6 arsye përse nuk arrini te dobësoheni

0
83

Perse nuk arrini te dobësoheni? Arsyet mund te jene te ndryshme qofte te tipit psikologjik ashtu dhe fizik. Po sepse për te humbur peshe nevojitet një impenjim serioz dhe i vazhdueshëm sidomos nëse kilogramët për tu humbur janë te shumte. Përveç dietës dhe një aktiviteti fizik te moderuar është e nevojshme te ndiqni disa këshilla te bazuara pikërisht ne arsyet qe nuk ju lejojnë te dobësoheni. Cilët janë ato?

  1. Nuk jeni gati psikologjikisht
    Te humbasësh peshe sidomos kur kilet janë te shumta është një veprim i cili kërkon impenjim konstant ne kohe. Nëse nuk jeni psikologjikisht gati nuk do te arrini te keni rezultatet qe shpresoni. Me këtë qellim është e rëndësishme te keni edhe mbështetjen e familjareve apo te miqve te cilët duhet t’u japin kuraje.
  2. Te dobësoheni për ti pëlqyer te tjerëve
    Kur filloni te përballoni një diete nevojitet ta bëni për veten tuaj. Sigurisht te tjerët mund t’u jene ne ndihme por është e rëndësishme qe zgjedhja për te humbur peshe te jete mbi te gjitha personale.
  3. Nuk jeni mjaftueshëm te durueshëm
    Kur filloni një diete mendoni se do te humbisni peshe shume shpejt. Ne te vërtet behet fjale për një proces gradual qe shpesh ka edhe faza te ndryshme. Për shembull zakonisht është e mundur te humbisni peshe ne fillim te dietës se sa ne ditët ne vazhdim. Kjo mund te ndodh për dy arsye. Qofte sepse ne fillim te dietës humbasim lëngjet se sa yndyrën por edhe sepse trupi tenton te mësohet me regjimin e ri dietik.
  4. Te shkoni për te fjetur shume vone
    Shtate ore gjumë janë minimumi për ato qe dëshirojnë te dobësohen. Sipas disa studimeve ne fakt kilet e tepërta mund te vijnë edhe si pasoje  e gjumit te paket dhe nga nivelet e larta e kortisolit (hormoni i stresit) dhe glikemisë.
  5. Jeni shume te stresuar
    Sipas një studimi i Ohio State University një femër e stresuar tenton te konsumoje me shume ne krahasim me një e cila nuk është e stresuar dhe djeg rreth 104 kalori me pak pas një vakti te bollshëm. Me pak fjale një motiv i mire për te larguar ankthin dhe stresin.
  6. Nuk pini ujë mjaftueshëm
    Përveç këtyre këshillave te duhura kur vendosni te humbisni peshe rekomandohet ti drejtoheni specialisteve te sektorit te cilët mund t’u përshtatin një ushqim apo një stil jete për çdo njërin. Gjithashtu për tu dobësuar është mire te preferoni fruta dhe perimet me mire nëse janë te freskëta për te garantuar kështu një nivel te mire hidratimi gjithashtu këshillohet te konsumoni te paktën 1 litër ujë ne dite.

NO COMMENTS