Jetë prej trupit të tejshpuar

Dy të ftuar të tjerë vijnë sot për ju në ” Jetë prej trupit të tejshpuar ” :
Domenic, që do të ndajë dëshminë e tij të shpëtimit me ne dhe i ftuar për të diskutuar si mund të sfidohemi çdo ditë në zonat tona të rehatisë me Krishtin, Olti Drabo.
Na ndiqni në orën 15.00 dhe ritransmetim në orën 21.00  si dhe nesër në orë 9.00 në RADIO EMANUEL.

Të sfidosh rehatinë

Çfarë na bën të ndihemi shpesh të parehatshëm qoftë edhe vetëm duke e menduar?!
” Të sfidosh rehatinë ” është tema që ju sjell sot programi special i Pashkës ” Jetë prej trupit të tejshpuar “.

Shërbesa në tempull e Krishtit dhe shëmbëlltyrat

Luka 20: 9 – 18

Shëmbëlltyra e vreshtarëve të këqij

Pastaj filloi t`i tregojë popullit këtë shëmbëlltyrë: “Një njeri mbolli një vresht, ua besoi disa vreshtarëve dhe iku larg për një kohë të gjatë. Në kohën e të vjelave, dërgoi një shërbëtor tek ata vreshtarë që t`i jepnin pjesën e vet nga prodhimi i vreshtit; por vreshtarët e rrahën atë dhe e kthyen duarbosh.

Ai dërgoi përsëri një shërbëtor tjetër; por ata, pasi e rrahën dhe e shanë edhe atë, e kthyen duarbosh. Ai dërgoi edhe një të tretë, por ata e plagosën edhe atë dhe e përzunë.

Atëherë i zoti i vreshtit tha: “Çfarë duhet të bëj? Do të dërgoj djalin tim të dashur. Ndoshta, duke e parë atë, do ta respektojnë!”. Por vreshtarët, kur e panë, thanë midis tyre: “Ky është trashëgimtari; ejani e ta vrasim që trashëgimia të na mbetet neve”.

Kështu e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. Ç`do t`u bëjë, pra, këtyre, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë, do t`i vrasë ata vreshtarë dhe do t`ua japë vreshtin të tjerëve“. Por ata, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Kështu mos qoftë“.

Atëherë Jezusi, duke i shikuar në fytyrë, tha: “Ç`është, pra, ajo që është shkruar: “Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë u bë guri i qoshes”? Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet“.

Luka 21: 1 – 4

Oferta e gruas së ve

Pastaj Jezusi i çoi sytë dhe pa pasanikët që qitnin dhuratat e tyre në arkën e thesarit, dhe pa edhe një të ve të varfër që qiti dy pare të vogla dhe tha: “Në të vërtetë po ju them se kjo e ve e varfër ka qitur më shumë se gjithë të tjerët.

Sepse të gjithë këta dhanë nga tepricat e pasurisë së tyre për shtëpinë e Perëndisë, kurse ajo, në varfërinë e vet, dha gjithçka që kishte për të jetuar“.

Zbulim

Një zbulim tregon se ADN juaj, nuk është vendimtare në atë se çfarë ju do të bëheni. Ju keni mundësi ta ndryshoni vetë ADN tuaj, në sajë te vullnetit për ta përmirësuar atë. Kjo është dhe arsyeja përse brezat sa vijnë dhe përmirësohen!

Dekorime për vezët e Pashkës

Jemi zyrtarisht në javën e Pashkës dhe një prej simboleve të saj janë edhe vezët e kuqe, ato janë traditë, por do të japim disa ide si të eksperimentojmë me diçka të veçantë dhe që tërheq vëmendjen e atyre që iu bëjnë vizita në shtëpi.

Sigurisht, këto duhet t’i realizoni pasi të keni bërë një shportë të vogël me vezë të kuqe siç e kërkon tradita.

Çfarë ju duhen:

Sa më shumë ngjyra

laps

ngjitës për të mbajtur drejtimin

penel të hollë

enë të veçanta për të ndarë ngjyrat

ngjitës apo edhe xixa sipas dëshirës

pak durim.

1. Mbasi të keni ngjyrosur disa vezë të kuqe, mund t’i dekoroni sipër një model me ngjyrë të bardhë, për të mos e humbur drejtimin mund ta vizatoni më parë me laps.

2. Vendosni gjethe të këputura nga lulet në ballkon, për një detaj të bukur, ndërkohë që vezët marrin ngjyrën e kuqe. Ato do të lenë shenjën e tyre duke i diferencuar nga njëra – tjetra.

3. E njëjta gjë duke përdorur ngjyra të ndryshme.

4. Mbasi t’u keni dhënë vezëve ngjyrën e dëshiruar mund të shkruani diçka të vogel në lidhje me festën apo edhe figura.

5. Për diçka më të veçantë mund të përdorni xixat në formën që dëshironi.

6. Mbushni disa enë me ngjyra të ndryshme, fusni vezët me rradhë duke i lënë për pak kohë. Ky proçes do të krijojë nuanca të ndryshme të së njëjtës ngjyrë.

7. Pë këtë model përdorni penel të hollë dhe nuk është nevoja t’i ngjyrosni më parë, thjesht bëni dekorimin me të zezë sipas dëshirës. Mund edhe t’i vendosni në një vazo qelqi të tejdukshme për efekt dekorimi në salllonin tuaj.

8. Pë ta bërë më interesante edhe për fëmijët mund t’i ktheni vezët në një version  ” minons “. Kjo edhe mund t’i bindë ata për t’i ngrënë më vonë.

9. Ose një pinguin, një tjetër ide tërheqëse për fëmijët.

Ëmbëlsirë me biskota dhe fruta pylli

Përbërësit:

200 g biskota

100 g gjalpë

50 g kakao kremi:

400 g ajkë e ëmbël

400 ml krem pana Hopla

400 g fruta pylli

150 g sheqer

10 g xhelatinë

 

Përgatitja:

Në fillim shkrihet gjalpi bashkë me kakaon, pastaj ua shtojmë biskotave të grimcuara. Këtë masë e hedhim në tepsi dhe e lëmë në frigorifer. Në enë vendosim frutat e pyllit, bashkë me sheqerin dhe i ziejmë për 10 minuta. Më pas i bluajmë dhe i lëmë të ftohen. Xhelatinën ua shtojmë frutave të pyllit. Kremin Hopla e përziejmë me mikser derisa masa të bëhet e trashë, pastaj shtojmë ajkën dhe frutat e pyllit. I përziejmë mirë dhe masën e vendosim mbi biskotat dhe e lëmë dy orë në frigorifer.

Të ftuar në ” Jetë prej trupit të tejshpuar “

Dy të ftuara të veçanta do të keni kënaqësinë të ndiqni sot në programin ” Jetë prej trupit të tejshpuar ” :
Klaudia, një vajzë e re që do të ndajë me ne rrugëtimin e saj me Perëndinë si dhe një intervistë të veçantë me Mariela Barakun, në lidhje me temën e sotme ” SKUTA TE NDRIÇUARA “.
Na ndiqni në orën 15.00 dhe ritransmetim në orën 21.00 në RADIO EMANUEL.

Skuta të ndriçuara

Një temë shumë e veçantë dhe sfiduese vjen në fokus sot në programin special të Pashkës ” Jetë prej trupit të tejshpuar ” :
Skuta të ndriçuara.
Një proçes i dhimbshëm pastrimi, por shumë i nevojshëm, a e lemë ne Krishtin të ndriçojë skutat e errëta të zemrës dhe jetës sonë?

Pastrimi i tempullit

Mateu 21: 12 – 17

Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave. Dhe u tha atyre: “Éshtë shkruar: “Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje”, por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh“. Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.

Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!“, u zemëruan, dhe i thanë: “A po dëgjon ti çfarë thonë këta?“. Jezusi u tha atyre: “Po! A nuk keni lexuar kurrë: “Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi”?“. Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.

MESHKUJT APO FEMRAT, KUSH E KA MEMORIEN ME TE FORTE!

Përvjetore, ditëlindje dhe data të rëndësishme, kryesisht janë femrat ato që i kujtojnë. Një superioritet ky që ka një bazë shkencore e cila është zbuluar nga Mayo Clinic në Minnesota (SHBA). Sipas këtij studimi memoria e femrave është më e fortë se e meshkujve, të cilët pësojnë një rënie të ndjeshme pas moshës 40 vjeçare.

Sekreti duket se qëndron tek hormonet femërore, estrogjenët, të cilët mbrojnë trurin. Studimi zbuloi gjithashtu se tek meshkujt, pjesa e trurit që kontrollon memorien, është edhe më e vogël se tek femrat, veçanërisht pas moshës 60 vjeçare.
Hipoteza e studiuesve është se avantazhi i femrave lidhet me prodhimin e hormoneve estrogjene, të cilat mbrojnë neuronet.

Clifford Jack drejtuesi kryesor i studimit thotë se, “Efektet e hormoneve, të cilëve u shtohet edhe progesteroni, i mbrojnë femrat para dhe pas menopauzës”.

Pulë… gordon blu

Përbërësit:

2 paketime “Keskinoğlu Cordon Bleu”

1 gotë vaj ulliri “Ravika”

3-4 degë majdanoz

 

Përgatitja:

Në një tigan ngrohni vajin e ullirit. Pulën “Cordon bleu” skuqeni derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë nga të dyja anët. Mbi pulën e gatuar hidhni majdanozin e grirë dhe shërbejeni të nxehtë.

Kompromis apo shkëlqim?

Kjo është tema në fokus në kë të diel që ne e quajmë ” E diela e palmave, ose e dafinave “. E njëjta turmë që këtë të diel e priti Krishtin si mbretin e saj, të premte thërriste ” Kryqëzoje ” !

Një dilemë dhe luftë shpirtërore që na shoqëron çdo ditë, zbuloni më shumë duke na ndjekur në programin : ” Jetë prej trupti të tejshpuar” .

Hyrja ngadhnjimtare e Jezusit në Jeruzalem

Luka 19: 28 – 44

Mbasi tha këto gjëra, ai shkoi përpara duke u ngjitur në Jeruzalem.Dhe, si iu afrua Betfagës dhe Betanias, afër malit që quhet i Ullinjve, dërgoi dy nga dishepujt e vet, duke u thënë: “Shkoni në fshatin përballë dhe, kur të hyni, do të gjeni aty një kërriç të lidhur, mbi të cilin nuk ka hipur kurrë njeri; zgjidheni atë dhe ma sillni.

Dhe nëse ndokush ju pyet: “Përse po e zgjidhni?”, u thoni atyre kështu: “Zoti ka nevoj딓.

Dhe ata që ishin dërguar shkuan dhe e gjetën ashtu siç u kishte thënë. Dhe, ndërsa ata po e zgjidhnin kërriçin, të zotët e tij u thanë atyre: “Përse po e zgjidhni kërriçin?“. Dhe ata thanë: “Zoti ka nevojë“.

Dhe e prunë, pra, te Jezusi dhe, mbasi i hidhnin rrobat e veta mbi kërriçin, e hipën Jezusin mbi të.

Dhe, ndërsa ai ecte kështu përpara, ata shtronin rrobat e tyre në rrugë. Dhe kur ai iu afrua teposhtës së malit të Ullinjve, gjithë turma e dishepujve filloi me gëzim të lavdërojë Perëndinë me zë të lartë për të gjitha veprat e pushtetshme që kishin parë, duke thënë: “Bekuar qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit; paqe në qiell dhe lavdi në vendet shumë të larta“.

Dhe disa farisenj që ishin midis turmës i thanë: “Mësues, qorto dishepujt e tu!“. Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Unë po ju them se në se këta do të heshtnin, gurët do të bërtisnin“.

Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të, duke thënë: “Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato që janë te nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu. Sepse përmbi ty do të vijnë ditë kur armiqtë e tu do të të qarkojnë me ledh, do të të rrethojnë dhe do të të zënë nga të gjitha anët.

Dhe do të të rrëzojnë përtokë ty dhe bijtë e tu në ty; dhe s`do të lënë në ty gur mbi gur, sepse ti nuk e ke njohur kohën kur je vizituar“.

Jetë prej trupit të tejshpuar

” Jetë prej trupit të tejshpuar ” është një program special kushtuar tërësisht Pashkës që do iu shoqërojë përgjatë gjithë kësaj jave të veçantë në orën 15.00 dhe ritransmetim në orën 21.00, në Radio Emanuel.

Përmes ngjarjeve biblike që kanë ndodhur çdo ditë të javës së Pashkës dhe një teme  që do të jetë në fokus çdo ditë, do të përjetojmënëpërmjet vargjeve biblike, dëshmive, historive reale dhe intervistave me të ftuar, shijen e vërtetë dhe të pazëvendësueshme të Pashkës që kremtojmë çdo vit.

Rrugëtoni me ne përgjatë gjithë kësaj jave, për t’u bekuar me hirin që morrem prej flijimit të trupit të tejshpuar të Krishtit Perëndi.

Simbolet e Pashkes

Çfarë domethënie ka gjithçka që në traditë bëjmë çdo Pashkë?

Zbulojeni me ne:

Kalimi nga errësira në dritë

Me ngjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe (kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq) në të Dielën e Pashkëve (kur ngjallet), përkatësisht kalimi nga errësira në dritë.

Java, nga e Diela e Dafinave e deri të Dielën e Pashkës, quhet Java e Madhe. Dita e enjte para Pashkës, njihet edhe si Darka e Fundit (darka e ndarjes). Në atë darkë Krishti i gostiti nxënësit e vet vetëm me bukë dhe verë. Me bukë sepse buka përveç që ushqen, e mban trupin, ajo ka edhe një veçori mjaft të rëndësishëm në jetën tonë: edhe na bashkon. Na bashkon kur ulemi të gjithë së bashku rreth tryezës, ndërsa buka gjendet në mes. Nga ajo bukë marrim të gjithë nga një pjesë, përkatësisht të gjithë pjesëtarët rreth sofrës bëhemi edhe pjesëtarë të një buke. Dihet se buka bëhet prej miellit, mielli prej kokrrave të grurit, e kokrrat prej kallinjve, që kanë qenë të shpërndarë nëpër ara. Pastaj, sa kokrra gruri e sa kallinj janë bashkuar për t’u bluar dhe tani janë bërë bukë, ashtu edhe njerëzit bashkohen. Pra buka është shenjë bashkimi dhe njësimi, ashtu edhe Krishti me themelimin kungimit e ka menduar bashkimin në një zemër me bukën e tij – kungimin. Kungimi eshtë shenja e bashkimit me Krishtin dhe me njëri-tjetrin. Po vera? Bashkimi është shenjë gëzimi, domethënë se edhe bashkimi rreth bukës është shenjë gëzimi, e gëzimi e do edhe verën.

Ngjyrosja e vezëve

Ditën e enjte, diku dhe të premten, bëhet ngjyrosja e vezëve. Në fakt, veza qe në kohët e lashta te popujt e ndryshëm kishte të bënte me zgjimin e natyrës në stinën e pranverës, ndërsa më vonë u mor si simbol i jetës së re dhe i ngjalljes së Jezu Krishtit. Forma ovale e vezës simbolizon formën e pikës së shiut dhe të farës.

Në fillim vezët u ngjyrosën me ngjyrë të kuqe, sepse gjaku ka ngjyrë të kuqe. Duke pare misterin e jetës, veza e kuqe merret si simbol i rruzullimit në të cilën çdo jetë përsëritet në heshtje dhe përjetësohet në drejtim të Provanisë hyjnore. Ajo na paraqet një botë të vogël të plotësuar, një harmoni të bukur, që asgjë nuk mund t’i shtohet e as t’i heqet. Në shembullin e vezës i krishteri sheh varrin në të cilin e vendosën Krishtin, ndërsa ai përgatitet në heshtje për të dalë ngadhnjyes me një jetë të re, të pavdekshme. Për Krishtin dhe në Krishtin merr dritë enigma e dhembjes dhe e vdekjes, përkatësisht Krishti ngjallet duke e shkatërruar vdekjen me vdekjen e vet. Pra, të ngjallurit e Krishtit konsiderohet peng i sigurt i të ngjallurit tonë. Për këtë veza e kuqe simbolizon jetën, dritën dhe gëzimin (në këtë rast të Pashkës). Veza e kuqe është edhe shenjë e lidhmërisë, miqësisë, afërsisë. Për ketë edhe vezët e kuqe dhe bekimi i tyre me bukën e bekuar kanë fituar edhe kuptimin e krishterë. Ngjyrosja e vezëve me te  kuqe na përkujton vdekjen e Krishtit dhe derdhjen e gjakut të tij për të mirën e njerëzimit.