5 avantazhet dhe 5 disavantazhet e të qenit hiper i ndjeshëm

0
21

Douglas Eby eshte nje psikolog qe ka thelluar temat e kreativitetit dhe te rritjes personale. Ka shkruar shume libra ne te shumten e rasteve me temen e  hiper ndjeshmerise.

Se fundi i jane bere dy pyetje mbi argumentin, shume te drejtperdrejta dhe te qarta. E para, cilat jane avantazhet e te qenit hiper i ndjeshem. E dyta, cilat jane problemet qe njerezit hiper te ndjeshem duhet te perballojne dhe si mund t’i menaxhojne.

Le te shohim se si eshte pergjigjur ai:

Cilat jane 5 avantazhet e te qenit hiper i ndjeshem?

#1 Pasuria e detajeve sensoriale qe arrin te perceptosh.

Avantazhi  i pare eshte kapaciteti per te kapur me ane te perceptimit te detajeve qe ju rreshkasin njerezve pa kete dhunti. Tingujt e muzikes, sfumaturat e ngjyrave, cilësine e një pëlhure ose shijet e dickaje, jane te gjithe elemente qe mund te shihen ose te rreshkasin sepse perzihen mes tyre.

Artistet jane shpesh persona hiper te ndjeshem qe pikerisht fale kesaj karakteristike te tyre arrijne te pershkruajne permes artit te tyre nje bote komplekse, shumeafer asaj reales.

 

#2 Sfumaturat ne dometheniet.

Hiperndjeshmeria nuk eshte vetem perceptuese, por intereson edhe nje nivel analize konjitive me komplekse. Te shohesh pertej domethenies më të qartë te nje mesazhi e ben personin hiper te ndjeshem më të kujdesshëm në marrjen e vendimeve për shkak se merr ne konsiderate nje numer me te madh variabilash dhe parashikon nje numer me te madh pasojash.

 

#3 Forcen e emocioneve.

Personi hiper i ndjeshem i jeton emocionet shume intensivisht, qofte te vetat, qofte te te tjereve. Kjo cilesi e ben nje njeri shume empatik.

Jo vetem, ai qe e njeh fuqine e emocioneve di t’i pershkruaje shume mire. Per kete arsye, eshte ne gjendje t’i tregoje ne menyre kaq precize sa t’i beje te gjalla edhe ne pershkrim. Nje avantazh thelbësor per nje artist.

 

#4 Kreativiteti.

Sipas Elaine Aron tiparet më të mira që nxisin kreativitetin jane hiperndjeshmeria dhete qenit introverte. Nga njera ane kapaciteti per te kuptuar kompleksitetin e jetes, nga ana tjeter, nevoja per ta treguar ne menyre të qetë dhe intime. Ky eshte celesi i procesit krijues.

 

#5 Empatia.

Empatia e forte qe tregojne keta njerez i ben ne menyre te vecante te pershtatshem te zhvillojne pune ku kontakti njerezor eshte thelbesor.

Mesuesit me te mire, menaxheret dhe terapistet jane persona hiper te ndjeshem.

 

Cilat jane 5 disvantazhet e te qenit  hiper te ndjeshem dhe si duhen menaxhuar?

 

#1 Shqetesohen lehtesisht dhe shpesh jane te mbistimuluar.

Kur e gjithe bota e jashtme arrin te rrjedhe brenda nesh eshte e thjeshte te jemi të tronditur emocionalisht. Vuajtja e te tjereve nuk na le indiferente, por ne nuk mund të kujdesemi për dhimbjet të gjitheve.

Nuk mund te menaxhohet fluksi i informacioneve qe hyjne ne mendjen tone, por mund te zgjedhim te mos marrim pjese ne situata te caktuara vecanerisht stresese per emocionet tona. Per shembull, mund te zgjedhim te mos shohim nje program televiziv i cila mbështetet në pseudobesim dhe perkundrazi t’i dedikohemi nje komedie relaksuese.

 

#2 Ata vuajnë emocionet e të tjerëve.

Humori i njerezve hiper te ndjeshem luhatet sipas lekundjeve emocionale te personave me te cilet bashkeveprojne. Kjo ulje – ngritje emocionale eshte shkatërruese.

Gjeja e vetme qe mund te besh eshte te kufizosh kontaktet sociale brenda nje numri qe arrin te menaxhosh.

 

#3 Kane nevoje per shume kohe dhe hapesire per veten.

Vetem ne vetmi hiper te ndjeshmit gjejne clodhjen e vertete, sepse ne ate moment nuk vuajne stimulimin e pakontrollueshem te stimujve te jashtem.

Eshte e rendesishme qe t’i dedikohen aktivitetit privat si leximit, shkrimit ose krijimit.

 

#4 Perfeksionizem negativ.

Perfeksionizmi mund te jete pozitiv, nëse tregon vullnetin e te berit te me te mires per veten tone. Por kur gjyqtari i veprimeve te tyre është i jashtem, atehere marrin emocioni stresi, sepse cilesia e gjykimit mbi rezultatin nuk varet nga vete ne, por nga dicka qe nuk mund ta kontrollojme.

Hiper i ndjeshmi  duhet te perqendrohet mbi ate qe ai mendon me te vertete, duke pezulluar sa më shumë të jetë e mundur vemendjen e dedikuar gjykimit te te tjereve.

 

#5 Shoqeria i denon hiper te ndjeshmit.

Shoqeria te detyron te jesh i forte, t’i ndrydhesh emocionet dhe te menaxhosh cdo  situate ne menyre te ftohte dhe racionale. Jetojme ne epoken ku duhet te llogaritesh gjithcka.

Ne kete rast eshte shoqeria qe gabon obiektivin. Atehere njerezit hiper te ndjeshem duhet te bëhen të vetëdijshëm për vlerën e rastit dhe te mesojne si eshte e mundur te arrish nje qellim fale emocioneve, jo vetem me llogaritjet.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY