Trishtimi i Krishtlindjes dhe depresioni i festave

Sa prej nesh na ka ndodhur te ndihemi te trishtuar gjate festave te funditit, kur ne fakt mendohet se duhet te jemi abssolutisht te gezuar dhe te lumtur gjate kesaj periudhe?

Shepesh kete melenakoli e shoqerojone edhe simptoma te tjera psiko-fizike:

  • Acarim ose ankth
  • Dhimbje koke
  • Probleme me gjumin
  • Ndryshime ne oreks dhe peshe
  • Ndjenja faji
  • Paaftesi per t’u argetuar dhe te ndash gezimin me te tjeret
  • Shtim te irritimit dhe te konfliktimit per gjera banale
  • Te qarit me lehtesi
  • Perqendrim me I ulet
  • Bezdi ne rast darkash te detyrueshme, te takimeve me njerez qe nuk bejne pjese ne rutinen tende
  • Apati dhe interes me I ulet per aktivitete qe normalisht na sjellin kenaqesi
  • Te vuash per ata qe nuk jane dhe te mos arrish te shijosh pranine dhe ngrohtesine te atyre qe ke afer
  • Pesimizem
  • Ndjesi “boshlleku”
  • Mosbesim ne te ardhmen

 

Subjektet me te goditura:
Njerezit qe vuajne nga ulje humori gjate festave jane adoleshentet dhe pleqte.
Per nje te ri kjo ndodh sepse tashme po jeton ne nje periudhe ndryshimesh te medha dhe sepse trishtimi qe ndiejne ,nje refuzim ndjenjash ose ndarja e prinderve I shtyn te mendojne per kohen kur  Krishtlindja ishte momenti I shumepritur, atehere kur ishin te lumtur dhe merrnin dhurata. Edhe gjysherit vuajne nga trishtimi I festave, ndoshta sepse per pak dite ndodhen bashke me femijet, niperit dhe te afermit, por me vone ne ditet ne vazhdim gjithcka kthehet si ne fillim.
Per me teper te moshuarve iu peshon shume mungesa e nje familjari qe nuk eshte me me te cilin ishin mesuar te festonin festat ne vitet e kaluara.

 

 Shkaqe te mundshme te trishtimit te Krishtlindjes:

  • Veshtiresi per te qendruar me familjen/Kujtime te festave te meparshme: Krishtlindja shpesh prezantohet si festa e familjes, ku festohet ngrohtesia, dashuria dhe gezimi I te qendruarit bashke. Ama jo gjithmone jemi ne harmoni me te afermit tane keshtu qe drekat dhe darkat kthehen ne raste ku nuk ndihesh rehat dhe I detyruar. Ose ndiejme se nuk kemi asnje me ke t’I ndajme keto momente te gezuara, asnje qe te ndijeme se na do me te vertete. Here te tjera familjaret tane jane fizikisht larg nesh keshtu qe festat e nenviozojne faktin se jemi larg. Ose per me teprr mund te ndodhe te mendosh per njerezit qe nuk jane me dhe qe I donim shume dhe qe ndosht andaninm me ne, ndodhi, ose ritual Krishtlindjeje, qe tanine mungese te tyre, duket se e humbasin kuptimin e  tyre, domethenien e tyre te vertete.
  • Pritshmeri te parealizuara: kalimi nga nje vit ne tjetrin eshte pashmangshmerisht nje moment vleresimi, kur behen llogarite me ate qe ka qene dhe ate qe kemi jetuar dhe arritur gjate nje viti qe ka kaluar. Me specifikisht: cfare deshirash ose objektivashkemi realizuar, me ke i kemi ndare, cfare perkundrazi nuk kemi arritur te konkretizojme, rastet e humbura, akoma me shume cfare mund te kishim bere me shume, por qe nuk ia kemi arritur. Ne baze te vleresimeve te tilla do te kemi ndjenja pak a shume pozitive ose negative.
    Eshte shume e zakonshme qe kemi prirjen te nxjerrim konkluzione negative ne lidhje me bilancin e vitit qe kalon, duke na sjelle trishtim dhe zhgenjim, por njekohesisht edhe ankth dhe shqetesime per vitin qe kemi perpara duke krijuar shpesh pritshmeri edhe me te veshtira per t’u realizuar.
  • Ndryshime ne rutinen e perditshme:festat prezantojne edhe nje pauze te rutines se perditshsme dhe ne kete menyre ndryshime ne aktivitetet, ashtu si ne pushimet verore. Keshtu qe kjo mund te jete nje mundesi per t’u relaksuar dhe rimarre energjite, por ne momentin kur nderpritet frenezia e perditshme mund edhe te ndodhe qe te rizgjohen problemet dhe veshtiresite qe deri ne ate moment dukej se ishin te menaxhueshem ose te injoruar. Keshtu momenti qe i duhet dedikuar pushimit dhe aktiviteteve te pelqyeshem, behet edhe nje mundesi reflektimi. Nderprerja e aktiviteteve normale te punes dhe familiare, te stresit te perditshem dhe te shqetesimeve praktike ia lene vendin mundesise per te pare brenda vetes, per te ndjere me te vertete emocionet qe shpesh lihen menjane per shkak te frenezise se jetes. Ja, keshtu rivijne frustrimet, dhimbjet, vuajtja per ata qe nuk jane me me ne, per nje marredhenie qe ka perfunduar keq,per nje objektiv te paarritur.
  • Ndryshim I ushqyerjes: zhvillimi i zakoneve normale te ushqyerjes, qe i detyrohen drekave festive te lena dhe shpehs nje lloj argjerimi qe con ne “shkaterrim”, shkaktojne ndryshime ne metabolizem dhe ne kete menyre edhe probleme gastro-intestinale, lodhje, shqetesime psikosomatike, qe influencojne negativisht humorin.
  • Prekshmeria biologjike per shkak te mungeses se drites diellore   ( depresioni stinor).
  • Presioni social drejt blerjeve dhe dhuratave dhe vrapit relativ per shopping e Krishtlindjes.

Qendrimet ose veprimet  tona qe ne menyre te pavullnetshme ushqejne sikletin gjate festave:

  • Te mendosh se gjate festave duhet te jesh me patjeter i lumtur, e per pasoje, ta konsiderosh palumturine ose trishtimin si nje emocion te gabuar qe nuk duhet absolutisht te ndiejme gjate festave, keshtu qe ne qofte se e ndiejme, atehere mendojme se jemi ne te gabuarit dhe te ndryshmit.
  • Te mendosh se je i vetmi qe ndjen kete jo mireqenie.
  • Te perqendrohesh dhe te shqyrtosh mbi eventet negative ose mbi ate qe nuk ke arritur apo realizuar.
  • Ta kufizosh vemendjen ekskluzivisht ne problemet e veta personale.
  • Ta braktisesh veten ne trishtim sikur te jete dicka e pakaluaeshme.

Permiresime:

  • Ta braktisesh idene qe eshte e nevojshme te marresh pjese plotesisht dhe ne menyre te gezueshme ne cdo ritual festiv: nese marrim pjese ne festa (sidomos ne raste takimesh familjare), me mire te mendojme te gezohemi me momentin, pa pritur domosdoshmerisht qe te jete nje moment i jashtezakonshem dhe intensiv, perndryshe rrezikojme te mbetemi te zhgenjyer. Duhet te kemi ndermend qe ideja se festat duhet te jene domosdoshmerisht momentet me te mira te vitit eshte vetem nje sajim pa baza.
    Do te ishte e nevojshme edhe te mos presim te marrim dhuraten qe enderrojme, eshte keq te ndihemi te zhgenjyer edhe ne kete rast.
  • Te ndalemi dhe te refelktojme mbi mendimet tona dhe mbi emocionet relative: duhet te kemi parasysh qe cdo situate qe jetojme nuk sjell emocione te duhura ose jo te duhura, ndjesi te drejta apo te gabuara. Cdo lloj emocioni ka te njejten te drejte te ndihet dhe mbi te gjitha duhet te refelektojme mbi faktin qe emocionet nuk jane te vendosura drejtperdrejt nga vete situata (dmth. Krishtlindja, festat, Viti I Ri) por nga ajo qe ne mendojme per situaten, si e vleresojme dhe cfare i themi vetes ne ate moment (psh. “duhet te ndihem patjeter mire”, “jam vetem”, “askush nuk me do”, “cfare do ndodhe vitin tjeter”…). Ne fakt jane keto mendime negative qe na bejne te ndihemi keq dhe ne siklet. Nese perkundrazi perpiqemi t’i veme ne diskutim dhe te verifikojme ku bazohen,te verifikojme vertetesine dhe sa te nevojshme jane mund te veme re iracionalitetin e tyre dhe ndoshta te kemi mendime me funksionale dhe produktive, per rrjedhoje edhe me pak emocione negative dhe intensive.
  • T’I ndajme keto pervoja me njerez te tjere te dashur: nese flasim dhe tregojme si ndihemi, duke ndare sikletin tone kjo do te na lejoje te kalojme ate ndjenje vetmie qe ushqen me shume trishtimin dhe te veme re qe nuk jemi te vetmit qe ndihemi keshtu. Per me teper, bashke me njerez te tjere mund te gjejme mundesi me te mira per te kaluar gjendjen e keqe ne menyre efikase.
    Pervec te ndarit se bashku, nese ndihemi poshte, t’i telefonosh nje miku mund edhe te jete e vlefshme per te projektuar bashke dicka qe te na beje te ndihemi mire.
  • Te mbash rutinen:te perpiqemi te hame, te pime dhe te fleme  si zakonisht. Nese e kemi tepruar me ushqimin dhe kemi zvogluar aktivitetitn e zakonshem fizik, do te ndihemi te rende, te fryre dhe te lodhur. Per me teper te perpiqemi te mos bejme me shume gjera nga c’bejme zakonisht ose nga c’mund te bejme, te perpiqemi te mbajme eritmin e zakonshem. Le te marrim kohe per veten tone , le te marrim pauza per te marre veten dhe per t’u relaksuar .
  • Te programojme dhe  te moderojme blerjet e festave: nese stabilizojme a priori nje limit maksimal parash per te shpenzuar per dhuratat dhe evitojme te kerkojme “dhuraten perfekte” me cdo kusht, do te ndihemi me mire duke ditur se nuk e kemi konsumuar me shume se c’duhet llogarine tone ne banke.
  • Te kujtojme qe te hash ose te shpenzosh se tepermi eshte gjithmone nje thike me dy presa: Ne fakt jo te gjithemund t’ia lejojne vetes te shpenzojne aq sa do donin per dhuratat, ose te shpenzojne me shume se sa munden ne te vertete. Me keto 2 raste shpesh lidhen  emocione te ndryshme negative si trishtimi, brerjet e ndergjegjes, keqardhja dhe ndjenja e fajit.
  • Te evitojme te mbetemi te privuar nga projektet: nese fillojme te organizojme aktivitete dhe situata te pelqyeshme dhe  te realizueshme te momentit nuk i leme vend melankolise dhe trishtimit.
  • Te mbash pritshmeri realiste: ne kete periudhe bilancesh eshte fondamentale te vleresojme ne menyre racionale situaten tone dhe pritshmerite. Konkretisht, vleresojme cilat kane qene eventet pozitive qe kane ndodhur gjate vitit dhe aspektet pozitive te situates qe po jetojme aktualisht, ne vend te tendencies per te pare vetem anen negative te medaljes. Keshtu do te veme re se jo gjithcka qe kemi bere ka shkuar realisht keq dhe qe ne te vertete kemi  pika te forta, cilesi mbi te cilat mund te mbeshtetemi qofte tani, qofte ne te ardhmen. Nese vleresojme ne menyre racionale pritshmerite tona, duke i kushtuar kujdes te vecante asaj qe do kishim dashur te realizonim ne vitin qe sapo kaloi do te veme re qe shpesh pretendojme shume nga vetja ose nga situatat. Keshtu behet e nevojshme te ridimensionojme pritshmeri te tilla duke i sjelle me afer asaj qe realisht mund te arrijme, sepse kjo, pervecse do na beje ta shohim situaten  me  pozitivisht do te na lejoje te riaktivizohemi konkretisht per te arritur ne te ardhmen obiektiva te reja me realiste per t’u realizuar gradualisht.
    Keshtu qe, specifikisht, dueht te bejme kujdes te mos formulojme qellime ndryshimesh shume drastike dhe te ekzagjeruara per vitin e ri: psh.”te gjej gruan e jetes sime”, “te behem i famshem”, “te dobesohem 30 kg”, “te zgjidh te gjitha problemet e mia familjare”, “te jem gjithmone i lumtur” etj.
  • Eshte e rendesishme edhe te mos izolohesh, te besh dicka per te tjeret dhe te mendosh per ata qe jane me keq se ty: te perpiqemi mbi te gjitha te mendojme per njerezit me te dashur per ne,pavaresisht faktit qe jane te aferm, miq ose njerez qe vleresojme per ndonje arsye. Te perpiqemi te jemi me ta, te mbejme nje gjest te vogel te sjellshem kundrejt tyre, t’i bejme te ndihen te dashur dhe te vleresuar ashtu sic do donim te ishim ne.
    Duke e zgjeruar edhe me shume, jashte rrethit te te dashurve tane, mund t’ia japim ndihmen tone njereve me më pak fat dhe ne qendra ose shoqata qe kujdesen per ta. Te qenit i dobishem per te tjeret do te na ndihmoje qe ta heqim te gjithe vemendjen nga problemet tona personale dhe per me teper do te na coje te eksperimentojme emocione me pozitive dhe te kenaqshme.
  • Ta perdorim trishtimin si mundesi: te ndjerit emocione si trishtimi dhe ankthi nuk ka vetem aspekte negative, ne fakt mund te vihemi ne prove ne perpjekjen per ta kaluar sikletin qe ndiejme ne kete situate. Nese ne fakt gjate festave trishtimi mund te na kape papritur, ne te vertete edhe gjate vitit mund te kemi momente te  veshtira per te perballuar. Gjithcka qe do arrijme te bejme per t’u ndjere me mire ne kete rast mund te jete e dobishme edhe ne te ardhmen.

Nese ndjenjat tona depresive vazhdojne edhe pas festave duke jetuar nje siklet qe nuk dime si ta menaxhojme, te mos na vije turp te kerkojme ndihmen e nje psikologu!

 

Të ndihesh e plotësuar në punë dhe në familje

Si përcaktohet një femër e plotësuar? Në momentin kur duket se vetë jeta është një “puzzle” i madh copat e të cilit përputhen në mënyrën më të mirë. Realizimi personal nuk është i njëjtë për të gjitha femrat: ka femra që ndihen të plotësuara kur bëhen nënë, apo kur gjejnë dashurinë e jetës.

Të tjera ndihen të realizuara kur arrijnë suksese në karrierë. Çdo lloj tipi është i drejtë. Por rruga që duhet ndjekur për të mos gabuar, ndoshta më e vështira por më e sinqerta: t’i qëndrosh besnik vetvetes të garanton një ekzistencë autentike, të krijuar nga sfidat.

 Objektivi? Puna e ëndrrave

Puna nuk mund të zgjidhet gjithmonë sipas dëshirave në jetë. Por është gjithashtu e vërtetë që nëse dorëzohesh për ta arritur nuk është një strategji e mirë. Edhe duke bërë një punë që nuk mund të jetë idealja, është e rëndësishme të kërkoni atë që ju përshtatet. Të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh në jetë nuk është e vështirë.

 Zgjedhjet personale

Ka femra që nga jashtë duken të lumtura: kanë një shtëpi të bukur, një burrë në pamje të parë perfekt, fëmijë dhe ndoshta dhe një punë prestigjioze. Por gjithmonë kjo lloj femre fsheh një lloj palumturie. Dhe kjo ndodh kur ju bëni një zgjedhje personale të diktuar nga të tjerët, që mund të jenë prindërit, një shoqëri e tërë. Për të qenë vërtetë të plotësuara dhe të lumtura është e nevojshme të mos ndrydhni emocionet tuaja, edhe me koston e të qenit kundër rrymës.

 Mos u udhëhiqni nga nevojat e të tjerëve

Sa herë nuk keni thënë dot jo për diçka që vërtetë nuk keni pasur dëshirë ta bëni? Rrethanat e jetës parashikojnë dhe një farë disponibiliteti për kompromis për të mbajtur në këmbë një lidhje apo raporte pune. Të mësohesh të thuash jo është e vështirë por jo e mundur, dhe është një veprim që duhet bërë në mënyrë autentike, si në punë edhe në familje.

Të reflektojmë mbi Krishtlindjen

Kjo eshte nje ftese per te pare ne vetvete, per te reflektuar per veten, mbi jeten tone, per ku jemi drejtuar.

1

Si gjithmone Krishtlindja eshte festa e dedikuar ne menyre te vecante femijeve, ndoshta sepse kujtohet lindja e nje femije, Jezusit, ose ndoshta sespe ne diten, me sakte, ne periudhen e Krishtlindjes, cdo I rritur do donte te rikthehej femije dhe te rijetonte ate gezim, ato emocione qe Krishtlindja na sillte ne nje moshe qe ende nuk ishte infektuar nga aspektet negative qe jeta na vendos cdo dite.

Dhe ndoshta, si te rritur, shpresojme te jetojme si te vegjel ndjenjat qe mendojme se I perkasin te shkuares por, ne fakt, qendrojne te heshtur ne nje pjese te erret tonen  dhe qe me veshtiresi perpiqet te dale ne siperfaqje.

Te jete vertet Krishtlindja festa e femijeve?

Po per te rriturit cfare tregon festa e Krishtlindjes?

Vetem nje periudhe per te bere dhurata qe, per fat te keq rezultojne te behen burim stresi jo vetem ekonomik? Po, pikerisht keshtu sepse i bejme vetes gjithmone pyetjen: cfare do i dhuroj ketiij personi te cilit i kam dhuruar tashme cdo gje?

Duhet menduar per aspektin tjeter te Krishtlindjes qe ka te beje me shume me ne dhe per te cilin nuk reflektojme kurre mjaftueshem.

Ne kete periudhe Krishtlindjeje, te gjithe ndjejme gati si detyre te jemi te mire, te tregohemi te mire dhe ndoshta duam vertet te ndihemi me te mire.

Ja, ne fund te fundit, kjo eshte Krishtlindja: mundesia per te modifikuar dicka ne brendesine tone qe na con ne nje hapje me boten.

Nje predispozicion shpirteror per te ecur me zemren e hapur, edhe me doren e  hapur, kundrejt tjetrit.

Gjate periudhes se Krishtlindjes i shohim rruget plot, qe do te thote se njerezit dalin nga shtepia dhe jo vetem per blerje por edhe per te shijuar ate gezim qe merr kur takon te njohur, te shkembesh nje pershendetje qe, meqenese bie fjala, duket me e buzeqeshur se zakonisht.

Edhe kishat jane plot, me shume se zakonisht, ndjen nevojen te degjosh nje fjale qe na flet per kete femije lindur 2000 vjet me pare per te sjelle paqen ne bote.

Pavaresisht lufterave, ligesive, semundjeve, urise, katastrofave, Krishtlindja cdo vit vjen te na kujtoje gjithmone ate shprese qe secili prej nesh kultivon ne zemer dhe qe eshte ne gjendje te na jape nje gezaim intim, nje qetesi qe, e dime, nuk e  ndiejme gjithe ditet e tjera te vitit..

Eshte pra keshtu nje gezim momental?

Po, eshte  e mundur, sepse eshte nje gezim i lidhur me nje periudhe te shkurter, dhe ndoshta as e gjithe periudha e Krishtlindjes, madje deri ne nje dite te vetme, ose me keq-  por eshte gjithmone me mire se asgje – e lidhur vetem me ndonje ore.

E rendesishme eshte te arrish te provosh kete ndjenje dhe kur e ke provuar nje here, te jesh i afte te thuash: atehere perse kete ndjenje, kete qendrim nuk e mbaj dhe nuk e ve ne zbatim ne cdo ore te dites, cdo dite te javes, te muajit, te vitit, te jetes?

Ne thelb behet fjale te besh sikur cdo dite eshte Krishtlindje, te besh sikur cdo dite te jete prag I lindjes te femijes, pak a a shume si atehere kur festojme ditelindjen tone ose te femijeve tane  dhe te moshuarve tane: dhe ne ate rast, ate dite te gjithe jemi te mire, te buzeqeshur, perreth atij qe ka festen dhe jemi te sinqerte sikurse jemi ne gezimin e Krishtlindjes, atehere duhet te bejme sikur cdo dite kemi ditelindjen tone ose te atyre qe kemi te afert.

Behet fjale te besh nje kapercim cilesie qe do te permiresonte jeten tone, te ankthshme nga shume gjera, behet fjale te mendosh qe ashtu si ne parabolen e jetes se Jezusit qe pati nje lindje, nje rritje, nje vdekje qe kulmoi ne ringjallje, edhe per ne te gjithe eshte e njejta parabole.

Krishtlindja vjen te na kujtoje qe e rendesishmja ne jete eshte te lindesh, te jetojme ne menyren me te mire jeten tone per te arritur me vone ne ringjallja.

Krishtlindja na kujton kemi nevoje per gezim dhe gezimin, shpesh, duhet ta gjesh edhe ne kundershtite e se perditshmes, ne shpresen se gjithcka zgjidhet nese qendrimi yne eshte i predispozuar jo te kape palumturine, por te kunderten, lumturine qe shpesh fshihet tek palumturia.

Atehere Krishtlindja, kjo feste qe te gjithe duam te festojme, nuk do te jete me nje kapitull i hapur dhe i mbyllur ne kursin e pak diteve, por do te behet nje realitet jete qe do te mund te ngjitet edhe tek ata qe ke afer per t’u bere nje zakon jete.

Atehere Krishtlindja do te kete arritur qellimin e uruar prej engjejve mbi shpellen e Betllehemit: paqe ne toke njerezve mbi te cilet qendron miredashja e tij!

Si të përgatisim panetonen e Krishtlindjes?

Një ëmbëlsirë tradicionale e Krishtlindjes që është jo vetëm shumë e shijshme, por edhe e kufizuar në kalori.

Një ëmbëlsirë tradicionale e Krishtlindjeve që është jo vetëm shumë e shijshme, por edhe e kufizuar në kalori.

Niveli i veshtiresise : Mesatar

Përbërësit:

400 gr miell

1 lugë gjelle maja

100 gr gjalpë

100 gr sheqer (ose më shumë nëse e doni më të ëmbël)

1 lugë çaji sheqer

3 kokrra vezë

1 lugë kafeje vanilje

100 gr rrusht i thatë

90 gr fruta të sheqerosura ose xhelatinë frutash

½ lëkurë e grirë limoni

½ lërkurë portokalli

Pak kripë

 Përgatitja:

Në një tas hedhim qumështin e ngrohur, majanë dhe një lugë sheqer dhe e lëmë për 10 minuta. Ndërkohë, në një enë tjetër përzieni vezët e rrahura, sheqerin, gjalpin, vaniljen, lëkurën e limonit e portokallit, kripën, majanë me qumësht e sheqer si dhe miellin duke formuar një brumë të cilin e punojmë për disa minuta derisa të bëhet homogjen. E fusim në një qese plastmasi dhe e lëmë të vijë.  Zbusim rrushin e thatë me pak gjalpë. Kur brumi të vijë, hedhim frutat ose xhelatinën dhe rrushin dhe i përziejmë. E hedhim në enën e pjekjes të cilën e kemi lyer me gjalpë paraprakisht dhe e lëmë në një vend të ngrohtë që të rritet vëllimi i brumit. Pasi masa të dyfishohet, e fusim në furrën që e kemi ngrohur 300 gradë për 5 minuta. Më pas e ulim nxehtësinë në 180 gradë dhe kur panettone të marrë ngjyrë gold, e heqim nga furra.

 

Filmat për t’ju shoqëruar në festat e fundvitit

Qëndrimi brenda në ambient të nxehtë mund të jetë i mërzitshëm, por këta filma, do i përshtaten për mrekulli atmosferës përreth jush.

Home Alone 1 & 2 – Filmat të cilët gjithmonë shikohen me kënaqësi nga të gjitha moshat në çdo fundvit. Kevin është fëmija që na kënaq me prapësitë e tij kur prindërit e harrojnë vetëm në shtëpi gjatë festave të fundvitit dhe janë dy pjesët më të përshtatshme për t’u parë gjatë ditëve të pushimit apo fundjavave të ftohta të dimrit.

Love Actually – I cilësuar si një ndër romancat më të mira të të gjitha kohërave, komedia romantike britanike “Love Actually” ka gjithë atmosferën e festave dhe të përgatitjeve për festat dimërore. Filmi tregon lidhjet mes njerëzve dhe përçon mesazhin se gjatë festave të fundvitit, gjithmonë duhet të mbizotërojë sinqeriteti dhe të tregohet e vërteta. Dashuria në të vërtetë është gjithandej!

New Years Eve – Një version amerikan i “Love Actually”, por me ngjarje mjaft interesante të njerëzve të ndryshëm që prijnë deri tek nata e ndërrimit të viteve. Filmi ka mbledhur aktorët më të njohur dhe të dashur të momentit dhe ka dalë një realizim mjaft i lezetshëm.

The Polar Express – Filmi i animuar nën regji të Robert Zemeckis me Tom Hanks në rolin kryesor, tregon ngjarjet që ndodhin në natën e Krishtlindjes, ku një djalosh hip në një tren magjik që con në Polin e Veriut.

Frozen – Filmi më i suksesshëm i vitit të kaluar dhe filmi i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me shuma të mëdha të parave të mbledhura dhe çmime Oscar, “Frozen” tregon historinë e princeshës Elsa e cila ka fuqi që nuk mund t’i kontrollojë as vet dhe vë në rrezik motrën e saj të vogël dhe gjithë popullin e saj.

Serendipity – Komedia romantike që paraqet dy të rinj që takohen rastësisht një natë, bien në dashuri dhe ndahen në të njëjtën natë, por të bindur se një ditë përsëri fati do t’i bashkojë.

A Christmas Carol – Jim Carrey dhe Disney janë bërë bashkë për këtë film të animuar që shfaq novelën e Charles Dickens për udhëtimet në kohë të një njeriu që nuk e do Krishtlindjen .

How the Grinch Stole Christmas – Edhe një film me Jim Carrey me regjisor Ron Howard, tregon për një krijesë që tenton të vjedhë Krishtlindjen.

The Nightmare Before Christmas – Mbretit të Qytetit Halloween, Jack Skellington, i mërzitet qyteti i tij dhe zbulon Qytetin e Krishtlindjes, por nuk e kupton shumë konceptin e tij.

Koleksioni H&M Home për festa

Me koleksionin H&M Home për festat 2015 shtëpia behet shume elegante.

1

Një design dhe një look me shume aksesore arredimi, detaje, dekor. Ja te gjitha te rejat e dekorit te shtëpisë firmosur H&M 2015.

2

Imagjinoni një shtëpi plot ndriçim, një atmosfere mikpritëse dhe komode, një design i rafinuar dhe nje linje ne tendencat e fundit te modës. Kështu është koleksioni i H&M Home për festat 2015 e pasur me ide ne zbukurimin e shtëpisë.

3

E bardhe, e argjend, ngjyre bakri, e arte dhe e zeze për një look me te vërtet te mrekullueshëm qe luan me kombinimet e ngjyrave te ftohta si dimri dhe ato te shkëlqyeshme si metalet. Jastëkët me temina te argjendta, mbulesa e tavolinës e bardhe me te zeze, dekori ne ngjyre te arte dhe bakër, madje dhe gotat duhet te jene te arta. Ka menduar vërtet për çdo detaj H&M Home për këto festa 2015 qe e sheh shtëpinë si një vend ku te kaloni festat plot stil.

4

Shume te bukura janë dhe ngjyrat si jeshilja smerald, një ngjyre e tipike për festa por qe stilistet e H&M Home e kane kombinuar me ngjyrën e argjendte. Duke mbetur tek kombinimet koleksioni H&M Home 2015 propozojnë mundësi te ndryshme për shembull për te arreduar dhe zbukuruar një shtëpi si te ishte një flokë bore me aksesoret total white. Për dashamirësit e ngjyrës dhe te kombinimeve mund te synojnë për zbukurimet festive ne ngjyrën roze fluor.

5

Përdorimi i ngjyrave bardhe e zi te kombinuar me ngjyrat vjollce, te verdhe dhe jeshile janë një tjetër trend. Me pak fjale t’i besoni shijes se bukur te H&M Home për te arreduar shtëpinë për festat 2015 është perfekte për ato qe dëshirojnë te gëzojnë plotësisht bukurinë e arredimit plot stil.

6

[su_slider source=”media: 10356,10357,10358,10359,10361″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Menù për Krishtlindje me bazë mishi

Kjo menu, perbehet nga 3-5 receta per secilen pjate: antipasten, sallaten, pjaten e pare, pjaten e dyte dhe embelsiren. Ju zgjidhni ate apo ato qe i pershtaten me shume preferencave tuaja, numrit te personave qe keni ftuar per dreke/darke, por mbi te gjitha buxhetit tuaj.

 

  1. ANTIPASTA

Veze alla greke – te thjeshta, shume te shijshme, dhe me e rendesishmja: mund te pregatiten disa ore perpara darkes (serviren te ftohta) 

Qofte “gure shahu” – antipaste shume dekorative, pervecse e shijshme. Mund te pregatitet disa ore perpara, dhe te ngrohet pak minuta para se te gjithe te ulen ne tavoline.

Shkopinj me proshute krudo dhe Salce kosi me arra – te cilat mund t’i servirni perpara se miqte te ulen ne tavoline bashke me nje gote vere te kuqe.

Patè melçie pule me marsala dhe Copeza buke te thekura – per ata qe duan te shtrojne nje dreke te rafinuar

Trendafila me proshute – pervec shijes, mund t’i cudisni miqte tuaj me format qe do te krijoni. Sherbejeni kete antipaste me copa djathi te ndryshme.

  1. SALLATA

Sallate me rukola, dardhe, arra dhe grana – nje kombinim i perkryer, i cili veshtire te mos i pelqeje te gjitheve

Sallate kapreze – shume e fresket, e shijshme dhe me ngjyrat e festave

Sallate krokante – nje sallate e thjeshte dhe shume e shijshme per te gjithe

  1. PJATA E PARE

Kaneloni me gjize dhe spinaq – nje pjate vegjetariane e cila mund t’i serviret si te rriturve ashtu dhe femijeve per shkak thjeshtesise se perberesve te saj

Rizoto milanez  nje pjate e pare e thjeshte, por teper aromatike dhe me ngjyre

Lazanja me perime  serish nje pjate vegjetariane, ne menyre qe te keni mundesi te konsumoni edhe pjaten e dyte

Rizoto me argjinare dhe proshute spek  per ata qe synojne nje dreke/darke te rafinuar, kjo pjate nuk mund te mungoje ne tavolinen tuaj

Krepa ne furre me rikota dhe proshute – e kush nuk i pelqen krepat? Kjo pjate rekomandohet vecanerisht per festat ku protagoniste jane edhe femijet.

  1. PJATA E DYTE

Rosto derri e mbushur me kerpudha – nje nga menyrat me te shijshme per te gatuar mishin e derrit.

Mish qengji me argjinar dhe bizele – nje pjate qe tradicionalisht pregatitet per Pashke, por i pershtatet fare mire edhe festave te fundvitit

Lepur me lime – per nje darke te sofistikuar dhe elegante.

Fazan ne vere te kuqe – nje alternative shume me e shijshme e pules, dhe me pak e kushtueshme e gjelit te detit.

Lepur alla franceze – serish nje pjate e sofistikuar, mishi i lepurit rezulton teper i shijshem i gatuar ne kete menyre

  1. EMBELSIRA

Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike

Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe

Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastic.

Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate

Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret.

Filmat që duhet parë për Krishtlindje së bashku me fëmijët

Bashkimi i familjes dhe kalimi i kohës së bashku është edhe qëllimi i Krishtlindjes. Por, pak shoqëri edhe nga “miqtë” e televizionit do të mirëpritej.

Ja cilët janë filmat familjarë, që do të duhej t’i shihni për të përjetuar shpirtin e festës:

  1. Rudolph, The Red-Nosed Reindeer (1964)

Ky film është prodhim televiziv i NBC-së dhe përmban skena klasike animacioni. Nga Snowman Sam për Rudolph, vetë personazhet janë një adaptim i përjetshëm i këngës popullore të Krishtlindjes.

1

  1. The Muppet Christmas Carol (1992)

      Muppets transmetojnë tregimin origjinal të Charles Dickens me Michael Caine si Scrooge. Filmi është mjaft i ndjeshëm për fëmijët, por prindërit, tregimin klasik do ta duan shumë.

2

Si të zgjedhim zbukurimet e festave, ide për të mos gabuar

Nëse dëshironi te jeni te sigurt për te krijuar një atmosfere magjike, duhet te mbani mend se nuk nevojitet te përqendroheni ne tipologji për ti varur ne peme por nevojitet te ndërhyni ne arredimin e te gjithë shtëpisë. Nga dritat deri tek  objektet e tjera te zbukurimit te shtëpisë për festa.

1

1. Zbukurime me këtë teme

Gjeja e pare qe duhet te bëni është zgjidhni zbukurimet festive. Thojini po te gjithave atyre zbukurimeve ne versionin festiv, por është e nevojshme qe te jete një element shkëlqyes. Perla, kristale, objekte te arta janë vetëm disa nga mundësitë.

2

2. Stili i zbukurimeve festive

Hapi tjetër është te zgjidhni një stil për zbukurimet festive. Nëse preferoni stilin shik, ngjyrat duhet te jene te çelura me efekt te drurit antik. Nëse preferoni stilin modern dekori duhet te jete pothuaj me profil gjeometrik.

3

3. Zbukurimet festive për derën

Dekori i derës është nder me tradicionalet për sa i përket zbukurimeve për festa. Ajo mund te jete ne versionin patchwork, me dege, kaproll, bufa etj ose mund te jete ne versionin me glam me perla te arta dhe te argjendta.

4

4. Zbukurimet për dritaret

Yje, flokë bore apo slita janë nder me te preferuarat për te zbukuruar dritaret. Behet fjale për ngjitës te cilët vendosen dhe hiqen me lehtësi. Nëse nuk dëshironi te dekoroni me këto mund te synoni për perde me teme festive.

5

5. Zbukurimet për oxhakun

Për një ambient me magjik zgjidhni zbukurime edhe për oxhakun. Po flasim për klasiket siç janë degët e bredhit, boce pishe apo snowball.

6

6. Zbukurimet për pemën

Zbukurimet festive për pemën përfaqësojnë mbase zgjedhjen me te vështirë. Zbukurimet klasike ne ngjyre te kuqe apo moderne dhe inovative? Çdo gjë varet nga shijet e arredimit. Për një shtëpi ne stilin nordik, dekoracionet festive ne ngjyre te bardhe janë ato me shik ndërsa për një ambient country do te përshtateshin me mire ato ne ngjyre te kuqe dhe jeshile. Për stil shabby chic është e preferueshme te përdorni zbukurime prej druri për një shtëpi moderne ato prej xhami.

7

7. Zbukurimet festive për tavolinën

Zbukurimet festive për tavolinën janë gjithashtu te rëndësishme, Këtu mund te luani me mbajtëset e qirinjve dhe qirinjte te cilët do t’u ndihmojnë te keni një atmosfere magjike.

8

8. Zbukurimet festive për shkallet

Një ambient shpesh i lënë pas dore për sa i përket dekorit, është pikërisht ajo qe lidh katin poshtë me atë lart. Zbukurimet festive për shkallet e brendshme janë shume te bukura kështu qe mund te synoni edhe për diçka te thjeshte.

9

9. Zbukurime festive për muret

Edhe zbukurimet festive për mure mund te jene ne shume mënyra. Ne dhomën e gjumit te fëmijëve mund te synoni për ngjitës ne mure ne formën e pemës ndërsa ne ambientin living ju diçka me e këndshme. Këtu mjafton te zëvendësoni pikturat me këto lloj ngjitësish.

10

10. Zbukurimet festive për kuzhinën

Kjo është një nder hapësirat qe ju lejon te shfrenoni fantazinë. Zbukurimet festive për kuzhinën janë te pafundme. Por bëni kujdes mos e teproni me mire nëse synoni per artikuj te thjeshte.

11

Dekori i shtëpisë për festa me ngjitës, për një shtëpi me atmosferë festive

Dekoracionet e festave me ngjitës janë te lehta për ti realizuar dhe me një efekt te magjishëm. Ngjitësit kombinohen bukur me dekore te shumta dhe objekte.

1

Do t’u mjaftoje te zgjidhni motivet me teme festive dhe t’i vini ne pune. Dritare, dru, muret, çdo sipërfaqe mund te marre një pamje te personalizuar për festa me te vërtet te veçante. Ja disa ide te bukura për një shtëpi dhe atmosfere origjinale.

2

Dekoracionet e festave me ngjitës sjellin ne shtëpinë tuaj një atmosfere magjike. Ngjitësit duken bukur mbi te gjitha nëse vendosen ne dritare. Motivet me flokë bore janë shume elegante dhe te bukura. Gjate mbrëmjeve dimërore do t’u mjaftoje te ndizni ndonjë qiri për te ndriçuar vetratat e dekoruara dhe menjëherë do te jete Feste.

3

Me këtë lloj dekori mund te zbukuroni edhe mbulesën e tavolinës për festa. Do t’u mjaftoje te blini ngjyrat qe ju duhen dhe disa penele për te vizatuar motivet me teme festash qe preferoni duke dhënë tavolinës një pamje unike dhe te personalizuar.

4

Për një tavoline ne festive ne stilin country mund te zgjidhni imazhe me kafshët e pyllit. Dekoracionet me ngjitës do te jene perfekte edhe për te personalizuar dhuratat. Për se te blini letrën e zakonshme për paketime dhuratash e cila është gjithmonë e njëjtë? Dekorojini me element natyral dhe zbukurojini me dege pishe.

5

Recetë Ëmbëlsire për Krishtlindje -Melomakarona

Një recetë ëmbëlsire nga kuzhina tradicionale greke që bëhet zakonisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!

Nevojiten:

2 filxhane çaji vaj

1 filxhan çaji sheqer

3/4 filxhan çaji lëng portokalli

1/4 filxhan çaji konjak

2 lugë të vogla lëkurë portokalli te grirë

2 lugë të vogla baking powder

1 lugë të vogël kanellë (pluhur)

1 lugë të vogël karafila (pluhur)

1 lugë të vogël sodë

1 kg miell

(1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura)

Për sherbetin nevojiten:

2 filxhane çaji mjaltë

2 filxhane çaji sheqer

2 filxhane çaji ujë

(E lëmë 5-8 minuta që nga çasti që fillon të ziejë dhe i heqim shkumën nëse nevojitet)

Përgatitja:

I hedhim të gjitha, përvec miellit, në një enë. Nuk ka rëndësi radha, çështja është t’i trazoni mirë. Në fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr më parë 2 herë) dhe brumosim deri sa të behet brumi pak i butë dhe të mos jetë i ashpër. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorë biskotave formën që duam, por jo shumë të mëdha sepse do të fryhen gjatë pjekjes.

I pjekim në 170° C për 20 minuta. Mos i lini të piqen më shumë sepse nuk do të mund t’i sherbetosni.

Ua hidhni sherbetin të nxehtë. I vendosni biskotat në një pjatancë ose ku të dëshironi ju dhe u hidhni përsipër 1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura.

Nëse doni t’i bëni biskotat me çokollatë, shkrini çokollatën me pak gjalpe (sepse i ndihmon të shkëlqejnë).

Kujdes!!! Kur të shkrijë çokollata, fikeni sobën dhe mos e hiqni enën nga soba, dhe ashtu siç e keni vini biskotat duke i kthyer nga të gjitha anët që të lyen mirë. Nëse nuk e bëni kështu, nuk do të përhapet çokollata mirë sepse çokollata ftohet shpejt. (Kuptohet që duhet t’u keni hedhur më parë sherbetin dhe në fund nëse doni mund t’u hidhni sipër arra të shtypura).

 

Për mua Krishtlindja është…

Ja disa prej ndjesive, apo historive te shkurtëra personale qe disa persona kanë zgjedhur t’i ndajne së bashku me të tjerët në një site italian, çfarë është Krishtlindja për ta dhe si mund të ndihet dhe festohet në formën më të plotë…

 

Krishtlindja eshte ne cdonjerin prej nesh; eshte arritja e vetedijesimit qe pavaresisht se jeta rrjedh dhe teknologjite avancojne, vlera e vertete dhe e vetme e jetes qe percillet nga brezi ne brez eshte dashuria qe rritet dhe digjet cdo dite brenda nesh dhe na con te deshirojme nje dhurate te vetme: nje vit bukurie autentike. ( CORCLA )

 

Atmosfera e Krishtlindjes rizgjon ndergjegjjet e pastra… zeri I ndergjegjes eshte I forte…kujtohemi per gjtihcka dhe per te gjithe, duhet te kujtojme ata qe jane te braktisur, te semure, te vetmuar, ata qe nuk kane nje cati…keta nuk bejne zhurme, por shpresojne tek Krishtlindja… per t’u kujtuar. ( caterina )

 

Periudha ne te cilen kerkon neper gjerat nje menyre se si te mbushesh boshllekun, pakenaqesine, vetmine, mungesen e dashurise ??
Tani, te gjithe e dime qe tashme eshte kthyer ne nje feste komerciale dhe qe fatkeqesisht shume te pakte jane ata qe munden akoma te ndiejne Frymen e Krishtlindjes deri ne fund. ( Giuseppe )

 

Muzikat e Krishtlindjes te mesuara 18 vjet me pare dhe qe nuk I kemi harruar kurre luhen serish neper qytet, dy pakot me pantofla ne forme arushiu te nenes sime, syte e zmadhuar te babait tim nderkohe qe perpiqet te vendose dritat jashte ne ballkon, parfumi I gjyshes sime qe sperkat shtepine me sheqer pluhur, fantazimi mbi ate se cfare kujtimesh do te kete familja ime kur te jem une ajo qe do pergatis Krishtlindjen per ta. ( Francy )

 

Shpirti I Krishtlindjes?
E kemi humbur?
Ndoshta po, pengohemi nga mijera gjera qe shkelqejne dhe mashtrojne duke marre me vete ate idene e Krishtlindjes qe fshehim ne fund te zemres dhe qe shprehet ne pak fjale: thjeshtesi, familje, kuptim, esence. ( Giuseppe )

 

Krishtlindja duhet te jete ne zemren tone, ne kujtimet, ne imazhet e kaluara, ne vleresimine atyre qe jane akoma prane nesh, gjithe pjesa tjeter eshte vetem nje kornize komerciale qe perseritet cdo vit. Te klasifikoshb dhe te mos e humbasesh nga syte , sipas meje, kjo eshte gjithcka qe njeriu duhet te kete parasysh, pikerisht per te mos humbur ne siperfaqesi. ( Filippa )

 

Eshte nje gjendje shpirterore qe lind nga te qenit I ndergjegjshem se nuk ka dhurate me te madhe sesa dashuria. ( IRENE )

 

A e keni lexuar ndonjehere librin e  Charles Dickens “ A Christmas Carol “? Ose e keni pare filmin ? Nje plak I keq dhe I hidhur I torturuar nga fantazmat e se kaluares, se tashmes dhe se ardhmes qe pastaj behet I mire dhe I sjellshem me te gjithe dhe kupton kuptimin e vertete te jetes? Ja, per mua kjo eshte Krishtlindja. Drita shkelqyese, perqafime ne familje dhe shume, shume, shume…ama shume.. deshire per te qene me te mire nga c’jemi tani. ( lucio )

 

Per mua Krishtlindja eshte gezim, mahnitje, lindje e re, drite, ngjyre, eshte mbledhje, alegri, muzike, bashkesi, pasion, vjetersi, ushqim, fryme, qetesi, lirizem, vlere, teater, lulezim, eshte te shohesh dashurine shkelqyese ne diversitetin e te gjithe syve. ( spirityear )

 

Krishtlindja eshte familje. Eshte te hysh ne nje dhome dhe t’I gjesh te gjithe atje, me dhuraten e tyre me te bukur : dashurine ( Smiullina )

 

Nje buzeqeshje nuk kushton asgje,por I ben te lumtura zemrat qe e marrin,Krishtlindja eshte nje dite e vecante,nje dite ne te cilen te gjithe burrat dhe grate duhet te mendojne si lindi kjo dite,ditelindja e nje personi shume me te madh se ne,nje personi qe dha gjithcka per ne,nje personi qe beri nje gjest te madh dashurie,Krishtlindja eshte, dhe duhet te jete dashuri, vetem dashuri. ( Giancarlo )

TE FESTOSH KRISHTLINDJEN: 5 IDE LOW COST PER TE QENDRUAR ME MIQTE

Kur imagjinojme festimet e Krishtlindjes, menjehere kemi tendencen te mendojme, per kostot e larta dhe përgatitjet e mëdha rraskapitëse. Ne te vertete, ekzistojne menyra shume te lira per t’u relaksuar, argetuar dhe te kalosh nje Krishtlindje ndryshe nga zakonisht… edhe ne shtepine tende.

Duhet ta pranojme se pjesa me e madhe e pushimeve te Krishtlindjes jane totalisht te perqendruara ne ushqimi. kjo tendence, edhe pse vleresohet shume, duket të jetë gjithnjë e më e papërshtatshme për të gjithë, qofte per arsye ekonomike, qofte per arsyet e mbipeshes. Keshtu qe mund, te jete nje ide e mire ajo e te berit nje pushim nga banketet kaliske qe shendoshin dhe t’iu lihet hapesire bufeve me aperitive e cocktail. Behet fjale per te hyre ne nje menyre te re te te festuarit te Krishtlindjes me miqte dhe te afermit, ne orare te ndryshme te dites dhe duke parashikuar edhe lojerat shoqerore, me shume dinamizem dhe nje ulje te ndjeshme te kostove!

Krishtlindje me brunch

Per te filluar, mund te fothen miqte edhe ne shtepi duke nisur nga mengjesi dhe jo vetem ne mbremje. Ne kete rast, behet fjale, per te organizuar nje brunch! Mund te fillohet me shampanje dhe leng portokalli apo kafe ose caj per ata qe e preferojne dhe me pas te serviresh brunch – in rreth ores 15.00: ne kete menyre ke kohe te zgjohesh me qetesi dhe te pergatisehs gjithcka ne pak kohe: pjata unike te pergatitura nga vezet dhe pancetat, buke te thekur, crostini, sanduice te vegjel, djathera te bute dhe ose nje torte, ose nje sallate frutash, muffin dhe leng frutash per nje tryeze brunch Krishtlindjeje te mirefurnizuar.

Nje dreke Krishtlindjeje surprize

Kjo eshte nje menyre shume e mire per te ftuar miq dhe te aferm pa harxhuar shume dhe ku nuk te duhet te pergatisesh gjithcka vete: cdo i ftuar do te sjelle nje pjate surprize. Ne shtepi, nderkohe, mund te pergatiten pije freskuese me cokollate te ngrohte, kafè  e aromatizuar dhe pije festive psh vere brulè. Pjatat e pergatitura nga miqte dhe te afermit do te vihen mbi tavolina te pergatitura per Krishtlindje dhe ambienti do te pershkohet nga aromat dhe muzika e mire.

Cocktail party Krishtlindjeje

Te pergtatitesh disa cocktail te thjeshte dhe me pak alkool ne menyre qe te ftuarit t’i perziejne me pijet e tyre. Te pergatitesh disa tavolina me gjera te thjeshta, si arra te qerruara, tabaka me antipasta ose me djathe dhe salcice te fresketa.

Meze Krishtlindjeje me verëra dhe djathëra

Nese keni miq qe duan veren dhe djatherat, mund te pergatisni disa prova te plota te kombinimeve te bera vete. Merrni 4 – 5 tipe di vererash te ndryshme mes shijes te tharte dhe te frutave dhe po ashtu djathera te nje cilesie te mire. Krijoni kombinime te ndryshme me nje vere dhe nje lloj djalthi. Per variacion mund te pergatisni pjata me djathera te perzjere qe kenaqin disa shije. Pregatisni disa pjateza me mjalte dhe marmalate per te shoqeruar djatherat. Shërbejini me bukë pikante me arra apo drithëra..

Pasdite Krishtlindjeje me embelsira

Nese doni te kompletoni banketin tuaj ne menyren me te mire ose te kaloni nje pasdite te embel, me caj, kafe dhe lojera tavoline, mund te beni nje bufe me embelsira te zgjedhura: tiramisù, muffin, embelsire me cokollate, torta e gjyshes ose biskota Krishtlindjeje te ndryshme, kek me xhenxhefil dhe torte me fruta.

Cdo lloj feste Krishtlindjeje per te qene e denje, si perfundim, dueht te zbukurohet nga nje peme e bukur krishtlndjeje, aq me mire, nga dhurata te vogla dhe te gezueshme per t’i hapur bashke. Ne kete menyre festa e Krishtlindjes do te beje te ndihet aroma dhe gezimi i saj qe nga pasditja e pare, kur mund te ndiqet nje film se bashku mbi divanet dhe jasteket e perhapur ngado.

Si ta festosh Krishtlindjen ndërkohë që je në udhëtim

Jo te gjithe mund te jene ne shtepi per Krishtlindje dhe ak disa motive per te cilat ne diten e Krishtlindjes mund te jesh ne udhetim: mund te jete nje udhetim pune, studimi ose per qejf ose mund te gjendesh perballe nje urgjence qe te detyron te levizesh. Kjo nuk do te thote ta lesh Krishtlindjen te kaloje ne heshtje, sepse eshte e mundur ta festosh edhe nderkohe qe je ne udhetim. Ja disa sugjerime per ta festuar “Krishtlindjen tende ne levizje”.

1

  1. Zbulo nese ka festa Krishtlindjeje atje ku ndodhesh.

Nese je ne vendin tend nuk do te jete e veshtire: mund te drejtohesh ne kishat lokale, ne qendrat krijuese, etj. Nese je jashte shtetit, por ne nje vend me tradita te krishtera, mund te gjesh mundesi te ngjashme sipas zakoneve lokale. Te marresh pjese ne festimet lokale mund te jete nje menyre e mire per te njohur kulturen e vendit dhe te thithesh atmosferen, edhe pse nuk e di gjuhen e  atij vendi.

  • Edhe ne nje vend me tradita jo te krishtera shpesh ka festa Krishtlindjeje, por duhet te zbulosh ku behen. Mund te fillosh duke bere nje kerkim online ose duke pyetur banoret atje.
  • Nese nuk ka festa, kjo nuk duhet te te ndaloje ty dhe as miqte e tu te udhetimit qe gjithsesi ta festoni Krishtlindjen. Mund ta festosh kete dite speciale edhe thjesht duke reflektuar mbi domethenien dhe rendesine e saj.

2

2.  Mblidhi miqte e tu.

Eshte shume me e pelqyeshme te festosh Krishtlindjen ne shoqeri: me shoket e udhetimit, me njerez qe I ke njohur se fundi e qe ke krijuar miqesi, me te afermj e miq qe jetojne atje ku ndodhesh etj. Bej cfare te mundesh per te mos qene vetem dhe per ta kaluar kete dite te pakten me nje person tjeter.

  • Nese nuk gjen njeri, perpiqu gjithsesi te rrish mes njerezve, shko ne kishe, ha dreke ne restorant, etj.

3

3.  Mbaj me vete nje simbol te Krishtlindjes.

Nese e di qe diten e Krishtlindjes do te jesh ne udhetim, mund te jete inkurajuese te kesh me vete dicka prej Krishtlindjeje qe ke marre nga shtepia, nje zbukurim, nje urim apo nje mesazh te shkruar nga familja jote. Mbaje me vete ose vere ne diten e Krishtlindjes per te te dhene pak inkurajim.

4

4. Perpiqu te jesh ne kontakt me familjen.

Permes Skype, e mail – eve dhe mrekullirave te tjera teknologjike eshte e thjeshte te shohesh dhe te degjosh famljaret e tu edhe thjesht per nje pershendejte te shkurter ose nje mesazh urimi. Keshtu do e ndjesh akoma me shume atmosferen e Krishtlindjes.

5

5. Beji vetes nje dhurate.

Eshte Krishtlindje, keshtu qe lejoji vetes nje dhurate ose t e besh dicka qe deshiron prej kohesh. Kjo do te te ndihmoje ta besh diten speciale dhe do iu beje te ndiheni te realizuar qe keni blere apo bere dicka qe ne te kundert nuk do kishe patur rastin ta beje.

6

6 Kap rastin per te festuar Krishtlindjen ne menyre te pazakonte.

Nese ndodhesh jashte shtetit, mund te zbulosh tradita te reja dhe argetuese. Fotografo dekorimet dhe elementet e tjere te Krishtlindjes dhe bej nje shetitje per te zbuluar cfare bejne banoret e zones.

7

7.  Merr shembull nga Scrooge.

Bej dicka te bukur dhe te rendesishme per dike tjeter, nje mik, nje te aferm ose per dike qe e njeh pak ne vendin ku ndodhesh. Nuk do shkosh te flesh me ndjesine se nuk e ke festuar Krishtlindjen. E garantuar.

Këshilla

  • Mbaj mend qe shume njerez e festojne Krishtlindjen pa debore dhe akull. Ty mund te te duket e cuditshme , por per te tjeret eshte normale dhe mund te jete nje rast i mire per te provuar dicka te re, si psh te festosh Krishtlindjen ne te ngrohte! Shko te besh surf, ski ne uje, per te ndryshuar, ha nje dreke me baze peshku. Mos harro te vesh menjehere syzet e diellit.
  • Shume restorante qendrojne te mbyllur diten e Krishtlindjes, sipas vendndodhjes dhe ligjeve te vendit. Gjithsesi ka lokale te tjere qe qendrojne te hapur, sidomos nese ndodhen brenda hoteleve internacionale ose ne zona turistike ose nqs menaxhohen nga njerez qe nuk e festojne Krishtlindjen, si restorantet kineze.

Paralajmërime

  • Mos e tepro me shpirtin e Krishtlindjes perndryshe rrezikon te jesh shume poshte moralisht nese nuk te ndodh asgje prej Krishtlindjeje.
  • Kontrollo oraret kur mbyllen dyqanet, muzeumet, kopshtet zoologjike, galerite, bankat. Mund te kushtezojne mundesite e tua per te udhetuar, per te terhequr para, te gjesh ndihme, etj, keshtu qe eshte e rendesihme t’i njkohesh nese je ne nje vend qe e feston Krishtlindjen.

 

 

Disa motive të shkelqyera për të organizuar një darkë Krishtlindjeje me miqtë

Krishtlindja eshte nje periudhe e vitit me shije unike. Darkat behen barre? Ja disa motive per te organizuar nje darke me miqte. Receta eshte e thjeshte: miq, nje kolone zanore e mire, fantazi dhe pak autoironi.

1

♥ Te veshesh triko Krishtlindjeje  pak te sikletshëm

Te gjithe kemi ne dollap nje triko apo bluze Krishtlindjeje (ndoshta pak te cuditshme) per te treguar. Mund te behet nje loje: mjafton te vendosesh nje kod veshjeje per darken dhe te zgjedhesh me argetuesen.

1

♥ T’i futesh punës për darkën me miqtë

Si ne te gjitha sportet, edhe qejfi eshte nje disipline per te cilen duhet te stervitesh. Per kete s’ka asgje me te thjeshte sesa darka me miqte. Idealja eshte te organizosh nje bufe duke ndare detyrat, pastaj kalorite mund te digjen duke kercyer me nje playliste te krijuar per rastin.

2

♥  Te shkëmbesh dhurata

Darka e Krishtlindjes te jep mundesine te shohesh shume miq njeheresh, ne kete menyre kalon stresi i te menduarit kur dhe si te dorezosh dhuratat. Per me teper, eviton sikletin e nje dhurate qe nuk te pelqen. Mes konfuzionit te pergjithshem mund te mos vihesh re.

3

♥ Të bësh foto si kujtim me dritat përsipër

Mes miqve  ka gjithmone nje AJO ose AI “I fiksuar” me fotot si kujtim. Ideja me cool per keto festa eshte ajo e te fotografuarit duke u mbeshtejelle me dritat e bredhit. Durimi te shperblen, miqte tuaj do te kundershtojne, por kur te shohin rezultatin do iu falenderojne.

4