Gjithçka në lidhje me engjëjt

Krijuar nga në 25/02/2019

Krishtlindjen e kaluar isha duke parë disa filma, ku shfaqeshin engjëj që ndërvepronin me njerëzit në tokë. Mund të thuash se ishin vetëm argëtues, sepse të dhënat i kishin krejtësisht gabim. Sot, ekzistojnë shumë këndvështrime jobiblike në lidhje me engjëjt. Disa besojnë që engjëjt janë qënie njerëzore që kanë vdekur. Disa të tjerë besojnë se ëngjëjt janë burime energjie të pacaktuara. Ndërsa të tjerë e mohojnë plotësisht ekzistencën e engjëjve.

Çfarë na thotë Bibla në lidhje me engjëjt? Engjëjt janë krejtësisht një lloj tjetër qënieje nga qëniet njerëzore. Qëniet njerëzore nuk bëhen engjëj pas vdekjes. Engjëjt nuk do të bëhen, dhe nuk kanë qënë asnjëherë qënie njerëzore. Perëndia krijoi engjëjt, po ashtu si krijoi edhe qëniet njerëzore.

Hebrenjve 9:27 thotë shumë qartë: “Dhe, duke qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi.” Pas vdekjes, njerëzit nuk kthehen në engjëj, që të mund të reformojnë jetën e një njeriu, ose të bëjnë që dikush të kuptojë se sa i keq, apo i pakujdeshëm ka qënë  dhe ta bëjë të ndryshojë jetën e tij tokësore.  Perëndia nuk kërkon të përmirësojë karakterin moral të njerëzve të këqij, që ata të jenë qytetarë të mirë në qytetin e tyre. Perëndia është i interesuar që njerëzit e vdekur shpirtërisht  të ringjallen në Krishtin, që të jenë të përshtatshëm dhe gati për parajsën.Ti ke vetëm këtë jetë në tokë, gjatë së cilës ti mund të pranosh, ose të refuzosh Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tënd. Ti ke vetëm këtë jetë në tokë. Pa Krishtin, do të ketë gjykim, por jo për të Krishterët. Romakëve 8:1-2 thotë, “Tani, pra, nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës.sepse ligji i Frymës i jetës në Jezu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.”

Tani, të kthehemi përsëri tek engjëjt:

Engjëjt janë qënie shpirtërore personale që kanë inteligjencë, emocione dhe vullnet. Kjo është e vërtetë si për engjëjt e mire, por edhe të këqij (demonët).  Engjëjt kanë inteligjencë (Mateu 8:29; 2 Korintasve 11:3; 1 Pjetrit 1:12), shfaqin emocione (Luka 2:13; Jakobi 2:19; Zbulesa 12:17), dhe ushtrojnë vullnet (Luka 8:28-31; 2 Timoteut 2:26; Juda 6). Engjëjt janë qënie frymërore (Hebrenjve 1:14) pa pasur trupa të vërtetë fizikë. Megjithëse nuk kanë trupa fizikë, ata janë përsëri personalitete.

Për shkak se janë qënie të krijuara, njohuria e tyre është e kufizuar. Kjo do të thotë se ata nuk dinë gjithçka që bën Perëndia (Mateu 24:36). Duket sikur ata kanë më tepër njohuri se qëniet njerëzore, megjithatë, kjo gjë ndodh për tre arsye. Së pari, engjëjt janë krijuar si një lloj krijese më lart se qëniet njerëzore, për këtë arsye kanë më tepër njohuri. Së dyti, engjëjt e studiojnë Biblën dhe botën më me detaje sesa qëniet njerëzore dhe marrin njohuri prej saj (Jakobi 2:19; Zbulesa 12:12). Së treti, engjëjt marrin njohuri nga vëzhgimi i gjatë i qënieve njerëzore. Ndryshe nga qëniet njerëzore, engjëjt nuk kanë nevojë të studiojnë të shkuarën, ata e kanë përjetuar atë. Ata e dinë se si të tjerët kanë reaguar dhe vepruar në situata të caktuara dhe mund të parashikojnë në një shkallë të lartë saktësie se si ne mund të reagojmë në mënyrë të ngjashme në të njëjtat rrethana.

Megjithëse kanë vullnet, engjëjt, ashtu si gjithë krijesat, duhet t’i nënshtrohen vullnetit të Perëndisë. Engjëjt e mire dërgohen nga Perëndia për të ndihmuar besimtarët (Hebrenjve 1:14). Janë disa aktivitete në Bibël, kur përshkruhen engjëjt.

Ata lavdërojnë Perëndinë (Psalmi 148:1-2; Isaia 6:3). Ata adhurojnë Perëndinë (Hebrenjve 1:6; Zbulesa 5:8-13). Ata gëzohen për ato që bën Perëndia  (Jobi 38:6-7). Ata i shërbejnë Zotit (Psalmi 103:20; Zbulesa 22:9). Ata shfaqen para Perëndisë (Jobi 1:6; 2:1). Ata janë instrumenta të gjykimit të Perëndisë (Zbulesa 7:1; 8:2). Ata sjellin përgjigjie për lutjet (Veprat e Apostujve 12:5-10). Ata ndihmojnë për të fituar njerëz për Krishtin (Veprat e Apostujve 8:26; 10:3). Ata shikojnë rregullin, veprat dhe vuajtjet e të Krishterëve (1 Korintasve 4:9; 11:10; Efesianëve 3:10; 1 Pjetri 1:12). Ata inkurajojnë në kohë vështirësish (Veprat e Apostujve 27:23-24). Ata kujdesen për të drejtët në kohën vdekjeje (Luka 16:22).

Engjëjt janë krejtësisht një lloj tjetër qënieje nga qëniet njerëzore. Qëniet njerëzore nuk bëhen engjëj pas vdekjes. Engjëjt nuk do të bëhen, dhe nuk kanë qënë asnjëherë qënie njerëzore. Perëndia krijoi engjëjt, po ashtu si krijoi edhe qëniet njerëzore. Bibla nuk na thotë në asnjë vend se engjëjt janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë, siç janë krijaur qëniet njerëzore (Zanafilla 1:26). Engjëjt janë qënie frymërore, që mund të marrin formë fizike deri në një shkallë të caktuar. Qëniet njerëzore së pari janë qënie fizike, por që kanë edhe një aspekt frymëror. Gjëja më e rëndësishme që mund të mësojmë nga engjëjt e shenjtë është bindja e menjëhershme dhe e padiskutueshme që tregojnë ndaj urdhërave të Perëndisë.

A janë engjëjt edhe femra edhe meshkuj? Bibla jo domosdoshmërisht flet për ndarjen e engjëjve sipas gjininsë, meshkuj dhe femra. Sa herë që në Shkrime i është ‘caktuar’ një engjëlli gjinia, ai ka qënë mashkull (Znafilla 19:10,12; Zbulesa 7:2; 8:3; 10:7),  dhe të vetmet emra që ju janë përcaktuar kanë qënë Mikael dhe Gabriel, që konsiderohen si emra mashkullore.

A kemi engjëj mbrojtës?

Mateu 18:10 thotë “Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.  Mund te lidhet gjithashtu me ata që besojnë tek Jezusi. (v. 6) ose mund t’u referohet të vegjëlve (vargjet. 3-5). Ky është vargu kyç në lidhje me engjëjt mbrojtës. Nuk ka dyshim që engjëjt e mirë të ndihmojnë dhe të mbrojnë (Danieli 6:20-23; 2 Mbretërve 6:13-17), na japin informacion (Veprat e Apostujve 7:52-53; Luka 1:11-20), drejtojnë (Mateu 1:20-21; Veprat e Apostujve 8:26), sigurojnë (Zanafilla 21:17-20; 1 Mbretërve 19:5-7),  dhe u shërbejnë besimtarëve në përgjithësi (Hebrenjve 1:14).

Pyetja është nëse çdo person-ose çdo besimtar-ka një engjëll që i është caktuar atij/asaj. Në Testamentin e Vjetër, kombit të  Izraelit i ishte caktuar një kryeengjëll (Mikaeli) (Danieli 10:21; 12:1), por në asnjë vend tjetër Shkrimet nuk na thonë se një një engjëll i është caktuar një individi (engjëjt u janë dërguar individëve, por nuk përmendet ndonjë rast që ndonjë engjëlli t’i jetë dhënë roli t’i shërbjë një individi për një kohë të gjatë). Hebrenjtë e përhapën me tepër besimin e engjëllit mbrojtës gjatë periudhës midis Testamentit të Vjetër dhe të Ri. Disa etër të kishës së hershme besonin se për çdo person ishte caktuar një engjëll i mire, por edhe një demon. Besimi rreth engjëllit mbrojtës ka qarkulluar për një kohë të gjatë, por nuk ka asnjë bazë biblike për të.

Për tu kthyer tek Mateu 8:10, fjala “i tyre” është një përemer kolektiv që në greqisht i referohet faktit se engjëjt u kanë shërbyer besimtarëve. Këta engjëj janë portretizuar gjithmonë duke parë frytyrën e Perëndisë, për të marrë urdhërat e Tij dhe për të ndihmuar besimtarët në nevojë. Në këtë pasazh nuk duket sikur engjëjt janë duke mbrojtur një përson, por duket që janë të vëmendshëm ndaj Atit në qiell. Mikqyrja duket si diçka që vjen më tepër nga Perëndsia sesa nga vetë engjëjt, që ka edhe kuptim, sepse vetë Perëndia është i gjithëdijshëm. Ai sheh çdo besimtar, në çdo çast dhe vetëm Ai e di se kur dikush ka nevojë për ndërhyrjen e engëjve. Për shkak se e shohin fytyrën e Tij, ata janë në dispozicion për të ndihmuar një prej “më të vegjëlve”.

Nga Shkrimi nuk marrim përgjigjie nëse për çdo besimtar ka, ose nuk ka një engjëll mbrojtës. Por siç kemi thënë edhe më lart, Perëndia përdor engjëjt për të na shërbyer. Është biblike të thuash se Ai përdor ata siç na përdor ne, që do të thotë se Ai nuk ka nevojë për ta, ose për ne, për të përmbushur qëllimet e Tij, por megjithatë zgjedh të na përdorë pavarësisht këtij fakti (Hebrenjve 1:7). Në fund, kemi ose jo një engjëll mbrojtës nuk ka rëndësi, ne kemi një siguri akoma më të madhe nga Perëndia, nëse jemi bijtë e tij, përmes besimit në Krishtin, Ai bën që çdo gjë të bashkëveprojë për mirë për ne (Romakëve 8:28-30). Jezus Krishti asnjëherë nuk do të na lërë, asnjëherë nuk do të na braktisë (Hebrenjve 13:5-6). Nëse ne kemi një Perëndi të gjithçka-ditur, të kudo-ndodhur, të dashur, a ka me të vërtetë rëndësi nëse kemi engjëj mbrojtës?

Kush dhe çfarë është engjëlli i Perëndisë? Identiteti i sakte i “engjëllit të Zotit” nuk na është dhënë në Bibël. Megjithatë, kemi shumë të dhëna të rëndësishmë që lidhen me identitetin e tij.

Engjëjt janë qënie personale që adhurojnë dhe i binden Perëndisë. Ndonjëherë Perëndia dërgon engjëjt “të ndërhyjnë” në rrjedhën e njerëzimit. Ne duhet të kuptojmë betejën që ekziston midis engjëjve të Zotit dhe Satanit dhe demonëve të tij. Kur kuptojme se engjëjt janë qënie të krijuara siç jemi ne, ne kuptojmë që të adhurosh dhe t’ju lutesh engjejve do të thotë t’i vjedhësh Perëndisë lavdinë që i takon vetëm Atij. Perëndia, dhe jo engjëjt, dërguan Birin e Tij të vdiste për ne, qe na do dhe kujdeset për ne, vetëm Ai është i denjë për admirimin tonë.

Një varg kyç është Hebrenjve 1:14, ” A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?”

A keni vendosur të trashëgoni shpëtimin? Ju mundeni, nëse zgjidhni. Besoni tek Jezusi. Pendohuni për mëkat. Rrëfeni besimin tuaj personal tek Jezus Krishti dhe zgjidhni të jetoni si i Krishterë, sipas Biblës.

2 Korintasve 5:15 thotë – “Dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.”

Hebrenjve 1:14, ” A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST