” Jonah “, albumi i ri i KJ-52 , duke promovuar së fundi edhe videon për këngën “More of You, Less of Me ” së bashku me Whosoever South

Zhanri: Rap/Urban

Lancimi:  20 Janar 2017

 

KJ-52 shume lehtë mund të kishte vendosur të largohej pas një përpjekje shumë të suksesshme gjatë drejtimit të tij 16-vjeçar në hip-hopin e krishterë, një hapësirë kohore we përfshin  marrjen e Dove Award, se bashku me disa prej me te mireve te muzikes se krishtere dhe madje edhe vendosjen e një rekordi botëror të Guinness për përplasjen e stilit të lire te repimit. Në vend që ta konsideronte gjithçka mjaftueshem mirë, ai nisi një fillim të ri me një përpjekje indie të nxitur nga baza e tij besnike e fansave, me qëllim që të lidhet edhe më shumë me dëgjuesit e tij. Jonah qendron ne ballet e fillimit te ri per kapitullin tjeter te karrieres se cmuar te KJ-52, duke ju treguar përsëri të gjithëve se KJ zoteron shtrirje, njohuri dhe një prezence në nje zhanër qe pak të tjerë kanë qenë në gjendje të kopjojnë.

Ne Jonah, lista e kengeve mund te jete e shkurter, por lista e te ftuarve dhe cilesia përmban kombinime për një nga projektet e tij më të mira deri tani. Mund ta ndiesh lirine personale te  KJ, vemendjen ndaj cilesise dhe aftësine gjithnjë në zhvillim prapa një mikrofoni në secilën nga te teta këngët. KJ mori një hap më tej dhe realizoi pjese videoje të disponueshme për shumicën e këngëve, duke siguruar një interpretim vizual të koncepteve.

Singelli i pare, “Hold On” ne bashkepunim me Chris Anderson, eshte nje dialog i hapur që përfaqëson “po sikur – et” gjatë  karrieres se KJ, duke rikujtuar shumë pengesa që ai mposhti lidhur me ngacmimin, ndjenjën e pamjaftueshmerisë dhe stigmen e nje reperi te bardhë. Shumica  e grupit ne Reflection Music Group (RMG) paraqiten ne dy kenge, tek “Nah Bruh” dhe “Know About It” se bashku me Derek Minor, B. Cooper dhe CANON. Kjo ben qe te kuptohet shume thjesht se perse keto te dyja jane kenget me arritjet me te medha ne tekstshkrim.

Best Day Ever” se bashku me Chris August dhe Talkbox, ndan takimet e përditshme që të gjithë ne mund të lidhim me transformimin e ditëve të këqija në ditë te Perëndisë. “Get Down, Get Down” rikthen anen komike te KJ. Jonah rrethohet nga disa kenge te tjera me ne qender Krishtin duke na kujtuar perse KJ-52 ka perjetuar afersisht dy breza mbizoterimi te CHH edhe shihet ende si pionieri i vertete i ketij zhanri.