E diela e Pashkës: Tema e ditës

Në këtë të diel Pashke programi ” Njerëzit e Kryqit ” mbërrin në fund të rrugëtimit në Radio Emanuel, por ju sjell një temë shumë të rëndësishme. Zoti yne u kryqëzua, vdiq të premten, por u ringjall ditën e tretë.Zoti ynë është një Zot i gjallë, me vdekjen mposhti mëkatin dhe me ringjalljen mposhti vdekjen duke na dhënë kështu shansin e dytë dhe një jetë të re.
Tema e ditës: Një jetë e re.

E shtunë: Tema e ditës

Sot jemi një ditë pas kryqezimit dhe një ditë para ringjalljes, prandaj në këtë ditë të ndërmjetme dhe shumë të rëndësishme në programin e Pashkës ” Njerëzit e Kryqit ” ne duam të perkujtojmë sakrificën e Krishtit për ne, por mbi të gjitha statusin e Tij të veçantë.
Tema e ditës: Shërbëtori Mbret.

I ftuar për temën ” I përkryer në Krishtin dhe Një jetë e re ” në programin ” Njerëzit e Kryqit “

Shpesh herë në jetën njerëzore do të donim të kishim një shans të dytë, t’ia nisnim nga e para, cila është realisht mënyra e vetme me anë të së cilës na është dhënë kjo mundësi?
Krishti na fali një jetë të re, por ne si njerëz si po zgjedhim ta jetojmë këtë jetë të re?
Na ndiqni sot në orën 9:00, 15:00 dhe 20:00, në një intervistë me pastorin e kishës ” Emanuel ” në Korçë, Shon Mason, në RADIO EMANUEL, në programin e Pashkës ” Njerëzit e Kryqit “.

E premte: Tema e ditës

Në ditën e kryqëzimit programi ” Njerëzit e kryqit ” ju sjell një tjetër temë të rëndësishme… Ne jemi mëkatarë, edhe pse të shpëtuar nga gjaku i Tij përsa kohë jemi në këtë botë tokësore, të papërsosur, por ne jemi të përkryer nëpërmejt Atij që ndërmjetëson për ne.
Tema e ditës: I përkryer në Krishtin.

I ftuar për temën ” Rëndësia e bashkësisë së njëri – tjetrit ” në programin ” Njerëzit e Kryqit “

Cili është lloji i bashkësisë që Krishti na ka porositur të kemi me njëri – tjetrin?
Çfarë na jep dhe çfarë na mëson çdo ditë bashkësia me njëri – tjetrin sipas shembullit të Krishtit?
Çfarë na tregon për vetë qenien e Perëndisë bashkësia që kemi si familje e krishterë?
Le të ecim në përgjigjet e këtyre pyetjeve sot në programin ” Njerëzit e Kryqit ” nëpërmejt një mesazhi të përcjellë nga pastori i kishës ” Jezus Krishti për Ballkanin “, Lorenc Ahmeti.
Na ndiqni në orën 9:00, 15:00 dhe 20:00, në RADIO EMANUEL.

E enjte: Tema e ditës

Një temë e veçantë vjen sot për kënaqësinë tuaj në programin special të Pashkës ” Njerëzit e Kryqit “, ashtu sikurse ngjarja që e shoqëron këtë ditë. Frymëzuar nga Darka e Fundit me dishepujt të Jezusit sot do të fokusohemi tek porosia e Tij më e madhe. Tema e ditës: Rëndësia e bashkësisë së njëri – tjetrit.

I ftuar për temën ” Vigjilenca ” në programin ” Njerëzit e Kryqit “

Një tjetër i ftuar vjen sot në programin e Pashkës ” Njerëzit e Kryqit “, pastori i Kishës Apostolike në Pogradec, Ardi Shkullaku do të flasë më tepër rreth temës së vigjilencës.
Si përshkruhet vigjilenca në Bibël dhe përse na bëhet vazhdimisht thirrje për të qenë vigjilentë?
Mund të duket si një sfidë e pamundur të qenit vigjilentë në një botë kaq shumë te zhytur në mëkat, por çfarë ka premtuar në fund Perëndia për besnikët e Tij… Le t’i zbulojmë më shumë së bashku sot në orën 9:00, 15:00 dhe 20:00, në RADIO EMANUEL.

Të ftuara në Music Plus në Javën e Pashkës

Music Plus ju sjell sot një intervistë me një grup vajzash të reja nga Kisha Ungjillore Libonik, Jana, Liza, Bajana dhe Kristina do të jenë me ne për të folur rreth vlerave shpirtërore që ju përcjell festa e Pashkës të rinjve.
Na ndiqni sot në orën 11:00 dhe 16:00, në RADIO EMANUEL.

I ftuar për temën ” Burimi i gëzimit dhe i frymëzimit ” në programin ” Njerëzit e Kryqit “

Sot në ” Njerëzit e Kryqit ” do të jetë i ftuar një nga pastorët e Kishës Ungjillore Korçë, Leonard Melesini për të folur më shumë rreth Krishtit si burimi i vërtetë i gëzimit dhe i frymëzimit që nuk shter kurrë, përse nuk zgjasin momentet fluturake të lumturisë tokësore që aq shumë i synojmë dhe si na ripërtërin Krishti çdo ditë…
Na ndiqni sot në orën 9:00, 15:00 dhe 20:00, në RADIO EMANUEL.

E martë: Tema e ditës

Kjo e martë në programin special të Pashkës ” Njerëzit e Kryqit ” ju sjell një tjetër temë frymëzuese që fokuson gjithmonë tek Krishti.
Tema e ditës: Burimi i gëzimit dhe i frymëzimit.

I ftuar për temën ” Jeto sipas asaj që beson ” në programin ” Njerëzit e Kryqit “

Sot i ftuar për të folur më shumë rreth temës ” Jeto sipas asaj që beson ” në programin e Pashkës ” Njerëzit e Kryqit “, Klodian Bego, një nga pastorët e Kishës Ungjillore Korçë, çfarë e ndan thjesht një menyrë dhe filozofi të menduari nga të jetuarit vërtet sipas asaj që beson le ta zbulojmë më tepër së bashku në këtë program.
Na ndiqni sot në orën 9.00, 15.00 dhe 20.00, në RADIO EMANUEL.