Aksesorët dhe ngjyrat në dhomë

0
80

Inkorporimi i ngjyrave në dhomë është një mënyrë shumë e mirë për t’i dhënë gjallëri asaj, por duhet bërë kujdes në kombinimin e duhur të tyre.

Një mënyrë e mirë për të filluar është që të zgjidhni një ngjyrë bazë e cila juve ju pëlqen shumë dhe më pas luani me nuancat e saj.

Shumë dizenjatorë sugjerojnë ngjyrat me tone të forta dhe të ndritshme, tone të theksuara dhe se njerëzit nuk kane pse të kenë frikë për të lyer muret e tyre me to. Në varësi të dhomës zgjidhet edhe ngjyra e saj. Gjithashtu përdorimi dhe kombinimi i duhur i mobilimit i jep ndriçim dhe ngjyrën e duhur dhomës.

NO COMMENTS