Luka 23:44-47

Ishte afėrsisht ora e gjashtė dhe errėsira e mbuloi gjithė vendin deri nė orėn e nėntė. Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda nė mes. Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: “O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!“. Dhe, si tha kėto, dha fryma. Atėherė centurioni, kur pa ē`ndodhi, pėrlėvdoi Perėndinė duke thėnė: “Me tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!“. Luka 23:44-47

Gjoni 19:5-6

Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorën prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: “Ja njeriu!“. Kur e panë krerët e priftërinjve dhe rojet, filluan të bërtasin, duke thënë: “Kryqëzoje, kryqëzoje!“. Pilati u tha atyre: “Merreni ju dhe kryqëzojeni, sepse unë nuk gjej në të asnjë faj“. Gjoni 19:5-6

1 Korintasve 15:3-15

Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. 1 Korintasve 15:3-15