Mateu 27:33-37

Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë “Vendi i kafkës”, i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç`ishte thënë nga profeti: “I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time“. Pastaj u ulën dhe e ruanin. Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: “KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE“.

Gëzuar 8 marsin…

Në këtë ditë të veçantë ne si Radio Emanuel dëshirojmë t’ju urojmë të gjitha grave, GEZUAR 8 MARSIN, dëshirojmë t’ju përcjellim urimet më të përzemërta heroinave të heshtura të përditshme që përpiqen të jenë gra, bashkëshorte, nëna dhe profesioniste të mira, mos harroni në asnjë moment ju jeni shumë të çmuara dhe të krijuara sipas imazhit të Perëndisë.
Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj… Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. ( Fjalët e Urta 12: 4 & 31: 30 )

Gjoni 1:14

Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.