Brandon Heath lançon singëllin e ri ‘Whole Heart’

0
40
Heath do te jete gjate vjeshtes ne turne me Tenth Avenue North.

 

Kantautori i nominuar per Grammy, Brandon Heath sapo ka lancuar nje kenge te re ne radio me titull  “Whole Heart”. Gjate kesaj jave ai ka qene ne rrugetim duke prezantuar kengen tek partneret e radios duke perfshire Sirius/XM, WRBS/Baltimore, FISH/Atlanta, KLTY/Dallas dhe KSBJ/Houston. Dy dite me pare Heath postoi nje video live ne  Facebook duke e ndare kengen e  re me fansat.

“Jam i emocionuar qe kam nje kenge te re dhe nje tingull te ri ne radio,” shpjegon Heath. “Mesazhi eshte po i njejti, Perëndia po kërkon gjithçka që kam. ‘Whole Heart’ flet për një temë të prekshme, por kam dashur që të tingëllojë e lirë e hapur dhe triumfuese. Perëndia tashmë i ka marrë të gjitha në duart e Tij, por Ai ende na kërkon të dorëzohemi.”

Programuesit e radios jane te emocionuar per singellin. ” Brandon Heath qe degjuesit e mi njohin dhe duan eshte kthyer me muzikë edhe më te mirë se ajo që e vuri në hartë një dekadë më parë,” ka ndare Al Skop Sirius/XM “The Message.”

Kete vere fansat mund ta kapin ate ne festivale te ndryshem pergjate vendit. Ai do ju bashkohet gjithashtu Tenth Avenue North ne turneun e tyre te vjeshtes – datat dhe me shume detaje mbi turneun do te behen te ditura se shpejti.

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY