Ai zuri vendin tim

Krijuar nga në 29/10/2019

Cilat janë “krimet” e mia”?  Në mënyrë të vazhdueshme gjatë jetës sime kam berë akte ofenduese ndaj shenjtërisë supreme të Perëndisë së Plotfuqishëm. Unë kam gënjyer, kam vjedhur. Qoftë me mendime, me fjalë, apo me vepra i kam thyer të 10 urdhërimet. E pranoj që jam plotësisht fajtor ndaj Perëndisë. I jam mirënjohës që dërgoi Birin e Tij të vetëm, Jezus Krishtin, të paguante dënimin për mëkatet e mia, që unë të pastrohem nga faji dhe mëkati im, të jem i pranueshëm nga Perëndia dhe të mund të hyj ne Parajsë kur të vdes.

Rreth 2000 vjet më parë, Jezusi ishte duke menduar për mua dhe JU dhe Ai e dinte që unë do të pendohesha dhe do ta pranoja si Zot dhe Shpëtimtar, edhe para se unë ta dija këtë. Jezusi e dinte para 2000 vjetësh që ju do ta dëgjonit këtë program sot dhe Ai e dinte se ju do ta pranonit, ose do ta refuzonit atë si Zot dhe Mësues.

Ky është teksti i këngës sime të preferuar kristiane.

Kënga titullohet: “Duhej të kryqëzohesha unë ” –  shkruar nga Gordon Jensen

Isha fajtor dhe nuk mund të thoja asgjë,

Ishin duke ardhur për të më marrë.

Por nga qielli u dëgjua një zë që tha:

“Lirojeni, në vend të tij do të vij Unë!”

Kurorën me gjemba, heshtën në brinjën e Tij,

Mori gjithë dhimbjen qe duhej të merrja unë.

Gozhdët e ndryshkura ishin për mua,

Por Jezusi i pranoi dhe më la të lirë.

Duhej të kryqëzihesha unë.

Unë duhej të vuaja vdekjen.

Unë duhej të varesha i turpëruar në kryq,

Por Jezusi, Biri i Perëndisë zuri vendin tim.

Termi telologjik për këtë që ndodhi quhet shlyerje zëvendësuese, ose shlyerje e veçantë, por mund ta themi në një mënyrë më të thjeshtë: AI ZURI VENDIN TIM! Ky është edhe titulli i këtij programi.

Duke vdekur në kryq, në vend të mëkatarëve, Jezusi shpagoi për ne. Shkrimet na mësojnë se të gjithë njerëzit janë mëkatarë (Romakëve 3:9-18, 23).  Dënimi për mëkatet tona është vdekja. Romakëve 6:23 thotë, “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.

Ky varg na mëson disa gjëra. Pa Krishtin, ne do të vdesim dhe do të kalojmë përjetësinë në ferr, kjo është paga për mëkatin. Në Shkrimet vdekja përkufizohet si “ndarje”. Të gjithë do të vdesim, por disa do të jetojnë në Parajsë, me Perëndinë në përjetësi, ndërkohë që të tjerët do të jetojnë në përjetësi në ferr. Vdekja, për të cilën jemi duke folur këtu, i referohet jetës në ferr. Megjithatë, gjëja e dytë që na mëson ky varg është se jeta e përjetshme është për të gjithë ata që pranojnë Jezus Krishtin. Ai na zëvendëson duke bërë shlyerjen e borxhit tonë.

Jezus Krishti vdiq në vendin tonë, Ai u kryqëzua në kryq. Ne meritonim të ishim në kryq, të vdisnin, sepse ne jetojmë në mëkat. Por Krishti mori ndëshkimin në vendin tonë, Ai na zëvendësoi dhe mori mbi vete atë që ne meritonim me të drejtë. “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” (2 Korintasve 5:21).

Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat. (1 Pjetrit 2:24). Këtu ne shohim që Krishti mori mëkatet që ne kemi kryer mbi veten e Tij dhe pagoi çmimin për ne. Në disa vargje të tjera lexojmë, “Sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma. (1 Peter 3:18).  Këto vargje jo vetëm që na mësojnë për zëvendësimin që Krishti bëri për ne, por na mësojnë që Ai ishte i vetmi qe mund të bëntë këtë shlyerje për mëkat që duhet të paguanim ne.

Një tjetër pasazh që flet për shlyerjen zëvendësuese të Jezusit është Isaia 53:5. Ky varg flet për ardhjen e Krishtit, për të vdekur në kryq për mëkatet tona. Kjo profeci është shumë e detajuar dhe kryqëzimi ndodhi ashtu siç ishte profetizuar. “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.” Vini re zëvendësimin. Këtu vëmë re se Krishti pagoi çmimin për ne.

Ne mund të paguajmë çmimin e mëkatit tonë duke u ndëshkaur dhe duke shkuar në ferr për gjithë përjetësinë. Por Biri i Perëndisë, Jezus Krishti, erdhi në botë të pagunte çmimin për mëkatet tona. Për shkak se Ai bëri këtë për ne, ne mund të kemi mundësinë e faljes së mëkateve tona dhe të kalojmë përjetësnë me Të. Që kjo të ndodhë ne duhet të besojmë në veprën e Krishtit në kryq. Ne nuk mund të shpëtojmë vetveten, ne kemi nevojë për një zëvendësues. Vdekja e Jezus Krishtit është një shlyerje zëvendësuese.

Qindra vjet para se Jezusi të vinte në tokë, profeti i Testamentit të Vjetër, Isaia, shkroi me detajë në lidhje me jetën dhe vdekjen e Jezusit. Kjo është një tjetër provë që dëshmon për frymëzimin hyjnor të Shkrimeve, sepse vetëm Perëndia i dinte detajet e jetës së Birit të Tij, Jezus Krishtit, shekuj para se Ai të jetonte në tokë.

Isaia 53, “Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.11 Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.12 Prandaj do t’i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.”

Ky ishte Isaia 53.

Tek Romakëve, në Testamentin e Ri, kapitullin 5, vargjet 6-11, Apostulli Pal na shpiegon, “Sepse, ndërsa ishin akoma pa forcë, Krishti vdiq në kohën e tij për të paudhët.Vështirë në fakt se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte të vdiste për një njeri të mirë.Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.Shumë më tepër, pra, duke qenë tani të shfajësuar në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij.10 Në fakt, ndërsa ishim armiq, u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë tani, që jemi pajtuar, do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.11 E jo vetëm kaq, por edhe mburremi në Perëndinë, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht, me anë të të cilit tani kemi marrë pajtimin.”

Krishti vdiq për të gjithë mëkatarët, kudo që ndodhen, por kjo gjë hyn në fuqi vetëm kur çdo person pranon personalisht hirin e Perëndisë për jetën e tij. Bibla nuk na thotë se të gjithë do të shkojnë në Parasjë, të gjithë e kanë mundësinë, por aty do të shkojnë vetëm ata që besojnë Jezus Krishtin me gjithë zemër.

Mos harroni këtë varg të famshëm të Biblës, Gjoni 3:16, “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”

Ungjilli siaps Gjonit na shpiegon në vijim:Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë.19 Tani gjykimi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta.20 Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij;21 por kush bën të vërtetën vjen te drita, që veprat e tij të zbulohen, sepse u bënë në Perëndinë.”

Romakëve 5:8, “Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.”


Opinionet e Lexuesve

Lini një Koment

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e nevojshme janë të shënuara me *


Radio Emanuel

Mbaje Shpirtin Tënd Zgjuar

Current track
TITLE
ARTIST