I ringjallur prej së vdekurish

Krijuar nga në 13/06/2019

Teksti ynë është shkëputur nga 1 Korintasve 15:20-23 : “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.21 Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.22 Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,23 por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij.”

 Këto janë fjalë të rëndësishme të Shkrimit që flasin për shpresën tonë në Jezus Krishtin.

Ndoshta disa prej jush e kujtoni aktoren amerikane Loren Bakall. Ajo ishte bashëshortja e aktorit Hamprei Bogart. Loren Bakall ka thënë këto fjalë: “Për 11 vjet e gjysëm isha e martuar me Bogin dhe ato ishin vitet më të lumtura të jetës sime. Bogi ishte mentori im, mësuesi im, dashuria e jetës sime. Më kujtohet çdo fjalë që më ka thënë, por unë nuk do ta shoh  më kurrë. Do të dëshiroja të besoja se pas vdekjes do ta shihja Bogin duke ardhur drejt meje me krahë hapur, por unë nuk besoj në jetën pas vdekjes.” Fjalë vërtet të trishtuara.

Ish kryeministri francez Francis Miteran e kuptoi që po i afrohej vdekja. Ai ishte ateist i betuar. Megjithatë, ai studioi shumë në lidhje me vdekjen. Gjatë viteve të fundit të jetës, Miteran lexoi shumë në lidhje me varrezant dhe vizitoi shumë prej më të njohurave në Francë. Ai u konsultua me ekspertë të llojeve të ndryshe në lidhje me vdekjen, ishte i fiksuar pas vdekjes. Në fund, ai vdiq, duke besuar se vdekja ishte fundi i gjithçkaje për të. Shumë njerëz kanë besuar dhe  vazhdojnë të besojnë kështu, që vdekja është fundi i çdo gjëje.

Rreth 2000 vjet para Krishtit, një njeri, për të cilin flitet në Shkrimet, shkroi diçka vërtet mahnitëse. Jobi shkroi për mendimet e tij gjatë kohëve të vështira plot vuajtje dhe sprova. Ai i drejtohet Perëndisë duke thënë: Jobit 14:13-15, “Ah sikur të doje të më fshihje në Sheol, të më mbaje të fshehur sa të kalonte zemërimi yt, të më caktoje një afat dhe të më kujtoje!14 Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.15 Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.” Këtu hasim me një besimtar që kishte shpresë për ripërtëritje, për t’i shpëtuar vdekjes. Donte të jetonte. Jobi 14:14 thotë, “Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim.” Ndryshimi që shpresonte Jobi ishte që pas vdekjes të jetonte përsëri.

Rreth 1000 vjet para Krishtit, Davidi shkroi Psalmin 16, një psalm që ishte dëshmia personale e Davidvit për dashurinë, besimin dhe shpresën që kishte në Zotin Perëndi. Le të shohim me kujdes nga vargu 9, deri në vargun 11, “Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,10 sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.11 Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.”

Nuk ka asnjë dallim midis këtyre besimtarëve rreth asaj besojnë dhe shpresojnë për të ardhmen e tyre:

  1. Edhe pse përballej me vdekjen,nuk ishte i dëshpërur. Jobi nuk ishte i dëshpëruar, por i lartësuar me një “zemër të gëzuar” për të ardhmen e tij.
  2. Jobi besonte se trupi i tij nuk do të braktisej në varr duke përfunduar në prishje dhe asgjë tjetër.
  3. Davidi besonte dhe mezi priste sipas vargut 11 që Zoti ta “ mbushte me gëzim” në praninë e Tij, të kalonte gëzim të përjetshëm në praninë e Krijuesit të Tij.
  4. Për më tepër, i frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, Davidi besonte se i Shenjti i Perëndisë nuk do të përjetonte shkatërrim.

Sipas dijetarëve biblikë “i shenjti” ose “besniku yt” mund të kenë qënë fjalët e Davivit për t’iu referuar vetes së tij. Megjithatë, Psalmi 16:8-11 u citua nga Pjetri në ditën e Pentakostit tek Veprat e Apostujve 2:25-28, por edhe Pslami 16:10 u citua nga Pali në Antikoi tek Veprat e Apostujve 13:35- 37 për t’iu referuar ringjalljes së Jezus Krishtit prej së vdekurish, ashtu si na thuhet edhe tek Veprat e Apostujve 2:29-32.

Fjalët e frymëzuara të Davidit tek Psalmi 16:9-11 nuk lidhen vetëm me përvojën personale të Davidit, më vonë këto fjalë janë të vërteta edhe për Jezus Krishtin.

Ringjallja e Jezusit ishte profetizuar nga profetët. Për shembull, 650 vjet para Krishtit, profeti Isaia tek Isaia 53:10 thotë, “ Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.”

Vini re: “Do të shikojë pasardhës” tregon që Shërbëtori i vuajtur do të shohë pasardhjen  e Tij shpirtërore, dishepujt e Tij. “ Dhe do të zgjasë ditët e Tij.” Shërbëtaori i vuajtur do të ringjallet nga të vdekurit për të “zgjatur ditët e Tij” si Bir i Perëndisë në përjetësi, ashtu siç ka qënë në para-ekzistencën e përjetshme para mishërimit të Tij si Perëndia-njeri. “ Do të ketë mbarësi” sepse Mesia do të mbretërojë përgjithmonë me Atin e Tij.

Për ringjalljen e të vdekurve është profetizuar nga profeti Daniel tek Danieli 12:2 që thotë, “Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme.” Këtu na flitet për të shpëtuarit që do të ringjallen për në jetën e përjetshme, por flitet edhe për një grup që do të zgjohet për poshtërimin e përjetshëm.

Mesazhi kryesor i kishës së hershme apostolike bazohej në vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit. Për shembull, Veprat e Apostujve 2:23-24 thotë, “23 Ai, pra, sipas këshillit të caktuar dhe të paranjohur të Perëndisë, ju dorëzua juve dhe ju e zutë dhe, me duart e të padrejtëve, e gozhduat në kryq dhe e vratë.24 Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë.

Për më tepër, ringjallja trupore e Jezus Krishtit lidhet me ringjalljen e ardhshme të të gjithë besimtarëve, qe besojnë në premtimet e Fjalës së Perëndisë.

1 Korintasve 15:20-23,  “Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.21 Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.22 Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,23 por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij.”

 Nëse nuk ka ringjallje trupore nuk besoj se  do të mendonim më mirë sesa Loren Bakall, ose Francis Miteran.

Le të marrim në konsideratë 1 Korintasve  15:16-19,  “Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur;17 por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,18 edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.19 Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.”  Për këtë arsye, ne duhet të besojmë në ringjalljen trupore të Jezus Krishtit dhe të ringjalljës sonë trupore në Krishtin. Ne duhet ta besojmë këtë gjë. Romakëve 10:9 thotë, “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.”

 Kryqi pa ringjalljen do të thotë vdekje në errësirë.

Kryqi me ringjalljen do të thotë dritë dhe jetë!

Nërkohë, si besimtari Job, ne kemi sfida, presim, nuk presim vdekjen, por presim që të vijë “ripërtëritja”. “Ndryshimi ynë” nga vdekja në jetë, në jetën e përjetshme me Jezus Krishtin. Filipianëve 3:20-21,  “Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht,21 i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.” Ky është “ndryshimi i lavdishëm”. Nga prishja, nga vdekja në lavdi, në trupa të lavdishëm dhe në jetë të përjetshme me Perëndinë.

 Robert Ingersoll ka qënë avokat, politikan dhe petagog. Po ashtu, ka qënë dhe një agnostik i betuar dhe fliste hapur që ekzistenca e Zotit nuk mund të ishte e sigurt. Ingersoll humbi vëllanë e tij që e donte shumë. Ai vendosi që të mbante vetë fjalimin e funeralit për vëllane e tij të dashur që ishte ndarë nga jeta.

Dëgjoni disa nga fjalët e Ingersollit në funeraln e vëllatit të tij të dashur. “ Çdo jetë, nuk ka rëndësi nëse çdo orë e saj ështe mbushur me shumë dashur, edhe në qoftë se çdo moment i saj është i mbushur me gëzim, në fund kthehet në një tragjedi, trishtim, në një vdekje të errët.
Jeta është një luginë e ngushtë midis dy majave të ftohta dhe të shterura të dy përjetësive. Ne përpiqemi më kot të shohim midis dy lartësive. Ne vajtojmë me zë të lartë dhe e vetmja përgjigjie është ekoja e vajtimit tonë.”

Bëni krahësimin e këtij këndvështrimi me fjalët e Jezusit tek Gjoni 20:27-29,  “Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!.”28 Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!.”29 Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!.”

Kjo ka lidhje me ne sot, që duhet të besojmë. Ne duhet të besojmë se Jezusi është gjallë. Për më tepër, ne duhet të besojmë se ata që janë në Krishtin Jezusn, të shpëtuar nga hiri i Tij dhe besimi në Të, nga sakrifica e Tij shpenguese në kryq në vendin tonë, do të ringjallen prej së vdekurish dhe do të jenë pjesë e të ringjallurëve të grupit të parë. Ne do të kemi ndryshim, një ndryshim të lavdishëm, trupat tanë të prishshëm do të transformohen dhe do të jenë trupa të lavdishëm.  Ne besojmë, sepse ne e dimë që Fjala është e vërtetë. Fjala është e frymëzuar nga Perëndia dhe Perëndia nuk mund të gënjejë, ose të na mashtrojë. Le të jemi të gjithë besimtarë të Zotit të ringjallur dhe të jemi të sigurt se një ditë do të jemi me Të në përjetësi.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST