Christ For The Nations kanë lançuar ‘Melody Of Love’ të premten e 5 majit

0
30
Albumi i ri live eshte tashme i disponueshem per paraporositje.

 

Ne 10 shkurt, qindra studente, nxenes, staf dhe te ftuar udhëtuan nga shtetet rrethuese të mbledhura në kampusin e Christ For The Nations per te qene pjese e regjistrimit te 42 vjetorit te adhurimit. Regjistrimet live jane gjithmone një ngjarje shumë e parashikuar ne Christ For The Nations, duke qene se adhurimi eshte një nga shtyllat themelore të bashkesisë së tyre.

Endrra e themeluesve te CFN, Gordon dhe Freda Lindsay, ishte te arrinin  çdo fis dhe komb me mesazhin dhe fuqine e Ungjillit. Nje nga menyrat se si ky vizion  ka ndodhur, ka qene përmes muzikës së adhurimit që është shkruar nga studentët e Christ For The Nations. Gjate viteve, kenge nga Christ For The Nations jane perkthyer ne shume gjuhe te ndryshme dhe jane kenduar ne te gjithe globin, duke prekur mijera jete.

Kenget  e adhurimit kanë një aftësi unike për të kapur atmosferën e pranise te Perendise dhe ta rikrijojne ne shtepi, kisha, qytete dhe madje edhe neper shtete. Phil King, nje nga kompozitoret dhe drejtuesit e adhurimit i perfshire ne album, i ka dhene ze kesaj: “Ky regjistrim live eshte nje zgjerim i asaj qe ne perjetojme cdo dite në kishëz. E gjithe arsyeja perse e kemi bere ‘regjistrimin’ eshte te kapim dhe ta dergojme.”

Albumi live i 42 vjetorit te CFNI, Melody of Love, fokusohet ne dy tema te medha: Kenge si, There Is No One Like You, Melody of Love, Take Us In dhe Incredible Love, flasin për ndjekjen e pasionuar të Perëndisë dhe njohjen e thellësive të dashurisë së Tij për ne.Pjesa e dyte e albumit pefrfshin kenge si Every Tribe-Every Nation, I Give It All, Burn Spirit of God dhe Let The Nations Rise te cilat na inkurajojne ta ndajme kete dashuri me boten dhe ta ngrejme emrin e Jezusit ne cdo komb.

Melody of Love eshtë një përmbledhje prej 13 këngësh, shumica e te cilave u shkruan nga studente dhe nxenes te CFN. Phil King, Maddy Hunt, Jordan Stewart, Hannah Holland, Robert Quintana, Nischelle Reagan, Faith Schneider, Kiplin Batchelor, Stephen Azan, etj., ne bashkepunim me nje te ftuar, Leeland Mooring, e i dhane jete ketij projekti.

Kenga qe mban titullin e albumit, Melody of Love, lindi si nje rezultat lutjesh dhe bashkepunimi. Filloi me linjen qe luajti Leeland: “Te degjoj tek kendon mbi mua nje melodi dashurie.” Maddy Hunt, David Moore dhe Phil King kontribuan me idete e tyre dhe u krijua keshtu ky himn i bukur rreth dashurise se pandalshme te Perendise per femijene Tij. Ai fillon me fjalet, “Ti me ke hetuar dhe me njeh, mbaji syte e Tu mbi mua. Jam i zhgënjyer …”

Nje tjeter kenge, Burn Spirit of God, e cila shume shpejt u bë një ndër të preferuarat e studenteve te CFNI, lindi fjalë për fjalë në dush. Phil King po bëhej gati për të shkuar në shtrat pas një dite të gjatë, kur Perendia I foli zemres se tij, “Shpirti pervelues i Perendise, eja dhe mbushi mushkerite  e mia me lavderim. Shpirti pervelues i Perendise, eja dhe vulose zemren time me nje flake.” Kjo kenge flet rreth te ofruarit te vetes si nej sacrifice e gjalle per Perendine dhe vendosjes te jetës tonë në altarin ku zjarri i Tij na vë në flakë.

Incredible Love u shkrua nga dy miq, Kiplin Batchelor dhe Stephen Azan, ish studentë të CFNI të cilët tani shërbejnë në stafin e Christ For The Nations. Ata u luten dhe i kerkuan Perendise t’ju jepte nje zbulese te dashurise se Tij. Kiplin kujton, “Ne ishim duke eksploruar temen e dashurise ne Bibel dhe u habitemkur  kuptuam se dashuria kishte ekzistuar para se Adami dhe Eva të takoheshin në kopsht. Ne ekzistojme per shkak te Atit, te Birit dhe te Shpirtit te Shenjte, Ai qe eshte dashuri tha, ‘Le te krijojme…’ Ja se nga erdhi ky tekst—‘Perpara se universi te formohej, Triniteti u ul në fronin e dashurise … Dashuria ka qene gjithmone dhe dashuria do te jete gjithmone …’ Kjo kenge mesazhin e dashurisë së pabesueshme, vetëmohuese, të përjetshme të Perëndisë, që nuk është përcaktuar nga gjinia, ngjyra e lekures, niveli yt i shkollimit ose statusit social. Kjo dashuri dha jeten e vet per ty dhe eshte ende duke te ndjekur, edhe kur vazhdon ne rrugen tende te gabuar. Ne besojmë se do t’ju inkurajojë të doni më thellësisht.”

Disa nga kenget ne kete album erdhen nga vende të thella të kapërcimit dhe gjetjes së shërimit. Si tek kenga Take Us In, e shkruar nga Jordan Stewart. Jordan eshte rritur ne nje shtepi te krishtere dhe i ka sherbyer besnikerisht Perendise duke mbajtur nje sekret te tmerrshem qe ka ndikuar cdo pjese te jetes se saj. Kur ishte pese vjec ate e kishin ngacmuar ne tualetin e shkolles. Ajo rrefen, “Isha e thyer dhe e depresuar. Kisha menduar madje edhe te vrisja veten disa here.” Nje nate Jordan u ul me ndershmëri dhe dobësi para Zotit për gjërat që i shkaktuan aq shumë dhimbje. Pikerisht atehere ajo ndjeu një thirrje për t’u ulur në piano dhe sa me shpejt qe filloi te luante, doli Take Us In. Perendia e perdori kete kenge për të sjelle shërim dhe restaurim mbi jetën e saj. Gjate viteve, Jordan ka shërbyer për shumë njerëz, duke i ndihmuar te provojne eksperiencen e shpetimit dhe clirimit.

“Nente vite me pare, po kendoja Take Us In prej thyerjeve te mia. Tashme e kendoj prej lirise. Kjo kenge me kujton ate qe Perendia ka bere per mua. Ajo thote, “Ti ke thyer cdo ndarje dhe ke ndalur çdo gënjeshtër, Ti i ke kthyer turpit tone,rrobat e bardha.”

Dy temat kryesore që mund të gjurmohen në të gjithë albumin janë ndjekja e pasionuar e Perëndisë për zemrat tona dhe përgjigja jonë ndaj thirrjes së Tij, që shprehet në gatishmërinë tonë për ta hedhur jetën tone që ta bëjmë Atë të njohur. Keto tema janë të lidhura ngushtë së bashku —nderkohe qe ne provojme  miresine e Perendise, “Me mbush, me dergo, do te shkoj ” bëhet zgjedhja jonë e deshiruar dhe një përgjigje e gëzueshme.

Phil King thote, “Kur isha femije, mbaja globin dhe qaja mbi të, duke thënë, ‘Zot, me perdor për të prekur kombet e Tokës.’ Ndjeva nje dashuri te forte, supernatyrore dhe te zjarrte per ta. Ne mbremjen e regjistrimit, kur ne i kenduam te gjitha keto kenge për të shkuar dhe për të prekur kombet, per t’i lene jetet tona per Misionin e Madh, ka qene e mrekullueshme te shoh studentet e CFNI qe vijne nga 60 vende per te adhuruar se bashku. Ishte nje enderr qe behej realitet.”
“Nderkohe qe degjoni Melody of Love, ne lutemi qe zemrat tuaja te jene te hapura per te degjuar kengen e dashurise qe vjen nga zemra e Atit. Ne lutemi qe ky regjistrim t’ju ndihmoje te degjoni Melody Of Love ( Melodine e Dashurise ) e cila vjen nga Zemra e Atit .”

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY