5 mësime të “Princi i vogël” për të qenë njerëz më të mirë

Libri “Princi i vogel”, shkruar nga Antoine de Saint-Exupéry, eshte nje nga me te lexuarit e te gjitha koherave. Edhe pse shpesh konsiderohet nje liber per femije per thjeshtesine e rrefimit te tij, trajton tema te thella, si kuptimi i jetes, dashurise, vetmise dhe humbjes.

Mesimet e medha te “Princi i vogel” na transportojne ne nje bote plot thelb  te përzier me urtësi. Imazhe dhe situata qe ilustrojne veshtiresite tona dhe menyren qesharake me te cilen sillemi shpesh. Sepse jeta nuk eshte kaq e komplikuar sa duket: jemi ne ata qe e bejme te tille.

Historia e pafajshme e “Princit te vogel” na tregon nje bote paralele me realitetin tone, qe ka te beje me thelbin e vertete te te gjitheve ne, e mbyllur ne nje reflektim te thelle kundrejt gjendfjes te natyres njerezore. Mesimet e tij na bejne te veme ne diskutim menyren se si jetojme, derisa te jete e mundur te ndergjegjesohemi se si te jemi njerez me te mire.

“Njerezit bejne gjithcka shume shpejt, por nuk e dine ku te shkojne, dhe as cfare duan; atehere acarohen dhe vertiten. Ku jam? Ku po shkoj? Kush jam? Cili dua te jem? Cfare dua te bej?”

-Antoine de Saint-Exupéry-

Reflektime qe ngjall libri “Princi i vogel”

 

Princi i vogel” eshte konsideruar nje kryeveper ne gjendje te na befasoje dhe te kape vemendjen e cfaredolloj njeriu, nga femijet ne te rriturit, pavaresisht moshes. Bukuria e tij eshte e rrënjosur në mësimet e thella te transmetuara permes nje gjuhe te thjeshte. Eshte nje liber i pasur me fjale qe evokojne imazhe te mrekullueshme, plot ndjeshmeri dhe butesi.

Autori e ka shkruar kete veper me zemer dhe per kete arsye ka qene i afte te preke me fjalet e tij, zemrat e shume e shume njerezve. Keto pese mesimeqe do te ndajme ne vazhdim do t’ju japin mundesine te ndryshoni jetet tuaja  nese do te jeni ne gjendje t’i vini ne praktike:

1. Thelbi eshte i padukshem per syte

Eshte nje nga reflektimet me te njohura te “Princit te vogel”, e cila njihet menjehere nga kushdo qe e lexon dhe e degjon. Merr nje kuptim edhe me te madh nese mendojme per boten ku po jetojme, bazuar mbi materializmin, konkurrencen dhe mbi aparencat.

“Thelbi eshte i padukshem per syte” na kujton qe jemi shume me shume sesa kjo bote e bere prej aparencash. Sepsé gjerat e rendesishme jane ato qe nuk mund te shihen, jane ato qe ndjehen; si dashuria, miresia, bujaria dhe miqesia.

2. Njih vetveten qe te mund t’i kuptosh me mire te tjerat

Te impenjohesh ne vetenjohjen eshte gjithmone me e veshtire se sa te gjykosh te tjeret. Eshte e thjeshte te ankohesh per boten dhe te vazhdosh te perseritesh si do te donim te ishte; megjithate, cfare po beni per te kontribuar qe ta permiresoni boten?

Ne momentin qe ndergjegjesohemi se kush jemi dhe impenjohemi te jemi njerez me te mire cdo dite, vetem atehere jemi vertet gati per te ndihmuar dhe ndare dashurine tone me kedo person qe na ka bere te jemi ata qe jemi. Nuk ekzistojne njerez te mire ose te keqinj, ekzistojne njerez qe bejne ate qe munden, sic dine te bejne me mire, me ate qe kane marre. Nje njeri nuk mund te jape ate qe nuk e ka, per kete arsye eshte e rendesishme qe te kultivoni dashurine tuaj.

“Eshte shume me e veshtire te gjykosh veten se sa te tjeret. Nese arrin ta gjykosh veten mire, eshte nje shenje se je vertet i urte.”

3. Dashuria nuk eshte te shohesh njeri – tjetrin, por te shohesh se bashku ne te njejtin drejtim

Dashuria eshte dicka qe ju perket dy njerezve, nje bashkim kaq i vecante qe e humbet kuptimin dhe forcen kur nuk eshte reciproke. Dashuria ndertohet permes bashkepunimit: kur nje nga komponentet eshte i shkeputur, personi tjeter duron gjithe peshen dhe marredhenia shkaterrohet.

Derisa te dy personat shohin se bashku ne te njejtin drejtim, me drejtimin dhe forcen e dashurise, eshte e nevojshme te ndajne projektet e jetes. Fakti i te ndarit gezime, eksperienca dhe interesa te perbashket mbeshtetjeje dhe vitaliteti te dy shpirterave qe ndajne nje udhetim te jashtezakonshem.

4. Te ushqesh entusiazmin dhe pafajesine pavaresisht eksperiencave

Sa me shume eksperienca qe grumbullojme, aq shume rritet mosbesimi ynë. humbasim freskine e pafajesise: te vezhguarit, te eksploruarit dhe te eksperimentuarit te gjerave te reja qe cdo dite e re ka pregatitur per ne. Ne pushojme se ndjeri mrekulline qe permban cfaredolloj gjeje.

Te ndjesh dhimbje eshte e paevitueshme, ekzaktesisht si te ndjerit ankthioze per situata te veshtira. Keto gjera bejne pjese ne procesin e rritjes qe secili prej nesh pershkon, ashtu sic te ruash entusiazmin dite pas dite, qe  te mund te vazhdosh t’i japesh nje kuptim gjithckaje qe na ndodh. Dhe kjo i shpeton arsyetimit.

“Te rriturit vete nuk kuptojne asgje dhe eshte e lodhshme per femijet per qe t’ju shpjegojne cdo gje”.

5. Kini kurajon qe t’i njihni me te vertete njerezit

Ne ndalemi shumë në atë që kemi dhe pak ne ate se kush jemi.Te marresh persiper te njohesh dike thellesisht eshte menyra me e e mire per te zbuluar thelbin e tij te vertete, bukurine e tij te vertete. Bejme nje vleresim te jashtem, ndalemi tek paragjykimi dhe nuk i juapim vetes mundesine per te ditur asgje nga personi tjeter, sepse kjo njohje tashme eshte kushtezuar. Mund te arrijme tek dashuria vetem nese i japim vetes mundesine te njohim dhe te kuptojme te tjeret.

 

–Te rriturit duan shifrat. Kur ju ju flisni per nje mik te ri, nuk interesohen kurre per gjerat thelbesore. Nuk e pyesin veten kurre: “Cili eshte toni i zerit te tij? Cilat jane lojerat e tij te preferuara? A koleksionon flutura?” Por ju pyesin: “Cfare moshe ka? Sa vellezer ka? Sa peshon? Sa fiton i ati?” Atehere vetem sa besojne se e njohin.-