9 zakone të punës në zyrë që janë të dëmshme për shëndetin

0
97

Tavolina e zyrës mund te kthehet ne rrezik për shëndetin kur zakonet e këqija bëhen rutine. Te qëndroni ulur për shume ore apo pothuaj gjithmonë ne një pozicion jo korrekt, te mos dilni për pushim apo te merrni punën ne shtëpi janë disa nga sjelljet e gabuara qe shpesh bëjmë pa i kuptuar. Pjesa me e madhe e eksperteve janë dakord me rëndësinë e mëngjesit për te rritur metabolizmin dhe për te shtuar nivelin e energjisë ne mënyrë qe te mos jemi te lodhur deri ne mesdite. Te konsumoni mëngjesin garanton dozën e duhur për te përballuar një dite te lodhshme dhe për me tepër stimulon metabolizmin duke reduktuar kështu ndjenjën e lodhjes.

  1. Te mbështetni fytyrën ne pëllëmbën e dorës

Është një nder gjestet me te zakonta i cili duket aspak domethënës por ne te vërtete është shume i rrezikshëm mbi te gjitha për lëkurën. Te prekesh fytyrën bën te mundur infektimin nga bakteret dhe shton mundësinë për te zhvilluar puçrra apo irritime.

1

2. Te mos ngriheni nga tryeza për pushimin e drekës

Pushimi i drekës është një rast shume i mire për te lëvizur ne mënyrë qe gjaku t’u qarkulloje ne këmbë. Kush qëndron ne tryeze për te ngrënë gabon mbi te gjitha sepse truri ka nevoje për pushim dhe për tu shplodhur.

2

3. Te qëndroni ulur ne mënyrë te gabuar

Qëndrimi i gabuar sjell ne mënyrë te paevitueshme probleme me shëndetin. Kur qëndroni ulur ne tryeze nevojitet te qëndroni drejte ne te kundërt do t’u shfaqen dhimbje ne çdo pjese te trupit.

3

4. Te fërkoni sytë

Te fërkoni vazhdimisht sytë nuk ju bën mire, i irriton, por edhe i jep mundësi mikrobeve te gjejnë një vend  pa llogaritur demet e pafundme qe mund te shkaktoni ne këtë zone.

4

5. Te qëndroni gjithmonë ulur

Jeta sedentare është shume e rrezikshme sepse shkakton diabet dhe probleme kardiovaskulare. Për sa i përket punës ju nevojitet te qëndroni te ulur për ore te tera kështu qe është mire te ngriheni here pas here.

5

6. Te merrni celularin ne tualet

Janë te shumte ato te cilët e marrin celularin ne tualet kështu duke përfituar për një pushim te vogël. Ky zakon i keq mund te behet shume i rrezikshëm dhe anti higjienik sepse ne këtë mënyrë çoni ne tryezën tuaj te gjitha bakteret qe gjenden ne tualet.

6

7. Te shkoni ne zyre kur jeni sëmurë

Te shkoni ne zyre me temperaturë apo me ftohje nuk bën mire për shëndetin mendor dhe atë fizik. Ndjeheni te lodhur dhe nuk jeni ne gjendje për te arritur rendimentin për me tepër kështu do tia ngjisnit edhe kolegeve duke kompromentuar produktivitetin e zyrës.

7

8. Te qëndroni këmbë përmbi këmbë

Te qëndroni këmbë përmbi këmbë kur qëndroni ulur ne tryeze është diçka shume e dëmshme për shëndetin. Provokon dhimbje ne shpine dhe ne qafe dhe shton presionin e gjakut. Pozicioni ideal është te qëndroni me këmbët e mbështetura ne dysheme.

8

9. Te mos shkëputeni nga puna edhe kur jeni ne shtëpi

Te kontrolloni mail para se te shkoni për te fjetur mund te duket një gjest jo shume domethënës pothuaj një ritual i cili behet edhe pa e kuptuar, por ne fakt nëse kjo gjë kthehet ne zakon atëherë ky gjest kaq i parëndësishëm behet burim stresi dhe lodhje mentale.

9

NO COMMENTS