Një vepër të mirë

Krijuar nga në 13/06/2019

Testamenti i Ri, ungjilli i Mateut 26:6-13.

 “Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: “Përse gjithë ky shpenzim i kotë?Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t’u jepeshin të varfërve.”10 Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: “Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.11 Sepse të varfërit do t’i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.12 Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.13 Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj.”

Kjo është Fjala e Perëndisë dhe ne jemi mirënjohës që Perëndia na ka vlerësuar të përshtatshëm për të ruajtur Fjalën.

Shumë vitë më parë, duke shërbyer në një kishë tjetër, më kërkuan të vizitoja një grua të perëndishme të kishë,s në shtratin e saj të vdekjes, të gjithë mendonin se ajo do të vdiste. Ndërkohë, vajzat dhe mbestat e saj kishin punuar me dorë një jorgan ku ishin qendisur ngjarje nga jeta e saj familjare dhe shoqërore. Imazhet e këtyre kohëve të bukura ishin qendisur me mjeshtëri në këtë jorgan për nder të saj.

Megjithatë, Perëndia ishte nën kontroll të çdo gjëje dhe Ai i dha kësaj gruaje edhe disa vite të tjera për të jetuar në tokë. Ajo jetoi për të parë dhe për të shijuar jorganin e përfunduar që ishte punuar me shumë dashuri për të. Familja e saj kishte bërë diçka shumë të bukur për këtë grua që e donin shumë.

Në mënyrë të ngjashme një gura, disa ditë para se Jezusi të vdiste, bëri një vepër të mirë për Të.

Le të shohim tekstin tonë më me detaje! Mateu 26:6-17, “ Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.” “Betania” do të thotë “shtëpi, vendi i fiqve të papjekur”. Betania ishte një fshat në pjesën lindore të shpatit të Malit të Ullinjve, afërsit 2 km larg pjesës lindore të Jeruzalemit.

“Simoni i lebrosuri” –  ishte personi që Jezusi kishte shëruar nga lebra, një sëmundje shumë e rëndë e lëkurës. Sigurisht që Simeoni ishte i shëruar, sepse lebrozët nuk lejoheshin që të shoqëroheshin me njerëz të shëndetshëm, ose të jetonte në fshat. “Një grua” idenditeti i së cilës na tregohet tek ungjilli i Gjonit, ne një tjetër pasazh paralel, Gjoni 12:3, ishte Maria, motra e Martës dhe e Llazarit. Gjoni na flet për të njëjtën ngjarje siç na flitet tek Mateu dhe tek Marku. “Një enë alabastri” ishte një enë shume e çmuar, prej mermeri të bardhë, i sjellë nga Egjipti. Ky mermer përpunohej me mjeshtëri për të prodhuar enë delikate, për të mbajtur vajëra, ose parfume të shtrenjta. Ena ishte shumë delikate dhe mund të thyhej lehtë.

“Një parfum shumë i shtrenjtë” na thuhet tek Marku 14:13 “një parfum i shtrenjtë me nard të vërtetë’. “I vërtetë” do të thotë se parfumi ishte origjinal, nuk ishte i përzier me asgjë tjetër. “Nardi” është një vaj aromtizues që nxirret nga bima e nardit, një pemë që ndodhet në Indi, për këtë aryse është e shtrenjtë, sepse është importuar nga shumë larg. “Ajo e derdhi mbi kokën e Tij”, kjo na thuhet si tek Mateu, po ashtu edhe tek Marku. Edhe Gjoni na tregon se ajo e derdhi parfumin edhe tek kembët e Jezusit dhe i fshiu ato me flokët e saj. Maria me siguri ka pasur flokë shumë të gjatë. Vini re, “ajo derdhi”, do të thotë që ajo e derdhi të gjithë parfumin e saj të shtrenjtë mbi Jezusin. Maria e vajosi Jezusin me gjithë vajin që kishte dhe e theu enën.  (Mateu 14:3)  Prandaj, “dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.” (Gjoni 12:3)

Në kohën e Jezusit vajosja e kohës së të ftuarve ishte një gjest kortezie, shumë i zakonshëm, po ashtu si edhe larja e këmbëve. Kjo ishte mikëpritja në Palestinën e shekullullit të parë. Por, Jezusi nuk ishte një ftuar i zakonshëm dhe ky ishte një rast shumë i veçantë. Le të vëmë rë se çfarë na thuhet tek Gjoni 12:2, “ Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.”

Edhe kokat e mbretërve vajoseshin me vaj, siç na thuhet tek 2 Mbretërve 9:6. Maria besonte se Jezusi i Nazaretit ishte Mesia Mbret. Në fakt, Ai ështe Mesia Mbret. Ai është një mbret që do të vijë të mbretërojë në fronin e Davidit në tokë.

Mateu 26:8-9.  “Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: “Përse gjithë ky shpenzim i kotë?Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t’u jepeshin të varfërve.”

“Dishepujt”-  ishin në kulmin e indinjatës, ose të zemërimit, gjë e cila na tregohet edhe tek ungjilli sipas Gjonit 12:4-6, Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:“Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t’u jepej fitimi të varfërve?.”Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç’shtinin atje brenda.” “Paga e një viti” kishtë vlerën 300 denarë. Kjo ishtë shuma që fitonte një punëtor i zakonshëm, punëtor krahu. Edhe njëherë këtu shohim se vlera e parfumit ishte shumë e lartë.

Dishepujt e pa mend menduan se vajosja e Jezusit nga Maria ishte një shpërdorim, por pa dyshim që Maria e bëri këtë veprim për të adhuruar Zotin e saj. Maria dha më të mirën, ndoshta gjënë më të çmuar që kishte për Jezusin. Çfarë jemi ne të gatshëm t’i ofrojmë Jezusit? A jemi të gatshëm t’i japim më të mirën tonë? Sa na kushton? Si e adhurojmë ne Zotin, kur nuk jemi në kishë?

Mateu 26:10, “10 Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: “Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.”  Sigurisht, që Jezusi, Biri i Perëndisë i njeh qëndrimet dhe mendimet e zemrave tona. Çfarë vepër të mirë bëjmë ne sot për Jezusin? Cfarë bëjmë ne në emër të Tij dhe për mbretërinë e Tij? Ajo çfarë bëjmë për Jezusin, a është e përshtatshmë për ta adhuruar Atë? Sa i thellë është përkushtimi ynë për Perëndinë?

Sigurisht, një grua e shekullit të parë nuk do të guxonte të lëshonte floket e saj të gjatë në publik. Por në këtë rast, Maria fshiu me flokët e saj këmbët e Jezusit (John 12:3) për të shprehur përkushtimin e saj ndaj Mësuesit. Maria e përuli veten në këmbët e Jezusit duke kërkuar shpëtimin e Tij.  Maria qëndroi në këmbët e Tij.

Edhe ne sot, si dishepuj dhe shërbëtorë të Jezusit, si Koka e Kishës, duhet të ofrojmë zemrat tona, duart tona me përulësi në shërbesën tonë. Këtë gjë duhet ta bëjmë pa hezitim për çfarëdo nevojë që mund të lindë në kishë.

Duhet të kemi parasysh gjithmonë atë që na thuhet tek 1 Korintasve 15:58,Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.”

Jezus Krishti e dinte me saktësi kuptimin e veprave të mira, sidoms të veprës plot dashuri që Maria bëri për Të.  Mateu 26:11-13,Sepse të varfërit do t’i keni përherë me ju, por mua nuk do të më keni përherë.12 Sepse, duke derdhur këtë vaj të parfumuar mbi trupin tim, ajo e bëri për ta përgatitur trupin tim për varrim.13 Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj.”

Jezusi e dinte se e priste kryqi. Por, para se të kryhej kjo vepër e shëmtuar kundër Tij, Maria bëri diçka të bukur për Të. Para se të vinte lëndimi, Maria e adhuroi Atë. Para vdekjes së Tij, para varrimit, Maria vajosi trupin e Tij.

Ky mësim përfundon duke dëgjuar fjalët,  “Në të vërtetë unë po ju them se kudo që do të predikohet ky ungjill, në gjithë botën, do të tregohet edhe çfarë bëri kjo grua, në përkujtim të saj.”

Të ndash Lajmin e Mirë të Jezus Krishtit është gjëja më e bukur, vepra më e mirë, sepse ka ndikim të përjetshëm.

Vini re këtë paradoks: Kryqi ishte një çmim shumë i madh që Krishti pagoi, por kryqi është hiri më i madh që ne mund marrim, duke pranuar Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tonë personal.

Bëni “gjënë më të bukur” duke pranuar Krishtin sot, nëse e keni bërë më parë sot është koha që të ripërkushtoheni ndaj Krishtit. Krishtin mund ta pranoni përmes besimit. Duhet të pendoheni me të vërtëtë, të rrëfeni mëkatin tuaj dhe ta pranoni Krishtin si Zot. Ju duhet t’i qëndroni besnikë deri sa Ai të na marrë në shtëpinë e Tij.

Mendoni për këto gjëra në zemrën tuaj dhe bëjni këto mendimë pjesë të jetës suaj.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST