Për një fytyrë të lodhur, ja cila është zgjidhja

0
70
Një maskë rigjeneruese në rastet kur e ndjen fytyrën të lodhurSa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë. Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh. Kushti i vetëm janë 15 minuta

Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lër veten pas dore. Ja mënyra:

Përbërësit e maskës:

Një lugë (gjelle) miell i bardhë

Një lugë mjaltë

Një lugë qumësht i freskët

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene. Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta. Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët dhe do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur.

SHARE
Previous articleMUSIC+
Next articleKadaif me krem zupi

NO COMMENTS