Të rilindur përsëri

Krijuar nga në 25/02/2019

Janë shkruar libra në lidhje me termin I RILINDUR PËRSËRI. Billi Graham ka predikuar shumë predikime në stadiume të mëdha me mijëra njerëz, duke u folur se çfarë do të thotë të rilindësh përsëri. Por edhe sot, shumë njerëz e keqkuptojnë një njeri që u thotë se duhet të rilindin përsëri. Ata që nuk bëjnë pjesë në besimin ungjillor të krishterë, mendojnë se këta njerëz kanë shpërthime emocionale të zjarrta fetare, ose shfaqje dhe veprime të çuditshme. Me pak fjalë, ata që nuk janë pjesë e besimit mendojnë se “i rilindur përsëri” do të thotë “njerëz të çuditshëm”.

Tek 1 Korintasve, kapitulli 1, Apostulli Pal thotë se predikimi i Ungjillit duket marrëzi për ata qe janë duke shkuar drejt shkatërrimit, në ferr, për këtë arsye shumë njerëz e neglizhojnë mesazhin e Ungjillit.

Mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që janë duke shkuar drejt shatërrimit, por ne që jemi të shpëtuar e dimë që është fuqia e vërtetë e Perëndisë.

1 Korintasve1:21-23, “Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,22 sepse Judenjtë kërkojnë një shenjë dhe Grekët kërkojnë dituri,23 por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët.”

Pasazhi më i njohur në Bibël që i jep përgjigjie kësaj pyetjeje ështe tek Gjoni 3:1-21. Zoti Jezus është duke folur me Nikodemin, një farise i njohur dhe anëtar i Sinedrit. Nikodemi shkoi tek Jezusi gjatë natës, për t’i drejtuar disa pyetje.

Ky është teksti biblik:

Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: “Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të.”Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.” Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?.”Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.Ç’ka lindur nga mishi është mish; por ç’ka lindur nga Fryma është frymë.Mos u mrrekullo që të thashë: “Duhet të lindni përsëri”.Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma.”Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: “Si mund të ndodhin këto gjëra?.”10 Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?11 Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se ne flasim atë që dimë dhe dëshmojmë atë që pamë, por ju nuk e pranoni dëshminë tonë.12 Në qoftë se ju fola për gjërat tokësore dhe ju nuk besoni, si do të më besoni nëse ju flas për gjërat qiellore?13 Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.

Fraza “i rilindur”  do të thotë “i lindur prej së larti.” Nikodemi kishte një nevojë reale. I rilindur, të rilindësh përsëri, është një vepër e Perëndisë, njeriut të Perëndisë i jepet jeta e përjetshme

(2 Korintasve 5:17; Titi 3:5; 1 Pjetrit 1:3; 1 Gjoni 2:29; 3:9; 4:7; 5:1-4, 18). Gjoni 1:12, 13 na tregon se te “lindësh përsëri”, gjithashtu përcjell idenë “të bëhesh fëmijë i Perëndisë” përmes besimit në emrin e Jezus Krishtit.

Pyetja logjike qe lind është: ” Pse njeriu ka nevojë të lindë përseri?” Apostulli Pal tek Efesianëve 2:1 thotë, “Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate.”

Romakëve ai u shkroi, “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.” (Romakëve 3:23). Mëkatarët janë shpirtërisht ‘të vdekur’, dhe marrin jetën shpirtërore përmes besimit tek Krishti, Bibla këtë e quan rilindje. Atyrë që rilindin përsëri u falen mëkatet dhe kanë një marrëdhënie me Perëndinë.

Si mund të ndodhë diçka e tillë?

Efesianëve 2:8-9 thotë, ” Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,jo nga vepra, që të mos mburret askush.” Kur dikush shpëtohet, ai, ose ajo, rilind përsëri, ripërtërihet shpirtërisht dhe është fëmijë i Perëndisë, për shkak të rilindjes.   Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!” (2 Korintasve 5:17).

Nësë nuk e keni besuar asnjëherë Zotin Jezus Krisht si Shpëtimtar, a do ta merrni në konsideratë të dëgjoni Frymën e Shenjtë që i flet zemrës suaj? Ju keni nevojë të rilindni përsëri. A do të bëni lutjen e pendimit për tu bërë një krijesë e re në Krishtin sot? “ Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,13 të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia. (Gjoni 1:12-13).

Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtar dhe të rilindni përsëri, kjo është një lutje e thjeshtë. Mos harroni, duke e thënë këtë lutje, ose çfarëdo lloj lutjeje tjetër nuk shpëtoheni. Ju mund të shpëtoheni vetën duke besuar tek Krishti, për fjaljen e mëkateve. Kjo lutje ështe thjesht një mënyrë për të shprehur besimin tek Perëndia dhe për ta falenderuar për shpëtimin. “ Zot, unë e di që kam mëkatuar kundër Teje dhe meritoj të dënohem. Por, Jezus Krishti morri ndëshkimin që unë meritoja dhe pëmes besimit në Te unë mund të marr faljen. Unë besoj tek Ti për shpëtimin tim. Të falenderoj për hirin tënd të mrekullueshëm dhe për faljen Tende- për dhuraten e jetës së përjetshme! Amin!

Çdo gjë në jetë ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Në fakt, e vërteta që zbulojmë është një kombinim i të dyjave. Duke theksuar njërën anë dhe duke përjashtuar tjetrën nuk është e vërteta e plotë. Kështu është dhe me ungjillin e Jezus Krishtit.

Lajmi i keq, duke folur në lidhje me aspektin shpirtëror, është fakti që të gjithë mëkatarët meritojnë ferrin për mëkatet kundër Perëndisë së shenjtë (Romakëve 3:23; 6:23). Mëkati na ka ndarë nga prezenca e Perëndisë dhe jeta e përjetshme (Gjoni 3:15–20), sepse nuk ka “as edhe një të drejtë” (Romakëve3:10).   Përpjekjet tona më të mira njerëzorë janë si “rrecka të ndotura” (Isaia 64:6).

Lajmi i mirë ështe se Perëndia na do (Gjoni 3:15–18). Ai do të ketë një marrëdhënie me krijimin e Tij njerëzor dhe ka komunikuar me ne në mënyra të ndryshme, edhe përmes natyrës (Romakëve 1:20), Biblës (2 Timoteut 3:16), dhe Jezusit që erdhi në trajtë njerëzore për të jetuar në mesin tonë (Gjoni 1:14). Perëndia na do. Ai do që të na bekojë. Ai do që të ketë një marrëdhënie me ne dhe dëshiron të na mësojë rrugët e Tij, që të jemi ashtu siç na ka krijuar (Romakëve 8:29).  Mësuesit që përqëndrohen vetëm në lajmi i mirë  përjashtojnë një pjesë të rëndësishme të planit të shpëtimit të Perëndisë, që përfshin pendimin (Mateu 3:2; Marku 6:12) dhe që duhet të marrim kryqin tonë për të ndjekur Jezusin (Luka 9:23).

Nësë nuk e dimë lajmin e keq, ne nuk dimë të vlerësojmë lajmin e mirë. Nësë nuk e kuptojmë së kemi qënë të destinuar për në ferr për shkak të mëkatit, ne nuk mund të vlerësojmë gjithçka që Krishti bëri në kryq (2 Korintasve 5:21).  Nëse nuk e kuptojmë se sa të pashpresë jemi, ne nuk mund te kuptojmë shpresën e madhe që na ofron Krishti (Hebrenjve 6:19).  Për sa kohë nuk kuptojmë që jemi mëkatarë, ne nuk mund të vlerësojmë një Shpëtimtar.

Përqasja më e mirë është të bëjmë të njohur atë që Pali e quan “gjithë këshillën e Perëndisë” (Veprat e Apostujve  20:27).  E gjithë këshilla e Perëndisë përfshin lajmin e keq ne lidhje me gjendjen tonë natyrore dhe lajmin e mirë në lidhje me planin e shpengimit të Perëndisë. Jezusi nuk eleminoi asnjë nga këto kur solli “paqen në tokë” (Luka 2:14).  Paqja e Tij është për të gjithë ata që pendohen “për shkak të lajmit të keq” dhe me gëzim për ata që pranojnë “lajmin e mirë” që Ai është Zot i të gjithëve (Romakëve10:8–9).

Gjoni 3:3, “Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST