5 gjërat që duhet të dijë një person në karrierë

0
104

E vetmja gjë e keqe e plakjes është vetëm çështja fizike, ndërsa çdo aspekt tjetër i rritjes së moshës është me vlerë. Një ndër to është edhe rritja në karrierën personale, perspektivat e pasura dhe mësimet e marra nga jeta. Pra fakti që mosha kalon tregon se thjeshtë bëhemi më të zgjuar dhe më të fortë.

Ja disa nga mësimet e mëdha të fituar nga përvojat e rritjes në karrierë:

1-Askush nuk është i shqetësuar për karrierën tuaj përveç jush.

Ju duhet të jeni të përqendruar dhe të fokusuar seriozisht në karrierën tuaj, pasi askush tjetër nuk do të jetë. Madje edhe miku më i ngushtë dhe ai më mbështetësi në çështjet e punës do të shikojë interesat e tij të parat. Kjo është natyra e njeriut. Kjo nuk do të thotë që të lëndoni të tjerët apo t’i godisni ata pas shpine, por biznesi është biznes. Ju duhet të merrni vendime që janë të suksesshme për ju në radhë të parë.

2-Jo të gjithë do ju pëlqejnë, por kjo është në rregull.

Kur ndodheni në pozicionin e shefit të një kompanie marrja e vendimeve është shumë më e vështirë, pasi ato nuk do t’i bëjnë të gjithë të lumtur. Prandaj sa më i lumtur të jeni me punën tuaj aq më mirë do të ndiheni me vendimet që do të merrni. Mos harroni se jo të gjithë punonjësit do t’ju kenë qejf.

3-Kërkojeni atë që dëshironi dhe ju takon.

Ky është edhe mësimi më i vështirë, por një gjë është e sigurt se nëse ju nuk kërkoni të drejta tuaja, atëherë nuk keni për t’i marrë ato. Shefat dhe kolegët nuk mund të lexojnë mendjen dhe nuk kanë nga ta dinë që dëshironi rritje rroge, dëshironi mbështetje apo më shumë përgjegjësi. Gjeni forcën dhe ngrijeni zërin tuaj në gjërat që dëshironi.

4-Çdo gjë është problemi juaj

Nuk duhet të jeni ai tip punonjësi i cili ankohet gjithmonë “kjo nuk është puna ime”. Një punonjës i mirë dhe i interesuar për biznesit duhet të kujdeset në çdo aspekt të tij për të pasur sukses. Njerëzit që kujdesen për biznesin janë punonjësit më të mirë dhe që dinë të punojnë në ekip. Në fund të fundit sigurimi i suksesit të biznesit siguron dhe vendin tuaj të punës.

5-Pasiguritë nuk ju çojnë asgjëkundi.

Duhet të besoni në veten tuaj dhe aftësitë që keni. Nëse nuk besoni se jeni në gjendje t’ia dilni, pse mendoni se duhet t’ju besojnë të tjetër? Nëse vërtet mendoni se të tjetër janë më të mirë se ju , atëherë këto ndjenja negative nuk do ju çojnë në asnjë vend , përveçse do të pushoheni nga puna.

Krijimi i mendimeve pozitive dhe besimit në vetvete do të bëjnë që ju të shkëlqeni në punë.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY