Pulovrat dimërore me dizenjo Krishtlindjesh: më të bukurat dhe më të ngrohtat

Pulovrat më të ngrohta dhe më glamour për dimrin 2016? Me të ftohtin që ka filluar të ndihet, rritet edhe dëshira për t’u mbuluar mirë, pa hequr dorë nga stili. Për këtë dimër kemi zgjedhur të gjitha variantet “must-have” në qarkullim, për t’u veshur si në qytet ashtu edhe në mal për një look super cool.

E nisim nga versionet më origjinale, me shkronja dhe dizenjo të inspiruara nga Krishtlindjet, për t’u veshur në periudhën e festave, deri tek modelet passe-partout që na shoqërojnë gjatë gjithë sezonit të ftohtë si një përkëdhelje e butë. Në lesh jacquard, me zemra e qëndisje gjeometrike, jakë rrethore ose dolcevita, zgjedhja është e gjerë dhe kënaq praktikisht të gjitha shijet.

Rregullat për të krijuar një stil personal

Nuk duhen shume gjera për te qene te bukura dhe ne mode. Ndonjëherë mjafton një buzëkuq i bukur, një dekolte apo një make up i realizuar mire per te qene ne trend. Por ne te vërtet te gjitha nuk shërbejnë për te pasur një stil personal. Nëse jeni ne kërkim te ndonjë këshille po ju tregojmë disa rregulla për ta gjetur atë.

  1. Te njihni trupin tuaj
    Rregulli i pare për te gjetur një stil personal është pikërisht kjo. Si mund te gjeni nje stil persona nëse nuk njihni defektet dhe pikat e forta te trupit tuaj? Pasi te jeni siguruar me këtë atëherë është e mundur te kuptoni ne çfarë drejtimi duhet te orientoheni për te bere zgjedhjet tuaja te stilit.
  2. Te doni preferencat tuaja
    Një nder rregullat për te gjetur një stil personal është te doni preferencat tuaja, te mirat dhe te këqija. Çdo defekt duhet te behet pike force te cilën duhet ta çmoni. Tek e fundit stili matet edhe ne baze te evolucionit personal.
  3. Te respektoni veten
    Është e kote te dëshironi dikush qe nuk jeni dhe nuk mund te bëheni kurrë. Diçka është te kopjoni dhe diçka tjetër është te imitoni te tjerët. Te respektoni veten është një nder rregullat për te gjetur një stil personal. Barku i sheshte apo jo janë dy universe tërësisht te ndryshme. Por kjo nuk do te thotë se te dyja nuk mund te jene elegante dhe joshëse.
  4. Te shiheni
    Para se te vendosni çfarë te vishni dhe si ta bëni është e rëndësishme te imagjinoni veten tuaj dhe te kuptoni se çfarë dëshironi te komunikoni tek te tjerët.
  5. Te kuptoni
    Pasi jeni njohur me trupin tuaj dhe me shijet dhe pasi keni kuptuar se cili është stili qe bën për ju është e rëndësishme te kuptoni se cilat mund te jene gabimet e mundshme ne mënyrë qe t’i evitoni ato.

Trendet që do shihen kudo këtë vjeshtë

Koha është ftohur mjaftueshëm për të filluar për t’u veshur paksa më trashë dhe për të mbuluar këmbët. Të gjithë femrat kur hyn sezoni i ri bëjnë pyeten shekullore “Çfarë do të vesh tani?”.

Ja kush janë trendet e padiskutuara të kësaj vjeshtë dhe që do ti shihni kudo në rrugë apo në zyrë.

1-Palltot dhe xhupat me kanavacë (lesh dele).

Këto pallto do të pushtojnë sezonin vjeshtë-dimër 16/17. Ato janë të ngrohta, vijnë në një stil shumë modern, të lirshme dhe nga më krijueset. Këto pallto pavarësisht se mund të vijnë të gjera nuk duhen ngatërruar me stilin oversize.

1

2-Xhinse me thekë ose të përthyera në fund.

Këto xhinse janë të gjera, të plota, të gjata dhe kanë vija në gjatësinë e tyre. Këto xhinse kanë thekë në fund ose fije të nxjerra për një pamje më ekstravagante.

2

3-Kostumet elegante me fund të shkurtër.

Kostumet e zyrës serioze dhe elegante këtë vjeshtë nuk vijnë më me pantallona por me fund të shkurtër dhe ekstravagant. Këto funde të kujtojnë fundet e konvikteve të shkollës në vitet 60, por me më shumë aksesorë dhe më modernë.

3

4-Këmishat me jakë të lidhur.

Jakat me kollare që lidhen fjongo janë duke bërë një rikthim të fuqishëm. Këto këmisha japin një pamje më femërore dhe romantike.

4

5-Fustanet e veshura me golf poshtë.

Ky është trendi i vjeshtës ku duhet të guxoni më shumë. Vishni i një fustan më rripa me një golf të ngrohtë poshtë. Mos u kufizoni vetëm tek ngjyruat gri dhe e zezë apo në materiale, por eksperimentoni sa më shumë. Çdo ngjyre është “in” me këtë veshje.

6-Jaka me pellush.

Jaka me pellush nuk është e nevojshme të jetë pjesë e ngjitur me veshjen. Këtë lloj jakë mund t’ja vini sipër çdo lloj veshje, por ajo duhet të jetë në formë rrumbullake dhe të ketë një ngjyrë në kontrast me veshjen.

6

7-Veshjet me thurrje.

Veshjet me tegela të gjerë si thurrje, apo bashkimi i pjesëve të rrobave me thurrje janë ideale  për të treguar siluetën e bukur.

7

8-Palltot lustrafin.

Palltot këtë vjeshtë vijnë më shkëlqim dhe lustër. Kjo siguron një pamje elegante dhe fine.

8

9-Veshjet kadife.

Veshjet kadife këtë sezon vijnë plot ngjyra, të përdoruar në aksesorë të ndryshëm dhe shumë larg tradicionales. Kadifen e gjejmë kudo në fustane, kostume, këpucë, çanta, funde, pantallona etj. Luani me modelet dhe ngjyrat për të qenë plot stil.

9

 

 

Sandalet “boho”: Thekë, pon-pon dhe tufëza

Duket se vijnë direkt nga ishujt më cool të verës si Ibiza, Formentera dhe Mykonos  dhe do të jenë protagoniste të vërteta të look-ut tuaj. Po flasim për sandalet “boho-chic”, një element ‘must’ për t’u mbajtur në det dhe qytet.

Thekë, qëndisje, perla, pon-pon, këto janë elementet mbizotëruese së bashku me atë “ethno-chic”. Zgjidh modelin më të përshtatshëm për stilin tënd: flip-flops, me lidhëse, stil Gladiator. ..Gjatë ditës vishini me pantallona të shkurtra dhe culotes, gjatë mbrëmjes me stil mixy me shije gipsy.

5 mënyra për ti dhënë një pamje verore shtëpisë tuaj

Edhe shtëpia jone ka nevoje për te ndryshuar pamjen dhe për te lënë mënjane ngjyrat e errëta te dimrit. Sigurisht nuk mund te ndryshojmë arredim dhe stil çdo sezon por mund te shtojmë disa detaje low cost dhe jo shume impenjative qe do te japin një pamje te freskët dhe gjallëruese shtëpisë te përshtatshme për sezonin e ngrohte.

  1. Bime dhe erëza aromatike

Te mbillni erëza aromatike ne vazo te veçanta dhe me pas ti ekspozoni ne kuzhine ne mënyre origjinale është diçka me te vërtet e mendshme dhe funksionale. Përveç se do te keni bime aromatike për te përdorur për recetat tuaja do te keni dhe një ajër te freskët dhe me arome.

2

2. Guaskat

Qofshin te vërteta apo false ato te japin menjëherë idenë e plazhin. Mund ti mbështetni thjesht ne rafte por edhe te krijoni dekore te bukura ne vazo xhami. Do te mjaftoje te vendosni pak rërë ne një vazo transparente te vendosni disa guaska dhe do te keni një dekor te thjesht dhe te bukur për tu pare.

1

3. Bime dhe lule

Hiqni bimët apo lulet prej plastike apo pëlhurë dhe mbusheni shtëpinë me lule te freskëta dhe aromatike. Ne sallon, ne kuzhine ne një cep por edhe ne zonën e hyrjes. Vazo te vogla dhe te mëdha për ti vendosur ne dysheme te japin menjëherë një ajër te pastër. Zgjidhni bime dhe lule te ndryshme.

3

4. Frutat te freskëta

Frutat mund te bëhen një element dekorativ. Sistemoni një zbukurim ne qendër te tavolinës me fruta te freskëta si ananas, molle, fruta te kuqe etj.

4

5. Perde, piktura dhe tapiceri për shtëpinë

Nuk mund te ndryshoni arredimin por shume tapiceri po. Perdet, tapetet, rrugicat, mbulesat te gjitha këto janë element te cilat mund te rinovohen dhe te bëhen verore. E njëjta gjë vlen edhe për mbulesat e krevatit. Ngjyra si turkeze, jeshile e çelur, e verdha, portokallia janë te gjitha ngjyra qe te kujtojnë detin, verën, te ngrohtin. Edhe pikturat japin një pamje ndryshe shtëpisë, zgjidhni me ngjyra, me elemente tipike verore.

5

Si të vishesh në muajin më të nxehtë të vitit, street style sipas stilit amerikan

Ditët e korrikut parashikohen të jenë shumë të nxehta, ndaj edhe veshjet këtë muaj propozohen sa më të lehta. Frymëzuar nga 4 korriku, festa ndëkombëtare e SHBA-ve, nuk është e thënë të kesh patjetër në veshje ngjyrat simbol të flamurit, por mund të kesh gjatë këtij muaji disa detaje që vajzat amrikane i bëjnë origjinale dhe veshjet e tyre edhe më shumë tërheqëse.

Editorët e modës, këtë muaj, sidomos në Amrikë, kanë propozuar bikini me ngjyrat simbol të flamurit, por edhe stilin street style, i cili harmonizon festiven me sportiven në të njëjtën kohë. Që nga kombinimet klasike bardhë e zi, te vijat, kominoshet, bluzat me supe të hapura, fustanet e gjatë e të gjerë, atletet, sandalet metalike dhe shumë detaje të tjera në aksesorë, ato do t’ju frymëzojnë mjaftueshëm për t’u veshur gjatë këtij muaji përvëlues.

[su_slider source=”media: 5419,5418,5417,5416,5415,5414,5413,5412,5411,5410,5409,5408″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Një këmishë, tre stile, ja pse as VIP-at nuk rrinë dot pa të

Këmishat janë veshja ideale për verë. Ndoshta nuk duket si një fjali e njohur. Mund të shkonte më shumë nëse do thoshim fustanet, por me një këmishë, të freskët dhe të lirshme, mund të krijojmë disa pamje. Ajo është ideale si një element i veshjes suaj.

Mund ta vishni nën xhaketë në ditët më të freskëta, si Jessica Alba, ta mbani sipër, të zbërthyer si Alessandra Ambrosio, apo ta fusni pak në xhinse si Rosie Huntington. Do dukeni me shumë stil.

Jeshile mente, ngjyra e verës

E shkëlqyeshme, pozitive dhe shume e bukur, ngjyra e pushimeve është padyshim jeshilja mente. Për ta kombinuar ngjyre pas ngjyre por edhe me ngjyra pastel deri tek nuancat gold dhe silver apo te errëta.

Kështu nëse po bëheni gati te niseni me pushime duhet te keni patjetër diçka ne këtë ngjyre.

1

Por jeshile mente duket bukur edhe për ne qytet ne fustane e shkurter apo ne çanta te mëdha. Sepse padiskutim qe është një ngjyre e freskët dhe shume verore e cila përshtatet bukur për t’ u veshur edhe gjate ditëve te nxehta ne qytet.

2

Për jeshilen mente mund te synoni ta vishni edhe për ne mbrëmje duke marre një pamje shik, terheqese dhe rrezellitese.

4

 

Aksesorët frymëzuar nga guaskat në trend për verën 2016

Moda për verën 2016 preferon aksesoret frymëzuar nga guaskat, ja cilat janë aksesoret me te bukur qe duhet te keni patjetër këtë sezon.

Ne fakt guaskat janë kthyer ne pasarela dhe ne vitrinat e dyqaneve te bizhuterive, bikini dhe sandalet verore.

Nder aksesoret ne tendence këtë verë ato me guaska janë me te vërtet origjinale dhe dhurojnë një pamje prej sirene deti. Por cilët janë aksesoret me te preferuar me guaska qe duhet te mbajmë?

Veçanërisht te bukur dhe te preferuar janë aksesoret për flokë, sandalet prej lëkurë dhe te zbukuruara me guaska, bikini te dekoruara me guaska, syzet etj.

[su_slider source=”media: 13029,13030,13031,13032,13033,13034,13035,13036″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Tendenca e shtëpisë për verën është stili bregdetar

Një nder tendencat e shtëpisë për verën 2016 është stili bregdetar qe merr frymëzim nga atmosfera marine por me një elegance retro.

Me ardhjen e stinës se bukur ndryshojnë edhe tendencat për te arreduar shtëpinë.

Ngjyrat janë te zbehta dhe delikate, pëlhurat për arredim janë te lehta dhe te shkëlqyeshme ndërsa mobiliet e arredimit marrin frymëzim nga natyra dhe peizazhet marine . Stili bregdetar pasqyron pikerisht shpirtin veror te pushimeve dhe te relaksit.

Një stil shume ne mode për verën 2016 është ai bregdetar i karakterizuar nga arredime me shije marine dhe lehtësisht shabby chic. Ky lloj stili nuk përdoret vetëm për te arreduar shtëpinë ne plazh por edhe ne qytet apo ne fshat.

Mobiliet prej druri te zbardhura janë te preferuara për këtë stil te personalizuar nga objekte me frymëzim detar si guaska, yje deti, pulëbardha etj. Ngjyrat janë te çelura dhe delikate dhe marrin frymëzim nga rëra e plazhit, sfumatura te ngjyrës se bardhe apo boje qielli. Dekori dhe objektet janë protagonistet e vërtet te stilit bregdetar.

[su_slider source=”media: 13017,13018,13019,13020,13021,13022,13023,13024,13025″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Si të kombinoni këpucët me pantallonat e gjëra

Te dini si te kombinoni këpucët me pantallonat e gjera është e rëndësishme për një fashioniste mbi te gjitha ne këtë sezon ku pantallonat e gjera janë kthyer shume ne mode duke u bere “zemra” e shume koleksioneve. Ky model pantallonash me këmbë shume te gjera janë perfekte për tu veshur me shume modele këpucësh.

1. Pantallonat e gjera dhe këpucë dekolte me maje

Dekoltetë me maje janë must have për pranverë/verë 2016 te cilat kane shume sukses, janë modeli i pare qe zgjidhen nga blogger dhe nga fashionistet ne te gjithë boten duke i kombinuar me pantallona te gjera. Maja e këpucëve bie ne sy përtej bordurës se pantallonave duke i dhënë veshjes një pamje elegante. Modelet ne ngjyre te zeze janë me te thjeshta per tu kombinuar por edhe ato ne ngjyre nude.

1

2. Pantallonat e gjera me sandale me taka

Mbi te gjitha gjate sezonin veror, sandalet me taka janë zëvendësueset ideale te dekolteve. Format me taka te holla janë me shume te preferueshme për një look dite elegant ndërsa ato me take pak me te trashe prej druri janë zgjedhja ideale për te kompletuar një look casual chic. Synoni tek kontrastet e ngjyrave dhe evitoni te vishni sandale te se njëjtës ngjyre me pantallonat.

2

3. Pantallonat e gjera dhe sandale te sheshta

Dashamirëset e pantallonave te gjera me stil sporty casual chic mund t’i kombinojnë modelet e tyre me sandale te sheshta. Ne këtë rast gjeja e pare qe duhet te bëni është te shkurtoni pantallonat deri tek kavilja.

3

4. Pantallonat e gjera dhe sneakers

Këpucë për ditën, komode dhe rinore te cilat kombinohen bukur me pantallonat e gjera, sneakers bashkojnë komoditetin me estetiken fashion. Atletet sneakers janë propozuar ne versionet me klasike ne ngjyre te bardhe por edhe ne ngjyra pastel për një pamje bon ton. Ideale për ti kombinuar me pantallona te gjera sporty chic për një look kozmopolitan.

4

5. Pantallonat e gjera dhe këpucët mannish

Këpucët e sheshta ne stilin manish kohet e fundit kane shume te preferuara nga femrat dhe vazhdojnë te kenë sukses ne fashion system. T’i kombinoni me pantallona te gjera nuk është kaq e vështirë për te pasur një look modern ne stilin mannish.

5

 

10 KËSHILLA PËR ÇDO LLOJ FLOKU

1. Flokët e larë rregullisht 2-3 herë në javë, janë më të shëndetshëm. Ajri i ndotur, yndyra dhe djersitja ndikojnë në flokët tuaja më shumë seç mund të mendoni.

2. Në qoftë se flokët i lani pothuajse çdo ditë, përmbajuni këshillës së ekspertëve, të cilët thonë se shampon duhet të hidhni në zverk, në tëmth dhe në ballë: tri pikat më të rëndësishme të cilat ndër të parat krijojnë yndyrë. Pastaj ngadalë formoni shkumën me ujë të vakët në qoftë se keni flokë normalë apo të yndyrshëm, përkatësisht me ujë të ftohtë në qoftë se flokët i keni të thata. Shampon lëreni të veprojë disa minuta dhe pastaj flokët i krihni me krehër me dhëmbë sa më të gjerë. Vetëm pasi t’i keni bërë këto veprime, lajini flokët.

3. Harrojeni shprehinë e vjetër të fërkimit të tepërt të flokëve me peshqir pas larjes. Do të ndiheni më komodë, por edhe për flokët do të jetë më mirë në qoftë se i mbështillni vetëm me një peshqir të tharë. Peshqiri i mbledh pjesën më të madhe të lagështisë nga flokët. Pas një kohe merrni edhe një peshqir të tharë dhe fërkojini me të butë flokët.

4. Intervali kohor për tharjen e flokëve me tharëse të ftohtë është midis 25 dhe 30 minutash. Në këtë mënyrë majat e flokëve nuk do të pësojnë dëmtime.

5. Vetëm pas tharjes mund të bëni krehjen e flokëve.

6. Kundër ndarjes së majave të flokëve ilaçi më i thjeshtë është rigjeneruesi shtëpiak nga e verdha e vezës dhe vaji i recinës. Që të bëni rigjeneruesin nevojitet vetëm një vezë dhe vaji i recinës. Vajin ngroheni pak dhe përziejeni pikë për pikë me vezën derisa të krijohet si majonezë e vërtetë. Flokët mos i lani, por me rigjenerues fërkoni majat e flokëve dhe mbështillini në një letër alumini. Më pas në kokë vini një kapele plastike dhe mbajeni maskën sa më gjatë të jetë e mundshme. Pastaj flokët lajini mirë.

7. Në qoftë se flokët i keni të ndara në mes, kini kujdes që kohë pas kohe vijën ta lëvizni për një centimetër majtas apo djathtas, në mënyrë që të mos bëhet një vijë e theksueshme pa flokë.

8. Në qoftë se flokët ju “shprishen”, mos provoni t’i rregulloni duke i krehur nga rrënja, por nga majat, sepse në këtë mënyrë dëmtohen më pak.

9. Në qoftë se shfrytëzoni llakun për flokë, para se të shkoni për të fjetur gjithmonë duhet ta eliminoni nga flokët, duke i krehur mirë.

10. Në qoftë se dëshironi që krehja të jetë e shkëlqyeshme dhe natyrore, mos hidhni llak drejtpërdrejt në flokë, por në krehër apo në duar dhe me to spërkatni flokët.

Çanta e vjeshtë-dimër 2015-të? Ja cfarë është “IN”

Çanta përveçse është e rëndësishme për një femër ajo gjithashtu është dhe një aksesor i rëndësishëm pasi femra mund të shfaqë një anë të personalitetit të saj.

Çantat e mëdha janë praktike dhe funksionale për punë, ndërsa çantat e vogla janë të përsosura për mbrëmjet apo dhe daljet në fundjavë. Ne po ju tregojmë disa nga tendencat e këtij sezoni.
[su_slider source=”media: 8856,8857,8858,8859,8860,8861,8862″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Moda vjeshtë – dimër

 

fustane_ok_ok_221143108

Ndërsa përsa i përket ngjyrave në modë janë bordoja, bezha. Këtë sezon është në modë versioni luks. Për raste të veçanta, si gjithmonë duhet të vishni fustane mëndafshi të gjata apo edhe lëkurë për t’iu dhënë një pamje të bukur. Së fundi, në brezin e ri të krijuesve të modës, po rikthehen vlerat tradicionale dhe borgjeze, të cilat janë duke krijuar një devijim në kodet e modës. Kështu, xhaketat dhe kostumet shoqërohen me pjesë të tjera si fustan, bluzë, triko ose pantallona të shkurtra. Ndërsa përsa i përket ngjyrave në modë janë bordoja, bezha. Materialet që duhen privilegjuar janë gëzofi, kadifja dhe leshi. Në të njëjtën kohë nuk duhet lënë pa përmendur përdorimi i ngjyrës së kuqe në dimër. Ajo ju jep dritë dhe nuancë të çelur.

ÇANTA QË NUK DEL KURRË NGA MODA

Çantat janë një aksesor i paevitueshëm dhe shumë i rëndësishëm për çdo femër. Çanta tregon shumë rreth stilit e personalitetit të femrave, pasi është me to gjatë gjithë kohës.

Megjithëse moda evolon dhe dalin modele të reja çantash vit pas viti e koleksion pas koleksioni, Çantat Revolucionare që ka krijuar Hermes të quajtu a “Birkin” duket se nuk vdesin kurrë.

Janë çanta klasike, ma madhësi mesatare dhe me ngjyra e dizajne nga më të ndryshmet. Edhe yjet e famshme nuk ju ndahen çantave Birkin duke ndikuar në shitjet tepër të larta të çantave Birkin nga Hermes.