Love Made A Way: Një bisedë me Aaron Shust

Aaron Shust flet për albumin e tij të ri, këngët e vjetra dhe zemrën mbas dymbëdhjetë viteve të muzikës.

 

12 vite karriere dhe Aaron Shust vazhdon te kete po te njejtin impakt si gjithmone tek degjuesit. Kur “My Savior My God” debutoi gati një dekadë më parë, forcoi poziten e Aaron si artist duke parë se si morri në shtëpi nje Dove Award per New Artist of the Year ne 2007 dhe nuk ka ngadalesuar qe atehere. Hitet qe e ndoqen “My Hope Is In You,” “Matchless,” “God Of Brilliant Lights” dhe nme I fundit “You Redeem” kane vazhduar t’i inkurajojne fansat me te verteta biblike mbeshtjelle me refrene te kendshem dhe tekste te thelle.

Duke shënuar edhe një moment tjetër për Shust, albumi I tij I pare live Love Made A Way u lancua muajin e kaluar dhe mbante kombinimin e persosur te kengeve te reja te prezantuara ne nje atmosfere te fuqishme dhe kengeve me te vjetra qe jane sjelle te rifreskuara. Ne nje shfaqje te fundit te Aaron ne Virginia gjate nje interviste ai ka folur per thelbin e albumit, suksesin e papritur te “My Savior My God” nje decade me vone dhe se cfare permban ky sezon I ri jete per nje drejtues adhurimi nderkohe qe ai reflekton per 12 vitet e fundit.

Ju keni nje karriere te gjate tashme—me shume se nje dekade—por ky eshte albumi yt i pare live. Perse tani? Cfare te beri te deshirosh te besh nje regjistrim live?

Eshte cmenduri. Unë isha në nje drekë kohët e fundit me mikun tim të vjetër Bebo Norman. I  tregova historine e vitit tim te pare ne turne dhe po udhetoja me te. Ne ishim ne fund te autobusit dhe ai me tha dicka per kete efekt ” e kam bere ketegje gjate ketyre viteve.” Po mendoja, uau, 12 vjet. Kjo është e mrekullueshme. Jam I mrekulluar qe kam perfunduar nje, por ai ka bere 12.

Keshtu, pasi hengra dreke me te, diten tjeter I thashe, “Hej, u bene 12 vjet per mua. ” Ndoshta kjo eshte pjesa qe me beri te regjistroj nje album live. Nuk jam lutur per te realizuar nje te tille. Mendoj se studioja eshte shume argetuese, nje hapesire per kreativitet Për te rregulluar mire, për të përsosur dhe per t’u përpjekur të gjesh ato instrumentet e  çmendur. Në albumin tim të Krishtlindjes kam përdorur buzukun, kitarën greke dhe filarmoninë e Pragës, të gjithe këta tinguj që nuk do të kishin qenë në gjendje të krijoheshin nëse do të ndodhte në një live.

Shume njerez gjate viteve me kane thene “duhet te besh nje regjistrim live,” dhe gjithmone kam thene “do ta shohim.” Shume njerez kane thene ashtu si shtepia e regjistrimit qe kishte ardhur koha, unë pranova dhe thashë “ok, le ta bejme kete.” I’m Jam gjithmone nje fans I te berit nje hap drejt se panjohures.

Si ishte eksperienca e regjistrimit live?

Ishte mire! Punova per here te pare me Nathan Nockels. Unë sapo e kisha takuar atë vitin e kaluar, por ishte gjithmonë shumë i vetëdijshëm për punën e tij në frontin live me të gjitha regjistrimet e Passion.

Ishte bukur te punoje me te. Ai eshte shume i organizuar dhe shume eficient me kohen e tij. Ai na mban në rrugën e duhur, por gjithmonë me një buzëqeshje. Ai na kujton gjithmone se perse po e bejme kete qe po bejme. Ne jemi duke bere muzike. Sa here qe bisedonim per dicka tjeter, ai na thoshte “hej djema! Le te bejme muzike. Kjo eshte ajo qe dashurojme te bejme.” Kjo na ka drejtuar madje edhe ne fund te dites, kur fillonim te stresoheshim dhe te lodheshim.” Ai ishte i patundur. Asgje nuk e shqetesonte, as I priste krahet. Kjo e beri te gjithe eksperiencen nje gezim te plote.

Ju keni pasur disa te perfshire ne regjistrim: Molly nga Grayson|Reed, Christy Nockels dhe Matt Hammitt. Si u perfshine ata ne kete pervoje?

Ndonjehere ishte thjesht nje lidhje, ose ideja e te berit te kengeve sa me unike te ishte e mundur duke sjelle zera te ndryshem. Me Matt eshte e lehte one sepse ai ka shkruar dy nga kenget qe ka kenduar, “You Redeem” dhe “Heartbeat.” Ai ishte ne udhetim në perëndim dhe po fluturonte në shtëpi, kështu që erdhi për ate ditë dhe I këndoi këngët.

Molly, e kam takuar me pare ate, por gjithashtu nga bashkeshorti I saj, Mike sepse isha ne turne me te ne 2014, me Mikeschair. Tani ata jane Grayson|Reed, jane tashme me Centricity dhe kane kenge fantastike.

Christy e kam takuar ne te njejten kohe me Nathan. Mendoj se një nga kenget më të bukura ishte ajo e April Geesbreght, e cila shkroi “My Hope Is In You,” qe e kendoi me ne. Fakti se ajo e shkroi kete kenge dhe e kendoi, e beri ate nate shume speciale per mua.

A ndryshon procesi i shkrimit dhe pergatitjes nga nje regjistrim live ne vend te regjistrimit ne studio? 

Une mendoj, jo. Mendoj se disa njerez thjesht ulen dhe perpiqen te shkruajne kengen me te mire te mundshme dhe kjo është një qasje e mirë. Kam disa kritere: dua qe te jete worship  dhe përsa me perket mua,dua të jetë vertikale. Du ate kete kenge qe I kendohen direct Perendise dhe thjesht per Te.

Nese ti degjon nje kenge ne radio dhe te ben te kendosh me te, te ben te duash ta kendosh ne kishe, kjo thjesht do të thotë se nuk është shumë e vështirë. Mendoj se ndonjehere kenget e adhurimit mund te duken te pakendshme duke qene kaq te thjeshta, por thelbi eshte thjeshtesia dhe e verteta. Kjo nuk do të thotë që unë jam duke kërkuar cektësi; une du ate verteten. Disa njerez do ta nxjerrin nga mendja nje kenge sepse nuk eshte mjaftueshem e thelle, por besoj se eshte plot te vertete, eshte mjaftueshem e thelle per mua.

Kohët e fundit kam bërë një seancë shkrimi ku ndihesha sikur këngët që kisha shkruar, thoshin “nuk duhet t’i kemi gjithmone te gjitha pergjigjet.” Ndoshta ka disa të vërteta në atë deklaratë – qe nuk duhet t’i kemi gjithmone te gjitha pergjigjet –dhe shpresoj qe kjo te mos tingelloje shume si pergjigjja e shkolles te se dieles, por ne e kemi pergjigjen. Dhe kjo eshte ajo qe e ben muziken e krishtere ndryshe, pastaj dua te kendoj rreth te paturit te pergjigjes, edhe nese nuk I kuptoj te gjithe rrethanat. Unë dua të shkruaj me një nivel autenticiteti, te tille qe të besoj atë që po them. Keto lloj gjerash shkojne drejt kompozimit, pavarësisht nëse është live ose ne studio.

Si ka qene deri tani pergjigjia ndaj kengeve te reja?

Unë mund të flas vetëm nga përvoja live. Ne beme nje turne radiofonik dyjavor  dhe “You Redeem” dhe “Belong” ishin dy kenge qe unë u befasova duke I dëgjuar turmat  te këndonin së bashku me të. Sigurisht, ne kishim tekstet lart në ekran, por kishte nivel familjarizimi nga ana e tyre dhe ishte shumë e veçantë të dëgjonim një këngë krejt të re që po këndohej së bashku.

U ndjeva njesoj naten e regjistrimit. Njerëzit erdhën dhe ne i zhvilluam gjërat disa here. Ua mësova atyre refrenin para se të hynim në çdo këngë që ishte shume kendshem, qe thjesht te thoshin “ok, e keni degjuar kete?” Gjysma e njerezve do te ngrinin duart lart..

Keshtu ka qene mbremja. Ishte ndryshe. Nuk ishte një shërbese në kishë dhe nuk pretendonim se ishte. Ne donim t’I kapnim keto kenge  dhe nese nuk na pelqente se si ndihej kenga, duhet ta benim serish. E beme disa here kete, gje qe ne nje concert do te ishte e cuditshme. Kjo ishte argetuese.

Ne pergjithesi, cili eshte mesazhi qe deshironi t’ju percjelle ky album njerezve?

Gjysma e projektit nxjerr ne pah momentet e kengeve qe une kam bere ne te kaluaren. Me te rejat, duhej te rrefeja se si do te ishte titulli i albumit.
Ti perpiqesh te gjesh temat. Pertej tekstit “Lead On (King Eternal)” kur kendoj “You made a way” dhe “Death Was Arrested” ku thote “dashuria krijoi rrugen per ta lene meshiren te hyje,” e cila shfaq: faktin se Perendia eshte dashuri dhe dashuria krijon rrugen per ta lene meshiren te hyje.

Gruaja ime e thote gjithmone, kurdohere qe femijet e mi bien ne depression per dicka dhe thone “kjo nuk do te funksionoje. Doja ta beja kete dhe tani nuk mundemi,” ajo do te thote “cfare do te bente mami?” dhe ata gjitmone pergjigjen “mami do ta gjente nje menyre,” dhe ajo thote”eshte e drejte, absolutisht do ta gjej nje menyre.” Pra, kur ky titull u doli në sipërfaqe, ia përmenda gruas time dhe ajo tha “kjo eshte. Love made a way ( Dashuria krijon nje rruge ).” Per mua, eshte mesazhi i Ungjillit  i permbledhur ne kater fjale. Kur nuk kishte asnje rruge, Dashuria krijoi nje rruge. Kur dukej se nuk kishte asnje rruge, Ati yne I mire na krijoi nje rruge per te patur shprese, per te patur nje te ardhme, te kemi dicka qe mezi ta presim.

Per t’u rikthyer tek kenget tuaja me te vjetra, e keni menduar ndonjehere qe “My Savior My God” do te behej aq e madhe sa u be, ose qe do te ishte ende kenga qe luhet cdo nate?

Ne asnjë mënyrë. Kishte fjalë që vinin nga një himn i vjetër në këto vargje dhe unë u dashurova me to që nga momenti që i lexova.Mbaj mend qe titulli me terhoqi vemendjen: ” Unë nuk jam i aftë të kuptoj.” Kjo e kapi vemendjen time sepse ishte nje titull I vjeter per nje himn, pastaj vetem duke lexuar permes tekstit, mendova se kjo ishte dicka qe duhej kenduar ne kishat tona. Praq , u shkrua muzike e re dhe me pas erdhi refereni. I tere qellimi I shkrimit te kesaj kenge ishte ta bënim aq të thjeshtë dhe aq të arritshme sa që familja ime e kishës mund ta kapte menjëherë. Kishte dicka qe me inkurajoi dhe mendova se ishte diçka që do t’i inkurajonte edhe ata gjithashtu.

Se fundi, si mund te luten njerezit per ju ne kete sezon te jetes?

Lutuni per familjen tone. Eshte gje e mire te jesh ne Nashville tani. Femijet po mbarojne vitin e pare te shkolles. Michael ka problemet e tij shëndetësore, por ai po ecen mirë.Ne jemi duke vendosur menyra te reja jetese.
mendoj se jemi duke krijuar nje lloj stabiliteti dhe ritmi si familje. Perfshirja ne kishen lokale ishte gjeja e pare. Jemi ne nje vend te mire. Eshte koha per te bere kenge te reja dhe kjo eshte ajo qe po mesoj: sezoni i ardhshëm kurrë nuk premton të jetë i njëjtë me sezonin e kaluar. Pra, kur mendon se është koha t’ia fillosh ose të përsëritesh,ti nuk e di kurrë se çfarë do të sjellë dhe une dua të jem i hapur për këtë.

Levizja per ne Nashville ka sjelle per ne shume ndryshime, prandaj lutuni qe gjerat te stabilizohen –si psh. marredheniet me njeri – tjetrin, marredhenia me Perendine, udhetimi yne shpirteror si familje—qe te jete I qendrueshem dhe I forte.