Ji dëshmitari im

Krijuar nga në 20/03/2019

Ji dëshmitari im”. Teksti ynë kryesor është shkëputur nga Veprat e Apostujve, në Testamentin e Ri, 1:6-9.

Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?.”Por ai u tha atyre: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.”Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.”

Ne të gjithë kemi pyejte, shqetësime në lidhje me shumë gjëra. Ne duam të dimë përgjigjiet. Shpesh herë përgjigjet që marrin na çojnë në pyetje të tjera.

Si të krishterë, ne kemi pyetje në lidhje me doktrinën, por më tepër kemi pyetje që lidhen me jetën e përditshme dhe shpesh herë në lutjet tona ne i kërkojmë Perëndisë të na japë të dhëna, të na japë përgjigjë për shqetësimiet tona.

Edhe fëmijet e vegjël kanë shumë pyetje. Kam lexuar disa nga pyetjet e tyre që i drejtojnë Zotit me anë të letrave. Për shembull: “I dashur Zot, të kam shkruar më parë, a të kujtohet? Ende nuk kam dëgjuar nga Ti. Unë kam mbajtur premtimin tim, por ende nuk me ke dërguar një kalë. Mos vallë ke harruar? Me dashuri, Beki!” Një rast tjetër. “I dashur Zot, kur krijove tokën, kur vendose njerëzit, kafshët, bimët, yjet, a u lodhe? Nëna thotë që Ti pushove. Kam edhe shumë pyetje të tjera. Sherman.” Një tjetër. “ I dashur Zot, a i detyronn engjëjt që të bëjnë të gjithë punën për Ty? Nëna thotë që ne jemi engjëjt e saj të vegjël dhe gjithmonë duhet të punojmë. Me dashuri, Maria.”

Ky është besimi i mrekullueshëm i fëmijës, që është në kërkim të përgjigjeve nga Perëndia i gjallë. Ky lloj besimi duhet te jetë edhe i yni, si të rritur. Sidomos kur kërkojmë të gjejmë përgjigjie tek Shkrimi, për të mësuar princimet e jetës. Pse Zot unë jam kaq i dobët, si fizikisht, por edhe shpirtërisht? Pse jam në këtë katrahurë? Kur do të vish Zot për të na marrë në shtëpi, në parajsë?

Ndjekësit e Jezusit, në shekullin e parë kishin shumë pyetje, edhe para se Ai të ngjitej në qiej, në krah të djathtë të Perëndisë, At.

Veprat e Apostujve 1:6, “ Kështu ata që ishin mbledhur bashkë e pyetën, duke thënë: “Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?.” Kjo është një pyetje e natyrshme që vjen nga një popull i nënshtruar, një popull i pushtuar, që ishte nën pushtetin e paganëve romakë, aq të urryer. Ata besonin se Jezusi në trupin e tij të ringjallur, ishte Mesia-Mbret, që u ishte premtuar dhe besonin që Ai kishte ardhur për të restauruar përfundimisht monarkinë e Izraelit nën udhëheqjen dhe mbretërimin e Tij të lavdishëm.

Ata donin liri, donin prosperitet- donin kohën e artë të Izraelit, sic ishte profetizuar nga profetët hebrenj të Perëndisë. Ata dëshironin më tepër se çlirim, ata donin hakmarrje dhe Jezusi Mesia-Mbret e kishte këtë fuqi. Ata ishin dëshmitarë të faktit se Ai tashmë ishte gjallë, pasi u kryqëzua barabarisht, ashtu sic kryqëzoheshin shumë hebrenj nën sundimin romak.

Me siguri, ky ishte momenti, për restaurimin e Izraelit, të mbretërisë, të mbretërisë mesianike. Cili do të ishte roli i tyre si ndjekës besinikë të kësaj mbretërie të re? Ata mendonin se po vinte epoka e re, epoka e artë e Izraelit.

Sot edhe ne kemi shqetësime, pyejte që ia drejtojmë ose drejtpërdrejtë, ose jodrejtpërdrejtë Perëndisë. Kërkesat dhe përgjërimet tona në lutje, zakonisht lidhen me shumë pyetje që kemi. Ndoshta nuk e themi siç duhet, por mënyra si mendojmë zakonisht lidhet me pyetje të tilla: Edhe sa kohë duhet të duroj, edhe sa kohe duhet të pres?

Në shekullin e parë, Jezusi iu përgjigj disa prej pyetjve më të nxehta ballë për ballë. Veprat e Apostujve 1:7, “Por ai u tha atyre: “Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet.” Është mjaft e qartë që Jezusi nuk e mohoi faktin se do të vinte koha kur do të vendosej Mbretëria e Perëndise në tokë, e thënë edhe përmes profecive të Testamentit të Vjetër. Megjithatë, Jezusi i qorton ata në lidhje me kërkesën për të ditur ‘kohën dhe datën’, gjë e cila i takon vetëm Perëndisë At.

Edhe sot, në lidhje me shqetësimet e jetës së përditshme, Perëndia nuk është i detyruar të na thotë ‘kohën’ dhe ‘datën’. Perëndia është gjithmonë në veprim, sidomos në lidhje me fëmijët e Tij dhe ne kjo duhet të na mjaftojë. Kjo e vërtetë konfirmohet edhe në shkrim, Gjoni 5:17, “Por Jezusi u përgjigj atyre: “Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj.” Ne duhet të besojmë në punën e Perëndisë në vendin tonë, kohën dhe rezultatet duhet t’ia besojmë urtësisë dhe vullnetit të Tij të përsosur.

Jezusi u tregoi atyre se ata duhej të përqëndroheshin në dy realitete më të rëndësishme, sesa në lidhje me vendosjen e mbretërisë.

Veprat e Apostujve 1:8, “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.” Kjo ndodhi dhjetë ditë pasi Krishti ishte ngjitur në qiell, siç na thuhet edhe në Shkrimet.

Le të marrim në konsideratë Veprat e Apostujve 2:1-4, “Kur erdhi dita e Rrëshajëve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme, në të njëjtin vend.Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm, dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi secilin prej tyre.Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.”

Era, shpesh herë përdoret ne Shkrimet si provë e jashtme, për të dëshmuar për praninë e Frymës së Shenjtë. Gjoni 3:8, “ Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma.” Gjuhët simbolizojnë të komunikuarit e mbinatyrshëm që na jep Jezus Krishti. Zjarri simbolizon praninë dhe pushtetin purifikues të Perëndisë, që mund të ndezë zemrat, mendjet dhe vullnetin e njeriut.

Realiteti i dytë i rëndësishëm ishte se ata do të ishin ‘dishepujt e Tij’. Ata duhej të ishin ambasadorë të Krishtit, ta përfaqësonin Atë, të përhapnin ungjillin, ashtu siç shkruan Marku 16:15, “ Pastaj u tha atyre: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese.” Sot, ky është një urdhërim për të gjithë të krishterët, t’ju bëjnë te tjerëve të njohur Krishtin.

Besimtarët e rilindur kanë brenda tyre Frymën e Shenjtë që i ndihmon të dëshmojnë për Krishtin. Edhe sot ne mund të mbushemi me Frymë të Shenjtë dhe të kontrollohemi nga Fryma për të përhapur ungjillin me guxim dhe pa druatje. Pali na thotë tek Efesianëve 5:18, “mbushuni me Frymë të Shenjtë”. Ne duhet të lejojmë Frymën e Perëndise të dominojë mbi mendimet, fjalët dhe veprat tona. Brenda të gjithë të krishterëve banon Fryma e Perëndisë.

Si besitmarë të shekullit 21, ne kemi shumë të përbashkëta me dishepujt e Jezusit të shekullit të 1-rë, që ishin të shqetësuar për mbretërinë tokësore. Dishepujt e shekullit të para ishin të përqëndruar në mirëqëniën fizike, ekonomike të epokës së artë të Izraelit. Ata, dhe shumë njerëz sot, nuk e kuptojnë dhe nuk e bëjnë prioritet mbretërinë e përjetshme, shpirtërore të Perëndisë. Me siguri, pasuria dhe prosperiteti, lumturia dhe siguria janë të rëndësishme. Perëndia e di që ne kemi nevoja. Por shpesh herë ne i ngatërrojmë dëshirat tona me nevojat tona, me nevojat që Perëndia i i di dhe i njeh sipas vullnet të Tij dhe jo tonit. Kjo përfshin edhe pasurinë tonë. Të gjithë duam të jemi të psuar, të jetojmë përgjithmonë në këta trupa që kemi, por këta trupa janë të prishshëm, këta trupa janë të vdekshëm. Perëndia e di se për çfarë kemi nevojë më të vërtetë. A i besojmë me të vërtetë fjalët e Palit tek Filipianëve 1:21, “Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim.” Vargu 23, “Sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mire.” Ne duhet të kuptojmë se Perëndia e bën çdo gjë mirë. Ati di më të mirën edhe në lidhje me shëndetin fizik.

Në lidhje më të gjitha pyetjet e njerëzimit ka vetëm një përgjigje që ka me të vërtetë rëndësi. Jezusi është përgjigjia dhe Ai më ka kërkuar të jem “dëshmitar i Tij”.

Predikuesi më i madh që ka ekzistuar që nga koha e apostujve deri në shekullin e 4-ërt ka qënë Krisostomi (349-407). Gjatë këtyre shekujve, Krishtërimi u përhap në botën pagane të Mesdheut. Si ndodhi kjo gjë? Kjo ndodhi për shkak të dëshmisë së besimtarëve të thejshtë, që e shpallën Fjalën përmes Frymës së Shenjtë. I njëtji Frymë vepron edhe sot mbi burrat dhe gratë.

Dikush ka thënë, “ Unë nuk jam askush, që u tregoj të gjithëve në lidhje me dikë, që mund të shpëtojë të gjithë.”

Po, Jezus Krishti shpëton! Jezus Krishti është i vetmi, i vetmi Shpëtimtar i botës. Si është dëshmia juaj personale ndaj të tjerëve? Me anë të stilit tonë të jetesës ne mund të pasqyrojmë Krishtin. Por ne e pasqyrojmë Krishtin edhe duke vepruar. Mënyra më e mirë për të dëshmuar ka qënë gjithmonë e njëjta, tregoji dikujt dëshminë tënde, dëshminë tënde personale. Çfarë është Jezusi për ty dhe çfarë ka bërë Ai për ty? Pse besoj se kam nevojë për Jezusin? A i jeni bindur ju Jezusit që thotë, “Ji dëshmitari Im”?


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST