Fuqi e madhe

Krijuar nga në 19/03/2019

Është shumë bukur që jemi përsëri bashkë. Këtë mëngjes do të analizojmë konceptin e fuqisë në Bibël. Pothuajse të gjithë e dëshirojnë pushtetin. Për shembull: pushteti i vullnetit, pushteti i njohurisë, një trup i pushtetshëm, një pozitë e pushtetshme, pushteti i parasë, ose një makinë e fuqishme. Gjithçka është rreth fuqisë dhe pushtetit. Pushteti është shumë i përhapur.

Po në lidhje me pushtetin frymëror? A është pushteti frymëror po kaq i dëshiruar, apo i përhapur? A e kërkojmë pushtetin frymëror duke bërë të njëjtat përpjekje? A mund të kemi sot pushtet frymëror? Çfarë na shpalos Bibla në lidhje më pushtetin shpirtëror?

Kur flasim për pushtetin, veçanërisht atë shpirtëror, shumica ndoshta mendojnë se ka lidhje vetëm me mrekullitë dhe shenjat e mbinatyrshme. Por le të shohim së bashku një pasazh tek Shkrimet dhe disa nga të vërtetat e mrekullueshme që na shpalosen aty.

Në Testamentin e Ri, apostulli Pal shkruan tek Letra e Efesianëve 1:18-20, “Dhe t’u ndriçojë sytë e mendjes suaj, që të dini cila është shpresa e thirrjes së tij dhe cilat janë pasuritë e lavdisë së trashëgimisë së tij në shenjtorët, 19 dhe cila është madhështia e jashtëzakonshme e fuqisë së tij ndaj nesh, që besojmë sipas veprimit të forcës së fuqisë së tij, 20 të cilën e vuri në veprim në Krishtin, duke e ringjallur prej së vdekurish dhe duke e vënë të ulej në të djathtën e tij në vendet qiellore.”

Ka shumë të vërteta të rëndësishme ne lidhje me fuqinë shpirtërore. Për shembull: besimtarët mund të ndriçohen dhe mund të njohin Perëndinë e vetëm dhe të pakrahësueshëm përmes studimit të Shkrimit dhe udhëheqjes së Frymës së Shenjtë. Këtë lloj fuqie që na jepet mund ta vëmë në praktikë në jetën tonë. Por kjo zbulesë, kjo njohuri dhe vënia e saj në praktikë nuk mund të ndodhë automatikisht. Vini re, që së pari, apostulli Pal është duke u lutur për besimtarët, që atyre t’ju hapen sytë. Perëndia gjithmonë do të bëjë pjesën e Tij. Ne, si besimtarë, duhet të bëjmë pjesën tonë, duke e studiuar Fjalën, duke e shqyrtuar Shkrimin dhe duke u lutur, duke kërkuar udhëheqjen e Frymës së Shenjtë. Sigurisht, që atë që mësojmë duhet ta vëmë në praktikë në jetën tonë. Ne duhet ta jetojmë atë. Në si besimtarë do dëshmojmë fuqinë e pakrahësueshme të Perëndisë. Kjo lloj njohurie nuk është vetëm për disa të krishterë të zgjedhur, apo për disa drejtuesa, por është për të gjithë besimtarët. Jobesimtarët nuk mund t’i kuptojnë, apo t’i njohin këto të vërteta. Kjo u ndodh vetëm besimtarëve. Kjo lloj fuqie vjen nga Perëndia, është si fuqia që ringjalli Jezusin nga varri. Po ashtu, është si fuqia që e ngjiti Krishtin në fronin e parjasës. Kjo fuqi është e pakufishme dhe hyjnore. Kjo lloj fuqie është për të gjithë besimtarët.

Vini re me kujdes që Apostulli Pal nuk u lut që besimtarët, duke na përfshirë edhe ne, të merrnin fuqinë e Perëndisë, por u lut që besimtarëve t’ju hapeshin sytë, të kishin njohurinë e dallimit të fuqisë së Perëndisë, që tashmë ata e zotëronin në Krishtin dhe thjesht duhej ta vinin në praktikë. Kjo është shumë e rëndësishme.

Ne si besimtarë, e kemi fuqinë e Frymës së Perëndisë brenda nesh. Ne kemi nevojë ta njohim. Ne kemi nevojë ta vëmë në praktikë. Ne duhet ta përdorim për lavdi të Perëndisë. Ta vëmë në veprim. Ne duhet të lëvizim me fuqinë e Perëndisë.

Çfarë thuhet në lidhje me këtë fuqi të Perëndisë për besimtarët sot? Shkrimi, që është Fjala e Perëndisë, që na është dhënë, na pergjigjet për ketë tek e njëjta letër ne Bibël, Efesianëve, 3:16-19, “Që t’ju japë, sipas pasurisë së lavdisë së vet, të forcoheni me fuqi nëpërmjet Frymës të tij në njeriun e përbrendshëm, 17 që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, 18 që, të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, të mund të kuptoni me të gjithë shenjtorët cila është gjërësia, gjatësia, thellësia dhe lartësia, 19 dhe ta njihni dashurinë e Krishtit që tejkalon çdo njohuri, që të mbusheni me tërë plotësinë e Perëndisë.

Do ta shikojmë më me detaje, për të kuptuar këtë fuqi frymërore, që e kemi tashmë brenda vetes sonë si besimtarë, edhe sot e kësaj ditë. Së pari, duhet të dimë që fuqia e Perëndisë për ne vjen si pasojë e pasurive të tij të lavdishme, që do të thotë, është gjithmonë në dispozicionin tonë. Fuqia e Perëndisë nuk shteron kurrë.

Së dyti, kjo fuqi përbëhet nga fuqia frymërore e qëndrueshmërisë së brendshme. Fryma e Shenjtë që banon brenda nesh na jep këtë pushtet si besimtarë. Fryma e Perëndisë vepron, punon, ushtron fuqinë e Tij në ne dhe përmes qënies sonë të brendshme, që përfshin mendjen, ose të menduarit tonë, përfshin zemrat, ose emocionet tona,  ndienjat tona dhe përfshin vullnetin tonë, që ka lidhje me dëshirat dhe marrdhëniet tona. Kjo është e gjithë qënia jonë.

Megjithatë, ne duhet të nënshtrohemi. Ne duhet t’i nënshtrojmë qënien tonë të brendshme Frymës së Shënjtë të Perëndisë dhe Fjalës së Tij që na është dhënë, qe kjo forcë e Perëndisë të veprojë më efektivitet në ne dhe përmes nesh.

Së treti, burimi i forcës është Zoti, por që fuqia e Tij të jetë efektive tek ne, ne duhet të disiplinojmë mendjet, ose shpritin tonë, për fuqizimin e Tij. Kjo ka lidhje me përkishtimin tonë personal ndaj Krishit, karakterit të Tij, vullnetit të Tij,  që na është shpalosur në Shkrim dhe ne duhet t’i forëzohemi Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh.

Së katërti, vini re dy atribute, ose fryte të domosdoshme të Frymës së Shenjtë që fuqizojnë këtë fuqi frymërore, siç e shohim edhe tek Efesinaëve 3:17, që quhen besim dhe dashuri. Të gjithë besimtarët kanë besim. Ky besim është besim që rritet, maturohet, besim që të fuqizon, na bën të dorëzohemi me besnikëri ndaj Frymës së Shenjtë të Perëndisë dhe merr kontroll mbi qënien tonë të brendshme. Ky lloj besimi na bën të mendojmë, të flasim dhe të jetojmë duke banuar në Krishtin, por edhe ushqen dashurinë tonë jo-egosite, duke na rritur, duke na maturuar dhe duke fuqizuar qënien tonë të brendshme. Kështu, ne mund te jemi të rrënjosur dhe të themeluar në fuqinë e Perëndisë që buron në ne dhe përmes nesh.

Besimtarët kanë fuqi të brendshme, por ne duhet të lëmë veten të lirë që  kjo fuqi të veprojë. Lejoni që ajo të rrjedhë, që ne të jemi produkt i fuqisë së Perëndisë.

Një nga provat  që vërteton se fuqia e Perëndisë është duke vepruar tek ne dhe përmes nesh është rritja e dallimit tonë frymëror, kur ne arrijmë të kuptojmë se sa e gjërë, sa e lartë, sa e gjatë, sa e thellë është dashuria e Krishtit. Në mendjet tona dhe në zemrat tona ne arrijmë të kuptojmë dashurinë e fuqizuar përmes Frymës së Shënjtë. Kjo njohje e thellë e dashurisë së Krishtit ia tejkalon çdo njohurie, jo sepse nuk mund të njihet, por sepse ne kemi mendje të kufizuara për të njohur fuqinë e Perëndisë që nuk mund të njihet plotësisht, sepse ka cilësi dhe sasi të pakufishme.

Cilët janë disa shembuj specifikë të fuqisë vepruese të Perëndisë tek ne dhe përmes nesh? Le të marrim për shembull, Apostullin Pal, si shkruan tek Efesianëve 3:7, “Shërbenjës i të cilit u bëra, sipas dhunëtisë së hirit të Perëndisë që m’u dha në sajë të fuqisë së tij.”

Vini re që Pali nuk ishte një shërbenjës i vet caktuar i ungjillit, por morri një thirrje hyjnore, fuqizim dhe pajisje nga Perëndia. Në të njëjtën mënyrë edhe sot, si shërbenjës të ungjillit, duke pasur dhunti të ndryshme nga Perëndia, ne mund të fuqizohemi.
Fjala greke për fjalën “fuqi” eshte “dunamis”, nga vjen edhe fjala dinamit. Kjo është fuqia. Dinamiti. Perëndia dëshiron thellësisht që besimtarët të marrin zjarr nga forca e Tij dhe të bëjnë vullnetin e Tij. Ne duhet të bashkëpunojmë me Frymën e Shenjtë.

Për këtë na flitet tek Efesinaëve 6:10, “Për çfarë mbetet, vëllezërit e mi, forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij.”

Pjesa jonë është që të jemi të fortë në Perëndinë, të fortë në lutje, të fortë në Shkrim, të fortë në karakter të perëndishëm, të fortë në vepra të mira, të fortë në adhurim.

Perëndia i dha Samsonit fuqi të mbinatyrshme fizike, qe ishte e pa parë ndonjëherë. Megjithatë, Perendia na jep të gjithëve ne fuqi frymërorë të mbinatyrshme, të gjithëve ne që dorëzohemi në fuqinë e Tij. Fuqia e Perëndisë është edhe për ne sot, sa ne nuk mund ta imagjinojmë. Mendoni pak për këtë. Dëgjoni se çfare na thuhet nga Pali tek Efesianëve 3:20-21,Tani atij që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, 21 atij i qoftë lavdia në kishën në Krishtin Jezus për të gjitha brezat, në jetë të jetëve. Amen.”

Kështu qoftë edhe për ju në Krishtin Jezus!


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST