Shërbe me gjithë zemër

Krijuar nga në 20/03/2019

Përshëndetje dëgjues! Sot së bashku do të shohim dhe do të marrim në konsideratë temën praktike të të shërbyerit, etikën e një pune të perëndishme. Teksti i studimit tonë është në Testamentin e Ri, Letra e Efesianëve. Ne do të studiojmë kapitullin 6-të, dhe do të fillojmë me vargun 5-së. “Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit.

Ju e kuptoni që Perëndia nuk urdhëron që të ketë skllavëri. Por për shkak të mëkatit dhe zemrës së ngurtësuar të njeriut, Perëndia lejoi të ndodhte kjo praktikë e keqe. Megjithatë, Perëndia ka dhënë principe praktike se si të përballemi me realitetet  e jetës në një botë të rrëzuar, madje edhe për skllevërit.

Sipas të dhënave në Perandorinë Romake kishte rreth 60 milion skllevër, gjatë kohës së apostullit Pal. Skllevërit ishin të përfshirë pothuajse ne çdo fushë. Disa skllevër ishin mjeke edhe mësues. Për shumicën e skllevërve jeta ishte e vështirë dhe e tmerrshme. Sipas ligjit romak, skllavi nuk konsiderohej as si një person, por ishte pronë, një mjet i padronit të tij, i pronarit të tij. Per shembull, nëse një skllav arratisej, në rastin më të mirë në ballë vulosej me një shkronjë që tregonte si ishte një i arratisur. Por në rasitn me të keq, skllavi i arratisur vritej. Skllevërit abuzoheshin dhe ishin plotësisht në mëshirën e pronarëve të tyre.

Apostulli Pal po u shkuante letren e Efesianëve skllevërve të krishterë: “Ju, shërbëtorë, bindjuni zotërinjve tuaj sipas mishit me druajtje dhe dridhje, në thjeshtësinë e zemrës suaj, porsi Krishtit.” Që t’i bindeshin këtij urdhëri, këtyre udhëzimeve ata duhet të konveroheshin me të vërtetë në Krishtin, të ndryshonin me të vëertetë së brendshmi, të ishin krijesa të reja, një krijesë e re në Jezus Krishtin.  Këta skllevër të krishtirë e dinin se të paktën ishin të lirë së brendshmi.

Fjala greke e bindjes tregon nënshtrimin e vazhdueshëm, të qëndrueshëm ndaj një zotërie. Do të thotë të nënshtrohesh vazhdimisht, jo vetëm një herë në jetë. Sigurisht, i vetmi përjashtim për një skllav të krishterë do të ishtë një urdhër që binte në kundërshtim të plotë me Fjalën dhe vullentin e Perëndisë. Për shembull, të vidhte, ose të gënjente. Në këtë pjesë të Shkrimit, kur flitet për marrdhënien e një zotërie dhe skllavit të tij, këtu ne mund të mësojmë në lidhje me marrdhënien që duhet të ketë sot një punëdhënës me një punëmarrës, ose një mësues më një nxënës. Si të Krishterë ne duhet te praktikojmë principet që na ofrohen këtu. Por edhe jo të Krishterët do të ishte mirë të përfitonin nga këto principe.

Bindja ndaj atyre qe jane mbi ne është gjithmonë një praktikë e mirë, por nuk duhet të bindemi nëse na këkrojnë diçka të pamoralshme, ose jo etike, kunder Fjalës së Perëndisë. Si të krishterë, ne duhet të shërbejmë dhe të punojmë sikur t’i shërbenim Krishtit. Ky princip praktik na shpaloset tek Letra e Kolosianëve 3:23,  “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit.”

Për këtë aryse, të punosh për një punëdhënës, të japësh llogari para një mësuesi, apo mbikqyrësi, sipas vullnetit të Perëndisë, është njësoj si t’i shërbesh vetë Krishtit. Ndonjëherë, ata që janë mbi ne mund të mos meritojnë respektin dhe bindjen tonë, por të krishterët janë thirrur të respektojnë dhe të binden në çdo rast.

Në fakt, kjo duket në kundërshti të mentalitetit natyror. Por si të krishterë, ne duhet te jemi ndyrshe nga e natyrshmja, normalja, bota dhe te jemi punëmarrës të mirë, nxënës të mirë, punëtorë të mirë. Zakonisht, nëse shfaqim një etikë të mirë në punë, ajo do të vihet re dhe do të shpërblehet nga ata që janë mbi ne. Punëdhënësit, mësuesit, ose mbikqyrësit gjithmonë dëshirojnë të kenë punëtorë të ndershëm, punëtorë dhe të repsektueshëm. Kjo gjë duhet të përshkruajë të gjithë të krishterët në punë, ose shkollë.

Tek Efesianëve 6:6 thuhet, “Duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t’u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër.”

Ne të gjithë e dimë shprehen, “Kur macja nuk është, minjtë hedhin valle!” Ky nuk duhet të jetë qëndrimi ynë. Ne nuk duhet të punojmë shumë vetëm kur jemi nën mbikqyrje, por edhe kur nuk na shohin. Duhet që në mënyrë të vazhdueshme të punojmë me ndershmëri. Kjo është mënyra e Perëndisë. Kjo është mënyra e krishterë.

Tek Efesianëve 6:7 thuhet, “Duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit.”

Si të krishterë, ne nuk duhet thjesht të kënaqim sytë e njerëzve. Ne duhet të kënaqim Perëndinë. Nuk duhet të bëjmë gjërat më gjysëm zemre, por me gjithë zemër, si të krishterë që janë punëtorë, nxënës, stundentë të mirë, ne i dëshmojmë botës për Krishtin, që ata të shohin Krishtin edhe përmes qëndrimit tonë në punë, në shkollë, ose në shërbesë.

Tek Efesianëve 6:8 thuhet, “Duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti.”

Shpërblimi këtu u referohet shpërbimeve për të krishterët, përveç shpëtimit, sepse Shkrimi na mëson që shpëtimin e marrim me anë të hirit, përmes besimit dhe nuk e marrim nga vetja. Shpëtimi është dhuratë e Perëndisë, që askush të mos mburret. Kjo na thuhet edhe tek Efesianëve 2:8-9. Përvec shpëtimit, të krishterët kanë shpërbime të tjera, sipas atyre që bëjnë, ose nuk bëjnë.

Këtë të vërtetë e gjejme tek 2 Korintasve 5:10, “Sepse ne të gjithë duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, që secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirën apo në të keqen.

E mira që bëjmë këtu ka shumë lidhje me qëndrimin tonë. Ne shërbejmë dhe punojmë jo vetem me duar dhe me kokë, por edhe me zemër. Çdo gjë që bëjmë, është sikur ta bëjmë për Perëndinë. Ne nuk shohim thjesht një ndërmarje, një shkollë, apo një punë, Krishti është ai që qëndron në mes të çdo gjëje. Çdo gjë kalon njëherë përmes Tij. Krishti bëhet filtri i qëndrimit tonë, i veprimeve tona në punë, në shkollë. Karakteri ynë i krishterë tregon dhe etikën që kemi në punë.

Ne e dimë se Zoti sheh çdo gjë. Dembelizmi, mungesa e përgjegjshmërisë janë të paperëndishme. Edhe jo të krishterët duhet të kenë qëndrime të mira në punë, gjë e cila shpërblehet në jetë.

Tek Efesianëve 6:9 ne marrim një paralajmërim. “Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.”

Ata që janë  shefa, mbikqyrës, menaxherë, mësues duhet të respektojnë punonjësit e tyre, nxënësit e tyre. Të kërcënosh ata që janë poshtë teje nuk është diçka e mirë. Autoriteti dhe pushteti respektohen më mirë kur nuk ka abuzim, por kur ushtrohen me durim dhe pa ashpërsi. Në fund të fundit, të gjithë i japim llogari Zotit tonë. Zoti ynë është në qiell. Ai nuk mban asnjë anësi.

Pavarësisht nëse je punëdhënës, apo punëmarrës, nëse je mësues, apo student, etika e mirë në punë do të thotë të bësh më tepër se sa të kërkohet. Ne duhet të përfundojmë atë që kemi nisur. Për ne si të krishterë, kjo është një dëshmi e zemrës sonë të transfomruar edhe ne punë. Ka dy lloje njerëzish që punojnë dhe shërbejnë. Së pari, janë ata që bëjnë punën dhe së dyti janë ata që marrin meritat për punën e kryer. Kërkoni gjithmonë të jeni si lloji i parë, bërës të fjalës, punëtorë, shërbëtorë. Të jesh bërës është më mirë, duke punuar shumë dhe me ndershmëri.

Kushtet e punës, të shkollës,ndoshta nuk mund të jenë gjithmonë siç na pëlqejnë, por në Krishtin, të fuqizuar nga Fryma e Shenjtë ne mund të mundim rrethanat negative dhe t’i japim lavdi Perëndisë permës tyre. Perëndia na jep hir për tu përballur me sfidat në punë, ose në shërbesë. Pergjegjesia jonë është që hirin e Perëndisë ta aplikojmë ne rrethat tona.

Mendoni pak për këtë gjë. Në shekullin e 1-rë pas Krishtit, skllevërit e krishterë të kishës së hershme na vëretojnë që mund t’ia dalësh mbanë edhe ne rrethanat më të veshtira, të tmerrshme dhe të ashpra. Për shembull, do të ishte mirë që ne të studionim Letrën e Filemonit në Testamentin e Ri dhe të mesonimin se si një skllav i krishterë, Onesimi u transformua kur u bë i krishterë, megjithësë dikur kishtë qënë skllav në arrati. Ai u trasofrmua përmes veprës së Frymës së Shenjtë në të, ashtu siç ndodh me të gjithë të krishterët.

Së fundmi, do t’ju këshilloja të punonit në harmoni. Në punë duhet të punojmë në harmoni. Në shkollë duhet të studiojmë në harmoni. Si të krishterë në Mbrëtërinë e Zotit duhet të punojmë në harmoni dhe gjithçka ta bëjmë si për vetë Zotin Jezus Krisht.

 


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST