Shqyrto vetveten

Krijuar nga në 25/02/2019

Vetë-shqyrtimi është një pjesë e rëndësishme e jetës së një të Krishteri të vërtetë, por për shkak të natyrës sonë, ne preferojmë vetë-mashtrimin. Të mashtrojmë veten është më e thjeshtë dhe më e rehatshme. Ne duam të besojmë më tepër veten tonë. Vetë-shqyrtimi i drejtuar nga Fryma do të na bëjë më të ndershëm me veten dhe me Perëndinë.

Ne duhet të shqyrtojmë veten për të luftuar mashtrimin shpirtëror që është në botë. Shkrimet na mësojnë t’i rrëfejmë Perëndisë mëkatin tonë, që kërkon në të njëjtën kohë vet-shqyrtim. Nëse ne asnjëherë nuk gjejmë asnjë mëkat për të rrefyer, atëhere “ne mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne” (1 Gjoni 1:8). Është e rrezikshme të gënjejmë veten tonë. 2 Korintasve 13:5 na udhëzon të shqyrtojmë vetveten për të parë nëse jemi me të vërtetë në Krishtin. Pa vetë-shqyrtimin e drejtuar nga Fryma, gënjeshtrat e armikut tonë janë shumë të kënaqshme, të besueshme, e bëjnë të pamundur që të ndryshojmë.

Një vështirësi në lidhje me vetë-shqyrtimin është fakti se ne jo  gjithmonë i njohim zemrat tona.

Jeremia 17:9 thotë , “Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?Vetë-shqyrtimi i  vërtetë duhet bërë me Frymën e Shenjtë, që arrin në thellësitë më të mëdha të zemrës (1 Korintasve 2:10–11).  Kisha e Laodicesë kishte nevojë emergjente për vetë-shqyrtim, por ata nuk arrinin të shihnin problemin: “Sepse ti thua: “Unë jam i pasur, u pasurova dhe s’kam nevojë për asgjë”; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfër, i verbër dhe i zhveshur.” (Zbulesa 3:17). Psalmisti thotë, “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.24 dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.” (Psalmi 139:23–24).  Këtu psalmisti pranon se nuk e di nësë veprimet dhe motivet e tij janë të pastra. Ai e fton Perëndinë, gjykatësin e drejtë ta hetojë dhe t’i zbulojë mëkatet e tij.

Ne mundemi dhe duhet të mbështetemi tek Fryma e Shenjtë e Perëndisë për të na dhënë fuqi që të jemi si Jezus Krishti.

Romakëve 8:29 na thotë: “Sepse ata që ai i ka njohur që më parë, edhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij, kështu që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë vëllezërve.”

Perëndia e dinte nga fillimi se kush do të besonte në Të. Ai i zgjedh dhe i bën si Biri i Tij. Krishti ishte i pari dhe të gjithë ata që i përkasin Perëndisë janë vëllezërit e Tij.

Konsulenti i Krishterë Rik Tomas ka propozuar nje pyetësor vetë-shqyrtimi për të na ndihmuar të përcaktojmë se ku jemi me besimin tonë… nëse besimi ynë është i vërtetë, ose jo në Krishtin.

Tani do të citojmë Rik Tomas: “Besimi ynë duhet të jetë vetëm tek Krishti. Besimi ynë nuk është në atë se çfarë bëjmë, por tek Ai që besojmë. Një nga pyetësorët më të mirë që mund t’i bësh vetes është nevieli në të cilin ju i besoni Shpëtimtarit. Sa domethënës, i fuqishëm dhe i mrekullueshëm është Krishti për ju?

Të shqyrtosh veten nëse je në besim do të thotë se ku është zemra jote, sepse ajo i përket Jezusit. Në çfarë niveli është afeksioni juaj për Jezusin? Si do ta përshkruanit besimin tuaj tek Jezusi? Flisni për besimin tuaj tek Perëndia dhe Fjala e Tij.

Nëse këto të dhëna janë të forta, atëherë beismi juaj është i fortë dhe besimi juaj do të shfaqet në jetën tuaj të përditshme- përmes veprave tuaja.

Si më poshtë do të adresojmë disa pyetje të shkëlqyera për të testuar veten për të parë nëse keni me të vërtetë besim. Pyetjet e para përqëndrohen në idenë e besimit vetëm tek Krishti. Shqyrtoni veten.

Cili është qëndrimi juaj ndaj vuajtjes? Kur gjërat nuk shkojnë siç doni ju, a vazhdoni rrugën tuaj, apo qëndroni në rrugën e Zotit? Ju nuk keni pse të pëlqeni vuajtjen tuaj, por ju ende mund të vazhdoni të besoni Zotin. Vuajtja do të zbulojë besimin tuaj.

Sa të shqetësuar jeni për imazhin tuaj? A pretendoni më tepër sesa jeni dhe a e prezantoni veten me tëpër se sa jeni? Njerëzit e përqëndruar tek imazhi nuk janë të përqëndruar tek Krishti. Ata vrasin mendjen se si të pranohen nga të tjerët, në vend që të vrasin mendjen se çfarë mendon Krishti për ta.

Cili është qëndrimi juaj ndaj dobësisë? Sa shpejt e rrëfeni mëkatin dhe pendoheni për të? A  hiqeni më të fortë se sa jeni?

Sa shpejt tundoheni të gjykoni njerëzit e tjerë? A e shihni veten tuaj si të vetmen rrugë-zgjidhje dhe i përçmoni të tjerët që janë ndryshe nga ju?

 Tek 1 Korintasve 1:2,  Apostulli Pal thotë: “Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit.”

Pali thotë herë pas herë se Ai nuk jeton për veten e tij, por ai jeton për Krishtin. Ai e dinte se kush e kishte thirrur. Kjo na çon drejt një tjetër pyetjeje të rëndësishmë për të shqyrtuar veten. A ju ka thirrur Krishti? A jeni duke jetuar sipas thirrjes së Tij në jetën tuaj?

Për kë po jetoni? A është qëllimi juaj më i madh në jetë ta bëni më të madh emrin e Perëndisë sesa tuajin? Identiteti i kujt ka më tepër rëndësi për ju, se kush jeni ju si njeri në këtë botë, apo se kush jeni në Krishtin Jezus?

Cili është qëllimi juaj në Krishtin?  A jeni një skllav i punës suaj, apo puna juaj ju shërben, që ju ta bëni emrin e Zotit me të madh në botën tuaj? E shikoni martesën tuaj si një mundësi për t’i dhënë më tepër partnerit tuaj, ajo jeni më i shqëtësuar se çfarë do të merrni?

A jeni duke luftuar për të tjerët? A jeni të gatshëm të jepni për të tjerët për shkak të thirrjes për të qënë si Jezusi (Marku 10:45)?

A jeni duke jetuar për Krishtin, apo kënaqësinë, gjërat tuaja, rrugën dhe jetën tuaj?

Sjellja juaj mund të jetë tregues se kush ju jeni si person, por prova e vërtetë që ju shqyrton nëse besimi juaj është i rrënjosur, ose jo, është marrëdhënia juaj me Krishtin.

Dua të falenderoj Rik Tomas për këto mendime.

Këto janë disa vargje që dua të ndaj me ju nga 2 Korintasve 5:

Ne e dimë në fakt se, në qoftë se kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor, prishet, ne kemi një godinë nga Perëndia, një banesë të përjetshme, në qiej, që nuk është bërë nga dorë njeriu.Sepse në këtë çadër ne psherëtijmë duke dëshëruar fort të vishemi me banesën tonë qiellore,nëse do të gjindemi të veshur e jo të zhveshur.Sepse ne që jemi në këtë çadër psherëtijmë duke qenë të rënduar, dhe për këtë arsye nuk duam, pra, të na zhveshin, por të na veshin, që ç’është e vdekshme të përpihet nga jeta.Dhe ai që na ka formuar pikërisht për këtë është Perëndia, i cili na dha edhe kaparin e Frymës.Ne, pra, kemi gjithnjë siguri besimi dhe e dimë se gjersa banojmë në trup, jemi larg Zotit,sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet vizionit.Por jemi të sigurt dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë bashkë me Zotin.Prandaj edhe përpiqemi t’i pëlqejmë atij, qoftë duke banuar në trup, qoftë duke e lënë atë.10 Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.11 Duke e njohur frikën e Zotit, ne bindim njerëzit dhe jemi njohur nga Perëndia; dhe unë shpresoj se edhe në ndërgjegjet tuaja të jemi njohur.”

Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon, sepse kemi arritur në konkluzionin se, në qoftë se një ka vdekur për të gjithë, të gjithë, pra, kanë vdekur;15 dhe se ai ka vdekur për të gjithë, me qëllim që ata të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë që vdiq dhe u ringjall për ta.16 Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu.17 Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.18 Edhe të gjitha gjërat janë nga Perëndia që na pajtoi me veten përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin i pajtimit.”

Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!21 Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.”

2 Korintasve  7:10,  “Trishtimi sipas Perëndisë në fakt, sjell pendim për shpëtim, për të cilin njeriu nuk i vjen keq, por trishtimi i botës shkakton vdekje.”

2 Korintasve 6:1-2, “ Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë,sepse ai thotë: “Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova.” Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.”

2 Korintasve 13:5, “Analizoni veten tuaj a jeni në besim; provoni veten tuaj! A thua nuk e njihni vetveten se Jezu Krishti është në ju? Veç në qofshi të përjashtuar.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST