Të themi drejt Fjalën e së vërtetës

Krijuar nga në 20/03/2019

Të themi drejt Fjalën e së vërtetës”. Teksti ynë kryesor gjendet tek Testamenti i Ri, 2 Timoteut 2:14-19.

“Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.15 Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.16 Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,17 dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,18 të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.19 Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: “Zoti i njeh të vetët,” dhe: “Le t’i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit”.”

Kjo është Fjala e Perëndisë dhe lutemi që Zoti ta bekojë për veshët e atyre që e dëgjojnë!

Ndërsa përgjatë këtij viti të ri ne lexojmë dhe studiojmë Biblën ne duhet të dëshirojmë ta kuptojmë më tepër Fjalën e Perëndisë, Shkrimet, zemrën dhe vullnetin e Perëndisë në Bibël.

Ne jetojmë në vitin 2019, një vit që të kuptuarit Biblik vazhdon të jetë në rënie. Si mund të jetojmë një jetë që e kënaq Perëndinë, nëse nuk kuptojmë Fjalën e Tij, që është vullneti i Tij për jetën tonë? Ndërkohë që popullsia rritet, po ashtu rriten edhe opininet konflituese dhe konfuze, siç ndodh me çdo gjë tjetër. Disa çështje janë shumë të parëndësishme, si ngjyra e makinës që zgjedhim. Megjithatë, në lidhje me moralin dhe çështjet shpirtërore, në lidhje me Perëndinë dhe gjykimin e Tij, këto janë çështje serioze me pasoja të përjetshme.

Apostulli Pal i shkruan të riut Timote në lidhje me rëndësinë e rrëfimit të Fjalës me vërtetësi. Kjo gjë mund të arrihet, kur Fryma e Shenjtë banon brenda besimtarit të rilindur. Fryma është në dispozicion të çdo të Krishteri, që kërkon me vërtetësi bekimin e Fjalës për jetën e tij.

Në tekstin tonë, (2 Timoteut 2:14-19), na bëhet thirrje të mos debatojmë me mësuesit e rremë, të cilët për arsye të ndryshme dëshirojnë pushtetin, prestigjin, përfitimet, shtrembërojnë shkrimet dhe përdorin vetëm arsyetimin njerëzor. Sot, siç ka qënë gjithmonë me natyrën njerëzore, pothuajse të gjithë kanë një opinion. Por, duke u mbështetur vetëm në arsyetimi njerëzor, veçanërisht në lidhje me moralin dhe çështjet shpirtërore, do të thotë të të mungojë e vërteta e Perëndisë.

Le të marrin në konsiderate urtësinë që na shpaloset tek Fjalët e Urta 14:6-9,Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

Në lidhje me jetën e përditshme, me gjithë uljet dhe ngritjet e saj, me gjithë sfidat dhe vendimet që duhet të ndërmarrim, me gjithë marrëdhënet brenda familjes dhe shoqërisë, ne kemi nevojë për urtësi. Si të Krishterë ne duhet të kërkojmë urtësinë e perëndishme, që ia tejkalon çdo lloj urtësie, që na shpaloset në Bibël.

Si mund të kemi më tepër njohuri dhe aftësi për të dalluar? Si mund te jemi më të maturuar kur mendojmë? Si mund të jemi më të motivuar për të luftuar mëkatin, të jetojmë një jetë të drejtë?

Me siguri, duhet të jemi esëll dhe serioze kur kërkojmë të përfshijmë principet e Perëndisë në jetën tonë, duke e trajtuar Fjalën me vërtetësi dhe duke e aplikur në jetën tonë të përditshme.

Le të kuptojmë më mirë dhe ta vëmë në praktikë thelbin te tekstit tonë tek 2 Timoteut 2:14-19, gjë e cila fillon me qëndrimin tonë, motivimin tonë të sinqertë ndaj Shkrimit. Kjo do të thotë të bësh më të mirën. Në greqisht do të thotë: të këmbëngulim me zell për të arritur qëllimin. Sa herë që duhet të mësojmë të tjerët, ose edhe veten tonë, ne duhet të bëjmë maksimumin për të mësuar dhe  për të vënë në praktikë këshillat e Perëndisë. Shumica prej nesh bëjmë maksimumin për gjerat që janë të rëndësishme për ne. Fjala e Perëndisë mbulon çdo gjë që ka lidhje me jetën.

Le të marrim në konsideratë 2 Pjetrit 1:3,Duke qenë se fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet.”

Megjithatë, ky aset i rëndësishëm dhe i çmuar mund të arrihet përmes njohjes së Shkrimit dhe Fjalës së Tij në të vërtetë. Ne duhet të shqyrtojmë Shkrimin duke u lutur.

Ne duhet të bëjmë më të mirën për të zbuluar principet e Perëndisë për jetën tonë. Duke bërë më të mirën, Perëndia do të na ndihmojë. Ne duhet të kuptojmë se ne nuk duhet të krahësohemi me predikuesit, ose mësuesit, por të bëjmë më të mirën brenda aftësive tona, duke këmbëngulur të gjejmë përgjigjië për shqetësimet e jetës sonë.

2 Timoteut 2:15 na mëson që ne të “themi drejt fjalën e së vërtetës”, që do të thotë ta themi siç duhet Fjalën origjinale të frymëzuar nga Perëndia. Kjo do të thotë t’i themi me saktësi dhe me interpretimin e duhur. Ndonjehërë mund të jetë vërtet sfiduese, por mund të arrihet nëse ne lutemi dhe marrim zbulesë nga Perëndia përmes Frymës së Tij.

  1. Ne duhet të besojmë se Bibla është Fjala e frymëzuar, e pagabueshme e Perëndisë dhe vullneti i Tij për njerëzimin. Ne duhet të besojmë tek Shkrimi. Kjo gjë na konfirmohet vetë në Bibël.  Tek 2 Timoteut 3:16, “ I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”
  2. Ne duhet të kuptojmë tekstet Biblike duke analizuar edhe kontesktin historik. Bibla nuk është shkruar në shekullin e 20-të, apo 21. Fillimisht, nuk u drejtohej johebrenjëve, as kulturës perëndimore. Bibla shumë të mira studimi janë  “Bibla e Studimit të Xhon Mekathor”, ose “ Bibla e Studimi te David Jeremia”, të dyja të bazuara tek “New International Version”dhe “New King James”. Këto Bibla studimi mund të na ndihmojnë të kuptojmë më tepër.
  3. Mos harroni qëllimin kryesor dhe planin për çdo libër të Biblës, që na jepet që në prezantimi hyrës i çdo sutdimi të mirë Biblik. Për shembull, Ungjilli i Gjonit ka si fokus tekstin e Gjonit 20:30-31Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.” (Këtu nënkuptohet jeta e përjetshme.) Për arsye se Ungjilli i Gjonit është shkruar kryesisht për t’i drejtuar njerëzit tek Jezusi, si dhënësi i jetës se përjetshme, ne duhet të mbështetemi tek Ungjilli i Gjonit, për të ungjillizuar familjen, miqtë dhe të tjerët që të besojnë tek Krishti dhe Fryma e Shenjtë  do t’i bindë për shpëtim.
  4. Gjithmonë kërkoni të interpretoni duke u bazuar në kontekstin e pasazhit. Këtë mund të bëjmë duke parë edhe vargjet para ose pas pasazhit. Për shembull, në tekstin tonë (2 Timoteut 2:14-19), unë thashë pak më parë se ky tekst na bën thirrje të mos debatojmë me mësuesit e rremë. Kjo konfirmohet edhe tek vargjet 17-18, që identifikojnë mësuesit e rremë, ndër këta janë Himeneu dhe Fileti, të cilët jepnin mësime të rreme.
  5. Gjithmonë interpretoni me korrektësi kuptimin e fjalëve. Ju mund të gjëni kuptimin e vërtetë duke hasur të njëjtën fjalë edhe në pjesë të tjera të Biblës. Mund të përdoni edhe fjalorë biblikë.
  6. Interpretoni një pasazh Biblik sipas pasazheve të tjera paralele, që trajtojnë të njëjtën temë. Perëndia nuk bie në kontraditë me Vetveten. Të vërtetat e Biblës na jepen here pas here në Bibël.

Këto gjashtë udhëzime bazike do të na ndihmojnë.

Shpëtimi nuk është diçka që bazohet në faktin se sa i pasur, ose i varfër je. Megjithatë, zakonisht të varfërit besojnsë, sepse ata janë më të gatshëm të kuptojnë nevojën që kanë për shpëtim dhe për Shpetimtarin. Të varfërit materialisht janë më të gatshëm të përulen para Perëndisë.

Le të kërkojmë të gjithë të themi drejt Fjalën e së vërtetës. Mos harroni të thoni që Jezus Krishti është i vetmi që erdhi nga Ati, plot hir dhe të vërtetë, siç na thuhet edhe tek Gjoni 1:14.

Së fundmi, si të Krishterë duke kuptuar më thellë Fjalën e Perëndisë, ne mund te jetojmë jetën tonë duke e kënaqur më tepër Perëndinë. Në vitin 2019, por edhe me tutje, le të përkushtohemi për të bërë më të mirën, duke shqyrtuar Shkrimet për të gjetur përgjigjie për pyetjet tona, shqetësimet tona, duke u lutur dhe duke u udhëhequr nga Fryma e Shenjtë.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST