas zhvendosjes së saj në Sydney. Grupi vazhdoi të publikonte albume çdo vit, por Taya Smith do të bëhej një yll i njohur në vitin 2013, me vokalin e saj në këngën e famshme “Oceans (Where Feet May Fail)”. Kjo këngë mbajti vendin e parë në listat e muzikës së krishterë për 61 javë jo radhazi midis 2014 dhe 2016. Performanca e Taya në “Oceans” dhe albumi vijues “Touch the Sky” i bëri UNITED dhe Taya Smith emra të njohur në mesin e shumë dëgjuesve.

Gjatë kohës së saj si pjesë e UNITED, Taya u fejua me Ben Gaukrodger ne vitin 2017 dhe u martuan pas nje viti. Tani, Taya Gaukrodger, e njohur profesionalisht si TAYA, publikoi albumin e saj debutues solo, të vetëtitulluar “TAYA”, megjithate ende nuk ka deklaruar asnje ide për t’u larguar nga UNITED. TAYA shpreh mirënjohjen për dëgjuesit e saj dhe shpreson qe muzika ti inkurajoje.

TAYA përshkruan qëllimin e adhurimit të saj, duke deklaruar se gjithçka është për Zotin, pa marrë parasysh rezultatin. “Edhe nëse Zoti do të ishte i vetmi person që përfundimisht do t’i dëgjonte këngët, kjo ia vlen sepse Ai është kaq i denjë.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *



Continue reading

Current track

Title

Artist