I ftuar në Akuarel

Nesër në Akaurel:
Një bisedë me…
Pastor Plator Çollaku, për t’u fokusuar më shumë tek kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes dhe përjetimit plotësisht të saj.
Na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe ritransmetim të diel ora 17.00, në RADIO EMANUEL.

Fokusi i vërtetë i Krishtlindjes

Akuarel vjen këtë fundjavë në takimin e fundit të tij me një fokus të veçantë shpirtëror drejtuar nga Krishtlindja.
Tema në fokus: FOKUSI I VERTETE I KRISHTLINDJES.
Na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe ritransmetim të diel ora 17.00, në RADIO EMANUEL.

Çfarë kuptimi kanë simbolet dhe ngjyrat e Krishtlindjes?

Keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë simbolet dhe ngjyrat e Krishtlindjes?

Ngjyrat e Krishtlindjes janë ngjyra jeshile dhe e kuqe. Simbolet janë pema, ylli, zilja, dritat, frutat te varura në pemë dhe dhuratat poshtë pemës.

Ngjyra jeshile përfaqëson jetën, ngjyra e kuqe gjakun e Krishtit.
Pema jeshile me frutat e kuqe kanë kuptimin e Pemës me frutat e jetës. Jeta e përjetshme është frut i sakrificës së  Zotit Jezus. Kushdo që pranon Jezusin si Zot në jetë merr jetën e përjetshme nëpermjet faljes e pastrimit nga  mëkati me gjakun e Krishtit.

download

Ylli është simbol i ardhjes së Krishtit në Tokë.

2
Zilja simboli i deles së humbur.

Sleigh bell on table in front of Christmas tree

Dritat simbol i vetë Krishtit. Delja e humbur, që gjendet nga Krishti nëpërmjet dritës.

4

Pra Jezusi (dritat) sjell jetën(jeshile) nëpërmjet derdhjes së gjakut (kuqe) në kryq (pema) për të shpëtuar delen e humbur (zilja) duke ardhur nga parajsa (ylli). Ky frut i pemës është dhuratë e fshehur tek kryqi.

Pra miq të dashur kur shikoni të gjitha këto simbole këto ditë festash mos harroni që e gjithë kjo flet për shpëtimin e secilit nga ne nëpërmjet Krishtit.

Mbi të gjitha mos harroni vetë Zotin Jezus që është qendra e festes.

Kuptimi i Krishtlindjes: Nje Shpetimtar Unik

Kuptimi i Krishtlindjes është në fakt thelbi i Krishterimit historik. Çfarë kombet festojnë kudo nëpër botë është deklarimi i faktit që Perëndia mishëroi vetveten për t’iu afruar njeriut për shpëtimin e tij. Kjo njihet si Doktrina e Mishërimit: Perëndia u bë njeri në Jezusin nga Nazareti. Ky është fakti dhe doktrina që e veçon Krishtërimin nga të gjitha fetë e tjera.

Një nga emrat e Krishtit është Emanuel që do të thotë “Perëndia në mesin tonë.” Dhe ky person ishte vetë Jezus Krishti, personi i Dytë i Trinisë i veshur me mish njeriu. Dhe për këtë arsye, ai është personi më unik në këtë botë.

Vetë Apostulli Gjon e përdor këtë term kur i referohet Krishtit. Psh: Gjoni e quan Krishtin “i vetëmlinduri Bir.” Fjala që ai perdor në Greqishten e vjetër (monogenesis) në fakt do të thotë “i vetëm për nga lloji,” apo unik. Krishti ishte Biri unik i Perëndisë. Dhe ky është kuptimi i Krishtlindjes: Perëndia i vetëm i kësaj bote, një person unik, ofroi Birin, të vetmin person të dytë të trinisë së Shenjtë për t’u mishëruar, një mënyrë unike kjo për të shpëtuar njeriun, dhe si rrjedhim, çfarë na është dhuruar për Krishtlindje është një person unik, një Shpëtimtar unik.

Unik në Personin e Tij

Krishti është së pari unik në personin e Tij. Është e vështirë të gjesh një lider shpirtëror më impresionues se sa Gjon Pagëzori. Një engjëll lajmeroi lindjen e tij duke thënë “Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit… dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s’ëmës” (Luka 1;15). Gjoni pati një mesazh dhe shërbesë frymëzuese për këdo që inspiron të bëhet një lider. Ai thirri Israelin në pendim dhe bindje ngaj Perëndisë. Mbi të gjitha ai kishte guxim, karakter dhe integritet. Ai konfrontoi drejtuesit hipokritë dhe madje edhe vetë Mbretin Herod.

Gjoni thotë që edhe pse ai lindi përpara Krishtit dhe e filloi shërbesën e tij përpara Krishtit, Krishti është një lider shpirtëror i një niveli më të lartë pasi ai është unik në personin e Tij. Me fjalët “sepse ishte përpara meje” Gjoni thekson pri-ekzistencën e përjetshme të Krishtit. Krishti është vetë Perëndia i përjetshëm dhe për këtë arsye Ai qëndron unik mbi çdo qenie tjetër njerëzore. Krishti është unik edhe në krahasim me liderët e feve të tjera. Krishti është i vetmi person që u ngrit nga të vdekurit dhe jeton përgjithmonë për të qenë Shpëtimtari ynë tek i cili ne mund të mbështetemi plotësisht.

Unik në Resurset e Tij

Krishti ka plotësinë e të gjitha bekimeve shpirtërore dhe fizike për të cilat ne kemi aq shumë nevojë. Asnjë nevojë e jona nuk është më e madhe se sa mundësia e Krishtit për t’i adresuar ato. Krishti mund të na bekojë në të gjitha nevojat tona nga plotësia e tij e pafund, nga hyjnia e Tij e plotfuqishme, dhe nga burimi i pashtershëm i dashurisë së Tij për ne. Hir përmbi hir nënkupton që jo vetëm Krishti na jep hir nga hiri i tij hyjnor, jo vetëm që Krishti na ka shpëtuar përmes hirit dhe na jep përsëri hir pas shpëtimit tonë, por mbi të gjitha që Krishti dërgon dallgë të vazhdueshme hiri mbi ne me qëllim që ne kurrë të mos gjendemi zbuluar, ashtu siç edhe fundi i detit nuk gjendet kurrë i zbuluar e pa ujë. Krishti është unik e i pashtershëm në resurset e tij për ne.

Unik në Dhuratat e tij

Krishti nuk është unik vetëm në personin e tij dhe në resurset e tij. Krishti është së treti Unik edhe në Dhuratat e Tij. Nëse Gjon Pagëzori ishte i rendësishem, Moisiu ishte akoma edhe më shumë. Perëndia e përdori Moisiun për të shpëtuar Izraelin nga skllavëria Egjiptiane, për ta udhëhequr Izraelin për në tokën e Premtuar dhe për t’i dhënë atij 10 Ligjet e Perëndisë. Por Krishti është akoma edhe më unik në dhuratat e Tij shpëtuese për popullin e Tij. Moisiu dha Ligjin, por , por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.

Shën Augustini shkroi “Ligji të kërcënon por nuk të ndihmon, të urdhëron por nuk të shëron, të shpalos, por nuk të heq mëkatin dhe dënimin e tij.” Ligji është i mirë pasi është udhërrëfyesi ynë për tek Krishti, por hiri vjen vetëm përmes Jezus Krishtit.

Krishti është unik në dhuratat e tij, në resurset e tij, në personin e tij, por së fundi, Krishti është Unik edhe në Zbulesën e tij për ne.

Unik në Zbulesën e Tij

Krishti është unik si shpëtimtar pasi ai është i vetmi person që mund të na zbulojë Perëndinë. Lavdia e Perëndisë është shkatërruese për njeriun. Por lajmi i mirë i Krishtlindjes si edhe kuptimi i saj është ky: Perëndia më së fundi na ka zbuluar vetveten e tij duke e mbuluar atë në mishërim. Ati Perëndi dërgoi personin e Dytë të trinisë që t’u zbulojë Perëndinë njerëzve, dhe për të mos e shfarosur njerëzimin me lavdinë e shenjtërisë së Tij, Biri i Perëndisë e mbuloi lavdinë e tij duke marrë mbi vete natyrën njerëzore. Perëndia na zbulohet duke mbuluar vetveten më mishërimin dhe lindjen e Krishtit Jezus. Dhe është për këtë arsye që Jezus Krishti është unik në zbulesën e tij, në zbulesën që ai na ofron mbi Perëndinë. Krishti erdhi që të sigurojë zbulesën e Perëndisë në një mënyrë të tillë që ne të jemi në gjendje ta marrim atë. Kjo do të thotë që Krishti është i vetmi Shpëtimtar për të gjithë ata që dëshirojnë të njohin Perëndinë dhe të njihen prej tij.

Grazhdi: historia dhe idete per ta bere ne shtepi

Grazhdi eshte nje nga simbolet kryesore te Krishtlindjes.

Si ta bejme grazhdin me femijet

Mes traditave më të rrënjosura ne disa vende te botes eshte ajo e pergatitjes se grazhdit qe, bashke me pemen e Krishtlindjes, eshte simboli me i rendesishem i festimeve te Krishtlindjes. Por,  si ta bejme grazhdin me femijet?

Grazhdi, eshte nje tradite qe vjen nga Mesjeta eshte simbolika e lindjes te Jezusit premes prezantimit te te gjithe personazheve dhe vendeve te pershkruara ne Shkrimet e  Shenjta, pra shpelles, demat dhe gomeret, yllin, barinjte me dhente e tyre, dijetaret e  keshtu me rradhe.

Tradita e grazhdit e pati origjinen pikerisht nga Italia dhe ajo daton në  epoken e Shen Franceskut te Azisit qe ne 1223 realizuar nga Greccio perfaqesuesi i lindjes se Krishtit. Ne 1400 u perhap perdorimi i vendosjes ne kisha, statujash te medha qe perfaqesonin Lindjen. Kjo tradite shume shpejt  u perhap ne te gjitha nivelet e shoqerise, psh. brenda familjeve per te cilat prezantimi i lindjes se Jezusit, me statujat e vogla dhe  me elementet e marre nga ambienti natyral, u be nje rit nga i cili nuk hoqen me dore.

Prej  shekullit XVII grazhdi filloi te perhapet edhe ne shtepite e fisnikeve sidomos ne  Napoli dhe Bolonje, dy nga tre qytetet italiane qe mund te mburren me nje tradite antike te grazhdit. Ne Napoli shuem shpejt filloi nje konkurrim i vertete mes familjeve me te pasura qe shpenzonin para dhe lodhje per te  realizuar grazhdin me te bukur dhe me te mrekullueshem: me kete rast hynin ne pune hapesirat boshe te shtepise (shpesh here dhoma te tera) per pergatitjen e grazdhit che qe shpesh perbehej nga statuja te veshura me pëlhura të bukura dhe bizhuteri autentike.

Ne Bolonje u krijua nje treg vjetor i statujave te prodhuara nga artizanet lokale. Kjo tradite, pas gati dy shekujsh, perseritet edhe sot cdo vit gjate festimeve te Krishtlindjes. Ne shekujt pasardhes grazhdi filloi te vendoset edhe ne shtepite e borgjezeve dhe te popullit, sigurishjt qe ne menyre me pak te dukshme, duke rezistuar deri ne ditet tona.

Ndryshimet  tregohen shpesh për përdorimin e produkteve të veçanta dhe materialeve qe zgjidhen per  te rikrijuar skenat e lindjes te Jezusit. Per shembull nje tipo I vecante grazhdi eshte ai i Gjenoves, ne te cilin materiali kryesor eshte druri, ose grazhdi sicilian qe dallohet per prezencen e degeve te portokajve dhe mandarinave dhe realizohet me materiale si korali, alabastri dhe sedefi, te gjitha produktet tipike te tokes siciliane.

Te Ideojme dhe realizojme Grazhdin ne shtepine tone mund te jete nje moment shume special per t’u jetuar ne familje, sidomos nese ka femije qe me entuaziasmin e tyre mund t’i japin nje prekje speciale realizimit dhe suksesit te pregatitjes. Do te jete shume argetuese te zgjedhim te gjithe bashke materialet, statujat dhe gjithcka qe mund te sherbeje per realizimin e grazhdit.

Kur ta besh grazhdin

Ne shume zona te Italise tradita e do qe dita dedikuar pregatitjes te grazhdit dhe pemes se Krishtlindjes te jete 8 Dhjetori. Por shpesh eshte tendenca per ta pershpejtuar kete date, sidomos persa i perket grazhdit  realizimi i te cilit, sipas rastit, mund te kerkoje edhe disa dite pune dhe shume impenjim.

Si ta ndertosh grazhdin

Nese nuk kemi shume ide, nese jemi te lodhur nga grazhdi i zakonshem i  realizuar cdo vit ne te njejten menyre ose nese jemi ne kerkim te dickaje origjinale mund t’i hedhim nje sy ne internet qe ofron shume spunto per te realizuar nje grazhd te bere vete me materiale te ndryshme. Ne kete rast eshte e rendesishme  te pregatitesh per kohen per te gjetur ate qe na duhet per  te realizuar ate qe kemi ne mendje.

Materialet qe mund te perdorim jane me te vertete shume: dru, leter, objekte te ricikluara, pelhura, tape, plastike, etj.

Si ta presesh Krishtlindjen me femijet

Zakonisht periudha e eventit fillon nga 1dhjetori. Ja cfare do te thote Event per femijet

Eventi per femijet

Afrohet Krishtlinjda, nje moment magjik per femijet dhe per familjet. Por cfare do te thote  Eventi per femijet ? Ne 25 dhjetor ne qendrer te botes vihet “femija” qe lind pikerisht per “te shpetuar boten”. Ne traditen e krishtere dita kur lind Femija Jezus eshte nje feste ne kuader “te femijes”… por, edhe per ate qe nuk eshte i krishtere, ne cdo tradite te madhe fetare femijet luajne nje rol te rendesishem.

Pritja ne menyre specifike, pertej kuptimit komercial eshte sic na shpjegon Wikipedia,  periudha kur liturgjia e krishtere i paraprin Krishtlindjes dhe shenon fillimin e nje viti te ri te liturgjise lindore.

Fjala pritje apo ( event ) vjen nga latinishtja adventus dhe do te thote ardhje dhe eshte pregatitor i Krishtlindjes, edhe pse shpesh shihet me shume si “pritje”.

2

Kalendaret e eventit per femijet

NJe kalendar eventi tregon ditet qe mbeten deri ne vigjiljen e Krishtlindjes. Behet fjale per nje zakon shume te perhapur ne vendet ku flitet gjermanisht dedikuar femijeve per te shoqeruar periudhen e pritjes te festes se madhe. Kalendaret tradicionale fillojne numerimin mbrapsht me te dielen e pare te eventit, nderkohe qe sot numerimi fillon qe ne daten 1 dhjetor. Duke filluar nga 1920 perhapen ne Gjermani kalendare prej kartoni me 24 dritare te mbushura me forma prej cokollate me figura Krishtlindjeje. Prej disa vitesh kalendaret e eventit te ketoj lloji njohen nje perhapje gjithmone e me shume ne rritje ne Europe dhe ne SHBA.

Si t’i festjme 4 te dielat qe te cojne drejt Krishtlindjes?

Ja shpjegimet e simblologjise: Kater simbole per kater te diela.

Simboli perkthehet ne imazhe te lexueshme per femijen, nga simboli, per me teper, marrin impulse per te eksperimentuar pregatitjen e Krishtlindjes.

Si instrument propozohet te behet nje poster me «shenjen e eventit»: do te jete nje tip billbordi ku vizatohet silueta e një shtëpie me 4 dritare, prapa te cilave jane simbolet e zgjedhura per 4 te dielat dhe qe do te hapen, njera pas tjetres gjate te dielave ndoshta para darkes me familjen.

[su_slider source=”media: 10521,10522,10523,10524,10525,10526,10527,10528,10529,10530,10531,10532,10533,10534,10535,10536,10537,10538,10539,10540″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

E diela e Pare

  • tema: «Kini kujdes, jini vigjilente»;
  • simboli: nje ore me zile

Eshte moment i kujdesit, per te qene vigjilente. Zgjimi nga gjumi: nuk mund te te gjeje ne gjume ardhja e Perendise. Simboli-guide do te jete «ora me zile», nje tingull, nje thirrje…
Gjate javes  duhet t’i mbajme syte mire hapur, te jemi ne gjendje te veme re nevojat e njerezve qe kemi perreth ne menyre qe te jemi gati per t’iu pergjigjur.

 

E diela e Dyte

  • tema: «Pregatisni rrugen, drejtoni shtigjet»;
  • simboli: nje gur

Veshtirmi yne, me i kujdesshem dhe i vetedijshem, zbulon s e cdo dite eshte nje ecje, e pasur me shumë mundësi për të thënë «po», te jemi dergues, te derguar. Por, mund edhe te pergjigjemi me guret «jo». Simboli-guide do te jete pikerisht nje gur.

E diela e Trete

  • tema: « Toka prodhon bimësi »;
  • simboli: nje bulb narcizi

Ecja eshte e gjate dhe shpesh e lodhshme. Per te mos e humbur kurajon duhet te shohesh qellimin, te shpresosh ne arritjen e tij, te shijosh gezimin paraprak te ardhjes.

E diela e Katert

  • tema: «Mamaja qe pret femijen»
  • simboli: zemra

Ne te dielen e katert te eventit, vemendja jone drejtohet fillimisht tek ajo qe lindi Jesuzin: nena e tij, Maria.
Maria ne fakt eshte figura qendrore e kohes te Eventit, sepse kurre askush nuk ka pritur dhe do te prese me Jezusin me nje besim dhe dashuri me te madhe. Nje biskote ne forme zemre mund te hahet si shenje shoqerimi vellazeror ose… mund te varet ne pemen e Krishtlindjes.

Kurora e eventit per femijet

Kurora e eventit eshte nje zakon me origjine gjermane qe ka te beje me ndezjes e nje qiriri te kuq cdo dite qe na ndan nga Krishtlindja dhe nje te bardhe cdo te diel te Eventit. Kurora e Eventit mund te realizohet shume lehte bashke me femijet duke perdorur boçe pishe, gjethe dhe elemente te tjere te natyres qe vihen rreth e rrotull qiririt te ndezur.

Aktivitete argëtuese me fëmijët për Krishtlindje.

Akuarel këtë fundjavë ju sjell shijen e patjetërsueshme që merr Krishtlindja kur fëmijët janë fokusi.
Na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe ritransmetim të diel në orën 17.00, në RADIO EMANUEL.
Le të zbulojmë së bashku nëpërmjet shumë surprizash informacionesh, intervistash aktivitetet që po bëhen nga institucione të ndryshme në qytetin e Korçës për Krishtlindje.
Tema në fokus:
AKTIVITETE ARGETUESE ME FEMIJET PER KRISHTLINDJE.

E ftuar në Akuarel

Nesër në Akuarel:
Një bisedë me…
Migena Xega, përveçse piktore një pasion i saj i vjetër janë edhe kartolinat, për të zbuluar më shumë na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe ritransmetim në orën 17.00, në RADIO EMANUEL.

Kartolinat e Krishtlindjes

Akuarel vazhdon ju sjell edhe këtë fundjavë shijen e papërsëritshme të festave të fundvitit me një tjetër detaj të tyre.
Tema në fokus:
KARTOLINAT E KRISHTLINDJES.
për të mësuar më shumë rreth historikut të tyre, por edhe rreth traditës, na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe ritransmetim të diel në orën 17.00, në RADIO EMANUEL.

Kartolinat shija e traditës

Atmosfera festive, përgatitjet, blerjet, dhuratat, rrugët e zbukuruara, dritat shumëngjyrëshe, fëmijët, fishekzjarrët, gjithçka i bën festat e fundvitit një pikë te veçantë referimi të vitit që kalon dhe fillim vitit të ri.

Materialja dhe shpirtërorja duket sikur gjejnë pikën e tyre të përbashkët në këtë peridhë kulmore të vitit, ku për një hop harrohen mëritë, ndjenjat marrin tjetër kuptim, brezat përafrohen.

Tradicionalja dhe modernia ndërthurren me njëra-tjetrën, plotësojnë njëra-tjetrën, bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. E-mail-et, kartolinat virtuale dhe mesazhet e urimit me celular apo në Facebook natyrisht që vërshojnë në ditët e kapërcimit të viteve, por asgjë nuk mund t’i japë fund shijes së përjetshme të traditës.

Fëmijëve, të rriturve, të moshuarëve, të gjithëve u pëlqen mënyra e vjetër, gjuha tradicionale, urimi klasik: kartolina. Janë të gatshme e të personalizuara, janë me pamje dimërore e me mesazhe dashurie, janë me me tinguj muzikorë, janë me pamje qytetesh e me pamje tre-dimensionale, janë të pafundme e gjithnjë e më të larmishme.

Një urim nga larg, ndoshta nga një vend ekzotik apo nga një qytet arti, dërguar njerëzve të afërt që nuk kanë lëvizur nga shtëpia, një urim dërguar familjarëve që jetojnë diku larg, një urim dhënë dorazi njeriut të zemrës, gjithçka i jep vlerë kartolinës së fundvitit.

Dikush vijon të dërgojë kartolina klasike, pa iu shkëputur traditës, të tjerë shkëmbejnë fotografi-kartolina apo kartolina të zbuluara diku në faqet e pafundme të internetit, të gjithë kanë diçka të përbashkët: dëshirën për të komunikuar, për të kujtuar, për të shprehur një ndjenjë. Dhe tradita e kartolinës, tok me traditën e dhuratave, gatimeve, kremtimeve, mund të pasurohet e të larmohet, por nuk mund të tjetërsohet a të zëvendësohet në periudhën e mirëfilltë të traditës.

Krijohet kartolina më e vogël e Krishtlindjes në botë

Kartolina e punuar nga ekspertë të njohur të teknologjisë mikroskopike është aq e vogël sa që 8276 të tilla do të arrinin madhësinë sa një pullë e zakonshme postare.

Shkencëtarët e Universitetit në Glasgow kanë punuar kartolinën e Krishtlindjes me dimensionet 200×290 mikrometra, për të cilën thonë se është më e vogla në botë, shkruan BBC.

Kartolina e punuar nga ekspertë të njohur të teknologjisë mikroskopike është aq e vogël sa që 8276 të tilla do të arrinin madhësinë sa një pullë e zakonshme postare.

Sa për krahasim, trashësia e qimes së flokut tek njerëzit është rreth 100 mikrometra, deklaroi profesori David Cumming. Sipas tij, prodhimi i kartolinës ka zgjatur 30 minuta.

Industria elektronike shfrytëzon përparësitë e mikro dhe nano-teknologjisë në hulumtimet bio-teknologjike, filtrimin optik dhe kontrollin e komponentëve të dritës.

Historia e Kartolinave te Urimeve

Zakoni i dërgimit të kartolinave të urimit ka nisur ne Kinën e lashtë ,ku shkëmbeheshin mesazhe urimi rreth festës së Vitit të Ri, dhe në Egjiptin e hershëm, te cilët i përcillnin urimet e tyre nëpërmjet fletushkave të vogla.

Në fillim te viteve 1400 kartolina te bëra me dorë nisen te qarkullonin ne Europe. Gjermanët njihen si te parët qe gdhendnin urimet e tyre pergjatë drurit dhe letra urimi per Shën Valentinin nisën te shkëmbeheshin ne masë  ne disa vende te Europës .

Gjate viteve 1850, Kartolinat e urimit janë transformuar, punuar me dorë dhe dorëzuar dorazi njësoj si dhuratat. Madje kane sherbyer edhe si mjet komunikimi për popullin e atëhershëm  si rezultat i avancimit dhe përparimit në shtypjen dhe mekanizimin e pulles postare ne vitet 1840.

Kartolina e parë e krishtlindjes  u shfaq per herë të parë në Londër në vitin 1843, kur Sër Henry Cole punësoi artistin John Calcott Horsley për të dizenjuar një kartolinë festash për miqtë e tij.

Edhe pse kartolina e parë e Shën Valentinit është shfaqur për herë të parë në 1415, ishin vitet 1800 ku nëpërmjet postës  së ashtuquajtur “Penny” ato u bënë të njohura dhe të përballueshme nga cdo individ. Esther Howland, një vajzë e re nga Massachusetts, ishte publikuesja e parë e rregullt e kartolinave te Shën Valentinit në USA. Ajo e shiti kartolinën e parë të Shën Valentinit te bërë me dorë në 1849, përfundimisht duke krijuar nje firmë botuese të suksesshme në dekorimin e kartolinave.

Kartolinat e urimit ne Amerikë

Louis Prang , një emigrant gjerman ,i cili nisi nje biznes te vogël litografik pranë Bostonit në 1856 , kontribuoi në fillimin e një industrie të madhe të kartolinave të urimeve në    Amerikë. Brënda 10 viteve themeloi firmën dhe perfeksionoi procesin e ngjyrave  litografike.  Riprodhimet e bojërave i tejkaluan artet grafike të mjeshtrave  në USA edhe në Britaninë e madhe.Në fillim të viteve 1870 Prang nisi publikimin e kartolinave te krishtlindjes , të cilat u mirëpriten në tregun anglez.

Ne 1875 ai i prezantoi publikut amerikan linjën e parë të kartolinave për Krishtlindje .

 

Popullariteti i kartolinave të Prang u arrit në fillim të viteve 1890, ku importues imitues nisën te përmbysin tregun përfundimisht, duke detyruar Prang te mbyllte biznesin e kartolinave .Midis viteve 1890 dhe 1906 ka pasur një rënie të prodhimit dhe publikimit të kartolinave përshëndetëse në USA.

Pas viteve 1906 klima e biznesit vendas për rritjen e publikimit te kartolinave filloi të zhvillohej .Disa nga botuesit nuk u pritën mirë nga Prang gjatë bashkëpunimit të tyre për krijimin e këtyre kartolinave .Pas Luftës së Parë Botërore , publikuesit e rinj nisen nje kompeticion për të rejat në procesin e printimeve , teknikës së artit dhe përpunimet dekorative te kartolinave të urimit. Në fillim të viteve 1930 publikuesit rritën përvetësimin e përdorimit të ngjyrave litografike , një lëvizje kjo që coi në zhvillimin e industrisë së karolinave dhe përhapjen e tyre kudo.

Gjatë Luftës së II Botërore, industria mbështeti luftën , duke ndihmuar qeverinë t’u shiste bono ushtarëve jashtë shtetit  nëpërmjet kartolinave .Kjo periudhë shenoi fillimin e një lidhjeje të ngushtë me shërbimin postar në USA.

Gjatë viteve 1950 studiot e kartolinave zhvilluan gjithashtu humorin nëpërmjet urimeve që percillnin këto kartolina.

Në 1980 u shfaqën kartolina të cilat nuk ishin vetëm për një event të caktuar ,por edhe për një rast te pazakontë.Një rritje eksplozive  pati në teknologjinë elektronike ,dhe përdoruesit e internetit i dhanë jetë kartolinave elektronike në fund të viteve ’90 deri ne ditët e sotme.

Të ftuara në Akuarel

Tre vajza të reja që do të ndajnë me ne eksperienca më të thella dhe të rëndësishme jetësore se sa thjesht dhurata simbolike dhe materiale për këtë Krishtlindje, Eva, Jona dhe Gisa, do të na tregojnë më tepër rreth asaj që ato konsiderojnë si dhuratën e tyre për këtë Krishtlindje.
Na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe të diel, në orën 17.00, në RADIO EMANUEL.

63 64 65

Dhuratat e Krishtlindjes

Akuarel ngre këtë fundjavë siparin e festave të fundvitit, duke iu sjellë shijen e pazëvendësueshme të tyre.
Tema në fokus:
DHURATAT E KRISHTLINDJES.
Për shumë sugjerime dhe surpriza na ndiqni nesër në orën 19.00 dhe të diel, në orën 17.00, në RADIO EMANUEL.

Ide dhuratash për Krishtlindjen 2015

download

Diçka relaksuese

1

A ka gje me te mire sesa nje relax i shendetshem?

 

Krishtlindja eshte momenti I duhur per te dhuruar nje cast relaksues, qe mund te jete nje mesazh I shkelqyer (trajtim trupi, fytyretailandezgure te nxehte, me cokollate… ka nje pafundesi) ose ne nje qender  Spa te qytetit ku jetoni.

Diçka për shtëpinë

Çokollatë, çaj ose kafe?

2

Shtepi e ëmlba shtepi… perse te mos perqendrohesh tek cokollata (qe duhet te jete edhe cilesore sigurisht)?

 

Nese je tipi qe konsumon shpesh here kafe mund te perfitosh nga rasti per te blere nje makine kafeje.

Nese eshte shume e shtrenjte provo me nje set filxhanesh kafeje.

Kujt nuk I pelqen kafeja, mund t’I pelqeje caji, keshtu qe nje ide e mire eshte nje cajnik I cili I zgjidh te gjitha problemet. Si alternatrive qendron edhe nje set filxhanesh caji ose nje mbajtese per biskota  do te ishte shume mire.

Arti në shtëpi

3

Nese e do shume ate qe do I adresosh dhuraten, perse te mos ia besh ta kuptoje duke I dhuruar nje mbajtese thikash me forma te ndryshme? Eshte nje ide e kendshme…

E shkelqyer eshte nje mbajtese gotash … ne forme “splash” ose ne forme kitare.

Nese ai ka mure te lire nje sugjerim I mire eshte nje pikture , eshte e mahnitshme.

Të dashuruarit pas leximit

4

Nese atij qe do I adresosh dhuraten e dashuron leximin, mund te provosh me lexuesin dixjital ebook reader, i pershtatshem per te gjithe, edhe per ata qe nuk e pelqejne shume teknologjine dhe duan faqet e librit. Perse?

Sespe ka shume avantazhe. Ai mund te madje me vete qindra libra njekohesisht, ne nje hapesire shume te reduktuar dhe me nje cmim shume avantazhues. I vetmi “problem”: nuk ka aromen tipike te librave.

Nese nuk ke besim ose s’je i sigurt nese ai do te doje nje dhurate si kjo, mund te blesh cfaredolloj libri, qe lidhet me pasionet e tij.

Të apasionuarit pas fotografisë

5

Dhurata qe do donin te gjithe? Nje aparat fotografik reflex.

Nese e ka nje te tille, mund te provosh te dhurosh ndonje aksesor, si psh. nje  objektiv, flashin e  jashtem, ose nje cante per mjetet.

Nuk eshte kaq i apasionuar sa te deshiroje nje reflex? Atehere mund te qendrosh tek nje aparat fotografik kompakt, tashme jane shume te mire.

Cfare nuk mund te mungoje? Nje  karte memorie me kapacitet te madh, te gjithe e dime se mbushen gjithnje plot…

Nese i apasionuari perdor shume edhe smartphone, atehere mund te marresh nje  obiektiv per smartphone, do te jete shume i lumtur.

 

Po nese eshte fillestar? Atehere dhuroji nje kurs mbi fotografine, ose nje liber te mire mbi fotografine  ose mbi photoshop per te mesuar te editoje imazhet.

Dhe pas gjithe ketyre fotove, perse te mos dhurosh nje  kornize dixhitale ku mund t’i ekspozoni?

Koha e lirë

6

Nese ke mundesi ekonomike dhe njefare marredhenieje, mund te mendosh te dhurosh nje  pushim te mire. Do te mjaftonte edhe vetem nje week-end për t’u shkëputur…

I dashuron filmat? Mund t’i beni dhurate filmat e preferuar ne  DVD ose me mire akoma ne Blu-ray. Sigurosht per t’i pare duhet nje lexues DVD ose te Blu-ray.

Ide të tjera

1

Kerkon ide te tjera per Krishtlindje? Provo me nje ngrohes filxhani USB ne formen e  cookies per te pasur gjithmone nje caj te ngrohte,apo nje pale  pandofola te ngrohta.

Nje tjeter ide shume e mire jane shportat e Krishtlindjes, te cilat jane dhurata qe mirepriten gjithmone dhe qe mund te mbushen me plot gjera te mira.

Ide dhuratash Krishtlindjeje per meshkuj

2

Deshira per t’u argetuar nuk na braktis kurre, keshtu qe perse te mos dhurosh nje  PlayStation 4 ose Xbox One? Qendrojne ne majen e listes te videolojerave.

ferr

Kerkon dhurata Krishtlindjeje qe do te lene nje shenje? Atehere shiko ndonje eksperience, psh te ngasesh nje Ferrari ne piste ,parashutizmi apo sporte te tjera .

abbigliamento-uomo-natale

Per te lufutar te ftohtin, nje  triko e leshte nuk ben kurre keq. Ne pergjithesi mbeten gjothmone te vlefshme dhuratat e zakonshme si bluzatkemishetrripatveshje intime, xhupa,xhaketashallepantallona dhe kepuce.

Per ta kompletuar veshjen, mund te mendosh edhe per nje ore dore  ose nje aksesor apo nje parfum te mire, por ajo qe ti pelqen, nuk eshte  e thëne t’i pelqeje edhe atij.

Ide dhuratash Krishtlindjeje per femra

1

Do te dhurosh dicka origjinale per Krishtlindje? Dicka te nevojshme? Dicka te bukur? Dicka jo shume impenjuese?

Atehere shiko sete per gatim  krepash, brusketash, pizzash, makaronash, qe kenaqin deri ne detaje.

2

Kujdesi I trupit eshte dicka e pandashme per femrat, keshtu qe mund te dhurosh nje  dite prej princeshe, nje trajtim tek estetistja, masazhe, apo nje séance ne parukierja e besuar ose me mire akoma nje séance ne nje Spa ose shiko ndonje propozim tjeter  relaxi. si perundim, ki parasysh qe femrat jane gjithmone te kujdesshme ndaj detajeve, keshtu qe mund te dhurosh perkujdesje per thonjte dhe nje set tualeti.

3

Kalojme tek veshja, ne kete pike gjithcka eshte mire, keshtu qe ju mbetet vetem te blini.
Ki parasysh qe femrat i duan ne menyre te vecante aksesoret, keshtu qe shiko cantat,unazatbyzylyketvethet por mos harro kepucet (me takë). Mund te dhurosh nje fustan, nje bluze, nje xhup, nje pallto, nje kemishe, ose veshje intime.

Aksesoret me gure te cmuar jane nje ide e shkelqyer.

Per te kompletuar gjithcka, nje parfum  shume i mire  keshillohet gjithmone.

Per te mos u harruar eshte edhe piastra e flokeve.

4

I pelqen te gatuaje apo gatuan cdo dite? Dhuroji pajisje kuzhine shume praktike, qe do i hyjne shume ne pune dhe do ia lehtesojne gatimin.

 

Per nje ndryshim mund t’i dhurosh, ditarin e vjeter dhe gjithmone te mire, ku mund te mbaje shenim te gjithe momentet me te rendesishem te jetes se saj.

Dhurata Krishtlindjeje per femije

1

Nje arush  i madh, i ngrohte mund t’i çmende nga gezimi femijet tuaj.

Nese i pelqejne lepireset,mund t’i dhuroni pemen e lepireseve.

Puzzle jane gjithashtu nje dhurate e shkelqyer per t’iu bere femijeve, per te mos i nenvleftesuar edhe ato ne 3D.

Duket se kete vit eshte ne mode cdo lloj objekti nga Minions.

Ide dhuratash Krishtlindjeje te personalizuara

2

Do te deshiroje te beje nje dhurate te personalizuar? Ide e shkelqyer! Ja disa gjera shume interesante:

Me siguri, mund te personalizosh Coverin e Smartphonet te tij/ saj me nje foto, nje ide e kendshme dhe mjaft ekonomike. Fotoja jo domosdoshmerisht duhet te jete me ty dhe ate qe ia adreson, por mund te jete edhe thjesht nje vend qe e keni perzemer, ose nje vend ku keni qene apo nje foto qe keni bere bashke…

Nje tjeter ide eshte te mbushesh nje mur me foto ne kanavace ose ne panele.

Se fundi, vit i ri, kalendar i ri… por mund te krijoni nje kalendar te personalizuar.

Ide dhuratash Krishtlindjeje te minutes se fundit

3

Ja disa ide qe mund te shfrytezosh, pa pretenduar shume natyrisht…

Tani pothuajse te gjithe dyqanet kane  gift card, si psh IKEA, H&M, Zara, Amazon… sigurisht nuk janë dhurata të kërkuara, por gjithsesi do te perdoren pafund.

Nje tjeter ide e mire eshte nje abonim ne nje gazete apo reviste qe i pelqen.

Nese kjo ide nuk pershtatet provoni me nje kupon per te stampuar foto.

Apo edhe per nje vizite per nje masazh eshte ideale kur kujtohesh ne 24 dhjetor qe duhet te besh nje dhurate… te dobishme dhe te mrekullueshme.