Lulet e Krishtlindjes

Të gjithë i njohim “Lulet e Krishtlindjes”…Lulet Poinsettia janë simboli i Krishtlindjes. Nuk mund të mos e zbukurosh të gjithë shtëpinë me këto lule nëse doni që atmosfera e festave t’ju përpijë. Është një dhuratë shumë e këndshme dhe nëse e merrni sigurohuni ta blini vetë sepse janë vërtetë lule mjaft të këndshme që do të “ngrohin” ambjentin tuaj.

Mund të dekoroni tavolinën e ngrënies, apo të vendosni një lule të tillë mbi pakon e dhuratës.

[su_slider source=”media: 10753,10754,10755,10756,10757,10758,10759,10760″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Një shtëpi festive

Shpirti i festave prek këdo në fundvit dhe në një mënyrë apo në një tjetër cilido e shpreh. Kush në veshje, kush në dekorimin e shtëpisë apo qoftë në ndonjë mënyrë tjetër të të shprehurit artistik. Jemi ende në kohë për të mos humbur një atmosferë të tillë, ja sesi ju mund ta shndërroni shtëpinë tuaj në një ambjent festiv me gjëra mjaft të thjeshta, por që ndoshta nuk ju kanë shkuar ndërmend.

Nëse keni dëshirë t’i largoheni tradicionales, së kuqes dhe arit ja një ide fantastike si ta bëni ambjentin tuaj të shkëlqejë. Blu me të bardhë ose argjend. Ju mund të blini topa blu dhe në ndonjë vend me disa vazo qelqi ju mund të kompozoni diçka.

1

A ju ka shkuar ndër mend që me gjurmët e vogëlushëve tuaj ju mund të bëni art? Me duart ose me këmbët e tyre të vogla me bojë ju mund të bëni një gjë të tillë.

2

Kjo gjë është mjaft e përhapur jashtë Shqipërisë dhe vërtet diçka shumë e bukur. Në një material bukëpeshku apo kompesat për dhomën e fëmijës suaj ju mund të bëni një kolazh mjaft festiv. Me fotografi, me kartolina, apo qoftë dhe me ndonjë karamele të varur do të dalë diçka ndryshe nga herët e tjera.Dhuratat poshtë pemës mund t’i personalizoni mjaft mirë me fotografinë tuaj dhe të personit që i përket dhurata. Kujt nuk do t’i bëhej qejfi?

3

Prisni miqtë tuaj në këtë mënyrë. Afër derës vendosni një vazo qelqi me shkopinj të ëmbël që kushdo që të hyjë të ëmbëlsohet si në asnjë vend tjetër.
4

5

Në karriget tuaja ju mund të vendosni çorape. Brenda mund të kenë dhe ndonjë gjë, nëse i vendosni mos harroni të shikoni brenda tyre.

6

Lëreni që festa juaj të dalë dhe jashtë. Kushtojini rëndësi dhe pamjes jashtë pragut të derës, mund të varni një kurore me boce pishe tek dera dhe mund ta bëni fare mirë vetë. Do t‘ju urojë të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë.

7

8

Ngrohni atmosferën me qirinj….

9

10 gjërat që duhet të bëni para Krishtlindjes

Ja 10 gjerat qe duhet te bëni para natës se krishtlindjeve ne mënyrë qe te mos jeni ne kaos ne minutën e fundit.

1

Ardhja e festave do te thotë organizim i përgatitjeve qe do te serviren për te kaluar sa me këndshëm këtë dite feste se bashku me familjen. Nëse dreka e Krishtlindjes do te organizohet ne shtëpinë tuaj ju duhet qe disa gjera t’i organizoni me para.

1

1. Ka çdo pjate kohen e vet

2

2. Një ëmbëlsire e bere ne shtëpi

3

3. Te shkruani një letër

4

4. Oxhaku i ndezur

5

5. Te krijoni një ambient mikpritës

6

6. Një pije e ngrohte për te ngrohur zemrat

7

7. Takimi i gotave për Krishtlindje

 

8

8. Shtrojeni tavolinën me pare

9

9. Ndizni te gjithë qirinjtë

10

10. Te gjitha dhuratat nen peme

 

Nail art me xixa, të gjitha idetë më të bukura për festa

Te shkëlqyeshme dhe glamour, nail art me xixa janë perfekte për atmosferën festive.

1

Janë me te vërtet te shumta idetë nga te cilat mund te merrni frymëzim midis manikyreve duke filluar nga ata te thjeshte dhe diskretë, deri tek ata me xixa apo me detaje te çmuara.

2

Manikyri me xixa është perfekt  për t’i dhëne një pamje glamour edhe nëse është shume minimal. Xixat mund te aplikohen ne gjithë thonjte, sidomos kur ka dhe efekte nga manikyre te tjerë, apo te aplikohen vetem ne disa sasi te vogla mbi thonj duke krijuar theks te shkëlqyeshem, perfekte për te zbukuruar menjëherë thonjte me një gjest te vetëm. Shkëlqimi i xixave mund te zgjidhet ne ngjyra metalike si ato te arta dhe te argjendta, por nuk mungojnë edhe manikyret me xixa ne tonalitete te ndryshme.

3

Provoni te realizoni për shembull një french manikyr duke e zbukuruar harkun e thonjve me xixe apo te rikrijoni mbi to një efekt te sfumuar për një pamje te sofistikuar ku mund te luani me ngjyrat vibruese si ngjyra blu, vjollce, jeshile dhe te kuqe dhe ne te gjitha sfumaturat e tyre.

4

Janë ne tendence edhe nail art me xixa minimal dhe ato me frymëzim gjeometrik duke krijuar trekëndësh te vegjël ne pjesën qendrore te thonjve. Kompletoni make up-in për festa me xixa dhe gurë me një nail art me shkëlqim.

5

[su_slider source=”media: 10698,10699,10700,10701,10702,10703,10704,10705,10706,10707,10708″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Krishtlindja: Ja 10 ëmbëlsirat më të famshme që bëjnë italianët

Një tur për të zbuluar cilat janë ëmbëlsirat e Krishtlindjes më tipike dhe më të mira në Itali.

1

Biskiola Valtellina, Lombardi. E njohur gjithashtu si buka me fiq, Biskiola është një bukë e ëmbël e ardhur me maja, e bërë me miell gruri dhe thekre, gjalpë qumështi, fiq, arra, lajthi, rrusht të thatë dhe stika pishe. Mendohet të ketë lindur rastësisht, kur trupat e Napoleonit pushtan veriun e Italisë më 1797. Napoleon kërkoi një kuzhinier për të përgatitur një ëmbëlsirë me përbërësit dhe produktet  që gjendeshin në vend. Tradita e do  që fetat  Bisciola-s para se të hahen, të zhyten në brandy.

2

Sebadas, Sardenja. Një ndër ëmbëlsirat më të njohura të zonës, por edhe jashtë ishullit, përgatitur me mjaltin e sofistikuar të luleshtrydheve të malit, i përdorur si një lustër që mbulon brumin e mbushur me djathin e deleve të zonës. Konsiderohen ëmbëlsira sepse spërkaten me mjaltë ose sheqer, por në origjinën e tyre, konsideroheshin si pjata të dyta.

3

Trungu i Krishtlindjes, Piemonte. Forma  e saj që ngjan me një copë druri, revokon drurin e gështenjës ose lisit të cilin familjet piemonteze e ruanin në dhomën e druve për t’u ngrohur natën e Krishtlindjeve, në pritje të mesnatës. I zoti i shtëpisë, i rrethuar nga familjarët e vendoste atë në oxhak duke e bekuar me shenjën e kryqit dhe duke e larë me verë të kuqe. Prej këtu nis legjenda e djegies së druve në netët midis Epifanisë dhe Krishtlindjes. Kjo ëmbëlsirë përgatitet me vezë, gjalpë, maskarpone, krem gështenjash, brandy, krem dhe çokollatë.

4

Kartelate, Puglia. Origjina e këtyre ëmbëlsirave që mbushin shtëpitë pulieze me aromën e mushtit të pjekur dhe kanellës gjatë natës së Krishtlindjeve nuk është dhe aq e qartë. Çdo familje e ruan me fanatizëm recetën e tyre dhe i përgatit në sasi të mëdha dhe janë të mrekullueshme edhe të ftohta. Mund t’i kaloni në verë të gatuar ose mjaltë ose t’i konsumoni thjesht të skuqura.

5

Gubana, Friuli Venezia Giulia. Ka formën e spirales dhe aspektin e ëmbëlsirave të shtëpive të mira dhe është një simbol i Friulit. Baza e brumit është e mbushur me fruta të thata, rrush të thatë, amareta dhe laget me rrush të njomë. Rrjedh nga fjala “gubat” që në të vërtetë do të thotë “erë”. Gubana do 3 ditë kohë për t’u përgatitur dhe nëse ruhet në një vend të thatë dhe të ftohtë i ruan cilësitë dhe vlerat e saj për një muaj.

6

Gubana do 3 ditë kohë për t’u përgatitur dhe nëse ruhet në një vend të thatë dhe të ftohtë i ruan cilësitë dhe vlerat e saj për një muaj.

7

Panspeciale ose Certosino, Emiglia Romana. Kjo tortë tradicionale bolonjeze e Krishtlindjes përgatitet me  çokollatë, gjalpë, mjaltë, mustardë bolonjeze,  fruta të ëmbëlsuara, stika pishe dhe mjaltë. Është prodhuar në Mesjetë nga farmacistët dhe më vonë janë kujdesur murgjit për prodhimin e saj. Me kalimin e kohëve, disa prej përbërësve kanë ndryshuar.

8

Riçareli, Toskanë.  Një ëmbëlsirë tipike Krishtlindjesh me origjinë nga Siena me bazë paste bajamesh të buta, të cilat kombinojnë shijet e vaniljes dhe kanellës. Gjurmët e para të origjinës datojnë në Mesjetë, ku është prodhuar fillimisht në dyqanet artizanale.

9

Zelten, Trentino Alto Adige. Ëmbëlsira tipike  e Trentinos ëshë një bukë me fruta dhe aromë. Është një version i pasuruar i bukës së shtëpisë, e bërë me fruta të thata, fruta të ëmbëlsuara dhe rrush të thatë.  Në gjermanish “Zelten” do të thotë ndonjëherë, për të treguar përgatitjen e veçantë dhe jo të zakonshme të saj.

10

Kubaita, Siçili. Është torrone tipike siciliane, ekzaktësisht i Modica, një qytet në provincën e Raguzës. Vjen nga Lindja e Mesme dhe ingredienti kryesor i saj është susami. Ëshë shumë aromatike, falë prezencës së mjaltit, portokallit dhe limonit.

Pema e Vitit të Ri njëngjyrëshe

Një pemë festive një ngjyrëshe mund t’i japë shtëpisë një stil very chic dhe modern.

1

Zakonisht synohet për një look shumë tradicional, karakterizuar nga një strukturë jeshile dhe dekore ne tonalitetet e ngjyrës se kuqe, te bardhë, te artë apo shumë ngjyrëshe. Te synoni për pemë ne një ngjyrë është komplet dicka tjetër, por nevojitet te zgjidhni me kujdes zbukurimet për te pasur këeshtu një stil uniform. Ja se cilat janë propozimet me te mira nga te cilat mund te frymëzoheni.

2

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të bardhë

3

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të sfumuar

4

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të artë

5

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë rozë

6

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë vjollcë

7

  1. Pema e Vitit të Ri në ngjyrë të kuqe

E artë, tartan dhe e kuqe, tendenca për festa

Tendencat fashion për festat 2015 kthehen nga ngjyrat dhe fantazitë tradicionale si e arta, e kuqja dhe tartan te aplikuara ne veshje dhe aksesoret me glamour te koleksioneve vjeshtë/dimër 2015-16. Veshjet me shkëlqim prej gjithmonë kane qene veshjet klasike për periudhën festive, por këtë vit me shume se kurrë firmat me fashion, por dhe ato low cost kane ideuar krijime unike për t’i mbajtur gjate festave te fundvitit.

1

Festat 2015 ne ngjyre te arte dhe te argjendte

Veshjet me efekt te shkëlqyeshëm gjithmonë kane qene shume te dashura nga fashionistet te cilat dashurojnë te veshin krijime te veçanta dhe me karakter. Me ardhjen e festave 2015, janë te shumtë brandet te cilët kane bere pjese te koleksioneve fustanet e arta apo ne ngjyre te argjendte, modele te gjata për evente me glamour dhe versione te shkurtër për ato qe preferojnë një stil me zbavitës.

2

Për party ne mbrëmje me te sofistikuar Herve Leger ka menduar për fustane me një ane ne ngjyre te arte qe përkëdhel te gjithë siluetën, ndërsa Oscar De La Renta ka synuar për versionin me fund ne gjatësi te mesme apo te shkurtër. Skater dress te arte kane bere për vete edhe koleksionin Alice and Olivia ndërsa firma low cost si Zara apo Asos propozojnë fustane të shkurter, te ngjitur pas trupit. E arte dhe e argjendte edhe për aksesoret, nga çantat e dorës për mbrëmje te Prada deri tek ato me te sofistikuara te Louis Vuitton apo Valentino.

3

Festat 2015 ne ngjyre te kuqe dhe tartan

Ngjyra e kuqe gjithmonë ka qene ngjyra e preferuar ne këtë periudhe por ne sektorin fashion është edhe nuanca me e dashur nga stilistet. Marni ka dashur ne propozimet e tij dimërore veshje si bluza dhe funde me pala asimetrike perfekte për ti mbajtur ne këtë periudhe ndërsa mjeshtri i Haute Couture Elie Saab ka menduar për shume versione për fustanet e mbrëmjeve ne këtë ngjyre.

Fustane mini dhe joshës ka preferuar Ted Baker ne variantet me fund me pala ndërsa Alexander McQueen dhe Victoria Beckham kane propozuar veshje por mbi te gjitha çanta, pumps dhe sandale për mbrëmje ne total red.

4

Tartan është një nder tendencat me popullore te këtij viti, këtë e kane treguar dhe koleksionet e veshjeve te Marella vjeshtë/dimër 2015-16, linjat e firmusora Max and Co. Pennyblack dhe shume firma te tjera. Me rastin e festave nuk janë te paket brandet te cilët kane zgjedhur këto motive te famshme për artikuj shik dedikuar mbrëmjeve festive nga fustanet mini te Dsquared2 tek palltot apo fustanet e Saint Laurent, Vivienne Westwood dhe Jean Paul Gaultier.

5

Dekori në stilin vintage për një atmosferë festash retro

Dekoracionet per festa ne stilin vintage do t’i japin shtëpisë tuaj  një pamje shik dhe elegante.

1

Një koleksion i vjetër zbukurimesh, dekoracione prej kristali te cilat nuk gjenden me ne treg do te jen pikërisht këto element qe do te bëjnë banesën një vend magjik dhe te veçante ku do te kaloni festa te paharrueshme. Ja atëherë disa ide për një atmosfere festash ne stilin retro.

2

Dekoracione festive vintage do te sjellin ne shtëpinë tuaj një pamje plote sharmë dhe romantizëm. Zbukurimet moderne zakonisht realizohen me materiale te lehta dhe ekonomike ne te kundërt me ato vintage te cilat zakonisht ishin prej xhami dhe shpesh janë te dekoruara me dore dhe te punuara ne mënyrë artizanale. Me pak fjale janë modele unike për t’u ruajtur me kujdes. Por si t’i përdorni këto dekoracione për te nxjerre ne pah bukurinë e tyre?

3

Për pemën e Vitit te Ri duket te ruani zbukurime kristali, plak prej dëbore, sfera dekoruese te cilat do te bëjnë pemën tuaj unike dhe te çmuar, elegante dhe ekskluzive. Pranë pemës mund te rikrijoni skena vintage me fotografitë e familjes bardhe e zi, baule te vjetra ku mund te vini dhuratat dhe ndonjë aksesor vintage te cilin e keni shume për zemër.

4

Edhe figurat e vjetra me teme festive do te duken bukur për te arreduar shtëpinë për festa, sistemojini njëra pranë tjetrës pranë dritares apo pranë oxhakut dhe efekti vintage do te jete me te vërtet unik. Dekori për oxhakun është një nder klasiket e festave kështu qe nuk duhet te mungojnë çorapet e plakut te Vitit te Ri, pisha te gjitha te personalizuara ne këtë rast me sfera elegante festive prej xhami.

5

Një klasik i paperendeushem janë edhe ushtaret prej lodre te cilët janë tradite për këto festa. Mund ti përdorni ne shume mënyra për shembull për te dekoruar dritaret për tavolinën, për oxhakun apo dhe pemën e Vitit te Ri.

6

[su_slider source=”media: 10573,10574,10575,10576,10577,10578,10579″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Festa 2015, 6 ide për të dekoruar tavolinën

Tavolina e festave është protagoniste e rëndësishme e festave është pikërisht aty ku ne kalojmë me shume kohe me njerëzit qe duam, midis recetave tipike dhe eksperimenteve origjinale ne kuzhine. E dekoruar me detaje te vogla na lejon te përdorim fantazinë edhe për festa, për te krijuar diçka te veçante. Mund ta dini se ngjyrat ne tendence për zbukurimet e festave 2015 janë e kuqja klasike, e argjendta, roza, e arta, e zeza dhe e bardha. Ja se si mund te dekoroni tavolinën tuaj festive ne baze te trendëve 2015.

  1. Peme te krijuara me fantazi dhe natyrale
    Siç mund ta dini këto festa synojnë shume tek dekori natyral dhe i ricikluar kështu qe mund te gjeni dege te vogla peme te prisni sipërfaqen për te krijuar valë derisa te krijoni një peme te vogël Krishtlindjesh tërësisht eco-friendly.

1

  1. Topa me ngjyra
    Nuk duhet te hiqni dore nga një tavoline festive pa e dekoruar bukur. Gjeni topa për pemën e vitit te ri ne ngjyrën qe preferoni dhe vërini ne një supier, ne mbajtësit e qirinjve dhe lini disa te shpërndara ne tavoline. Për ta bere edhe me te veçante përdorni ato qe keni duke i ngjitur disa xixa apo gurë.

2

  1. Qirinj ne një kavanoz te dekoruar
    Preferoni qirinjte mbi tavoline? Për te evituar rrezikun e fëmijëve apo veshjet e te ftuarve tuaj vërini qirinjte ne një kavanoz transparent prej xhami. Shtojini ndonjë detaj si pisha, fjongo etj dhe tavolina do te jete menjëherë e ngrohte dhe mikpritëse.

3

  1. Molle si vend shënues
    Nuk preferoni te përdorni materiale jo natyrale dhe dëshironi te jeni me krijues? Atëherë ju duhet vetëm një molle. Futni një pipëz ne molle dhe dekorojeni me detaje te tjera, krijoni një pusulle te bukur dhe mbështeteni ne tavoline, molla mund te konsumohet pasi te keni mbaruar vaktin.

4

  1. Një mbajtëse pjatash ne stilin rustik
    Mundohuni te gjeni trungje pemësh me lartësi 5 cm, pastrojini me kujdes dhe përdorini si mbajtës pjatash. Efekti rustik do te jete me te vërtet origjinal.

5

Eliksiri i bukurisë CHANEL, Pika që bën çudira

HISTORIA E ZBULIMIT TË KËTIJ THESARI – OSE RRUGËTIMI DREJT BUKURISË

1

Për të ardhur më pranë kërkesave femërore, perfeksionit dhe rinisë së përjetshme të lëkurës, marka e njohur Chanel ka udhëtuar deri në Madagaskar për të zbuluar thesaret e këtij ishulli dhe ia ka arritur qëllimit. I janë dashur plot 10 vjet kërkime për të zbuluar fuqitë rigjeneruese të lules Vanilla Planifolia (një lloj orkideje me origjinë meksikane, frytet e së cilës prodhojnë vaniljen). 80 për qind e plantacioneve në këtë vend janë unike. Në pyllin e njohur të Vohimanës, shtrihet tapeti i smeraldeve, një korridor i vetëm në botë, me një biodiversitet të rrallë ku ndërthuren bukur fauna me florën e pasur, me dhjetëra bimë mjekësore. Frutat dhe lulet e vaniljes përpunohen në mënyrë artizanale, sipas traditave të vjetra, për të mos humbur vetitë e tyre. 60.000 fruta dhe 14.000 lule mblidhen për të prodhuar 1kg përbërës natyralë të shfrytëzueshëm për kremin. PFA: një përbërës, i cili lufton shenjat e plakjes, ideuar nga Chanel.

2

Që nga testimet e para të bëra në lëkurën e femrës, u vu re që pas 4 javësh rresht të përdorimit të kremit Chanel Sublimage Essential Rigenerante, lëkura ishte:

– 26% më e hidratuar

– 74% më e tonifikuar

– 43% më e shkëlqyeshme

Pas zbulimit të vaniljes, Chanel zbuloi edhe një mrekulli tjetër: xhenxhefilin blu (Zingiber officinale Roscoe) një antioksidant mjaft efikas për lëkurën.

Vetëm një pikë që bën mrekulli

Një nga trajtimet më të kushtueshme dhe më efikase në të njëjtën kohë. Pse?

  • Lulet dhe frutat, të mbledhura në zemër të Madagaskarit rigjenerojnë epidermën e lëkurës duke vepruar thellë në të.
  • Qelizat staminale të marra nga gjethet, aktivizojnë procesin natyral të rregullimit të lëkurës.
  • Dhe falë një teknike të zhvilluar, arrihet të ruhen të gjitha dobitë e natyrës.
    RIGJENERIM, RIRREGULLIM, MBROJTJE

Një pikë e vetme përmban një fuqi të madhe rigjeneruese. Përbërja e saj me shumë vlera është unike dhe të jep një ndjesi përkëdheljeje në fytyrë. Efektet e saj janë të menjëhershme. Në rast se jemi të ekspozuara në diell apo në të ftohtë, jemi në periudha stresi dhe lodhjeje, kemi një lëkurë të dehidratuar apo të thatë për shkak të ndryshimeve hormonale, mjafton vetëm një pikë nga eliksiri i bukurisë për ta rigjeneruar lëkurën. Pas një cikli trajtimi prej 4 javësh, fytyra juaj do të jetë më e rigjeneruar dhe më e shndritshme.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Ideatorët e këtij kremi kanë menduar që dhe flakoni i përdorimit të jetë sa më praktik. Të mos shpërdorojmë masën, por vetëm me anë të një pike të arrijmë të ushqejmë lëkurën tonë. Kremi vendoset njëherë në gisht dhe pastaj përhapet me të dyja duart duke e masazhuar në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë, me lëvizje të ngadalta nga brenda jashtë. Mos harroni të lyeni edhe qafën, e cila është po aq e ekspozuar sa edhe fytyra.

Kush duhet ta rregullojë pemën e festave te fundivitit?

Jemi në periudhën më të bukur të vitit ku çdo gjë duket se shkëlqen më shumë se kurrë. Dritat, zbukurimet, ngjyrat, atmosfera festive ndihet kudo e kush më shumë se fëmijët janë të lumtur për ardhjen e vitit të ri. Rituali që pothuajse ekziston në çdo cep të botës është ai i vendosjes së pemës.

Të gjithë mundohen ta bëjnë ambjentin e tyre sa më të ngrohtë, festiv dhe të këndshëm. Por “mania” e disa prindërve për të pasur çdo gjë në përfeksion ndikon te fëmijët.

Mos u mundoni ta rregulloni pemën sipas shijeve tuaja ku  çdo zbukurim duhet të kombinohet me tjetrin dhe ju mos të lini fëmijet tuaj të marrin pjesë në rregullimin e pemës. Nuk është problem nëse “shijet” e tyre nuk janë estetike apo se bëjnë lëmsh zbukurimet. Ata presin me padurim një vit të tërë për të rregulluar pemën dhe pikërisht prindërit pengojnë këtë gjë.

Dekorojeni së bashku pemën dhe merrini mendim vogëlushit tuaj që para se ju të blini dekorimet festive. Vërtet pema dhe shtëpia nuk do jetë perfekte me çdo gjë sipas “syri të rrituri” por e rëndësishme është shpirti festiv që duhet të mbizotërojë në çdo shtëpi.

9 ide për ta bërë sa më të bukur tavolinën për festa

Me ardhjen e festave familja dhe miqtë bashkohen për te kaluar momente te këndshme se bashku. Protagonistja kryesore e festave është tavolina e shtruar, asgjë nuk i duhet lënë rastësisë çdo gjë duhet te jete e studiuar deri ne detaje.

1

1. Ngrijini pjatancat ne “piedistal”

Një ide për te bere sa me te bukur tavolinën për festa është ajo për te përdorur objekte te larta për te nxjerre ne pah pjata te ndryshme. Kombinoni ngjyrat e ushqimeve për një efekt viziv edhe me te bukur.

2

2. Krijoni një efekt natyral

Festa ne stilin green konfirmohet si tendence e vitit. Për te dekoruar tavolinën për festa zgjidhni elementet natyral si pisha, dege te thara dhe fruta te sezonit. Mos harroni te shtoni ndonjë detaj te veçante për një atmosfere magjike gjate orëve te mbrëmjes.

3

3. Përzieni ngjyrat neutro

Ngjyrat neutro shkojnë me çdo gjë. Zgjidhni për te dekoruar tavolinën duke i interpretuar sipas stilit te personalitetit tuaj. Një tavoline elegante kërkon kombinimin me te bardhen, një tavoline rustike duhet te luaje me tonalitet neutro dhe sfumaturat e kafesë, tavolina moderne duhet te personalizohet nje ngjyrat ne kontrast.

4

4. Përdorni efektin akull për një pamje elegante

Kush preferon atmosferët magjepsëse te sezonit dimëror duhet te krijoje një efekt te akullt. E bardha do te jete ngjyra dominuese e kombinuar me kristale dhe dekoracione. Transparencat e xhamit dhe dritat e qirinjve do te krijojnë një atmosfere te këndshme.

 

5. Pecetat e tavolinës

Për te bere te veçante tavolinën e festave duhet te mendoni për kujdesin e detajeve. Pecetat e tavolinës mund t’i mblidhni me kanelle ose me elemente te tjerë natyral.

6

6. Krijoni lojëra kromatike

Zgjidhni një binom ngjyrash për te shtruar tavolinën festive me stil. E bardha dhe e zeza është një klasik i cili nuk del kurrë nga moda dhe mund te interpretohet ne shume mënyra. Kombinojeni me ngjyrën e arte dhe do te marre nje pamje luksoze, përbri te kuqes do te behet romantike.

7

7. Përdorni qirinjte notues

Qirinjte nuk duhet te mungojnë ne dekorin e tavolinës. Mund te synoni për qirinj notues te cilët do ti japin tavolinës një pamje magjike. Kombinojini me petale lulesh apo me fruta me ngjyra për një efekt unik.

8

8. Përzieni modernen me antiken

Një tavoline shik do te përziejë shume stile pa e renduar atë. Një miks objektesh antike dhe moderne do te dekoroje tavolinën festive ne mënyrë te veçante dhe origjinale. Alternoni materialet e çmuara me elemente te ricikluar.

9

9. Mos harroni një vend për me te vegjelit
Kur behet fjale për festa ne familje nuk mund te mos mendoni edhe për fëmijët, te cilët janë protagoniste te padiskutueshëm te festave.

Dekor festiv për ambientin e jashtëm

Dekoracioni për festa për ne ballkon, tarrace apo verande do t’u bëjnë te ndjeni edhe me pranë ardhjen e festave te fundvitit.

1

Dekoracionet festive ne ambientet e jashtme do te kontribuojnë për te bere edhe me te bukur atmosferën festive. Me ardhjen e festave gjithkund ka një pamje ndryshe dhe është shume kënaqësi te dekoroni shtëpinë. Edhe hapësirat e jashtme nuk duhet te mbeten pas dore përkundrazi ato duhet te jene qershia mbi torte qe do te kompletoje kuadrin festiv.

2

Dritat janë protagonistet e vërteta ne dekorin e festave për ambientin e jashtëm. Zgjidhni modelet ujëvarë për te ndriçuar murin e ballkonit apo tarracës. Ato shume ngjyrëshe janë vërtet për një atmosfere te tille, dritat e verdha ose te bardha kane efekt te akullt.

3

Ne baze te hapësirës qe keni ne dispozicion mund te luani me dekorin. Nëse behet fjale për një ballkon te vogël shfrytëzoni hapësirën mbi tavoline për te sistemuar diçka te bukur me shije dimërore dhe festive. Mos harroni te dekoroni me mbajtëset e qirinjve dhe qirinjte te gjithë hapësirën e hapur ne këtë mënyrë do te kontribuojnë për te ngrohur atmosferën duke e bere me te këndshme qoftë edhe një ballkon te vogël.

4

Nëse keni me shume hapësire ne dispozicion mund te krijoni ne tarracën tuaj gjera shume te bukura. Vendosni përreth shume mbajtëse qirinj ne ngjyre te kuqe dhe te bardhe me dritën e tyre te ngrohte do ti japin ambientit një pamje te magjike. Ne mbrëmjen e Krishtlindjes apo Vitit te Ri e gjithë familja mund te mblidhet për te shijuar spektaklin e fishekzjarrëve.

5

[su_slider source=”media: 10457,10458,10459,10460,10461,10462″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Aksesorët e duhur për festa

Me afrimin e festave 2015 te pasionuarat pas modës kane filluar te kërkojnë aksesoret perfekt për te kompletuar look-un e festave.

1

Emrat e mëdha te fashion system botëror kane vene ne dispozicion krijime për te gjitha shijet, artikuj tradicional ne ngjyre te kuqe por mbi te gjitha te reja ne ngjyre te arte, argjend ose tërësisht me xixa për te qene një hap me diktatet e sezonit.

2

Koleksionet e aksesoreve janë te pasura me këpucë dhe çanta te menduara për te kompletuar look-un me fashion për festat 2015. Ne plan te pare janë këpucët pumps ne ngjyre te kuqe, modelet me te dashura nga vip-at dhe fashionistet moderne.

3

Ngjyre e kuqe edhe për çantat e dorës te cilat mund te kombinohen me veshje ne ngjyre te zeze. Gjithashtu nuk mbeten me pas edhe bizhuteritë për te zbukuruar veshjet qafen apo floket.

4

[su_slider source=”media: 10445,10446,10447,10448,10449″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]