Patat dhe stalla

Ishte nje here nje burre qe nuk besonte ne Perendine dhe nuk e kishte problem t’ua bente te ditur te tjereve mendimin e  tij per fene dhe festat fetare si Krishtlindja. Megjithate, gruaja e tij besonte dhe i rriti femijet duke i ushqyer me besim ne Perendine dhe Jezus Krishtin, pavaresisht nga komentet e tij percmuese.

Nje dite Krishtlindjeje me bore, gruaja e tij po i conte femijet ne nje sherbese te Krishtlindjes ne komunitetin e fermereve ku jetonin. E pyeti burrin nese do te shkonte me ta, por ai nuk pranoi duke thene: – “ Kjo histori eshte e pakuptimte! Pse valle do ta ulte Perendia veten per te ardhur ne Toke si njeri?! ”

Kesisoj, ajo dhe femijet u larguan, kurse ai qendroi ne shtepi. Pas pak, era u be me e forte dhe nisi nje stuhi bore. Nga dritarja ai mund te shikonte vetem nje stuhi bore verbuese. Papritur degjoi nje perplasje te forte. Dicka ishte perplasur ne dritaren e tij. Pastaj degjoi nje perplasje tjeter. Pa jashte, por nuk mundi te shikonte me larg se tridhjete centimetra. Kur bora e uli pak vrullin, burri doli jashte per te pare cfare mund te ishte perplasur ne dritaren e tij. Ne anen tjeter te shtepise se tij, ai vuri re nje tufe patash te egra. Me sa duket ata kishin qene duke fluturuar drejt jugut per te dimeruar para se t’I zinte stuhia e bores t’ua nderpriste fluturimin. Ato ishin  te humbura ne fermen e tij, pa ushqim e pa strehe. Thjesht levizin flatrat dhe fluturonin ne rrathe te vegjel neper arre, verberisht e pa ditur ku shkonin. Dy prej tyre, sipas shenjave, ishin perplasur ne dritaren  e tij. Burrit i erdhi keq per patat dhe deshi t’i ndihmonte. Stalla do te ishte vend i perkryer per to. Ishte e ngrohte dhe e sigurte,  me siguri  mund ta kalonin naten aty dhe te prisnin derisa stuhia te kalonte. Keshtu, ai shkoi te stalla, hapi dyert plotesisht dhe priti plot shprese qe ato te vinin re se stalla ishte e hapur e te futeshin brenda. Por, patat thjesht silleshin rrotull kot dhe me sa duket nuk e kishin vene re stallen e as rendesine e saj per to.

Burri  u perpoq t’u terhiqte vemendjen, por arriti t’i trembte dhe t’i largonte me tej. Ai u fut ne shtepi dhe morri buke, e copetoi dhe beri nje vije me therrime drejt stalles. Patat prapeseprape nuk e  kuptuan.

Tani burri po shqetesohej. U doli nga mbrapa dhe u perpoq t’i trembte drejt stalles, por ato u frikesuan edhe me shume dhe u shperndane ne cdo drejtim tjeter pervec stalles. Asgje qe beri nuk mund t’I conte patat drejt stalles, ku do te rrinin ngrohte dhe do te ishin te sigurta.

“ Pse nuk me ndjekin?! “ – thirri ai. “ A nuk e kuptojne valle, se ky eshte vendi i vetem ku mund t’i mbijetojne stuhise? “

Pasi u mendua, kuptoi se ato nuk mund te ndiqnin nje njeri.

“ Ah, sikur te isha pate ! Atehere do te mund t’i shpetoja ! “ – tha me ze te larte.

Ne ate cast i lindi nje ide. U fut ne stalle, morri njeren nga patat e tij dhe e mbajti ne krahe derisa u doli patave te egra nga mbrapa. Aty e leshoi paten e tij, e cila fluturoi perms tufes se patave te egra dhe u fut drejt e ne stalle. Nje nga nje, patat e egra e ndoqen drejt vendit te sigurt.

Burri qendroi heshtur per pak kohe, gjersa fjalet qe kishte folur I kumbonin pareshtur ne mendje: “ Ah sikur te isha pate ! Atehere do te mund t’i shpetoja ! “

Pastaj iu kujtuan fjalet qe I kishte thene se shoqes : – “Pse do te donte Perendia te behej si ne?! Eshte qesharake ! “

Papritur kuptoi se kishte kuptim. Pikerisht kete beri Perendia !

Ne ishim si patat – te verbera, te humbura, drejt vdekjes. Perendia kishte derguar Birin e Tij per t’u bere si ne ne menyre qe te na tregonte udhen e te na shpetonte.

Ai kuptoi se ky ishte kuptimi I Krishtlindjes. Me qetesimin e eres dhe bores u qetesua edhe shpirit i tij dhe mendoi thelle rreth ketij mendimi te mrekullueshem. Papritur kuptoi se c’kuptim kishte Krishtlindja, pse kishte ardhur Krishti. Vitet e dyshimit dhe mosbesimit u zhduken ashtu si stuhia. Ra ne gjunje dhe beri lutjen e tij te pare :

“ Faleminderit Perendi ! Faleminderit qe erdhe si njeri per te me larguar nga stuhia ! “

 

Vargjet Biblike

Isaia 42 : 1, 6 – 7, 16 “Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t`ju sjellë drejtësinë kombeve. “Unë, Zoti, të kam thirrur sipas drejtësisë dhe do të të zë për dore, do të të ruaj dhe do të bëj aleancën e popullit dhe dritën e kombeve, për t`u hapur sytë të verbërve, për të nxjerrë nga burgu të burgosurit dhe ata që dergjen në terr. Do t`i bëj të verbërit të ecin nëpër një rrugë që ata nuk e njihnin dhe do t`i çoj nëpër shtigje të panjohura; do të ndryshoj para tyre terrin në dritë dhe vendet dredha-dredha në fushë. Këto gjëra do të bëj për ta dhe nuk do t`i braktis.

Ezekieli 18 : 21 – 23 Në rast se i pabesi largohet nga të gjitha mëkatet që kryente, në rast se respekton të gjitha statutet e mija dhe zbaton barazinë dhe drejtësinë, ai me siguri ka për të jetuar; nuk ka për të vdekur. Asnjë nga shkelje që ka kryer nuk do t`i kujtohet atij; ai do të jetojë për shkak të drejtësisë që zbaton. A ndjej vallë gëzim nga vdekja e të pabesit?”, thotë Zoti, Zoti, “apo përkundrazi që ai të kthehet nga rrugët e tij dhe të jetojë?

Ezekieli 11 : 19 – 20 Dhe unë do t`ju jap atyre një zemër tjetër dhe do t`u shtie përbrenda një frymë të re, do të heq nga mishi i tyre zemrën prej guri dhe do t`u jap një zemër prej mishi, me qëllim që të ecin sipas statuteve të mia dhe të respektojnë ligjet e mia dhe t`i vënë në praktikë; atëherë ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

Kolosianëve 1 : 13 Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur.

Ezekieli 16 : 6 – 14 Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: “Jeto!”. Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: “Jeto!”. Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, u bëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t`u formua, flokët t`u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare. Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja”, thotë Zoti, Zoti. “Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj. Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldoseje, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh. Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë. Të vura një unazë në hundë, vathë te veshët dhe një kurorë të mrekullueshme mbi krye. Kështu u zbukurove me ar dhe argjend dhe u veshe me li të hollë, me mëndafsh dhe me qëndisje. Ti hëngre majë mielli, mjaltë dhe vaj; u bëre shumë, shumë e bukur dhe arrite të mbretërosh. Nami yt u përhap midis kombeve për bukurinë tënde që ishte e përsosur, për shkak të shkëlqimit tim të madh që kisha vendosur mbi ty”, thotë Zoti, Zoti.

1 Gjoni 5 : 11 – 12, 20 Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Por ne dimë se Biri i Perëndisë erdhi dhe na dha të kuptuarit, që ne të njohim atë që është i Vërteti; dhe ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij Jezu Krisht; ky është i vërteti Perëndi dhe jeta e përjetshme.

Zbulesa 21 : 3 – 7 “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan“. Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja“.

“ Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi! Atij që ka etje unë do t`i jap si dhuratë nga burimi i ujit të jetës. Kush fiton do t`i trashëgojë të gjitha gjërat; dhe do të jem për të Perëndi dhe ai do të jetë për mua bir.

Jeta

Ujvarë Bekimesh ju sjell në këtë ditë të fundit të programit special, por edhe në ditën më të rëndësishme, atë të Krishtlindjes, bekimin kryesor dhe më të madh që kemi marrë prej Krishtit.
Bekimi në fokus sot: JETA.

Historia e Frederick Andrews

Isha 13 vjec kur doktori T.W. Maree, sot i zhdukur, i tha nenes sime: “Nuk ka asnje shprese, zonja Andrews. Humba femijen tim ne te njejten menyre, pasi bera per te gjithcka ishte e mundur ne menyren njerezore. I kam studiuar me kujdes keto raste dhe e di qe djali juaj nuk ka asnje shprese per t’u sheruar”.
Ajo u kthye nga ai dhe i tha:”Do te luftoja, do te luftoja derisa te kete nje fije jete per te cilen mund te luftoj”.
Ai ishte fillimi i nje beteje te gjate dhe te pafundme, plot me ulje – ngritje, ku mjeket binin te gjithe dakord mbi faktin  qe nuk kishte shprese per nje kure, dhe pse benin me te miren e tyre per te na dhene mbeshtetjen e tyre dhe per te na ngritur moralin.
Por ne fund, erdhi fitorja, dhe une qe isha nje femije i vogel, i semure dhe i deformuar, qe ecte me te kater gjymtyret, u bera nje burre i forte, i drejte dhe i formuar.
Tani, e di qe ju deshironi formulen, dhe do ua jap ne mneyren me koncize dhe dhe te shpejte te mundshme.
I krijova vetes nje bindje, duke marre vlerat per te cilat kisha me shume nevoje, dhe e perserita shume e shume here:”une jam i shendetshem, perfekt,i forte, i fuqishem, i dashur, i harmonishem, i lumtur”.
E mbajta kete bindje ne mendjen time, gjithmone te njejten, pa i ndryshuar asnje presje, saqe zgjohesha naten dhe i perserisja vetes:” Une jam i shendetshem, perfekt,i forte, i fuqishem, i dashur, i harmonishem, i lumtur “. ishte fjalia e fundit qe shqiptoja dhe e para qe thoja sapo ngrihesha ne mengjes.
Nuk e shpallja vetem per vete, por edhe per njerez te tjere qe e dija se kishin nevoje. Do te doja te nenvizoja kete pike: cfaredolloj gjeje qe deshironi per veten, konfiromojeni edhe per te tjeret, kjo do i ndihmoje te dy palet.
Do te korresh ate qe mbjell. Nese transmeton mendime dashurie dhe shendeti, na kthehen mbrapsht ashtu si buka e hedhur ne uje; por nese dergojme mendime frike, shqetesimi, xhelozie, zemerimi, urrejtjeje etj., marrim rezultatet ne jeten tone.
Kur nje mendim zemerimi, xhelozie, frike ose shqetesimi shfaqet ne mendjen tuaj, filloni t’i perserisni vetes te njejten bindje. Erresira luftohet me drtite, i ftohti me ngrohtesi, e keqja mundet me te miren. Per sa me perket mua, mohimi nuk me ka hyre kurre ne pune. Qendroni ne te miren, dhe e keqja do te zbehet.

Vargjet Biblike

Ezekieli 34 : 22 – 31 unë do t`i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele. Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t`i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t`i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre. Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola. Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje. Dhe do t`ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi. Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t`i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri. Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t`i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t`i trembur. Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve. Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im”, thotë Zoti, Zoti. “Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj”, thotë Zoti.

Luka 2 : 10 – 14 Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t`ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd“. Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!“.

Isaia 9 : 5 – 6 Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij, për ta vendosur pa u tundur dhe për ta përforcuar me anë të mënçurisë dhe të drejtësisë, tani dhe përjetë. Këtë ka për të bërë zelli i Zotit të ushtrive.

Isaia 11 : 2 – 6 Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarësisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit. I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen, por do t`i gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin. Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij. Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.

Isaia 32 : 17 – 18 Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi.

Filipianëve 4 : 6 – 9 Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.

Romakëve 14 : 16 – 19 Prandaj le të mos shahet e mira juaj, sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë. sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë. Sepse ai që i shërben Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit. Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.

Isaia 26 : 3 – 4 Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. Kini besim te Zoti përjetë, sepse Zoti, po, Zoti është shkëmbi i përjetshëm.

Të ftuar në Ujvarë Bekimesh

Të ftuar sot për të ndarë eksperiancat e tyre, përjetimet dhe takimin e tyre me Perëndinë e paqes në Ujvarë Bekimesh janë Korina, e cila do të ndajë me ne dëshminë e saj dhe Fatjoni, me te cilin do të flasim më shumë rreth asaj se si mund ta përfshijë paqja gjithë qenien dhe jetën tonë në çdo moment.

korina fatjoni

Paqja

Engjëjt lajmëruan lindjen e ” Princit të Paqes “, le të kremtojmë edhe ne së bashku me engjëjt në këtë Krishtlindje.
Bekimi në fokus sot: PAQJA.
Na ndiqni në Ujvarë Bekimesh në orën 9.00, 15.00 dhe 20.00, në RADIO EMANUEL.

Bibla dhe djali i ri

Nje djale I ri po diplomohej nga kolegji. Ai admironte per nje  kohe shume te gjate nje makine te vecante sportive. Babai I tij ishte me te vertete nje njeri shume I pasur, keshtu djali I ri I kerkon atit te vet per dhurate me rastin e  diplomimit ate makine. Djali I ri e priste diten e diplomimit duke kenduar, me bindjen se ati I tij do e blinte makinen qe kishte kerkuar.

Me ne fund erdhi dita e diplomimit dhe ati e therret djalin ne zyren e vet duke I thene se ndihej krenar per te. Pastaj I dorezon djalit nje kuti shume te bukur. Djali ishte shume kurioz dhe e hap menjehere kutine dhe gjen brenda saj nje Bibel me kapak lekure. I inatosur ai i ngre zerin te atit duke thene:

“ Me gjithe ato para qe ke me jep mua nje Bibel?, – duke lene librin e shenjte ai largohet prej shtepise.

Shume vite kaluan … djali I ri u be shume I suksesshem ne biznes. Ai kishte nje shtepi te bukur dhe nje familje te mrekullueshme . Nje dite papritur, ai kujtohet per atin e vet.

Ai mendonte se ndoshta duhet  te shkonte ta vizitonte tea tin, nuk e kishte pare qe nga dita e diplomimit.

Sapo po pergatitej te shkonte, ai merr nje telefonate ne te cilen thuhej se ati I tij kishte vdekur dhe se i kishte lene gjithe pasurine e tij birit te vet. Atij tani I duhej te kthehej ne shtepi… kur arriti ne shtepine e atit iu mbush zemra me trishtim. Fillon te kerkoje per dokumentat e rendesishme qe ati I tij ia kishte bere dhurate per diten e diplomimit para shume vitesh. Me lote ne sy fillon ta shfletoje.

Ndersa lexonte, nga nje zarf qe gjendej brenda Bibles bien disa celesa makine, ato kishin emrin e makines qe djali admironte, gjithashtu ishte data e diplomimit te djalit dhe fjalet “ Paguar Plotesisht “ .

Jezus Krishti eshte Fjala e Perendise. Ai ka paguar plotesisht per te bere ty mire ne trupin, frymen dhe shpirtin tend. Celesat qe ti je duke kerkuar jane ne Bibel. Per cfare ke nevoje?

Je duke kerkuar per celesat e tua ne Bibel?

Lejoni Perendine t’ju drejtoje per t’i gjetur ata celesa.

Vargjet Biblike

Isaia 8 : 23 Por errësira nuk do të zgjasë gjithnjë mbi atë që tani është në ankth. Ashtu si në të kaluarën ai mbuloi me turp vendin e Zabulonit dhe vendin e Neftalit, kështu në të ardhmen do ta mbulojë

Isaia 9 : 1 – 4 Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë. Ti e ke rritur kombin, ke shtuar gëzimin e tyre; ata gëzohen para teje ashtu si gëzohet dikush në korrje dhe ashtu si gëzohet kur ndahet plaçka e luftës. Sepse ti ke thyer zgjedhën që rëndonte mbi të, shkopin mbi kurrizin e tij dhe shufrën e atij që e shtypte, si në ditën e Madianit. Sepse çdo këpucë luftëtari në përleshje dhe çdo mantel i rrëkëllyer në gjak, do të caktohet të digjet dhe do të jetë eshkë zjarri.

Isaia 24 : 14 – 16 Ata do të ngrenë zërin, do të lëshojnë klithma gëzimi, për madhështinë e Zotit do të brohorasin nga deti: “Lëvdoni, pra, Zotin në krahinat e agimit, emrin e Zotit, Perëndinë e Izraelit në ishujt e detit!”. Nga skaji i tokës dëgjojmë këngë: “Lavdi të drejtit!”.

Filipianëve 4 : 4 – 7  Gëzohuni gjithnjë në Zotin; po jua them përsëri: Gëzohuni! Zemërbutësia juaj le të njihet nga të gjithë njerëzit; Zoti është afër. Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.

Isaia 25 : 1, 4 , 8 – 9 O Zot, ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj dhe do të kremtoj emrin tënd, sepse ke bërë gjëra të mrekullueshme, projekte të konceptuara shumë kohë më parë, dhe të realizuara me besnikëri dhe vërtetësi. sepse ti ke qenë një kështjellë për të varfërin, një kështjellë për të mjerin në fatkeqësinë e tij, një strehë kundër stuhisë, një hije kundër të nxehtit, sepse fryma e tiranëve është si një furtunë kundër murit. Do të shkatërrojë përgjithnjë vdekjen; Zoti, Zoti, do t`i thajë lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të tij, sepse Zoti ka folur. Atë ditë do të thuhet: “Ja, ky është Perëndia ynë: tek ai kemi shpresuar dhe ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar; të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e tij!”.

Isaia 61 : 10 Unë do të gëzohem shumë tek Zoti, shpirti im do të kremtojë Perëndinë tim, sepse më ka veshur me rrobat e shpëtimit, më ka mbuluar me mantelin e drejtësisë, ashtu si një dhëndër që vë një diademë, si një nuse që zbukurohet me xhevahiret e saj.

Isaia 12 : 1, 5 – 6 Atë ditë do të thuash: “Unë të kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe më ka ngushëlluar. Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën. Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit në mes tuaj”.

E ftuar në Ujvarë Bekimesh

Përse Perëndia na shtyn të gëzohemi në Zotin edhe mes shqetësimeve dhe fatekeqësive?
Si mund të qëndrojmë gjatë gjithë jetës në gëzmin e Zotit?
Për t’i marrë këto përgjigje, na ndiqni sot në Ujvarë Bekimesh në një intervistë të veçantë me Teuta Azisllari.

Gëzimi

Gëzohuni gjithnjë në Zotin, po ua them përsëri, Gëzohuni na sfidon Bibla dhe ne do prezantojmë për ju sot një prej bekimeve më të rëndësishme që Krishti ka derdhur mbi ne si një ujvarë e pashtershme.
Bekimi në fokus sot: GEZIMI.
Lumturinë e kërkojmë vazhdimisht në këtë jetë njerëzore, për të zbuluar se si mund ta kemi tonën në çdo moment, i mirë apo i keq qoftë, na ndiqni në Ujvarë Bekimesh.