Një tokë e re

Krijuar nga në 14/06/2019

Testamenti i Ri, 2 Pjetrit 3:10-13.

Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.11 Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,12 duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?13 Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.”

Për mijëra vjet njerëzit kanë folur për zhdukjen e planetit tokë.

Ka nga ata që pretendojnë se planeti ynë mund të shkatërrohet për shkaqe natyrore, siç janë asteroidët e mëdhenj. Në kohët moderne, njerëzit pretendojnë se një vrimë në shtresën e ozonit, ndryshimet klimatike katastrofike, ose luftëra termale bërthamore do të shkatërrojnë planetin tokë.

Në të vërtetë, Bibla na tregon shumë për planetin tokë. Teologët identifikojnë të paktën pesë faza të rëndësishme të tokës.

  • Faza e parë eTokës: Mëkatit i parë: Zanafilla 1: 1:  ” Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.Zanafilla 1: 9-10: “Pastaj Perëndia tha: “Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera”. Dhe kështu u bë.10 Dhe Perëndia e quajti terën “tokë” dhe grumbullimin e ujërave “detë”. Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.”

Pra, toka që u krijua nga Perëndia ishte e përsosur, çdo gjë ishte e mirë, ishte parajsë. Megjithatë, mëkati, mosbindja e njeriut, bëri që Perëndia të mallkonte tokën dhe gjithçka në të. Zanafilla  3:17-19: “Pastaj i tha Adamit: “Me qenë se dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj,” toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frutin e saj me mund tërë ditët e jetës sate.18 Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore, dhe ti do të hash barin e fushave;19 do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të rikthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh”.Pra, kjo është gjendja e tokës sot. Toka dhe çdo gjë në të nga perfeskioni ka shkuar drejt erozionit, kalbjes dhe vdekjes.

  • Faza e dytë e Tokës – Nga Adami tek Noeu: Mallkimi i Perëndisë ndryshoi rrënjësisht tokën dhe gjithçka në të, megjithatë, kishte akoma një shtresë të trashë avujsh mbi tokë, e cila mbronte jetën tokësore nga rrezatimi i dëmshëm ultravjollcë i diellit. Zanafilla 1: 6-8:Pastaj Perëndia tha: “Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t’i ndajë ujërat nga ujërat”.Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore “qiell”. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.”

 Jetëgjatësia e njeriut ishte e madhe, por përsëri njeriu duhej te vdiste. Le të shohim një shembull shumë domethënës. Zanafilla 5:27:Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq..”  Kjo jetëgjatësi bëri të mundur që njeriu “Të ishte i frytshëm dhe të shumëzohej, të mbushte token.”  Zanafilla 1:28. Megjithatë, mëkati i njeriut u rrit kaq shumë sa që Perëndia ndërhyri përsëri për të ndryshuar natyrën e tokës. Zanafilla 6:17-18: “ Dhe ja, unë vet kam për të sjellë përmbytjen e ujërave mbi tokë, për të shkatërruar nën qiellin çdo mish që ka shenjë jete; çdo gjë që ndodhet mbi tokën ka për të vdekur.18 Por unë do të caktoj besëlidhjen time me ty dhe ti do të futesh në arkën: ti, fëmijët e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.”

·         Faza e tretë e tokës –  Nga Noeu tek Ardhja e Dytë e Krishtit.  Përmbytja globale ndryshoi rrënjësisht kushtet në tokë. Masat tokësore u ndanë, ndoshta për të formuar kontinentet dhe oqeanet që njohim sot. Forcat kataklizmike në tokë, për shkak të përmbytjes globale ndryshuan topografinë e tokës. Gjithashtu, nuk kishte më mbrojte avulli mbi tokë, duke e zvogëluar në masë të madhe jetëgjatësinë e jetës.

Zanafilla 7:11-12: “Në vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noeut, në muajin e dytë dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, në atë ditë tërë burimet e humnerës së madhe shpërthyen dhe kataraktet e qiellit u hapën.12 Dhe ra shi mbi tokë për dyzet ditë dhe dyzet net.”

Pra, përveç shiut shpërthyen ujërat nëntokësore, që shpërthyen nga brendësia e tokës dhe nga qielli u derdh avulli i ujit për të mbuluar gjithë tokën dhe për ta përmbytur. Le të shohim tek Zanafilla 7:18-19, “Ujërat u shtuan dhe u rritën shumë mbi tokë, arka pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave.19 Dhe ujërat u shtuan me forcë të madhe mbi tokë; të gjitha malet e larta që ndodheshin nën tërë qiellin u mbuluan.”

  • Faza e katërt e tokës – Ardhja e Dytë e Krishtit deri “kur ai t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi” sipas 1 Korintasve 15:24. Pse Krishti do të kthehet në tokë? 1 Korintasve 15:25: “Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t’i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.”

Sa do të mbretërojë Jezusi në këtë tokë?  Zbulesa 20:6 thotë “Ata do të jenë priftërinj të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë me të një mijë vjet.”

Çfarë  do të ndodhë me këtë tokë në atë kohë?  Veprat e Apostujve  3:20-21dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve,21 të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës.

Do ripërtërojë çdo gjë”. Si?  “Ashtu si Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë.”  Isaia 11:6:Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë.”

Isaia 11:9: “Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.”A po ndodh kjo në tokë?  Jo. Nuk ka ndodhur ende. Por do të ndodhe në të ardhmen.

Isaia 35:1-2: “Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t’u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.”

  • Së fundmi, faza e pestë e tokës – Kur Krishti t’i dorëzojë Mbretërinë Atit Perëndi për gjithë përjetësinë. Ky në fakt do të jetë ndryshimi më i madh.

2 Pjetrit 3:10-13: “Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt.11 Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,12 duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen?13 Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.”

Le të kuptojmë disa pika kyçe në këtë pasazh të rëndësishëm:

  • “Dita e Zotit” nënkupton ndërhyrjet e veçanta të Perëndisë për gjykim.
  • do të vijë si një vjedhës” që do të thotë se kjo “ditë gjykimi e Zotit” do të jetë e papritur ashtu si një vjedhës.
  • qiejt do të zhduken” i referohet universit fizik.
  • toka dhe çdo gjë në të” do të thotë gjithçka natyrore dhe fizike e tokës; e gjithë materia do të konsumohet.
  • Në vargun 13 “një qiell i ri dhe një tokë e re” – do të thotë e re në cilësi.

Zbulesa 20:7-9 : “Dhe kur të kryhen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij,dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut, Gogun e Magogun, që t’i mbledhë ata për luftë; numri i tyre do të jetë si rëra e detit.Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr, i dërguar nga Perëndia, dhe do t’i përpijë.”

Pra, Satani, dhe shumica e njerëzimit të lindur gjatë mbretërimit mijëvjeçar të Krishtit do të rebelohen kundër Perëndisë. Do të rebelojnë kundër Jezusit të Nazaretit që do të mbretërojë më shenjtorët e Tij;  edhe njëherë mëkati do të njollosë dhe ndotë këtë tokë. Prandaj, Perëndia do të krijojë një qiell të ri dhe një tokë të re, siç zbulon profecia e Zbulesës.Zbulesa 21:1:Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më.”

Për më tepër, 2 Pjetrit 3:13 thotë “Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.” Ky premtim i Perëndisë është rrënjosur në Testamentin e Vjetër.

Për shembull, Isaia 65:17 thotë “Sepse ja, unë krijoj qiej të rinj dhe një tokë të re, dhe gjërat e mëparshme nuk do të kujtohen më dhe nuk do të vijnë më në mëndje.” Perëndia i mban gjithmonë premtimet e Tij.   Në fazën e pestë toka do të jetë përfundimisht një vend ku njerëzit do të banojnë në “ shtëpinë e drejtësisë”, siç na thuhet tek 2 Pjetrit 3:13.

Më në fund, nuk do të ketë  “lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan.”Dhe ai që rrinte mbi fron tha: “Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja.” Dhe më tha: “Shkruaj, sepse këto fjalë janë të vërteta dhe besnike.”Zbulesa 21:4-5


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST