Njohja e vullnetit të Tij

Krijuar nga në 14/06/2019

Testamenti i Ri, letra e Kolosianëve 1:9-10.

Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,10 që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t’i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë.”

Një nga sfidat më të mëdha në jetën tonë të krishterë është të njohim siç duhet vullnetin e Perëndisë, veçanërisht për të marrë vendimet tona më të vështira. Për shembull:

A duhet të martohem me atë, apo me atë tjertin/tjetrën, apo të qëndroj beqar/e?

Çfarë karriere, apo pune të bëj? A duhet të ndryshoj karrierën, ose punën?

Të ble, apo të marr me qera? Të ble një makinë të re, apo të përdorur?

Të zhvendosem, apo të rri aty ku jam? Mos vallë është koha për ndryshim?

A te provoj këtë trajtim mjekësor, apo jo?

Këto, edhe shumë vendime të tjera do të duhet t’i marrim në jetën tonë.

-Të njohësh vullnetin e Perëndisë është njohuria më e madhe.

-Të bësh vullnetin e Perëndisë është arritja më e madhe.

-Të të konfrimohet vullneti i Perëndisë është paqja më e madhe.

Të bekuar janë ata që i arrijnë këto të treja. A i interesojnë Perëndisë edhe vendimet tona “që nuk kanë lidhje me jetën shpirtërore”? Shumica e vendimeve kanë pasoja të mira, ose të këqija. Po, Perëndisë i interesojë të gjitha.  Për ne besimtarët, Perëndia është Ati ynë, ne jemi bij dhe bija të Tij dhe Perëndia kujdeset për ne. Perendisë i interesojnë marrëdhëniet tona, vendimet tona dhe jeta jonë. Dikush më ka pyetur, “Pse Perendia nuk na vendos në turin tonë vullnetin e Tij?” Përgjigjia me e shkurtër që mund të jepja ishte: “Po, Ai mundet ta bëjë këtë gjë.” Por në fakt, siç ndodh përgjithësisht, njohja e vullnetit të Perëndisë vjen si rrjedhojë e një marrëdhënieje të ngushtë personale që është duke u forcuar vazhdimisht me Perëndinë e gjallë. Ky është nje proces, duhet kohë për të dalluar vullnetin e Perëndisë, të cilin duhet ta kërkojmë në lutje, ta kërkojmë përmes Shkrimit, përmes zbulesës, që të maturohemi duke  besuar tek Ai.

Njohja e vullnetit të Tij nuk është thjesht për informimin tonë, por që ne të transformohemi për të respektuar vullnetin e Perendisë, duke e berë atë vullnetin tonë. Do të thotë që të kemi një intimitet shumë të afërt shpirtëror me Perëndinë tonë, që na jep zbulesë të vullnetit të Tij në jetën tonë. Është e ngjashme siç ndodh me njohjen me të thellë me partnerin tonë, ose me rritjen me të madhe të intimitetit tonë me të. Edhe prindërit tanë na japin urtësi dhe të dhëna se si të jetojmë jetën tonë. Sa më afër të jemi me Perëndinë, aq më tepër vullneti i Tij do të jetë i qartë dhe i gjallë në mendjet tona.

Le të marrim në konsideratë fjalët që Apostulli Pal u drejton Kolosianëve. Kolosianëve 1:9, “… dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore. Kjo pjesë na konfrimon, se të rilindurit, ata që janë mbushur me Frymën e Perëndisë mund të marrin njohuri, urtësi frymërore dhe mund të kuptojnë vullnetin e Perëndisë. Kjo mund të vijë si pasojë e lutjes ndermjetësuese nga besimtarët për besimtarët e tjerë, ose nga lutja jonë personale. Ne mund t’i kërkojmë Perëndisë të dallojmë vullnetin e Tij. Njohja e vullnetit të Perëndisë për jetën tonë është urtësia e Perëndisë, diçka praktike, që ka lidhje me të jetuarit në mënyrë të perëndishme. “Të njohim” këtu do të thotë se Perëndia na jep aftësinë që për zgjidhjen e çështjeve tona jetësore ne të aplikojmë vullnetin e Tij.

Kjo gjë konfirmohet edhe tek vargu 10, “Që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t’i pëlqeni atij në çdo gjë…” Vullneti primar i Perëndisë është që ne të jetojmë si të krishterë të vërtetë, këmbëngulës, të qëndrueshëm, duke qënë dishepuj, ndjekës, nxënës të Jezus Krishtit, që është Zoti dhe Mësuesi ynë.

Kjo qëndrueshmëri vërtetohet, tregohet kur marrim vendime në jetë, tregohet nga qëndrimet dhe veprimet tona, siç na thuhet edhe në një pjesë tek Kolosianëve 1:10, “Duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë.” Fryti shpirtëror (prova) është produkt i vullnetit të gjallë të Perëndisë në jetën tonë. Shembuj biblikë të fryteve shpirtërore janë virtytet e perëndishmë që na përshkruhen tek Galatasve 5:22-23,  Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. 23 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.” Këto nëntë virtyte të perëndishme mund të vihen në praktikë pothuajse gjatë gjithë vendimeve dhe sfidave të përdishme me të cilat përballemi.

Për shembull, kur zgjedhim partnerin e jetës ne duhet të shqyrtojmë vetveten. A kemi dashuri të vërtetë, sakrifikuese, të dyja palët për njëri-tjetrin? A ndiejmë gëzim të vërtetë në shoqërinë e njëri-tjetrit? A e dallojmë besinikërinë dhe vetë-kontrollin tek njëri-tjetri? Për më tepër, në duhet t’i kërkojmë Perëndisë të na tregojë vullnetin e Tij, “të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore.”

Vullneti i Perëndisë për martesën është: 1 Korintasve 7:39 që thotë: “…ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.” Vullneti i Perëndisë është që të krishterët të martohen me të krishterë të tjerë, qofshin të ve, apo beqarë.

Për të njohur vullnetin e Perëndisë, për vendime specifike, mbase nuk marrim një përgjigjie specifike, por Fjala e Perëndisë na udhëzon se si duhet të veprojmë. Shkrimi na pajis për të njohur vullnetin e Perëndisë. Disa parime të përgjithshme janë:

#1 Duhet të respektojmë vullnetin e Perëndisë në lidhje me moralin, që do të thotë se kryerja e çdo akti, apo vepre të pamoralshme është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. Për shembull, të mashtrojmë për taksat që duhet të paguajmë.

#2 Duhet të respektojmë Fjalën e Perëndisë që është vullneti i Tij. Fjala e Perëndisë vepron kur ne bindemi dhe e vëmë në praktikë në vendimet që marrim. Për shembull, çfarë duhet të bëjmë nëse dikush na trajton keq? Tek Romakëve 12:17-19 na tregohet vullneti i Perëndisë, “ Mos ia ktheni kurrkujt të keqen me të keqe, kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.18 Po të jetë e mundur dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me gjithë njerëzit.19 Mos u hakmerrni për veten tuaj, o të dashur, por i jepni vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “Mua më përket hakmarrja, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti.”

#3 Principe të përgjithshme për të dalluar vullnetin e Perëndisë. Efesianëve 5:15, “Bëhuni pra imitues të Perëndisë, si bij shumë të dashur.” Zoti na ka dhënë mendjen. Padiskutim që në jetë do të mësojmë edhe nga shumë gabime. Këto duhet të na ndihmojnë të marrim vendimet tona të ardhshme më shumë kujdes dhe të mos vazhdojmë të bëjmë të njëjtin gabim. Kjo do të thotë të mësosh. Për shembull, ne duhet të analizojmë gjithë avantazhet dhe disavantazhet për të blerë një objekt, apo për ta marrë me qera, për të ndryshuar punë, ose karrierë. Ne duhet të konsultohemi me një person me më tepër eksperience, më të urtë, më të sporvuar për çështjet që na shqetësojnë. Vullneti i Perëndisë është të jemi të kujdeshëm, jo të pakudjeshëm. Vendimet e pamenduara mirë kanë edhe pasoja.

#4  Si mund të jemi të sigurt se po zbatojmë vullnetin e Perëndisë në vendimet tona? Filipianëve 4:6-7,  “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.” Kur konvertohemi në Krishtin të gjithë marrim paqe me Perëndinë. Megjithatë, duke treguar dëshirë dhe bindje për të ndjekur vullnetin e Perëndisë ne marrim paqen e Tij, që konfirmon se kemi marrë vendime të drejta. Kjo nuk është paqja jonë, por paqja e Perëndisë. Nëse nuk kemi paqe, duhet të vazhdojmë të analizojmë situatën, të mos dorëzohemi deri sa të kemi paqe me Perëndinë. Durimi është një tjetër fryt i perëndishëm, kur “kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij”.

#5 Vullneti i Perëndisë  është që ne të kuptojmë vullnetin e Tij për jetën tonë.   Jakobit 1:5-6Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t’i jepet.Por le ta kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era.”

Në këto dy vargje na theksohet dy herë që Perëndia dëshiron që ne të njohim vullnetin e Tij.

“Le ta kërkojë me besim, pa dyshuar” do të thotë që jo vetëm të besojmë tek Zoti, por të besojmë në përkujdesjen e Tij të dashur, që na çon drejt vullnetitit të Tij për vendime dhe çështje të jetës sonë. Perëndia nuk na plotëson çdo dëshirë, çdo kërkesë, por si një At i dashur Ai gjithmonë kërkon që bijtë e Tij të ecin sipas vullnetit të Tij. Ati di më të mirën. Ne duhet të besojmë se Perëndia do të na përgjigjet për pyetjet, shqetësimet tona, sipas principeve të Tij.

Kujdes! Emocionet tona mund të na mashtrojnë. Kur ndihemi mirë për një vendim që kemi marrë, ne mendojmë se është vullneti i Perëndisë, por nuk duhet t’ju besojmë emocioneve tona. Për shembull, sa herë mund t’i kenë thënë një zonjushe të re nga pretendentë të ndryshëm se është vullneti i Perëndisë që ajo të martohet me ta? Me siguri, që një pjesë e pretendetëve janë udhëhequr nga emocionet e tyre. Perendia nuk bën asnjëherë gabime, përndryshe nuk do të ishte Perëndi.

Bibla nuk na thotë të mbështetemi tek emocionet tona. Por, sipas Romakëve 12:2 na thuhet, “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”

Transformimi’” është një proces, jo një çast i vetëm. “Të ripërtërijmë mendjen tonë” do të thotë që të lejojmë Frymën e Shenjtë të punojë me ne. Fryma e Shenjtë na drejton dhe udhëheq duke punuar me mendjen tonë.

’Të provojmë” do të thotë të sigurohemi nëse është me të vërtetë vullneti i Perëndisë.

“I pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë” do të thtoë se vullneti i Perëndisë ështe i përsosur, nuk ka nevojë për asnjë përmirësim.

Së fundmi, duhet të dini se është gjithmonë vullneti i Perëndisë të pranoni Krishtin si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj personal. Është vullneti i Perëndisë që të krishterët të jetojnë për Të.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST