Vizioni për Krishtin

Page: 3

Ne jetojmë në një botë të dhunshme, me bomba terroriste, tw shtwna me armë nëpër shkolla dhe sulme me thikë ndaj këmbësorëve. A kanë problemet e botës sonë diçka të përbashkët? Bibla thotë se po dhe termi Biblik që i bashkon është mëkati. Por çfarë është mëkati? Mëkati përshkruhet në Bibël si shkelje e ligjit […]

Si i shpëton Jezusi njerëzit? Për të shpjeguar këtë duhet të kuptojmë problemin me mëkatin me të cilin përballemi të gjithë. Zoti është 100% i përsosur në gjithçka. Pa fuqinë e Krishtit, ne jemi 100% të vdekur në mëkatet tona dhe të falimentuar moralisht … edhe nëse mendojmë se jemi njerëz të mirë dhe të […]

Pergjatë viteve, u kam bërë ftesë shumë njerëzve që të besojnë tek Jezusi përmes besimit – të zgjedhin Jezusin si Shpëtimtarin, Mësuesin dhe Zotin e tyre. Më pas, ndërsa ata fillonin të rriteshin në besim si besimtarë dhe lexonin më tepër Biblën, Fjalën e Shenjtë të Zotit, ata mund të kuptonin me tepër rreth Zotit […]

Fuqia për të besuar në Jezusin vjen nga Fryma e Shenjtë e Perëndisë. Fuqia për t’i rezistuar mëkatit është e mbinatyrshme – nga Zoti – ashtu siç është fuqia për të pasur besimin për t’u rilindur përsëri – domethënë për t’u bërë i krishterë. Askush nuk shpëtohet nga përpjekjet e tij duke jetuar një jetë […]

Mijëra vjet më parë, në kohërat e lashta, perandoria Romake sundoi pjesën më të madhe të botës nga qyteti i njohur i Romës, në Itali. Rrugët ishin një pjesë shumë e rëndësishme e pushtetit të tyre dhe Rruga Appia ishte një nga rrugët e tyre më të mira dhe rruga ku udhëtohej më së shumti. […]

Programi ynë sot titullohet “Zoti që jep”. Zoti u ka dhënë të gjithëve kaq shumë, pavarësisht nëse besojnë në Të apo jo. I gjithë njerëzimi ka marrë shumë nga Zoti ynë më bujar. Besimtarët e krishterë kanë kanë marrë edhe më shumë dhurata, kanë marrë dhuratën e jetës së përjetshme, shpëtimin dhe një shtëpi të […]

Pyetja ime është kjo: Çfarë do të bënit nëse udhëheqësi, ose presidenti i vendit tuaj do t’ju jepte një dhuratë, ose çmim të vlefshëm, megjithëse e dini shumë mirë se nuk e meritoni? Unë e shtroj këtë pyetje imagjinare për të treguar se kushdo që ka marrë dhuratën e shpëtimit të përjetshëm nga Zoti, ka […]

Ungjill do të thotë Lajmi i Mirë i shpëtimit përmes Jezus Krishtit dhe vetëm nëpërmjet Tij- askujt tjetër. Çdo gjë tjetër dhe kushdo tjetër është idhujtari. Jezusi ishte dhe është Zoti i Plotfuqishëm. Ekziston vetëm një mesazh i Ungjillit dhe unë jam  shumë i emocionuar ta ndaj atë me ju, që edhe ju të shpëtoheni […]

Kam biseduar me skeptikë që nuk pranojnë të besojnë asgjë rreth jetës pas vdekjes, parajsës ose ferrit, ose gjykimit të Zotit. Ata zakonisht janë njerëz të arsimuar, shkencëtarë, që mendojnë se unë jam naiv që besoj në Zotin, Jezusin dhe jetën pas vdekjes. Megjithatë, ka shumë shkencëtarë të arsimuar që besojnë Jezusin si Shpëtimtarin e […]

Njerëzit duan të dinë të ardhmen, veçanërisht duan të dinë të ardhmen e tyre. Çfarë do të ndodhë me ta? A duhet të martohen me këtë person, apo me atë personin tjetër? Nëse janë të vetmuar, a do ta gjejnë ndonjëherë dashurinë e veçantë romantike dhe nëse do ta gjëjnë ku janë këta përsona dhe […]


Current track

Title

Artist