Të kujdesemi për të tjerët

Krijuar nga në 25/02/2019

Do të filloj mesazhin e ditës së sotme me një pjesë të Biblës nga Filipianëve 2, në Testamentin e Ri.

A inkurajoheni nga fakti se i përkisni Krishit? A ngushëlloheni nga dashuria e Tij? A keni bashkësi me Frymën e Shenjtë? A keni zemër të butë dhe të dashur? Atëherë mund të më lumturoni vërtët nëse bini dakort me njëri-tjetrin, e doni njëri-tjetrin dhe punoni së bashku me një mendje dhe me një qëllim.

Mos jini egoistë dhe mos u përpiqni t’ju lini përshtypje të tjerëve. Jini të përulur, duke menduar për të tjerët si për veten tuaj. Mos kërkoni vetëm interesin tuaj, por edhe atë të të tjerëve.

Ju duhet të keni të njëjtin qëndrim si Jezus Krishit.

Pra, në qofte se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri,atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njejtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme.Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten.Mos mendojë secili për interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve.Kini në ju po atë ndjenjë që ishte në Jezu Krishtin,i cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë,por e zbrazi veten e tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit;dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër,10 që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore,11 dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.” Ky pasazh është shkëputur nga Efesianëve 2:1-1.

Askush nuk është kujdesur për njerëzit më tëpër se Jezusi, duke filluar me shërimet fizike të tyre, gjatë qëndrimit të Tij në tokë, madje Ai ringjalli edhe mikun e Tij Llazarin nga vdekja, duke na dhënë kështu një indicie të ringjalljës përfundimtare të besimtarëve nga vdekja, kur Jezusi të vijë në tokë në ardhjen e Tij të dytë. Jezusi kaloi kohë më gruan samaritane tek pusi, duke i folur se kush ishte, duke i treguar se ishte Mesia. Ai kaloi kohë duke u treguar farisenjve armiqësorë, dishepujve të Tij dhe trumave që e ndiqnin, të vërteta dhe mësime të thella shpritërore.

Por, qëllimi i Jezusit që erdhi në tokë si një foshnjë ishte që të vdiste si një sakrificë për mëkatet e të gjithëve, që do t’i nënshtroheshin dhe do ta besonin si Zot dhe si Shpëtimtar. Jezusi tregoi kujdesin e Tij të jashtëzakonshëm, duke marrë ndëshkimin e mëkatit mbi veten e Tij, që ne duke besuar tek Ai të marrim fjaljen e mëkateve dhe të kemi jetën e përjetshme me Perëndinë në qiell. Pa Jezusin, jemi njerëz të mjerë në mëkatin tonë të shëmtuar, që na tërheq drejt ferrit, për të kaluar një përjetësi të tmerrshme në mundim, pa dashuri, pa kujdes, pa dhembshuri dhe çlirim.

Le të shohim pasazhe të tjera biblike që ilustrojnë natyrën e kujdeshme të Jezusit:

Së pari, Jezusi u tregoi drejtuesve fetarë të kohës së Tij se profetët e Testamentit të Vjetër kishin profetizuar në lidhje me Të dhe se çfarë do të bënte Ai.

Luka 4:14-20,  “Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.15 Dhe ai mësonte në sinagogat e tyre, i nderuar nga të gjithë.16 Pastaj erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë, hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar.17 I dhanë në dorë librin e profetit Isaia; e hapi dhe gjeti vendin ku ishte shkruar:18 “Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit,19 dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit.”20 Pastaj, si e mbylli librin dhe ia dha shërbyesit, u ul; dhe sytë e të gjithëve në sinagogë u drejtuan mbi të.” Atëherë ai nisi të thotë: “Sot ky Shkrim u përmbush në veshët tuaja.

Luka 10:30-37,  Jezusi u përgjigj me një histori: “Një burr zbriste nga Jeruzalemi për në Jeriko dhe ra në duart e kusarëve, të cilët, mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.31 Rastësisht një prift po zbriste nëpër të njëjtën rrugë dhe, mbasi e pa atë burrë, vazhdoi tutje, në anën tjetër.32 Po ashtu edhe një levit, kur arriti aty, erdhi dhe e pa dhe vazhdoi tutje, në anën tjetër.33 Por një Samaritan, që po udhëtonte, i kaloi afër, e pa dhe kishte dhembshuri.34 Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të.35 Dhe të nesërmen, para se të niset, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut duke i thënë: “Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më shumë, do të të jap kur të kthehem”.36 Cili nga këta të tre, pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra në duart e kusarëve?.”37 Dhe ai tha: “Ai që u tregua i mëshirshëm ndaj tij.” Atëherë Jezusi i tha: “Shko dhe bëj kështu edhe ti.”

Njerëzit kanë qënë gjithmonë të uritur, në nevojë të ushqimit. Jezusi bëri një mrekulli duke shumëfishuar ushqimin, për të ushqyer 5000 mijë njerëz në një rast, dhe në një rast tjetër 4000 mijë të tjerë. Le ta shikojmë këtë tek Marku 6:30-44:

Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.31 Dhe ai u tha atyre: “Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s’u dilte koha as për të ngrënë.32 U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.33 Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.34 Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mësojë shumë gjëra.35 Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.36 Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s’kanë gjë për të ngrënë.”37 Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: “U jepni ju të hanë!” Ata i thanë: “A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t’u japim të hanë?.”38 Dhe ai u tha atyre: “Sa bukë keni? Shkoni e shikoni.” Ata, mbasi shikuan, thanë: “Pesë bukë e dy peshq.”39 Atëherë ai i urdhëroi ata që t’i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.40 Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.41 Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.42 Të gjithë hëngrën sa u ngopën.43 Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.44 Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.”

Jezusi tregoi pushtetin e Tij mbi jetën dhe vdekjen, që vetëm Perëndia mund ta kishte, kur Ai ringjalli mikun e Tij Llazarin nga vdekja. Kjo është një histori mahnitëse e kujdesit, dhembshurisë dhe pushtetit.

Gjoni 11:17-44, “Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.18 Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.19 Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t’i ngushëlluar për vëllanë e tyre.20 Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.21 Marta i tha Jezusit: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,22 por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t’i japë.”23 Jezusi i tha: “Yt vëlla do të ringjallet.”24 Marta i tha: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.”25 Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.26 Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?.”27 Ajo i tha: “Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë”28 Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: “Mësuesi është këtu dhe po të thërret.”29 Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.30 Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.31 Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: “Ajo po shkon te varri për të qarë aty.”32 Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: “Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur.”33 Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,34 dhe tha: “Ku e keni vënë?.” Ata i thanë: “Zot, eja e shih!.”35 Jezusi qau.36 Atëherë Judenjtë thanë: “Shih, sa e donte!.”37 Por disa nga ata thanë: “Ky, që i hapi sytë të verbërit, s’mund të bënte që ky të mos vdiste?”.38 Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.39 Jezusi tha: “Hiqni gurin!.” Marta, motra e të vdekurit, i tha: “Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh.”40 Jezusi i tha: “A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?.”41 Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: “O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.42 Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar.”43 Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: “Llazar, eja jashtë!.”44 Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: “Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!.”

Edhe ju mund të përjetoni fuqinë jetëdhënëse të Jezusit, nëse e besoni Atë plotësisht për besimin tuaj.

1 Pjetrit 5:7,  “…dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST