Sfoliat me sallam

Përbërësit:

Petë sfoliat

Fara susami ose lulëkuqe

Sallam në feta

Gjalpë

 

Përgatitja:

Sasia e petëve që do të përdorni, do të varet nga përmasat e tavës. Lyeni tavën me gjalpë, hapni petët dhe rrotullojini në formë cilindrike duke vendosur brenda fetat e sallamit. Vendosim petët në radhë dhe sipër hedhim farat që kemi zgjedhur të përdorim. Pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Tartar nordik

Përbërësit

– 2 fileto salmoni
– gjysme gote mustarde
– 50 gr sheqer
– 1 dl aceto e bardhe
– 1.5 dl vaj ulliri
– 30 gr trumze
– 1 pras
– kripe
– piper i zi kokërr

Për shoqërim

– buke integrale e thekur

Përgatitja

Vini sheqerin ne një ene me pas bashkoni 15 gr kripe dhe përziejini mire. Kaloni filetat e salmonit dhe me pas vërini ne një ene ovale shpërndani kokrrat e piperit te zi te shtypura dhe trumzën. Përsëriteni veprimin edhe me fileton tjetër dhe mbështeteni tek filetoja e pare. Mbulojini dhe lërini te marinohen për 48 ore ne frigorifer. Pasi te ketë kaluar koha pastroni mire salmonin nga marinimi dhe thajeni me letër kuzhine. Pritni ne feta te holla me pas lidhini ne qendër me një gjethe  prasi ne mënyrë qe te formoni “flutura”, shoqërojini me një salce te përgatitur me mustarde, vaj, aceto dhe trumze te grire.

Kek me karota, bajame dhe kanellë

Përbërësit

 

100 gr miell që fryhet vetë

5 vezë

3 karota

150 gram sheqer kane

150 gr sheqer normal

130 gram bajame

110 gram arra dhe lajthi

1 bustinë maja

Kanellë

Lëkurë limoni

Kripë

Pak sheqer pluhur

 

 

Përgatitja: 

 

Në një mikser hidhni bajamet, lajtihtë e arrat dhe grijini derisa të bëhen pluhur. Lërini mënjanë. Qëroni karotat dhe pritini në feta të holla. Në një blender hidhni dy llojet e sheqerit, lëkurën e limonit dhe karotat. Miksojini. Shtoni vezën, pastaj kripën, miellin, ftutat e thatatë grira, majanë pluhur dhe kanellën. Punojeni derisa të krijoni një masë brumi homogjene.

Në një tavë keku të spërkatur me gjalpë hidhni brumin dhe piqeni për 10 minuta në furrë të parangrohur 160 gradë. Pastaj piqeni 50 minuta për 180 gradë. Kontrolloni për pjekjen me një kruajtëse dhëmbësh. Në qoftë se kur e nxirrni jashtë është e thatë, keku është gati. Hiqeni nga tava dhe lëreni të ftohet. Mund ta servrirni me sheqer pluhur,  rrush dhe krem fraiche.

Biskota me pana dhe mjaltë

Përbërësit:

500 gr miell

200 gr gjalpë

1 bustinë vanilje

1 lugë mjaltë

pak kripë

1 vezë

lëkurën e grirë të një portokalli

150 gr sheqer pluhur

1 bustinë maja

pana të freskët

50 gr miell misri

 

Përgatitja:

Shkrini plotësisht sheqerin dhe shtojini të gjithë përbërësit e tjerë me përjashtim të panës. Pas përzierjes së pari, nisni të shtoni pak nga pak edhe panin deri sa masa të rezultojë homogjene. Punoni deri sa të përftoni brumin dhe lëreni të pushojë për 30 minuta. Me të kaluar koha, hapeni një petë të madhe dhe pritini biskotat sipas fantazisë, me thikë ose me ndihmën e formave të biskotave festive. Kalojini në tavë, mbi letër pjekjeje dhe futini në furrë ku do t’i lini për rreth 20 minuta. Lërini të ftohen dhe dekorojini me sheqer pluhur.

Kek gështenjash

Përbërësit:

400 gr miell gështenjash

¼ l qumësht

50 gr sheqer

20 gr stika pishe

Rozmarinë

Vaj

Kripë

Sipas dëshirës mund të përdorni edhe gështenja të plota

 

Përgatitja:

Në një enë, bashkoni miellin e gështenjave me qumeshtin dhe dy gota ujë të ftohtë. Punojeni brumin deri sa të përftoni një masë të ngjashme me atë të krepave, por më të trashë. Shtoni sheqerin, tri lugë gjelle vaj dhe pak kripë. Hapni pak vaj në tavën ku do piqni kekun dhe hidhni brumin me trashësi rreth 2 cm. Brenda brumit, me dëshirë, mund të shtoni gështenja të ziera e të pastruara dhe stika pishe. Mos harroni rozmarinën dhe sipërfaqen e kekut mbulojeni me stika. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për rreth 40 minuta. Shijon më shumë nëse konsumohet e ftohtë.

Pica kungulleshkash me sallam

Përbërësit:

Kungulleshka

Sallam

Djathë për pica

Domate

Erëza

Vaj ulliri

 

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni kungulleshkat në feta jo shumë të trasha. Piqini pak dhe vijoni me mbushjen siç do të bënit me një picë të zakonshme. Futini në furrë për pak minuta deri sa djathi të jetë pjekur.

Bagetë me mocarel dhe sallam

Përbërësit:

bagetë

Sallam

domate

djathë mocarela

borzilok

vaj ulliri

kripë, piper

 

Përgatitja:

Sasinë e bagetës që do të përdorni, do ta vendosni varësisht konsumit. Nëse nuk keni baketa të vogla, përdorni një të madhe të cilën mund ta ndani në pjesë. Në secilën pjesë, krijoni me thikë hapësira të vogla dhe mbushini me feta domateje, mocarel dhe sallam. Shtoni gjithashtu erëza dhe përpara se ta fusni në furrë, pak vaj ulliri. Në furrë kërkon vetëm kohën që i duhet djathit të shkrijë.

Tortillas me mish

Përbërësit

– 12 pite tortillas
– 600 gr mish vici i grire
– 1 qepe
– 1 thelbi hurdhe
– tabasko
– salce worcester
– spec djegës
– 2 domate
– 4-5 gjethe sallate
– 200 gr djathë
– vaj ulliri
– kripe

Përgatitja

Skuqni qepen dhe hurdhën e grire duke hedhur dy luge vaj me pas shtoni mishin rregulloni me kripe, spec djegës dhe disa pike tabasko, salce worcester dhe skuqini për 10 minuta. Ngrohni petët e tortillas ne pllakën e sobës te mbuluar me letër alumini dhe lëreni ne për 2-3 minuta. Shpërndani ne petët e tortillas mishin, domatet te prere ne copa, djathin e grire dhe gjethet e sallatës te copëtuara. Mbështillini petët dhe me pas mbështillini deri ne gjysme me letër alumini. Vërini ne furre te ngrohte por te fikur për 2-3 minuta. Shërbejini te mbledhura me letra me ngjyra sipas dëshirës dhe shoqërojini me salce tex-mex te gatshme dhe salce pikante.

Mini panine napoletane me sallam

Përbërësit:

400 gr miell

200 ml ujë

70 gr dhjam (I gatshëm, në formë gjalpi) për brumin

Kripë

Djathë grana të grirë

Salçiçe

Djathë të tymosur (scarmoza, provolone)

1 filxhan verë të bardhë

1 spec

Hudhër

Vaj ulliri

 

Përgatitja:

Në një enë, bashkojmë miellin me ujin dhe dhjamin për të zënë brumin. E punojmë së pari duke e përzier me lugë e më pas me duar deri sa të përftojmë një masë brumi të fortë. E lëmë të pushojë për rreth një orë dhe merremi me mbushjen. Vëmë të skuqen salçiçet e prera në copa, me specat dhe hudhrën dhe nëse duam pak karrotë. E shuajmë me verë dhe shtojmë erëzat e tjera. Hapim brumin dhe bëjmë një mbushje të petës së gjati, si strudeli, që më pas ta presim në copa të vogla. Shtojmë djathërat dhe përgatitjen e salçiçes , e palosim petën dhe e presim përpara se ta fusim në furrë. E vendosim të piqet për rreth 30 apo më pak minuta.

Sfoliat me proshutë dhe kërpudha

Përbërësit:

Brumë sfoliat

Proshutë

Kërpudha të freskëta

Djathë provolone

Susam

Kripë, piper

 

Përgatitja:

Pastroni dhe prisni kërpudhat në feta të holla. Hapni brumin e gatshëm sfoliat dhe mbusheni në brendësi me përbërësit e mësipërm. Paloseni brumin në formë strudeli dhe hidhini sipër fara susami. Mund t’i vini edhe në brendësi. Piqeni në furrën e parangrohur për 15-20 minuta.

Çokollata (Tartuf) me panetone

Përbërësit:

Panetone ose pandoro

400 gr Pluhur kakao

120 gr Lëkura e një portokalli të grirë

Pana 100 ml

Çokollatë të zezë

Lajthi të grira

Bajame të grira

 

Përgatitja:

Në një enë, thërmoni pandoron ose panetonen. Grini lëkurën e portokallit dhe shtoni panën. Punojeni masën me duar dhe formoni prej saj toptha të vogla çokollate të cilat më pas do t’i kaloni te pluhuri I kakaos. Vendosini çokollatat në letrat e posaçme të ëmbëlsirave të vogla dhe po aty shtoni çokollatë të shkrirë. Ende pa u tharë çokollata, hidhni në secilën prej formave bajame dhe lajthi të grira.

Ferrero Rocher të përgatitura në shtëpi

Përbërësit për 12 çokollata:

100 gr vafer me shije lajthie

150 gr lajthi të grira

12 lajthi të plota

150 gr çokollatë të zezë ose me qumësht

200 gr nutela

 

Përgatitja:

Në një enë, përzjeni vaferin e grirë me lajthitë dhe nutelën. Vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Me të kaluar kjo kohë, me masën, formoni toptha të vegjël çokollate, në madhësinë e ferrerove që keni konsumuar më parë. Me ndihmën e duarve dhe të një luge të vogël do t’ia dilni.

Në brendësi, mos harroni të vendosni një lajthi të plotë. Vendosini sërish në frigorifer në mënyrë që çokollata të forcohet. Ndërkaq, shkrini në banjë mari çokollatën tjetër dhe me ndihmën e një pince kuzhine, pasi çokollata e shkrirë të jetë ftohur pak, zhytni topthat e formuar dhe vendosini në një letër kuzhine të ftohen. Vendosini sërish në frigorifer dhe nëse doni, përsëriteni veprimin. Në fund, vendosini përsëri, për të paktën 1 orë, në frigorifer.

Sufle me luleshtrydhe

Meqë jemi prag festash, është bukur të gatuash më shpesh ëmbëlsira.

Përbërësit për 3 persona

300 gram luleshtrydhe

120 gram sheqer

20 gram gjalpë

2 të verdha veze

5 të bardha veze

Lëngu i një limoni

1 gotë e vogël brandy

4 lugë çaji sheqer pluhur

Disa degëza mente të freskët

 

Vështrësia: mesatare

Përgatitja: 30 minuta

Gatimi: 10 minuta

 

Lani dhe thani me kujdes luleshtrydhet. Hiqni 3 mënjanë për dekorim. 2/3-at grijini në mikser bashkë me sheqerin, lëngun e limonit dhe brandyn. Rrihni dy të verdhat e vezëve dhe bashkojuani luleshtrydheve në mikser. Spërkatni me gjalpë 3 minitava të vogla suflesh dhe pudrosini me nga një lugë sheqer pluhur. Rrihni fort të bardhat e vezëve derisa të bëhen marengë dhe shtojani salcës së përgatitur. Përziejini me kujdes nga fundi drejt kreut që mos të shformohen.

 

Ndani përzierjen në minitava dhe në fund shtoni disa prej copave të luleshtrydheve të prera të hequra mënjanë duke i shtypur me gishta. Piqini për 10 minuta në furrë të parangrohur në 210 gradë. Shërbejini ato duke u shtuar për dekor copat e mbetura të luleshtrydheve të hequra mënjanë dhe degëza menteje të freskët.

 

Tartina me salçiçe dhe brokoli

Përbërësit:

Brumë i gatshëm frola

Brokoli

Salçiçe

Djathe brie

Kripë

Piper

Pak gjalpe

 

Përgatitja:

Merrni petën e brumit dhe hapeni në tavolinë. Format e vogla që do t’i fusni në furrë, lyejini me pak gjalpe dhe vini në to brumin që e keni prerë sipas formës. Mbushini me brokolit që i keni zjerë më parë, copa të prera salçiçesh dhe djath brie. Rregulloni shijen me kripë dhe piper dhe futini në furrën e parangrohur për 15 minuta.

Biskotat klasike me kanellë dhe xhinxher

Përbërësit:

25 gr gjalpe

200 gr mjalte

Një vezë

250 gr miell

Një majë luge kripë dhe maja birre

70 gr sheqer

Erëza si kanellë, xhinxher, arrëmyshk

 

Përgatitja:

Shkrini gjalpin dhe shtoni në të mjaltin. Vijoni me vezën dhe miellin dhe vazhdoni të rrihni fort që të krijohet një masë kremoze e trashë brumi. Shtoni gjithë përbërësit e tjerë dhe punojeni deri sa brumi të jetë formuar plotësisht. Lëreni pak të pushojë dhe më pas hapeni në forma festive sipas dëshirës. Piqini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 10-15 minuta.