Të luash kumar me Përjetësinë

Krijuar nga në 19/03/2019

Mendo një jetë të jetuar me besim tek Krishti dhe një jetë pa besim tek Krishti. Ateisti, pa Krishtin, është duke luajtur. Ai thotë se përderisa nuk ka Perëndi, besimi është thjesht një dëshirë dhe një kufizim i kotë në jetën e tonë. Ai është duke vënë bast se nuk ka Ferr, Nuk ka Zot, nuk ka Ditë Gjykimi. Ky person është kumarxhiu më i madh, duke ndërmarr rriskun më të madh në jetë, sepse nëse ai gabon, ai do të përjetojë mundimin e tmerrshëm në Ferr gjatë gjithë përjetësisë, pa pasur asnjë lloj shpëtimi.

Tani, le të marrim në konsideratë personin që beson tek Jezusi dhe jeton jetën e tij me besim dhe bindje ndaj Biblës, Fjalës së Perëndisë, beson tek Krishti për shpengimin e shpirtit të tij dhe se do të shkojë në Parjasë kur të vdesë. Nëse ateisti ka të drejtë, çfarë ka rrezikuar besimtari duke besuar tek Jezusi dhe ka jetuar jetën sipas Fjalës së Perëndisë në Bibël? Përgjigjia është: ASGJË. I krishteri ka jetuar një jetë të mirë dhe të ndershme në shërbim të të tjerëve. Nuk ka asnjë pasojë të përjetshme nëse je i krishterë.

Duke mos besuar tek Krishti, e pranon ose jo, ke fatin e ateistit.

Ateizmi është këndvështrimi që Zoti nuk ekziston. Ateizmi nuk ështe diçka e re. Psalmi 14:1, i shkruar nga Davidi 1000 vjet para Krishtit, e përmend atezimin duke thënë, “I pamendi ka thënë në zemër të tij: “Nuk ka Perëndi”.

Statistikat e fundit tregojnë se numri i njerëzve që e quajnë vetën atesit janë shtuar, rreth 10% e njerëzve në botë. Pse gjithmonë e më tepër numri i njerëzve që e quajnë vetën ateist është shtuar? A është ateizimi me të vërtetë një pozicion i logjikshëm siç e shpallin ateistët?

Pse ekzisotn ateizmi? Pse Perëndia nuk ua shfaq Vetveten njerëzve, duke provuar se Ai ekziston? Me siguri nëse Perëndia do të shfaqej, njerëzit mendojnë se të gjithë do ta besonin. Por problemi këtu qëndron në faktin se Perëndia nuk dëshiron të bindë njerëzit që Ai ekziston. Dëshira e Perëndisë është që njerëzit të besojnë tek Ai me besim (2 Pjetrit 3:9) dhe ta pranojnë me besim dhurtatën e Tij të shpëtimit (Gjoni 3:16).

Bibla na tregon se ekzistenca e Perëndisë duhet të pranohet me besim. Hebrenjve 11: 6 shpall, Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë. Bibla na kujton se ne jemi të bekuar kur besojmë tek Perëndia me besim: “Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!. (Gjoni 20:29).

Ateizmi nuk mund të provohet dhe ekzistenca e Perëndisë duhet të pranohet me besim. Është mjaft e qartë, të krishterët besojnë se Perëndia ekziston dhe pranimi i ekzistencës së Perëndisë është një çështje besimi për ta. Në të njëjtën kohë, ne hedhim poshtë idenë se besimi është diçka e palogjikshme. Ne besojmë se ekzistenca e Perëndisë mund të shihet shumë qartë, mund te ndjehet shumë qartë dhe është provuar që është piskologjikisht dhe shkencërisht e nevojshme. “Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin.Psalmi 19:1-4.

Në kundërshtim me deklaratat e ateistëve dhe agnostikëve të të gjitha kohërave, njeriu nuk mund të jetojë pa Perëndinë.

Si Krijues, Perëndia krijoi jetën njerëzore. Të thuash që njeriu mund të jetojë i ndarë nga Perëndia, është njësoj sikur të thuash që një orë mund të ekzistojë pa u krijuar nga një orëndreqës, ose një histori mund të ekzistojë pa një autor.

Ne ia detyrojmë ekzistencën tonë Perëndisë, sipas imazhit të të cilit jemi krijuar (Zanafilla 1:27). Ekzistenca jonë varet nga Perëndia, e pranojmë ose jo ekzistencën e Tij.

Si Mbrojtësi i jetës, Perëndia në mënyrë të vazhdueshme na këshillon  (Psalmi 104:10-32). Ai është jeta (Gjoni 14:6), i gjithë krijimi mbahet  së bashku nga fuqia e Krishtit (Kolosianëve 1:17). Edhe ata që e refuzojnë Perëndinë mbrohen prej Tij, “Sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët. (Mateu 5:45). Të mendosh se njeriu mund të jetojë pa Perëndinë është njësoj sikur të supozosh se një lule dielli mund të vazhdojë të jetojë pa dritë, ose një trëndafil të mbijetojë pa ujë.

Si Shpëtimtar, Perëndia na jep jetën e perjetshme kur e besojmë. Në Krishtin ka jetë, që është drita e njerëzve (Gjoni 1:4). Jezusi erdhi që ne të kemi jetë, “dhe ta kemi me bollëk” (Gjoni 10:10).  Të gjithë që besojnë tek Ai kanë premtimin e jetës së përjetshme (Gjoni 3:15-16).  Që njerëzit të jetojnë me të vërtetë duhet të njohin Krishtin (Gjoni 17:3).

Jo të gjithë që e refuzojnë Perëndinë jetojnë një jetë boshe të dhënë pas kënaqësive. Ka shumë njerëz të pashpëtuar që jetojnë një jetë të disiplinuar, madje një jetë të përmbushur dhe të lumtur. Bibla na flet për principe morale nga të cilat kushdo në botë do të përfitonte, besnikëria, ndershmëria, vetkontrolli, etj. Por përsëri, pa Perëndinë njeriu ka vetëm këtë botë. Të jetosh mirë në këtë jetë nuk është një garanci se je i gatshëm për jetën e ardhshme. Le të shohim shëmbëlltyrën e të pasurit tek Luka 12:16-21 dhe bisedën e Jezusit me të riun e pasur tek Mateu 19:16-23.

Pa Perëndinë, njeriu është i parealizuar, edhe në jetën e tij të vdekshme. Njeriu nuk mund të jetë në paqe me të tjerët, sepse nuk është në paqe me veten e tij. Njeriu nuk gjen paqe me veten e tij sepse ai nuk ka paqe me Perëndinë. Të jesh në kërkim të kënaqësisë për hir të kënaqësisë do të thotë se vuan së brendshmi.  Kërkuesit e kënaqësisë përgjatë historisë kanë zbuluar që kënaqësitë e përkohshme të jetës të çojnë në dëshpërime më të thella. Ndjesia bezdisëse se “diçka është e gabuar” është e vështirë për tu përballuar. Mbreti Salomon u vu në kërkim të gjërave që bota mund të ofornte dhe zbulimet e tij i shkroi në librin e Predikuesit.

Salomoni zbuloi se njohuria, në vetvete është kotësi (Predikuesit 1:12-18). Ai zbuloi se kënaqësia dhe pasuria janë kotësi (2:1-11), materializmi është marrëzi (2:12-23), pasuritë nuk zgjatin (kapitulli 6).

Salomoni arrin në përfundimin se jeta është një dhuratë nga Perëndia (3:12-13) dhe e vetmja mënyrë e zgjuar për të jetuar jetën është të kesh frikë nga Perëndia, “Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”.14 Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.” (12:13-14).

Me fjalë të tjera, jeta është me tepër sesa dimensionet fizike të saj. Jezusi thekson këtë gjë kur thotë, “Por ai, duke iu përgjigjur, tha: “Éshtë shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”.” (Mateu 4:4).  Jo me bukë (nevojën fizike), por me Fjalën e Perëndisë (nevojën shpirtërore) kjo na mban gjallë. Është e kotë që ne të kërkojmë brenda vetes kurën e mjerimit tonë. Njeriu mund të gjejë jetë dhe përmbushje kur ai njeh Perëndinë.

Pa Perëndinë, fati i njeriut është ferri. Njeriu pa Perëndinë është i vdekur shpirtërisht; kur jeta e tij fizike merr fund, ai përballet me ndarjen e përjetshme me Perëndinë. Gjatë tregimit të Jezusit për njeriun e pasur dhe Llazarin (Luka 16:19-31), i pasuri jeton një jetë të rehatshme pa menduar për Perëndinë, ndërsa Llazari vuan gjatë gjithë jetës, por e njeh Perëndinë. Pas vdekjes së tyre të dy burrat kuptojnë se jeta është me tepër sesa të kërkosh pasurinë. Ndërkohë, Llazari ngushëllohet në parajsë. Për të dy burrat, ekzistenca e shkurtër tokësore përcaktoi fatin e shpirtit të tyre në përjetësi.

Njeriu ështe një qënie unike. Perëndia ka vendosur ndjesinë e përjetësisë në zemrën tonë (Predikuesi 3:11),  dhe  fati i përjetshëm mund të gjejë kuptim vetem në Vetë Perëndinë.

Veprat e Apostujve 17:22-24, 27 & 28, “Atëherë Pali, duke qëndruar në këmbë në mes të Areopagut, tha: “O burra athinas, unë shoh se në të gjitha gjërat ju jeni shumë fetarë.”23 Sepse, duke ecur e duke vënë re objektet e kultit tuaj, gjeta edhe një altar mbi të cilin është shkruar: “PERÉNDISÉ SÉ PANJOHUR”. Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall.24 Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke qenë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut. Që të kërkojnë Zotin, mbase mund ta gjejnë duke prekur, ndonëse ai nuk është larg nga secili prej nesh.28 Sepse në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi, sikurse kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: “Sepse jemi edhe ne pasardhës të tij”.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST