Danny Gokey, for KING & COUNTRY, MercyMe dhe shumë të tjerë ndër performancat e K-LOVE Fan Awards 2017

‘The K-LOVE Fan Awards: Ignite Hope’ do te shfaqet ne ekranin e madhe ne 13 qershor.

 

7eventh Time Down, Big Daddy Weave, Britt Nicole, Colton Dixon, Crowder, Danny Gokey, for KING & COUNTRY, Hawk Nelson, Jeremy Camp, Jesus Culture, Kari Jobe, Love & The Outcome, Mandisa, Matthew West, MercyMe, Natalie Grant, One Sonic Society, Ryan Stevenson, Tauren Wells, Tenth Ave North, We Are Messengers dhe Zach Williams do te performojne ne  K-LOVE Fan Awards 2017 qe do te zhvillohet ne Grand Ole Opry House te Nashville. Emrave me te medhenj te industrise iu shtohen te tjere qe perfshijne Dave Frey (Sidewalk Prophets), Francesca Battistelli, Julianna Zobrist, Matt Hammitt, Nichole Nordeman, Peter Furler, Phil Joel, Sadie Robertson dhe Steven Curtis Chapman te cilet do te sherbejne si prezantuesit e mbremjes për shfaqjen e 5-të vjetore të çmimeve. Duke iu rikthyer prezantuesve, do te jete artisti i nominuar kater here per GRAMMY Award, Matthew West dhe fituesja e cmimit EMMY Award, Elisabeth Hasselbeck.

Per here te pare,  K-LOVE Fan Awards vjen ne ekranin e madh! Prezantuar nga Fathom Events dhe John Sanders LLC, “The K-LOVE Fan Awards: Ignite Hope” do te shfaqet ne sallat e teatrove ne gjithe SHBA ne daten 13 qershor.

Ndër artistët e preferuar që marrin pjesë në eventin e fundjavës janë Lauren Daigle, Steven Curtis Chapman dhe Skillet, te cilet do te kene debutimin e tyre te fundjaves ne K-LOVE Fan Awards!

Memphis May Fire lançojnë një video muzikore rrëfyese për ‘That’s Just Life’

Videoja muzikore i bën jehonë temave shpenguese që gjenden në lancimin e fundit solemn të Matty Mullins.

 

Memphis May Fire, gjigandi hardcore i kryesuar nga Matty Mullins, kane lancuar një video muzikore rrëfyese për këngën e tyre “That’s Just Life.” Kenga shfaqet ne albumin e vitit te fundit This Light I Hold.

Duke përdorur konventën e njohur të shenjave rrefyese të kartonit, videoja bardhë e  zi paraqet pjesëmarrësit në vende shumë të ndryshme në jetë duke ndarë luftërat e tyre.Matty Mullins ec vetem permes lagjeve të braktisura duke kënduar këngën e përzemërt dhe përfundimisht mban një shenjë që sinjalizon një zhvendosje drejt shpresës.

Kjo kenge dhe kjo video muzikore janë një nga rastet më të dukshme të zbatimit të besimit personal të Matty Mullins për të ndikuar audiencën e muzikës heavy të Memphis May Fire.Temat e shpreses dhe restaurimit permes përmes luftimeve përcaktojne lancimin e tij më të fundit solo Unconditional, por jane po ashtu po aq te dukshme edhe më delikate përmes punës së Memphis May Fire .

“God That Saves” albumi i ri i Iron Bell Music

Zhanri: Praise & Worship 

Lancimi:  19 Maj 2017

 

“Ky shpirt dikur u shqye dhe rrihte / u la menjane pa nje arsye per te ecur perpara/ atehere Ti zbrite dhe me morre lart / nga lugina e eshtrave te thara.” Keto vargje hyrese e vendosin ne nje pozicion te mire albumin, God That Saves.

Permes kenges qe mban titullin e albumit, Iron Bell Music transmeton në këtë album pozitën e besimtarit në Krishtin. “God That Saves” shume mire mund te behet pjese e kishave, per sherbesen e te dieles. “Your Love is a Fortress” e mbledh ritmin, duke deklaruar paturpësi në Jezusin.

Belong to You” hapet shume bute. Shkrimtari i Iron Bell, Stephen McWhirter ka thene se nderkohe qe po shkruante kete kenge, ka qene si nje lufte shpirterore per te. “isha duke rene pertoke dhe thashe, jo. Ajo qe Perendia thote per mua eshte ajo qe me percakton  dhe armiku nuk mund  ‘Ta marre ate qe kam/ Te ndryshoje ate qe jam. / une te perkas Ty.'”

My Confidence” eshte nje himn per Jezusin. Fillon me nje kitare akustike dhe vazhdon me bateri dhe banxho. “Fall Away” eshtë çelësi i drejtuar pas një thirrjeje të sinqertë që thërret praninë e Perëndisë.

Faithfulness” dhe “Burn for You.” “On and On” kane nje një bazë organo dhe nxjerrin në pah dashurinë për Perëndinë. Ajo mbaron me nje bateri te gezueshme. “Son and Daughters” eshte nje kenge waltz ekenduar nga perspektiva e Atit, se bashku me Joel Gerdis. Ajo vazhdon të ende fijen e identitetit dhe ndjekjen e Perëndisë nga fëmijët e Tij. ” Unë të kërkova, ti ishe i humbur / per ty kostoja ia vlente.”

Free in You” eshte nje festim. Banxhoja mbetet deri ne fund te kenges dhe përfundon mbrëmjen e adhurimit me “Your Face is Beautiful,” një përgjigje e thjeshtë ndaj një Perendie kompleks, të dashur dhe të denjë.

Të ftuara në Music Plus

Sot në Music Plus me ne do të jenë Sara dhe Elsa, ato vijnë si studente të Universtietit Fan. S. Noli të Korçës për të na prezantuar me një nismë që e kanë sjellë për herë të parë vetë studentët këtë vit.
Për të zbuluar më shumë na ndiqni sot në orën 11:00 dhe 16:00, në RADIO EMANUEL.

” Through People Like Me” albumi i fundit i Mass Anthem

Zhanri: Pop/Rock 

Lancimi:  02 qershor 2017

 

I përbërë nga vëllezërit Chad dhe Tyler Sowards bashkë me Joey Atansio, Mass Anthem eshte nje trio e muzikes pop, fillimisht nga zona e Çikagos. Pas albumit debutues te lancuar ne 2014, grupi u zhvendos në Nashville, Tennessee me shpresën e nënshkrimit të një marrëveshjeje regjistrimi –dhe ata mendojne se albumi i ardhshem qe vjen si nje projekt i plote, i pavarur, me titull Through People Like Me do t’i coje ne nje nivel tjeter.

“Ne shpresojme se ky album i ri  do të kapë kreativitetin dhe energjinë që ne duam të sjellim në skenë. Qellimi yne eshte te krijojme nje album ndryshe, argetues, muzike energjike me tekste qe do t’i inkurajojne njerezit  ta jetojne jeten per dicka me te madhe se vetvetja,” ka thene Tyler per Through People Like Me.

Albumi terheq vemendjen e degjuesve ne minutat e hapjes me  me peizazhin muzikor infektues pop në “Keep Running.” Singelli i meparshem  vijon me “To Get To Me“. Kenga qe mban titullin e albumit  “Through People Like Me” eshte nje pike e theksuar ne album, duke përzjere tingujt të tyre e te hartuar me tekst të fuqishëm: “Ti je Perendia qe ke endrra te medha me nje plan te persosur, ne kohen e  persosur/ Une mund te shoh vetem ate qe eshte, Ti she ate qe do te jete  /  Une besoj se Ti e ndryshon boten permes meje.”

Kenga inkurajuese “Everything To You” dergon nje mesazh te vleres sone ne Krishtin, per t’u drejtuar tek kenga e qete dhe emocionuese  “Hero” që shfaq forcën dhe tonin e përsosur në vokalin e tyre falsetto. Anje tjeter kenge  e bute, “The Answer” e vendos theksin tek Krishti dhe sovraniteti i Tij.

Me nje produksion te shkelqyer “The Real Me” do t’i sjelle degjuesit ne kembet e tyre duke kercyer, ashtu si kenga rrok “Light Up The Darkness.” Huazuar nga himni i pakohe, “It’s Amazing Grace” flet per lirine qe kemi permes Krishtit perpara se albumi te mbyllet me kengen e  qete “Beauty In The Tragedy” e cila ofron shprese: “Ne kembet e kryqit ka sherim / ejani dhe clirohuni nga prangat dhe shihni qe ka bukuri ne tragjedi.”

Kryeredaktori i NRT promovon videon muzikore debutuese

Artisti i muzikes pop/worship/contemporary ka lancuar videon e tij te pare muzikore, duke bere te dukshem mesazhin emocionues te kenges “Evergreen.”

Xhiruar në një park të pyllëzuar pergjatë tre sezoneve në Boise, Idaho, Hathcock thotë se projekti i thjeshtë, por i konceptuar mirë kap zemrën e mesazhit të këngës.

“Kjo video shkëlqyeshëm, por thjesht kap faktin se ndërsa gjithçka mund dhe do të ndryshojë në këtë jetë me kalimin e kohës, gjëja më e rëndësishme – dashuria e Perëndisë dhe prania e Tij – mbeten,” ka thene ai. “Ishte shume argetuese t’i shihje keto gjera te bashkoheshin nga pjeset me te mira te nje viti, duke parë në fund të fundit lëkundjet e vogla të vazhdueshme në mes të shumë ndryshimeve në ngjyra dhe dritë.”

Videoja jo vetem qe eshte promovuar ne New Release Today permes mediave sociale dhe websitet, por është gjithashtu një përpjekje e brendshme brenda medias. Hathcock eshte kryeredaktori i New Release Today dhe themeluesi faqes,  Kevin McNeese e zhvilloi konceptin nderkohe qe gjithashtu filmohej dhe editohej videoja.

kenga eshte kenga e fudnit nga debutrimi i albumit te MH Eternal, Songs For Tomorrow, i disponueshem ne  iTunes, Spotify he kudo tjeter ku merrni muzike.

Hannah Kerr bën një turne promovues në mbështetje të albumit të ri ‘Overflow’

Kantautorja Hannah Kerr, vazhdon listen e ngjeshur te saj ne mbeshtetje te  albumit te ri, Overflow. Javen e kaluar, Kerr u drejtua ne Chicago for per dy shfaqje ne Moody Radio per “This Is The Day” me mikprites Nancy Turner, dhe “Chris Fabry Live.” Per te dyja programet, ajo kendoi disa nga Overflow dhe beri intervista rreth besimit te saj, muzikes dhe të qenit një studente kolegji në Universitetin Belmont që e lartesonte ate ta duke u fokusuar në shërbimin e saj.

Ndalesa tjeter ne axhenden e Kerr ka qene LeSea Broadcasting ne South Bend, Ind. Ajo e filloi diten me nje intervisgte ne radio tek Pulse FM me programin e mengjesit se bashku me drejtorin dhe prezantuesin e rpogramit,Corey Mann. Kjo u pasua nga paraqitjet e regjistruara, qe perfshinin performanca dhe intervista per  “Harvest Show” dhe “Live From Studio B.” intervista e transmetuar ne 18 maj ne “Harvest Show” e cila paraqiste turne të nivelit të lartë të Kerr me artistë të tillë si Casting Crowns, Matt Maher dhe Building 429 dhe se si mirenjohja eshte nje nga arsyet e suksesit te saj.

Per shfaqjet e saj, Kerr performoi singellin e saj te ri, “Radiate,” i cili vazhdon ngjitjen ne klasifikimet  kombetare te audiences se krishtere ne Billboard (Nr. 27) dhe Mediabase (Nr. 26).

Duke u kthyer ne Nashville, Kerr vizitoi stacionin e FISH radio per nje interviste dhe nje Facebook Live chat on-air me Caryn Cruise, qe perfshinte nje performance live te “Radiate.” Teksti i “Radiate,” bashkeshkruar nga Kerr, me vellaine saj Josh dhe kantautorin Jordan Reynolds, ka pasur ndikim tek fansat. Nuk ka rendesi se cfare do te vije ne rrugen time/do ta jetoj jeten time/duke perhapur drtien tende/tani dhe perhere/buzet e mia do te flasin vetem per emrin Tend/Ne te mire e ne te keq, ne gabime/erresira nuk do te qendroje ne rrugen time/nese rruga ime eshte rruga Jote, atehere Ti do  te me besh/te rrezatoj, (per lavdine Tende).

Vokalistja e përshpirtshme Willow Stephens do të lançojë albumin e saj

Miner League, etiketa e  Andy Mineo e prezantoi vokalisten ne 26 maj.

 

Willow Stephens ka lancuar me ne fund projektin e saj debutues si pjese e bashkesise te Miner League, te  Andy Mineos, which ne te cilen eshte bere pjese she tashme prej 18 muajsh. Albumi I vetetitulluar ka dale ne 26 maj.

Dy singell, “Bird’s Eye View” dhe “Sure As the Moon” ne bashkepunim me  Mineo, jane lancuar pak me pare, duke krijuar nje parashikim per tingujt e te gjithe albumit te vetetitulluar.

Lista e kengeve te albumit te Willow Stephens :

1)      Bird’s Eye View
2)      Accolades
3)      Sure As the Moon (feat. Andy Mineo)
4)      Spend It All
5)      After the Rain

Me heret, Stephens punoi ne lancimin e  Mineos te vitit 2015,  Uncomfortable. Stephens u paraqit gjithashtu në revistën “Social Club Misfits’ te januarit te ketij viti, te lancimit te The Misadventures of Fern & Marty, duke u shfaqur ne kengen “Usual Suspects.”

“Abigail Duhon” albumi i ri i vetëtitulluar nga Abigail Duhon

Zhanri: Pop/Rock 

Lancimi: 26 Maj 2017

 

Qe kur ishte 6 vjec, Abigail Duhon ka ndare zemren e saj permes kenges dhe pasionit per muziken. Tashme eshte 20 vjec dhe ka realizuar disa albume, gjithashtu ka nenshkruar me Dream Label Group vitin e kaluar. Nderkohe qe pershkuran tingullin dhe misionin e saj Abigail thote “Dua qe njerezit te shohin se muzika e krishtere mund te jete po aq e bukur sa cfaredolloj kenge laike dhe ritmet mund te jene po aq te mire sa Justin Bieber, por me nje mesazh pas tyre. Une flas rreth gjetjes se identitetit ne Krishtin, të qenit  i sigurt se cilët jemi në të dhe se si mund të adhurojmë Perëndinë edhe thjesht me disa fjale.”

Lancimi me i ri i Abigail, debutimi i vetetitulluar me Dream Records, kerkon ta misheroje kete mision ne gjashte kenge.

Into The Light” eshte kenga qe hap albumin, duke u drejtuar tek “Rebound,” we cila kap vokalin plot shpirt te Abigail perzjere mire me backgroundin e saj pop. E lancuar me pare “Dance Up” se bashku me artistin e CCM, Spencer Kane, himni i persosur dance ka ne qender ritmin e saj infektues pop.

Ne menyre energjike “Give Me More” thekson edhe një herë gjithanshmerine e Abigail, vokalet e fuqishem, nderkohe qe kenga emocionale “I’m Not Ashamed” sjell ndalasimin ne tempo per nje moment te bute frymezuar nga vdekja tragjike e Rachel Joy Scott, e cila u qellua ne shkollen e mesme ne Columbine: “Nuk kam turp / BeSepse Ti me ke dhene jete/ Nuk kam frike / sepse Ti m’I ke hapur syte / cfaredolloj gjeje qe te kem perpara / e di qe Ti do te me mbash.” Albumi mbyllet me nje mesazh vetevleresimi, “More Than Gold” e cila nga ana e lirikave eshte nje kujtese e forte.

Jon Foreman lançon coverin e Lifehouse, ‘Flight’

Coveri ndjek kengen “Dare You to Move” qe Lifehouse morren nga Switchfoot.

 

Switchfoot kane ngarkuar nje cover te Jon Foreman te kenges se Lifehouse “Flight.” Kjo eshte kenga e dyte nder disa covera, e para ishte coveri i kengetarit te Lifehouse, Jason Wade e klasikes te Switchfoot  “Dare You to Move.”

Duke shpjeguar se perse zgjodhi kete kenge te vecante, Jon Foreman nga ndare “Nje kenge kaq e bukur, per nej vend kaq te bukur. M’u desh ta mësoja dhe ta provoja atë për masen.”

I vetmi set i coverave, qe kengetaret regjistruan ne studion e Switchfoot ne San Diego, vjen në pritje të bashkimit të ardhshëm të Lifehouse dhe Switchfoot Looking for Summer Tour. Ky turne do të jetë hera e parë që të dy alt ikonat e rrokut do ta ndajnë skenën bashke.

Out Of The Dust promovojnë videon muzikore për ‘All That I’m Made For’

Duoja do te promovoje nje video te re cdo jave ne pese javet e ardhshme.

 

Ne nje seri promovime videosh me video New Release Today per me shume se pese jave ne vazhdim, duoja e bashkeshorteve Out of the Dust do te lancojne video te reja muzikore per “All That I’m Made For,” “You Pursue,” “Your Will,” “Make Us Whole” dhe “How Deep The Father’s Love For Us,” te gjtihe kenge nga albumi i vetetitulluar i ciftit, i cili eshte tashme i disponueshem.

Duke folur per thelbin pas kesaj jave te videos per “All That I’m Made For,” Chris dhe Stephanie Teague kane thene: “Perendia nuk i ben te mire njerezit e keqij, ai i kthen ne jete njerezit e vdekur. Shume nga ne te krishteret jemi shpetuar nga mekati dhe vdekja, por nuk ndihemi ende plotësisht të gjallë. Ne e dime se duhet te kete me shume, por vazhdojme te deshirojme te njejtat gjera dhe jetojme te njejtat jete si fqinjet tane jo besimtare.”

“Kjo kenge eshte shkruar si nje alarm shpirteror. Ne lutemi që Perëndia të na zgjojë dhe të na tregojë plotësinë e jetës që Ai ofron. Ditet tona jane te mbushura me shperqendrime dhe te zoter te vegjel, por ka një derë të ngushtë që çon në jetë.Kjo eshte nje kenge qe pergjerohet per t’u udhehequr atje,” ndan duoja.

Per t’u informuar me shume per Out Of The Dust, i gjeni ata ne Facebook dhe kontrolloni te premten e ardhshme ne 19 maj, per te qene te paret qe do te informoheni per videon e  re muzikore te “You Pursue.”

Jason Crabb dhe Natalie Grant do të drejtojnë përvjetorin e dytë të American Gospel Celebration

 

Në datat 8 dhe 9 qershor në Lancaster, Pennsylvania.

 

Dy nga zerat me te medhenj te muzikes se krishtere –kantautorja e nominuar per shume cmime GRAMMY, Natalie Grant dhe kantautori qe ka fituar shume cmime  GRAMMY, Jason Crabb—jane gati per te drejtuar pervjetorin e dyte te American Gospel Celebration  ne 8 dhe 9 qershor ne Lancaster, Pennsylvania. Duke festuar besimin dhe lirine, ngjarja do te drejtohet nga mesazhe prej autorit best-selling dhe pastorit te njohur John Hagee si dhe autorit dhe pastorit Matt Hagee.

Eventi do te filloje ne oren 7:00 cdo mbremje ne Lancaster Convention Center, the American Gospel Celebration do te perfshije po ashtu tre prej grupeve me te mire dhe me te vleresuar te muzikes se krishtere: grupi  i familjes me nominim per GRAMMY, The Isaacs; trioja qe ka fituar shume Dove Award, The Martins; dhe kuarteti qe ka fituar Dove Award, Canton Junction.

 

Brandon Heath lançon singëllin e ri ‘Whole Heart’

Heath do te jete gjate vjeshtes ne turne me Tenth Avenue North.

 

Kantautori i nominuar per Grammy, Brandon Heath sapo ka lancuar nje kenge te re ne radio me titull  “Whole Heart”. Gjate kesaj jave ai ka qene ne rrugetim duke prezantuar kengen tek partneret e radios duke perfshire Sirius/XM, WRBS/Baltimore, FISH/Atlanta, KLTY/Dallas dhe KSBJ/Houston. Dy dite me pare Heath postoi nje video live ne  Facebook duke e ndare kengen e  re me fansat.

“Jam i emocionuar qe kam nje kenge te re dhe nje tingull te ri ne radio,” shpjegon Heath. “Mesazhi eshte po i njejti, Perëndia po kërkon gjithçka që kam. ‘Whole Heart’ flet për një temë të prekshme, por kam dashur që të tingëllojë e lirë e hapur dhe triumfuese. Perëndia tashmë i ka marrë të gjitha në duart e Tij, por Ai ende na kërkon të dorëzohemi.”

Programuesit e radios jane te emocionuar per singellin. ” Brandon Heath qe degjuesit e mi njohin dhe duan eshte kthyer me muzikë edhe më te mirë se ajo që e vuri në hartë një dekadë më parë,” ka ndare Al Skop Sirius/XM “The Message.”

Kete vere fansat mund ta kapin ate ne festivale te ndryshem pergjate vendit. Ai do ju bashkohet gjithashtu Tenth Avenue North ne turneun e tyre te vjeshtes – datat dhe me shume detaje mbi turneun do te behen te ditura se shpejti.

“I Got Saved” nga Selah, historia personale mbas këngës

Todd Smith nga Selah ndan se si kjo kenge perfundoi duke u bere pjese surprize e albumit te tyre te ri ‘Unbreakable’.

Trioja menje karriere te gjate muzikore, Selah lancuan se fundi Unbreakable. Albumi shërben si një shënues në vitin e njëzetë të grupit që nga fillimi i tyre, nje album te shumepritur I cili ndjek ate te 2014-es You Amaze Us, album I cili perfshinte kenge adhurimi si “You Amaze Us” dhe “We Must Not.”

Duke vazhduar në stilin e tyre tradicional,Unbreakable përbëhet nga një përzierje e stileve të këngëve. Ka materiale të sapo-shkruara si “Broken Ladders,” “I Got Saved” dhe “Unbreakable,” se bashku me regjistrime te reja te himneve te vjetra si “In the Sweet By and By,” “Swing Low, Sweet Chariot/I’ll Fly Away” dhe”Leaning on the Everlasting Arms.” Ka edhe këngë moderne adhurimi të bëra në stilin e nënshkrimit të Selah, duke përfshirë një marrëveshje të re të “Jesus Will Still Be There.” Ja se cfare ka thene Todd Smith rreth singellit kryesor “I Got Saved.”

Historia personale mbas kenges.

Në thelb ajo që ndodhi është kjo: gruaja ime Angie është një spikere dhe shkroi nje studim biblik best-selling me titull Seamless. Ajo po fliste ne nje konference grash pro ishte shume e merzitur dhe po kalonte permes nje kohe te erret keshtu qe nuk donte t’i realizonte keto ngjarje. Promotori i kërkoi asaj të vinte dhe I tha se do të donin q eta kioshin aty dhe t’ia linin shërbesen asaj. Ajo shkoi dhe ishte duke u përgatitur për të ndarë dicka, por ndihej e papërshtatshme. Jennie Lee Riddle dhe People & Songs po drejtonin adhurimin. Jennie e takoi Angie per here te pare ne dhomen e zhveshjes. Duke e pare pertoke, ajo vuri duart mbi të dhe u lut duke I dhene Angie forcen per te folur.

Gjate atij sezoni ajo kendoi “I Got Saved,” e cila e transformoi Angie ne ate moment. Ajo e regjistroi kengen ne telefonin e saj per ta luajtur per mua dhe me pyeti nese mund ta benim pjese te albumit tone Unbreakable. Ajo me tha se duhet ta degjonim kete kenge. Mbeta i shtangur kur e degjova dhe nuk kisha qene kaq i emocionuar qe kur degjova per here te pare “You Raise Me Up.” E kuptova menjehere qe ishte e vecante.

Vargjet biblike qe permbajne mesazhin e kenges.

Filipianeve 1:21: ” Sepse pėr mua tė jetuarit ėshtė Krishti dhe tė vdekurit fitim.”

Hebrenjve 10:22: ” Le t`i afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjės sė ligė dhe trupin tė larė me ujė tė kulluar.”

1 Korintasve 15:3-4: ” Sepse unė ju kam transmetuar para sė gjithash ato qė edhe unė vetė i kam marrė, se Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall tė tretėn ditė, sipas Shkrimeve.”

Marku 16:15-16: ” Pastaj u tha atyre: “Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin cdo krijese; ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar.”

Zbulesa 12:11: ” Dhe ata e fituan atė me anė tė gjakut tė Qengjit, dhe me anė tė fjalės sė dėshmisė sė tyre; dhe nuk e deshėn jetėn e tyre deri nė vdekje.”

Cili eshte mesazhi qe percjell kenga?

Ndoqa Allan dhe Amy per kengen dhe ne koken time e dija se kjo kenge ishte nje pergjigje. It Me preku personalisht sepse me kujtonte kohen kur pranova Jezusin, kur isha 5 vjec ne nje kishe te vogel ne qytet ne Michigan, per ate dite dhe per gjithcka qe Ai me ka sjelle qe atehere. Kishte një predikues në një qytet të vogël ku jetonim, ai ndau ungjillin shared the Gospel dhe per mua kishte kuptim. E pranova Krishtin. Kjo kenge me con prapa ne kohe tek ai moment dhe eshte pikerisht kjo ajo qe ne themi kur e kendojme kete kenge ne turne.

Singelli i pare supozohej te ishte “Unbreakable,” por pasi e performuam per here te pare kete kenge pame reagimin e njerezve dhe mund te ndienim nje ndryshim ne atmosfere kur Fryma e Shenjte ishte prezente. Ndryshuam mendim dhe vendosem se ky ishte singelli kryesor. Etiketa dhe menaxheret tane ishin te gjithe dakord.

Ka qene e pabesueshme te kendoje kenget dhe te shihje se si njerezit I pergjigjeshin. Kur ndajme deshmine tone, ne hapim Ungjillin dhe inkurajojmë shenjtorët. Ne deshirojme qe njerezit te perfshihen dhe te ndajne deshmite e tyre se si Jezusi I ka ndryshuar jetet e tyre me hashtagun I Got Saved ne YouTube dhe Facebook.

Lirikat:
Ka një lumë gëzimi
që rrjedh nga venat e Emmanuelit
Ky mëkatar u zhyt poshtë përmbytjes
Dhe u shpëtua

Që atëherë unë ec ne falje
te gjithe fajet e mia jane fshire
zinxhiret e se kaluares
më në fund janë të thyera
Une u shpetova

Jam shfajesuar nga meshira e Jezusit
Jam shfajesuar nga miresia e Perendise  
Jam restauruar dhe jam bere i drejte
Ai mori një pjesë të jetës sime
Une morra Jezusin
Si mund te dua me teper

Nuk kam marre gje tjeter pervecse miresise
e kam provuar dhe riprovuar hirin Tend
Isha kaq i humbur
derisa u rrezova tek kryqi
dhe u shpetova

Dashuria e Perendise
Me dha faljen e Tij
Dashuria e Perendise
nuk do te me lere te jem I njejti
Dashuria e Perendise
me terheq lart
Vullneti i tij është më i fortë
Kjo është arsyeja perse unë u shpëtova


Historite e shpetimit tone lidhen te gjtiha ne menyre te persosur me kengen, siç thuhet në 1Korintasve 9:22: ” E kam bėrė veten time tė dobėt me tė dobėtit, pėr tė fituar tė dobėtit; e kam bėrė veten time gjithcka pėr tė gjithė, qė tė mund tė shpėtoj me cdo mėnyrė disa njerėz.” ” Argumenti i pakundërshtueshëm” qe ne kemi si besimtare eshte te ndarit e historive tona te hirit . Kjo kenge feston diten kur ne u shpetuam nga mekatet tona, gje qe I ben degjuesit te reflektojne dhe te festojne eksperiencen  e tyre te shpetimit. Kjo kenge ka te beje me Shpetimtarin tone, Jezusin, I cili u ngrit nga varri.

Deshmia ime eshte qe mesazhi biblik mbas kenges qe kam degjuar ne debutimin e kengeve te albumit nga Jars of Clay më bëne të kërkoja lidhjen biblike me fjalët e këngëve si “Liquid,” “Love Song for a Savior” dhe “Worlds Apart.” Kjo me beri t’i shkoja për herë të parë me thelle Fjales se Perendise  në mesin e të njëzetave, duke u rritur me më shumë besim të bazuar në vepra dhe duke mos u mbështetur vetëm te Jezusi për shpëtimin tim. Procesi i transformimit perfshin degjimin e cdo lloji muzike te krishtere dhe une u shpetovas ne 1999 kur thashe lutjen e faljen se mekatit pasi degjova deshmine e nje artisti ne fund te nje  albumi te krishtere ku artisti me ftonte t’I bashkohesha atij, per te cilen i jam perjetesisht mirenjohes.

shpresoj qe keto fjale te miat devocionale mbi kengen do t’i inkurajojne njerezit dhe do te ndikojne ecjen individuale me Krishtin, ose ndoshta edhe t’i drejtojne njerezit tek Krishti nese ende nuk e kane marre vendimin e tyre. Ne nuk mund ta fitojme Parajsen; vetem permes dorezimin total tek Jezusi dhe vendosjes te te gjitha shpresave tona ne Te ne mund te shpetohemi. Si te krishtere, ne mund te shpallim te gjithe me ze te larte: “ Jam shfajesuar nga meshira e Jezusit, Jam shfajesuar nga miresia e Perendise, Jam restauruar dhe jam bere I drejte, Ai mori një pjesë të jetës sime, Une morra Jezusin
Si mund te dua me teper?