Vdekja dhe çfarë mund të bësh me të

Krijuar nga në 25/02/2019

E kam thënë edhe me më parë që shqetësohem kur dëgjoj për vdekjen e anëtarëve të familjes, të një miku, ose të njerëzve që dëgjoj në lajme. Vdekja na vjedh njerëzit e dashur, partnerët tanë, ose komshinjtë tanë. Disa vdesin nga sëmundjet, disa nga lufta, disa nga terrorizmi, disa edhe nga krimi. Disa njerëz thjesht ndodhen në vendin e gabuar, në kohën e gabuar dhe janë viktima të pafajshme të luftës personale të dikujt. Shumë vdesin në botë për shkak të urisë. Pse e shohim vdekjen kaq shumë të përhapur rreth nesh? Pse bota jonë është kështu?

Në fillim, gjërat nuk ishin kështu. Para se Eva dhe burri i saj Adami të rebelonin kundër vullneti të Perëndisë, nuk kishte vdekje, as dhimbje, as vuajtje. Të gjitha këto janë simptoma të mëkatit. Mëkati është një fjalë e vogël, por është një çështje shumë serioze për Perëndinë. Zoti, është i përsosur moralisht dhe i drejtë. Ai ka çdo të drejtë që të kërkojë që krijmi i Tij t’i bindet. Nëse do ta analizonim me kujdes, do të thoshim se prinderit tanë të parë që jetonin në Kopshtin e Edenit nuk kishin asnjë arsye për të mos iu bindur. Ata kishin çdo gjë që donin, ose dëshironin. Ata kishin ushqim, ujë, mjedis të këndshëm dhe nuk kishin nevojë të punon, por përseri nuk i rezistuan të vetmit frut të ndaluar.

Tek Gjoni 10:10 Jezusi thotë, “Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.” Jezusi do që ne të kemi një jetë të pasur, me bollëk, por njerëzit lejojnë mëkatin dhe mosbindjen e tyre që të bëhet pjesë e jetës së tyre.

Në Testamentin e Vjetër, Zoti u prezanton Izraelitasve zgjedhjen midis jetës dhe vdekjes.

Moisiu, duke folur si një profet i Perëndisë tek Ligji i Përtërirë, kapitulli 30, e sfidon kombin e Izraelit të zgjedhë jetën me Perëndinë, ose vdekjen me zotat e rremë dhe besimet e rremë.

“Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje.Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh në praktikë. Prandaj unë të urdhëroj ta duash Zotin, Perëndinë tënd, të ecësh në rrugët e tij, të respektosh urdhërimet, statutet dhe dekretet e tij, që ti të jetosh dhe të shumëzohesh; dhe Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në vendin që ti po shkon për ta pushtuar.17 Por në qoftë se zemra jote shikon gjetiu dhe ti nuk bindesh dhe e lë veten të biesh përmbys para perëndive të tjera dhe t’u shërbesh atyre,18 unë ju deklaroj sot që me siguri keni për t’u zhdukur, që nuk do t’i zgjatni ditët tuaja në vendin ku po gatiteni të hyni për ta pushtuar, duke kaluar Jordanin.19 Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu,20 dhe të mund ta duash Zotin, Perëndinë tënd, t’i bindesh zërit të tij dhe të qendrosh i lidhur ngushtë me të, sepse ai është jeta jote dhe gjatësia e ditëve të tua, kështu që ti të mund të jetosh në vendin që Zoti u betua t’u japë etërve të tu: Abrahamit, Isakut dhe Jakobit”.

Vdekja është rezultat i mëkatit. Romakëve 6:23 në Testamnetin e Ri na thotë, “ Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Ne e marrim këtë dhuratë duke besuar me gjithë zemër në veprën shpëtuese të Jezus Krishtit, Birit të Perëndisë, që na deshi dhe pagoi çmimin për borxhin e mëkatit, që na çon drejt vdekjes. Ai e bëri këtë që në të kemi jetën e përjetshme.

E gjithë bota ra nën mallkimin e mëkatit.

Zanafilla 2:15-17, “Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.16 Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.

Vdekja është ndarje. Të vdesësh fizikisht do të thotë të ndahesh nga toka ku jeton, por jo zhdukje. Të vdesësh shpirtërisht do të thotë të ndahesh nga Perëndia.

Në të dhënat e krijimit (Zanafilla 1-2), ne lexojmë se Perendia krijoi një larmishëri qëniesh të gjalla. Këto kafshë kishin jetë, një element i brendshëm që u jepte mundësi të lëviznin dhe të kishin energji për trupat e tyre fizikë. Shkencëtarët nuk arrijnë ende të thonë se çfarë e shkakton jetën, por Bibla është shumë e qartë, duke treguar se jetën e jep Perëndia për të gjitha gjërat.  Le të shohim Zanafillën 1 dhe 1 Timoteut 6:13 për të kuptuar më tepër.

Përveç vdekjes shpirërore që pësuan menjëherë, njerëzit filluan proçesin e vdekjes fizike.

Vdekja është rezultat i mëkatit. Romakëve 6:23 në Testamnetin e Ri na thotë, “ Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Ne e marrim këtë dhuratë duke besuar me gjithë zemër në veprën shpëtuese të Jezus Krishtit, Birit të Perëndisë, që na deshi dhe pagoi çmimin për borxhin e mëkatit, që na çon drejt vdekjes. Ai e bëri këtë që në të kemi jetën e përjetshme.

Në Bibël, në Fjalën e shenjtë të Perëndisë, tek Gjoni 3:16 lexojmë këto fjalë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”

Tek I Gjoni 5:24-26, Jezusi thotë, “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.25 Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.26 Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete.”

Në kryq, kur Jezusi u kryqëzua, Ai përjetoi vdekjen fizike (Mateu 27:50). Ndryshimi është se Adami vdiq sepse ishte mëkatar, por Jezusi që nuk kishte mëkatuar asnjëherë, zgjodhi të vdiste për të zëvendësuar mëkatarët (Hebrenjve 2:9). Jezusi tregoi pushtetin e tij mbi vdekjen dhe mëkatin duke u ringjallur ditën e tretë

Tek Zbulesa 21 lexojmë lajmin ngazëllyes të FUNDIT TË VDEKJES. HALELUJA!

Bibla thotë: “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.Dhe unë, Gjoni, pashë qytetin e shenjtë, Jeruzalemin e ri, që zbriste nga qielli, nga Perëndia, që ishte bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre.Dhe Perëndia do të thaijë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”

Për besitmarët e vërtetë te Jezus Krishtit, besimi në Të, na jep shpengimin nga mëkatet dhe na shpëton nga kthetrat e vdekjes. Megjithëse, trupi unë do të vdesë, si të Krishterë ne e dimë se fuqia ringjallëse e Krishtit do të na marrë në shtëpi në Parajsë dhe do të ringjallemi më anë të fuqisë së Perëndisë.

Dëgjoni 1 Korintasve 15:51-57, “ Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,53 sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: “Vdekja u përpi në fitore.”55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?56 Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.57 Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.”

Gjoni 11:21-27, “ Marta i tha Jezusit: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,22 por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t’i japë.”23 Jezusi i tha: “Yt vëlla do të ringjallet.”24 Marta i tha: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.”25 Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.26 Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?.”27 Ajo i tha: “Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST