Hosana, Birit të Davidit

Krijuar nga në 20/03/2019

Hosana, Birit të Davidit!”

Ungjilli i Mateut 21:1-11.

Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,duke u thënë atyre: “Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m’i sillni!Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t’i kthejë shpejt.”Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç’ishtë thënë nga profeti, që thotë:“I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë.”Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar JezusiSollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: “Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!.”10 Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: “Kush është ky?.”11 Dhe turmat thonin: “Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.”

Kurorëzimi i mbretërve është gjithmonë madhështor. Ceremonia është madhështore dhe shoqërohet me shumë zakone mbretërore. Për shembull, kurorëzimi britanik organizohet në Uestminister Abi dhe gjatë këtij kurorëzimi disa elementë të rëndësishëm janë:  kurora, skeptri, shkopi, shpatat e shtetit dhe unaza.

Monarku i ri ulet në fronin e kurorëzimit dhe është i veshur me një mantel të artë.
Ai mban skeptrin dhe në krye është ylli i Afrikës, diamanti më i madh i prerë në botë, që peshon 516 1/2 karat. Kurora është e zbukuruar me rubinë gjigante dhe safirët rrethojnë një diamant 309 karat.

Gjatë kurorëzimit të  Mbretëreshës Elizabeta e II-të, tetë kuaj tërhoqën karrocën mbretërore gjatë  procesionit nëpër rrugët e Londrës duke filluar nga Uestministier Abi.  Pas kurorëzimit u mbajt një banket madhështor. Krejt e kundërta e asaj qe ndodhi në pasazhin qe lexuam në Shkrimin e sotëm. Tek Mateu 21:1-11, Biri i Davidit, Mbreti i mbretërve i ofroi publikisht veten e Tij Izraelit, në kryeqytetin e Jeruzalemit.

Le të marrim pak në konsideratë konteksitn. Ishte koha e Pashkës. Aty mund të kenë qënë rreth 2 milionë hebrenj, shumica peligrinë, që kishin ardhur për të parë Pashkën nga të gjitha anët e Perandorisë Romake në Jeruzalem. Kjo ishte hera e parë që Jezus Krishti planifikoi të dilte publikisht. Pse? Për dy arsye shumë thelbësore.

Së pari: Mesia po përmbushte profecinë e dhënë rreth 500 vjet më parë nga Zakaria 9:9 që thotë, “Ja, mbreti yt po të vjen; ai është i drejtë dhe sjell shpëtimin, i përulur dhe i hipur mbi një gomar, mbi një gomar të ri.”

Mbreti Mesi erdhi për të treguar që ishte dhe është Mesia Mbret, pasardhësi i duhur për dinastinë e Mbretit David. Në fakt, është Biri madhështor i Davidit.

Së dyti:   Për të përmbushur të gjitha profecitë e Mesisë Mbret gjatë ardhjes së Tij të parë dhe për të nxitur drejtuesit hebrenj për të vepruar, edhe gjatë sezonit të Pashkës, jo për kurorëzimin e Tij, por për kryqëzimin e Tij. Gjatë festës së Pashkës, Qengji i Perëndisë largon mëkatin e botës. Ky ishte plani i Perëndisë para themelimit të botës. Fillimisht, Ai duhej të merrte kurorën me gjëmba.  Por na thuhet, sipas Zbulesës 19:2, se në ardhjen e Tij të dytë, “Sytë e tij ishin si flakë zjarri dhe mbi kryet e tij ishin shumë kurora.”

Autorët e katër ungjijve shkruajnë për këtë ngjarje të rëndësishme: Hyrjen e fundit publike të Mesisë në Jeruzalem. Kjo hyrje ishte triumfatore, por do të pasohej nga nje hyrje vajtuese. Mateu 21:5 citon nga Zakria 9:9, “I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë.”

Vini re, JezusiKrishti është mbret. “Mbreti juaj” do të thotë mbret i Izraelit. Ai është mbreti i hebrenjve, sipas linjës së Davidit.

Sipas këndvështrimit tonë perëndomor të shekullit 21, është e vështirë të përfytyrojmë mbretërit që shëtisin me gomar, por kjo ishte diçka e zakontë për drejtuesit e Izraelit në kohët e Testamentit të Vjetër. Për shembull tek Gjyqtarët 10, nga vargu 3 dhe në vijim na thuhet se Jairi e drejtoi Izraelin për 22 vjet dhe në vargun 4  na thuhet se Jairi kishte 30 bij që ngisinin 30 gomerë dhe kontrollonin 30 qytete të Gileadit. Sipas këndvështrimit hebraik, gomari ishte simbol i përulësisë, i komoditetit dhe paqes.

Gjatë kurorëzimit të Tij, Krishti e përuli veten, erdhi si një shërbëtor i përulur dhe misioni i Tij i parë ishte të sillte paqe me Perëndinë, duke ofruar veten e Tij si një sakrificë shfajësimi për racën njerëzore për shkak të mëkatit.

Jezus Krishti e dintë se gjatë ardhjes së Tij të parë, Ai nuk do të mbretëronte me shkëlqim tokësor, as me pasuri botërore, as me shkëlqim botëror. Ai erdhi me butësi, përulësi, jo për të vrarë armiqtë e Izraelit, por për të shpëtuar mëkatarët. Për këtë arsye, Ai hyri në Jeruzalem mbi një gomar. Një mbret i cili ofroi veten për të mbartuar peshën e mëkatit dhe për të themeluar një fazë shpirtërore të mbretërisë së përjetshme, kishës së Tij.

Në shekullin e parë pas Krishtit, në Izrael, sipas zbulimeve arkelogjike të heshtrave, ose mbetjeve, një mashkull hebre ishte rreth 165 cm i gjatë. Për shkak të ushqyrjes, veçanërisht më të varfërit ishin më trup vegjël dhe ndoshta peshonin 50-55 kg. Pra, edhe një kërriç i vogël mund të mbante në shpinë një burrë të rritur, të shekullit të parë.

Tek Mateu 21:8 na flitet për turmën që shtruan veshjet e tyre në rrugë që të kalonte Jezusi. Të tjerë prenë degë pemësh dhe palamsh për të shtruar rrugën. Të gjitha këto gjeste ishin për ta nderuar si mbret. Kjo na konfirmohet edhe tek 2 Mbretërve 9:13, ku na thuhet, “ Atëherë ata shpejtuan të merrnin secili mantelin e tij dhe ta shtrijnë poshtë tij në po ato shkallëza; pastaj i ranë borisë dhe thanë: “Jehu është mbret!”. Ndryshe mund të thuhet, “ Ne jemi nën autoritetitin tënd dhe biem në gjunjë para teje.”

Tek Mateu 21:9 na thuhet se ata bërtitien duke thënë, “Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!.” “Hosana” është një fjalë hebraike që do të thotë, “shpëton”. Atë ditë, në atë kohë, ata donin t’i shpëtonte hebrenjtë nga pushtimi romak, jo t’i shpëtonte mëkatarët nga mëkatet e tyre.

“Birit të Davidit”, ishte një shpallje se Ai ishte i denjë për adhurim, sepse ishte bir i familjes mbretërore të Davidit. Për shkak të titullit mbretëror Mesianik ishte i supozuar t’i çlironte nga okupatorët, pushtuesit e urryer johebrenj. Ishte koha e Pashkës, festa që ata përkujtonin çlirimin që Perëndia ju siguroi nga shtypësit mizorë egjiptianë.

Sidomos, gjatë kohës së Pashkes, shprehja “Biri i Davidit” duket me vend, si dikush që do t’i shpëtonte nga barra mizore romake.

I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit., citua nga Psalmi 118 :26. Me këtë varg, ata e cilësuan Jezusin e Nazaretit, si të vajosurin e Perëndisë, Mesinë, i vajosuri me pushtet prej së larti. Mesia Mbret, që vjen në emër të Zotit të largojë gjithë armiqtë e Izraelit dhe të sjellë kohën e artë të Izraelit. “Hosana në lartësi”, do të thotë “Të shpëtuar nga Qielli, prej së larti, nga Perëndia Më i Larti”.

Këta ishin të njëjtët hebrenj që kishin parë dhë dëshmuar fuqinë e mbinatyrshme të Jezusit të Nazaretit. Para se të tregohemi të ashpër me këta njerëz të shekullit të parë pas Krishtit, ne duhet të kuptojmë se edhe sot njerëzit kërkojnë çlirim, shumë kërkojnë të shpëtojnë nga sëmundjet dhe vdekja. I luten Zotit t’i shpëtojë nga borxhet. I luten që t’i shpëtojë nga depresioni dhe sfidat. Zot na shpëto tani!

Kur Jezusi nuk i çliroi këta hebrenj të shekullit të parë nga ajo çfarë dëshironin, shumica prej tyre e braktisën dhe pak më vonë ishin po ata që bërtitën, “Të kryqëzohet!”  Tek Mateu 27:40 ata thanë, “ Shpëto vetveten; në qoftë se je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi!.”

Edhe sot, njerëzit kur nuk marrin nga Perëndia atë që duan e braktisin Atë.

Në shekullin e parë njerëzit donin një mbret që të plotësonte kërkesat e tyre. Sot, shumica duan pushtet, pozitë, duan që së pari të përmbushin dëshirat, ëndërrat dhe kërkesat e tyre egosite.

Jezus Krishti nuk bën asnjë gabim, Ai shpengon. Ai e shpengoi njerëzimin nga problemi i mëkatit duke ofruar veten e Tij  në kryq si Bir njeriu. Kjo sakrificë është bërë njëherë e përgjithmonë dhe ka vlerë vetëm për ata që besojnë tek Ai.

Mateu 21:10 thotë,  “Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: “Kush është ky?.”

Kjo pyetje kërkon një përgjigjie, që mbetet përgjigjia më e rëndësishme edhe sot, që kushdo duhet t’i përgjigjet me saktësi dhe sinqeritet.

Tek Mateu 21:11 turmat u përgjigjën, “Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.” Kjo përgjigje është mjerisht e papërshtatshme. A është Jezus Krishti vetëm një profet? A është Jezus Krishti i Nazaretit vetëm një profet me orgjinë njerëzore? Ne duhet të pranojmë dhe të rrëfejmë se Jezus Krishti është Biri i vetëm i Perëndisë së Gjallë.

Ashtu si Pjetri rrëfeu tek Mateu 16:16, “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë.”, ne duhet të besojmë dhe të ndajmë të vërtetën në lidhje me identitetin e Jezusit, që është bir njeriu, plotësisht njeri dhe Bir i Perëndisë, plotësisht Perëndi dhe hyjni, Mesia, i vajosuri i Perëndisë, Shpëtimari i njerëzimit, Zot dhe Shpengimtari ynë përmes besimit.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST