Perëndia i Gjallë

Jemi ne diten e madhe, sot eshte kulmi i festes, dita kur te gjithe urojme njeri – tjetrin: Krishti u ngjall…
Eshte fundi i rrugetimit tone tete ditor edhe ne programin special te Pashkes “Nen pasqyrinin e kryqit “, por pikerisht sot do te ndajme me ju aspektin e fundit te karakterit te Perendise dhe ate me te rendesishmin, nga merr kuptim edhe besimi yne.
Tema e dites: PERENDIA I GJALLE.
Na ndiqni sot ne oren 9.00, 19.00 23.00, ne Radio Emanuel.

Gjoni 20:1-9:

Gjoni 20:1-9: Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri. Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: “E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë“. Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri. Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri. Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty. Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë, dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç. Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi. Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.

Romakeve 6:3-11:

Romakeve 6:3-11: Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij, duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit. Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati. Tani nëse vdiqëm me Krishtin, ne besojmë gjithashtu që do të jetojmë me të, duke ditur se Krishti, që u ringjall prej së vdekurish, nuk vdes më; vdekja s`ka më pushtet mbi të. Sepse në atë që vdiq, vdiq për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për Perëndinë. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

I ftuar në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “

Sot në progrmain special të Pashkës do të diskutojmë për të kuptuar pak më thellë hirin si pjesë të të qenit të Perëndisë me Julin, cila është e vetmja mundësi për ta pasur këtë hir në jetën tonë, sa shtrengon hiri ne krahasim ne ligjin, 3- Si mund te jetojme ne hir, duke pasqyruar formen me te larte te dashurise te Perendise qe eshte pikerisht hiri?
Qëndroni me ne dhe le t’i zbulojmë së bashku sot në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “.

Perëndia Hir

Në këtë të shtunë të veçantë programi ” Nën pasqyrimin e kryqit ” ju sjell një tjetër aspekt të karakterit të Perëndisë i gjithi për t’u provuar dhe shijuar çdo moment të jetës sonë.
Tema e ditës: HIRI.
Na ndiqni në orën 9.00, 19.00 dhe 23.00, në RADIO EMANUEL.

Isaia 53:1-5:

Isaia 53:1-5: Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit? Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim. I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak. Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

E ftuar në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “

Çfarë na siguron për dashurinë e pakufijshme dhe të pakushtëzuar të Perëndisë, çfarë lloj dashurie është ajo që ne duhet të shfaqim ndaj njëri – tjetrit dhe në botë, si shenjë njohjeje se i përkasim Perëndisë dhe cilat janë bekimet e kësaj dashurie?
Këto do t’i zbulojmë sot në programin special të Pashkës ” Nën pasqyrimin e kryqit ” në një bisedë me Znj. Mariela Baraku.

Perëndia DASHURI

Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?
Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,
as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.
Në ditën e kryqëzimit, në ditën që na çliroi dhe na solli pranë Perëndisë, programi ” Nën pasqyrimin e kryqit ” ju sjell thelbin e karakterit të Tij.
Tema e ditës: Perëndia DASHURI.
Na ndiqni në orën 9.00, 19.00 dhe 23.00, në RADIO EMANUEL.

Programi i Pashkës ” Nën pasqyrimin e kryqit “

” Nën pasqyrimin e kryqit ” , një program special që ju shoqëron çdo ditë të javës së Pashkës në Radio Emanuel.
Një udhëtim në tetë ditë që na prezanton plotësisht me aspektet e karakterit të Perëndisë, një për një, por jo vetëm kaq… ne jemi thirrur të jemi si Ai që na thirri, jemi thirrur të jetojmë çdo ditë duke u sfiduar dhe duke jetuar plotësisht nën pasqyrimin e kryqit…
Qëndroni dhe ejani të sfidohemi së bashku…

I ftuar në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “

Sot i ftuar në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit ” për të folur rreth besnikërisë së Perëndisë, Urtan Kollonata.
Në çfarë tregohet besnikëria e përhershme e Tij, cilat janë bekimet e besnikërisë, çfarë do të thotë të zgjedhësh të ecësh përkrah një Perëndie gjtihmonë besnik?
Le t’i zbulojmë sot së bashku.
Na ndiqni në orën 9.00, 19.00 dhe 23.00, në RADIO EMANUEL.

Perëndia Besnik

Një prej aspekteve më të rëndësishme dhe më të pandryshueshme të karakterit të Perëndisë është ajo që të gjithë ne e kërkojmë dëshpërimisht çdo ditë të jetës tonë, e kërkojmë tek njerëzit, tek të afërmit, miqtë apo tek dashuria e madhe e jetës, por pothuajse gjithmonë përballemi me mungësën e saj…
Vetëm Perëndia i mban gjithmonë premtimet e përjetshme, Ai që nuk ndryshon.
Tema e ditës: BESNIK.
Na ndiqni në orën 9.00, 19.00 dhe 23.00, në RADIO EMANUEL, në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “.

E ftuar në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit “

Nga buron mëshira e Perëndisë për ne mëkatarët, cili është kuptimi real I Perëndisë së Mëshirshëm, si mund të jemi ne reflektues të kësaj mëshire me të tjerët?
Pë t’i zbuluar të gjitha këto na ndiqni sot në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit ” në një intervistë me Znj. Liljana Tanuçi.

Perëndia Mëshirë

Duke nisur nga sot temat apo karakteristikat e personalitetit të Perëndisë që do të ndajmë së bashku në programin ” Nën pasqyrimin e kryqit ” do të jenë ato më të butat, më të ëmblat.
Sot tema e ditës: MESHIRA.
Perëndinë Mëshirë do të trajtojmë sot, na ndiqni në orën 9.00, 19.00 dhe 23.00, në RADIO EMANUEL.