Një pranverë black & white

[su_slider source=”media: 5435,5434,5433,5432,5431,5430,5429″ link=”lightbox” title=”no” pages=”no” autoplay=”3000″]

Jeni gati për një vere black & White? Bardhe e zi është trendi për pranverë/verë 2015 qe do te bej veshjet tuaja origjinale dhe glamour.

Fustane të shkurtër, pantallona, funde, fustane te gjata dhe aksesorë bardhe e zi për ‘ti kombinuar me fantazi gjeometrike, kuadrate dhe vija.

1

Kthehen ne pasarela dhe ne katalogët e modës pranverë/verë 2015 look-u i cili nuk perëndon kurrë bardhe e zi. Eleganca dhe klasi dallojnë këto dy ngjyra te kundërta te cilat dhurojnë gjithmonë një look pa kohe dhe pa moshe. Black & White shtrihet jo vetëm ne veshje një ngjyrëshe por edhe ne ato me fantazi duke dhënë një look optik, me kuadrate, me vija vertikale dhe horizontale ne stilin e viteve 70′ me te vërtet shume shik. Motivet gjeometrike spikasin ne pasarelat e Balmain, DKNY etj.

Fustanet mini bardhe e zi nga Mackenze Mode me motive gjeometrike dhe ato te Isabel Marant me jake V ne fantazi gjeometrike bardhe e zi janë dy shembuj te bukur te fustaneve trendi dhe seksi te cilët mund te mbahen me stil qoftë me taka te larta ashtu dhe me sandale flat sipas rastit.

2

Nuk mungojnë edhe fantazitë me kuadrate te bardha dhe te zeza te cilat shihen ne fundet dhe minifundet e Diane Von Furstenberg. Edhe pikat bardhe e zi bëjnë për vete pasarelat për te dekoruar veshjet dhe aksesoret. Fendi ka preferuar sandale bardhe e zi me take me pika ndërsa koleksioni Dolce&Gabbana preferon Spanjën dhe Sicilinë ne fustanet e bukura me pika te mëdha bardhe e zi.

Për ato qe dëshirojnë një look me ekstravagant nuk mungojnë dhe dizajnët me lule, shkrime dhe grafika ashtu siç tregon Guy Laroche, Max Mara etj. Si te kombinoni veshjet tuaja bardhe e zi me stil? Sigurisht me aksesoret e duhur. Tod’s ka dashur te prezantoje çantën e tij te dorës me vija bardhe e zi apo çantën klasike qe varet ne qafe nga Chanel ne ngjyrën e bardhe me profile te zeza.