Aleksander Pushkin

0
119

Aleksander Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice la gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetee anti carizmit.

Qe ne moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes, per dashurine, per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden “Liria”, poezite “Cadajevit” dhe “Fshati”.

Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E internuan ne jug ne Kaukaz, ku e mbajten ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem jane “Robi i Kaukazit”, “Shatervani i Bahcesarait”, “Ciganet”etj.

Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste, gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira, ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve, te ketyre fiskikeve perparimtare, qe donin te rrezonin carin, e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe, kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku “Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!” Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit.

Pas ketij deshtimi ne poezi u ndjene ndjenja pesimizmi “meshira per te renet”, “merzia e pergjithshme” qe kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vënë ne dukje per te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij.

Ne vitin 1827 shkruajti poezine e njohur “Ne Siberi”, ku bente thirrje per qendrese krenare dhe shprese. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit ne Mihajllovsk. Pas kesaj, poeti jetoi ne Peterburg dhe ne Moske, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarise se tij, qe u pasurua me kryevepren”Eugjen Onjegin“(1831). Pak kohe para se te vdiste shkroi poezine “Monument”, ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi per veten, sepse me liriken e tij ai kishte prekur miliona zemra. Ppullaritetin e poetit anticarist te gjithe sundimtaret e kishin hale ne sy. Intrigat dhe shpifjet arriten kulmin kur poeti s’i kishte mbushur akoma te 38-at. Keshtu, nje nga poetet me te medhenj te Rusise u vra ne duel per ceshtje nderi, me 27 janar 1837.

SHARE
Previous articleBertolt Brecht
Next articleMontesquieu

NO COMMENTS