Varri i Tij i Ri

Krijuar nga në 14/06/2019

Testamenti i Ri, Ungjilli i Mateut 27:57-61.

Edhe si u ngrys, erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit.58 Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t’ia dorëzonin trupin.59 Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,60 dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.61 Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetër rrinin aty, ulur përballë varrit.

Nesër në Amerikë do të përkujtojmë “Ditën e Përkujtimit”, e cila është një festë patriotike për të nderuar amerikanët, ushtarët, marinarët dhe forcat ajrore, të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre për vlerat dhe liritë që ne gëzojmë sot. Kjo festë nderon ata që kanë vdekur gjatë luftës, duke i shërbyer kombit tonë. Besohet se kjo Ditë Përkujtimore u festua për herë të parë pas Luftës Civile Amerikane në vitin1866. Nesër është 153 vjetori i këtij përkujtimi.

Tek “Varri i të panjohurve” të Luftës së I-rë dhe të II-të Botërore , Luftës Koreane dhe Luftës së Vietnamit, vendoset një kurorë çdo Ditë Përkujtimore. Kjo ceremoni mbahen në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Virxhinia. Kjo ceremoni filloi pas Luftës së Parë Botërore. Zyrtarët e vendeve aleate zbuluan se trupat e shumë ushtarëve të vrarë në betejë nuk mund të identifikoheshin. Qeveritë e Belgjikës, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara vendosën të nderonin kujtimin e këtyre ushtarëve të panjohur. ‘Ushtari i panjohur’ i Shteteve të Bashkuara është gjetur në një varrezë amerikane në Francë. Ky “ushtar i panjohur” i vrarë në Luftën e Parë Botërore, u varros në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në vitin 1921. Varri,  që u ndërtua në vitin 1931, mbart mbishkrimin: “Këtu prehet në lavdi dhe repsekt një ushtar amerikan i njohur nga Perëndia“.

Kongresi amerikan, pas varrimit të “Ushtarit të panjohur”, vendosi që pranë këtij varri të preheshin edhe tre ushtarë të tjerë të paidentifikuar, që kishin rënë në Luftën e Dytë Botërore, Luftën Koreane dhe Luftën e Vietnamit. Kjo varrezë quhet  “Varreza e të panjohurve”.

Pra, këta njerëz që sakrifikuan jetën e tyre, nuk arritën dot të identifikoheshin. Megjithatë, vendi i tyre i prehjes njihet si ‘Varreza e të panjohurave’. Një roje nderi nga Batalioni i Parë, Regjimenti i 3-të i këmbësorisë, Fort Maiers qëndron në detyrë gjatë gjithë kohës. Roja ndërrohet çdo një orë gjatë ditës, duke filluar nga 1 tetori deri më 31 mars dhe ndërrohet çdo gjysmë ore, duke filluar nga 1 prilli deri më 30 shtator. Roja nderrohet çdo dy orë gjatë natës.

Tani, le të bëjmë një krahasim duke u bazuar tek teksti ynë: Mateu 27: 57-61. Në vargun 57 thuhet pjesërisht: “ erdhi një njeri i pasur nga Arimatea, me emër Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit “. Jozefi sipas fragmenteve të ngjashme të Markut 15:43 dhe Lukës 23: 50-51 ishte një anëtar i Sinedrit, këshilli drejtues hebre. Ungjilltari Luka thotë se Jozefi ishte “një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili nuk kishte pranuar vendimin dhe veprimin e tyre”. Ai nuk kishte rënë dakord që Jezusi i Nazaretit t’ju dorëzohej romakëve për t’u kryqëzuar për tradhti ndaj Romës . Jozefi ishte nga qyteti i Arimateas, që ishte rreth 18 milje në veriperëndim të Jeruzalemit, në krahinën e Judesë. Jozefi ishte një njeri i pasur.

Vargu 58Ai shkoi te Pilati dhe i kërkoi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati dha urdhër që t’ia dorëzonin trupin. Duhet ta kuptojmë se ishte e rrezikshme për një hebre të kërkonte trupin e një krimineli të kryqëzuar që ishte ekzekutuar për tradhti kundër Cezarit dhe Romës. Sidoqoftë, Jozefi me guxim kërkoi dhe mori trupin e Jezusit për ta varrosur. Vlen të përmendet se dishepujt e Jezusit, të cilët e kishin ndjekur publikisht, ia mbathën për tu fshehur. Megjithatë, Jozefi nga Arimatea, i cili ishte një ndjekës i Jezusit, guxoi të bënte atë që ishte e drejtë. Ky është një shembull i mirë për të gjithë ne sot, që të mos fshehim besnikërinë tonë ndaj Krishtit, kur jemi përballë persekutimit.Vargjet 59-60Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbështolli me një pëlhurë të pastër,60 dhe e vendosi në varrin e vet të ri, që ai kishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur të madh në hyrje të varrit dhe u largua.” “Varri i tij i ri, që ai kishte hapur në një  shkëmb“, me sa duket e kishte përgatitur paraprakisht për veten e vet dhe për anëtarët e familjes së tij. Ishte “i ri”, askush nuk ishte varrosur aty më parë. Kjo nuk ishte një guvë e zakonshme, por për shkak se Jozefi ishte i pasur, ajo ishte gdhendur me kujdes. Fillimisht, varri ruhej nga një pllakë guri e madhe që zinte hyrjen e tij.

Ndodhi kështu për t’u përmbushur saktësisht profecina e shkruar rreth 700 vjet më parë nga profeti Isaia. Isaia 53: 9 thotë: ” Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin.” Për shkak të ekzekutimit të Jezusit të Nazaretit për tradhti – vdekjes në kryq – romakët padyshim donin që varri i tij të ishte midis fajtorëve, hajdutëve, që u kryqëzuan bashkë me Të. Në vend të kësaj, Ai u varros “me të pasurin” për tu nderuar, në një varr të ri të gdhendur për të pasurit.

Pra, cila është krahasimi midis këtyre dy rasteve? Ushtarët e panjohur sakrifikuan veten për kombin e tyre. Jezus Krishti sakrifikoi veten për çdo komb, popull, fis dhe gjuhë të njerëzimit. Çdo ushtar i panjohur sakrifikoi veten në luftrat e shkuara, në të cilat ranë dëshmorë. Jezus Krishti vdiq në vend të njerëzimit për luftën e vazhdueshme kundër Perëndisë që vazhdon të ndodhë deri me ardhjen e dytë të Krishtit.

Për më tepër, identiteti personal i një “ushtari të panjohur” ka humbur. Megjithatë, ne e dimë se ku janë varrosur mbetjet fizike të një ushtari të panjohur. Ne i nderojmë, dhe përkujtojmë sakrificën e tyre një herë në vit, të hënën e fundit të majit, në Ditën Përkujtimore.

Por në kontrast, identiteti i Jezus Krishtit nuk ka humbur, por është i njohur në çdo vend, në çdo kontinent edhe sot. Të gjithë e dime se nëpërmejt besimit ne mund te kemi Jezus Krishtin dhe shpëtimin e Tij.

Askush nuk e di saktësisht vendin e varrit në të cilin u vendos Jezusi. Ndoshta për shkak të të gjitha ndryshimeve topografike që janë bërë jashtë Jeruzalemit të Vjetër, vendi i varrit të tij mund të mos ekzistojë më. Megjithatë, vendndodhja e varrit të Jezusit është gjithsesi një pikë e diskutueshme, sepse Ai nuk është aty, Ai u ringjall fizikisht nga të vdekurit. Jezus Krishti është i gjallë në Parajsë, në trupin e tij të përlëvduar, në anë të djathtë të Perëndisë dhe ndërmjetëson për shenjtorët. Dhe ne nderojmë, përkujtojmë sakrificën e Tij çdo ditë derisa Jezusi të kthehet për kishën e tij!

Fjala origjinale greke “varr” e përkthyer do të thotë ‘një kujtim’ i të vdekurve, që mund të bëjë fjalë edhe për ‘të vdekur të panjohur’.

Sot, si të krishterë, ne flasim vetëm për një varr që u përdor përkohësisht, vetëm për tre ditë, varr ku u vendos Jezusi. Kujtimi i kësaj ngjarjeje na shërben për të mos harruar ungjillin se  Jezus Krishti është Biri i Perëndisë, Shpëtimtari i botës, i cili vdiq, u varros dhe u ringjall nga të vdekurit!

Kjo është zemra, thelbi i ungjillit, Lajmi i Mirë, Lajmi i Gëzuar që lidhet me Jezus Krishtin.

Asnjë varr i siguruar mirë, asnjë roje, as Satani, as vetë vdekja nuk mund ta mbanin Atë. Jezus Krishti është ‘Shpëtimtari ynë i njohur, Ai është ushtari ynë, i cili i mposhti forcat e së keqes, që mposhti vetë vdekjen! Ai do të vijë përsëri.

Të dashur miq a e njihni Jezusin personalisht, a e keni pranuar si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj personal? A e keni pranuar me anë të besimit ? Ju duhet të pendonheni për mekat,  dhe ta rrëfeni Atë si Shpëtimtarin dhe Zotin tuaj personal, duke u pagëzuar, duke treguar besimin tuaj në Krishtin Jezus, si Biri i Perëndisë, dhe Shpëtimtari juaj, duke e ditur se Ai do të vijë përsëri. Le të ngulmojmë në besimin tonë shpëtues deri në ardhjen e Tij.


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Continue reading

Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST